A ka shqiptar të liq ?

Lauri

Anunnak
Ndoshta duke shkelur hapur rregullat e drejt shkrimit, vumë shenjën e pikësimit në kryeartikull.

Jo pa qëllim drejtohemi tek lexuesit me këtë pyetje!

Në ditën e sotme më ka rastisur të lexoj më shumë se pesë “artikuj” të quajtur kështu nga artikullshkruesit, të cilët kishin përmbajtje atishqiptare, antipopullore, anti kombëtare…

Nuk çuditem aspak se bie në kontakt të këtyre shkrimeve e sulmeve!

Jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një botë që kërkonë t’a bëjë të pa kufishme lirinë e medies, të fjalës, e cila është një normë demokratike!

Ajo që më shqetëson mua është se; Këta artikuj nuk vijnë as nga serbët, as nga grekët, as nga turqit, as nga rusët etje…. nga të cilët dihet se kemi patur dhe do kemi kundërshtime, mos përputhje historike, për arsye politike, por dhimbja është e dyfishtë kur këta artikuj anti-shqiptar shkruhen nga disa “shqiptar”!
E si mund të quhen SHQIPثTAR, ata njerëz që kërkojnë të hedhin baltë mbi historin e kombit të tyre, mbi figurat patriotike, mbi kufijtë gjeografik, mbi gjuhën kombëtare, mbi simbolet kombëtare, mbi flamurin kombëtar…?

JO! JO! JO!

Ata njerëz janë turpi i kombit shqipëtar dhe fatkeqësishtë ka pasur dhe ka të tillë…

“ Injorantë nuk është ai që s’di, por ai që nuk do të dijë!” Këtë këshillë e ka lënë Aristoteli i lashtë, mësuesi i Aleksandrit ë Madh, i cili e kishte të vërtetuar nga përvoja.

Mendimi im është se të gjithë ata shqipëtar, të cilët ngrihen, shpifin, rrënojnë, hedhin baltë mbi figurat kombëtare shqiptare, mbi gjuhën kombëtare shqiptare, mbi historinë kombëtare shqiptare, patriotët kombëtarë shqipëtar, janë INJORANT, me gërma të mëdha.

Këtë e them hapur, pa frikë, pa asnjë lloj ngjyre politike. Unë asnjëherë nuk nisem nga ngjyrat politike, sepse për mua ato janë dora e dytë, para çështjes kombëtare!

Politika ka shumë, të cilat udhëheqin një shtet drejt apo jo drejt sukseseve, por çështja kombëtare, gjuha, kufijtë gjeografik, identiteti ynë kombëtar është vetëm një dhe i pa tjetërsueshëm.
Ka patur edhe të tjerë figura të shquara, të cilët kanë konstatuar me keqardhje se “Shqipërisë, e keqja i vjen nga vetë shqipëtarët”, si Konica, Fishta, Noli, etje…

Do kthehemi t’i shajmë edhe këta? (dhe s’kanë mbetur pa i sharë!!!)

A duhet ne të tjerët t’ju japim rëndësi këtyre gojëve të liga, apo duhet t’jua kthejmë përgjigjen popullorçe?

Nuk dua të përmend emra këtu, duke paraqitur ndonjë listë se kush shkruan gjëra të rëndomta, e antikombëtare, por dua t’ju theksoj me forcë një thirrje, si mik, si shok, si shqiptar, si patriot; Hiqni dorë nga këto marrëzire dhe mos u bëni dashur-pa dashur vegël e të huajit!

Shqipëria nuk do të egzistonte fare po të mos kishte në gjak mbrojtjen e vlerave kombëtare!

Por këtë duhe t’a kemi të gjithë, të bashkohemi të flasim më fortë.

Nukë duhet të gjej terren urrejtja, përçarja, vëllavrasja, për arsye bindjesh politike dhe fetare, fatkeqësishtë këta njerëz janë të gjithë të molepsur nga këto sëmundje gangrenë për kombin tonë.

