Të punosh mbi 8 orë në ditë, e rrezikshme për zemrën

Tuana

Nada é por acaso!
Të punosh jashtë orarit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 80% sipas një studimi të fundit.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se nëse një punonjës qëndron në punë mbi tetë orë në ditë, rrezikohet më shumë nga infarkti. Studimi finlandez ka analizuar 12 kërkime shkencore të bëra që nga viti 1958, ku janë vëzhguar plot 22 mijë persona nga e gjithë bota.

Udhëheqësja e studimit, Dr. Marianna Virtanen, tha se ekspozimi i gjatë ndaj stresit krijon probleme në zemër. Gjithashtu mungesa e stërvitjes për shkak të mungesës së kohës çon në dobësimin e organit kryesor të trupit.

Në vitin 2009, po i njëjti grup shkencëtarësh doli në përfundim se oraret e zgjatura në punë rrisin rrezikun e sklerozës./koha/
image.php
 
Pe: Të punosh mbi 8 orë në ditë, e rrezikshme për zemrën

Per ca pune e ka fjalen??
 
Titulli: Të punosh mbi 8 orë në ditë, e rrezikshme për zemrën

Po ne qe rrime kot gjith diten (3 muajt e pushimeve e kam fjalen :p) , mund te kemi noj rrezik? :p :p
 
Do ta kete leshuar kete lajm ndonje dembel me aftesi te kufizuara, me siguri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top