Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

f1_21-gomarja-balline-ne-kuriozitete1350851344.jpg


Blerësit e tyre, do të thotë dikush për mahi, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomares, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë. Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomares dhe kjo gjoja e shpjegon edhe çmimin e lartë të tij.

Momentalisht aty janë 120 gomare të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht. Varësisht nga ajo se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit). Gomarja gjatë gjithë vitit mund të japë më së shumri 35 litra qumësht dhe kjo vetëm deri sa rrit të vegjlit. Në botën shtazore gomaret më së gjati bartin në bark këlyshët e palindur, plot 1 vit e 15 ditë, dhe natyrisht gjatë asaj kohe nuk japin qumësht.

Deri të çmimi prej 1 000 eurove për një kilogram djathi është arritur me përllogaritje të thjeshtë, 40 herë 25. Shifra 40 tregon çmimin e qumështit të gomares në Serbi, kurse 25 sasia e litrave që nevojiten për prodhimin e një kg djathi.

Sipas gazetës zagrebase V. List, çmimi i këtij lloj qumështi në Kroaci shkon deri në 70, kurse në Evropë madje 100 euro. Ky qumësht është specifik sepse ka pothuaj 100 për qind të njëjtën përbërje me qumështin e nënave. Por, për prodhimin e djathit atij i shtohet edhe një sasi e vogël e qumështit të dhive, pasi qumështi i gomares përmban vetëm 1 për qind yndyra.

Shitja e këtij lloj djathi bëhet vetëm nëpërmjet internetit apo me porosi dhe me dërgim të drejtpërdrejt nëpër shtëpia. /koha

f1_21-gomarja-31350851704.jpg
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

Nuk e kuptova Zizi, gomare eshte gomari femer?
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

1 jave e ke kshu cilsie,pastaj ja marin doren si me e bo biznes...
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

une e dija qe ishte djathi i devese :p!
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

UN e di qe i thon gomaric,gomarit femer..:p
Gjithsesi no koment epr artikullin se skisha degju noj her qe pihet dhe qumeshti i gomarices :p
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

Un skish ndegju se ben qumesht gomarica!
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

sa per info ,,,me kujtohet shume mire Biologji diku KL.e 6 e 7 se di mire .

Tema : GJitaret- Pjesa e pare e emrit nenkupton edhe u ka dhene emrin se me se i rrisin te vegjlit .pra me gji do te thote qe prodhojne qumesht.

Nder ta hyjne dhe njerezit.

Nuk gjeta info te mirfillte ne interenet po kaq ,ose hapni dhe nje here librat e Bios :)
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

@Arfenilla ...pak a shume si ky ne foto lol

21714820.jpg
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

Ne vazhden e ketyre zbulimeve ekstreme them nje dite kur te na sjellin Djath grarie :p pa le sa do vaj kilja :p
 
Titulli: Djathi nga qumështi i gomares, 1 000 euro kilogrami

Gomarica :p
Edhe te me paguajne nuk e ha, jo me te paguaj aq shume.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top