Politka më e mirë për shqipëtarët është BASHKIMI I TROJEVE ETNIKE dhe feja më e mirë është SHQIPTARIA.

Në këto momente historike që kalojmë, duhet më shum se kurrë të tregojmë respekt për njëri-tjetrin, dashuri e shkuarje dhe jo të marrim nëpër gojë figurat e shquara, njerëz që me aktivitetin e tyre sot kërkojnë të arrijnë qëllimin e madh të bashkimit tonë kombëtar, ne…si të vegjël që jemi në shpirt, në mendim, në horizontin e botëkuptimit, kthehemi i qeshim e i përqeshim, duke i bërë qejfin armikut tonë të djallëzuar!
Atëherë po i bashkohem edhe unë Fishtës e Konicës dhe po them se: Kur shkoj një i mënçur në fshatin e budallenjve, ata thanë njëzëri; Erdhi një budalla në fshat!!!

JO! Këto veprime duhet të marrin fund. Sotë nuk jemi në shekullin e XV-të, që njerëzimi vendoste kufijtë dhe pushtetet me forcën e zjarrit dhe të hekurit! Sotë në shekullin XXI-jtë, është forca e mëndjes, arsyes njerëzore, arsyes historike, respektimit të të drejtave ndërkombëtare, janë këto politikat e zhvillimit të mbarë shoqëris njerëzore.

Po të shkojmë me ato mendime obskurrative të disave që hedhin baltë mbi cilëndo figurë patriotike që ka dalë apo del, hedhin baltë mbi njerëz mendimtarë dhe patriotë, duke gërmuar se dikush në fëmijëri na paska vjedhur një zog pule…!

Dikush tjetër na paskësh qënë rrugaç, se kishte tallur mësuesen e fillores…!

Dikush tjetër na paska qënë nxënës i dobët dhe nuk ja vlen ta dëgjojmë tani…!

….për këtë të shikojnë dëftesën e Ajnshtajnit…!

Njerëzimi sot thotë si je! ا’far bën! Kujt i shërben!

Shkak për këtë shkrim u bë një sulm që i bëjnë z. Koço Danaj, i cili me punën dhe përpjekjet e tij, sotë mban një peshë shumë të madhe kombëtare, dhe është për t’u admiruar, mbështetur dhe inkurajuar, e jo t’a denigrojmë figurën e tij!

Nuk po përmendim emra, po qe nevoja flasim edhe hapur fare, por një gjë po ju kujtoj këtyre njerzve të veckël se, është më keq kur të dënon historia si dezertor, tradhëtar, antikombëtar!

Kini shum kujdes bashkëkombasit e mij, sepse kalojmë kohë shum delikate për kombin tonë, i cili është si një fëmij që kërkon të ngrihet më këmbë! Kur të eci me këmbët e tij i sigurtë në rrugën e historisë, do ta gjykojë më mirë e në kthjelltësi e ftohtësi të plotë, secilin nga ne, kush ka jetuar me dhimbjen dhe kush i ka shkaktuar dhimbje!
Përshëndetje të gjithëve!

(shkruar nga Danel Cana)
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Nuk e kuptova temen por po i pegjigjem titullit , ne si shqiptar jemi aq te lig sa sna e mer menja ne sdum me pa asnjeri mir dhe e kemi menjen vetem me prish pune dhe me u mor me punet e te tjereve , i kemi shajt kot italjont e greket po te shikosh ca bo shqiptari anej qe zbret nga mali e bo si kadaf , ne kemi ber tna urrejn te tjeret dhe kan te drejt , pse nuk urren njeri amerikont , santadominikant, braziljant, , po vetem rrumen marokin shqiptar pse sepse jemi me te vertet njerez te lig .
 
Pe: A ka shqiptar të liq ?

Këta që gjithmonë tregojnë me gisht kah dikush janë bërë
edhe më të mërzitshëm se vetë ata që i quajnë të ligë.
O vëlla, Zoti me pasë dashtë do të kishte rregulluar me kohë
të gjitha problemet, e lere tash del një njeri e çon pluhur këtu.
Po të rrespekton mirë, s'po të rrespekton shkoftë në RRS.

Sot kërkohet vëlla PUNث PUNث e vetëm PUNث. Prej fjalëve
askush s'e mbushi barkun.
Sinqerisht na lodhët me këto kaçamake!
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Lexoje edhe nje here mor plak se do ta kuptosh...!!
Ben fjale per ata shqiptare qe urrejne token dhe vellajne e vet, dhe lavderon ate te te tjerve..
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Lauri se kisha lex , por ato qe urrejn vendin ku jan rrit, e me flasin italisht e me thon sdi shqip , e bojn sikur ca jan , ato jan felliq fare , se anej lajn hale e bojn betoniere me llac e knej ne shqiperi bojn si pronar , pfff po sdeshe as vllaun tat e po hodhe posht vendin ku je rrit je tamam .... po ju lej pikat se sma lejon posti te permend fjalen .
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Jemi si te gjith kombet e tjera,as me te mire e as me te keqinj. Ndryshimi eshte se popujt e tjere e kane kalu kete periudhe irritimi dhe identiteti kombetare.

Personi qe eshte ie interesuar e te dije mbi te dhenat e figurave shqiptare do te dije te beje edhe diferencimin, mes te vertetes dhe "se shplarjes se trurit".

Ps: me vjen nder mend nje fjale e urte Jude : me mire te punoj kot se te rri kot ..Ndoshta eshte ky shkaku qe kemi akoma interesa per tema "buje" qe duam edhe nga pleshti te nxjerrim dhjam.
 
Re: A ka shqiptar të liq ?

Persona qe njollosin imazhin e shqiperise ne nje fare menyre jane ate qe smund te integrohen ndryshe ne shoqerine e huaj dhe e vetmja menyre per ta arritur ate eshte duke u bashkuar me palen e huaj. Keshtu nis e gjithe historia, dhe gur gur behet mure ;)
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Po jo qe e dojm te huajn me shum, por nga inati e bejm siq eshte ajo fjal e plakave (Per inat e res me vdek djali )Shqiptare dikur ishte njeri tjeter se kish besen dhe burrrin tani i ka humb te dyjat dhe veten e vete ka raste se nuk e don dhe i merr inate lere me vllain dhe vendin e tij se e thot me nje fjal goje.
 
Redaktimi i fundit:
Re: A ka shqiptar të liq ?

Po jo qe e dojm te huajn me shum, por nga inati e bjem siq eshte ajo fjal e plakave

Ca inati moj ?
Inat qe sjane ne shqiperi per te punuar ? apo cfare ?
 
Pe: A ka shqiptar të liq ?

E para cfare nenkuptoni me te ''liq''??Te flasesh te besh thashetheme eshte njesoj si vrasje,si krime??Me duket po ngaterroni konceptet...Pasi vrasje,krime,ke ne te gjithe boten,mohim te vendit tend??Te te permend angleze,qe punojne me nje emer te huaj,e nga ana tjeter kane nje biznes ne te zeze...Ligesite,te keqijat sjane shpikje e jona,jane e gjithe botes...E dyta sme pelqen titulli hic,pasi sic kemi anen e mire kemi dhe anen e keqe,si cdo komb tjeter fundi i fundit...Ama nese i hyjme analizave dhe historive,vendet e tjera qe ju permendni me lart kane qene pushtues e jo te pushtuar,si psh Gjermani,Anglia,Amerika etj etj...Te gjithe keta ndikojne ne zhvillimin e nje populli...Anglia sot akoma ka vende koloni te saj,atje nuk eshte me mire se sa ne Shqiperi...Pra para se te fillojme te flasim per te keqen e shqiptareve,ligesit e tyre te bejme analizat mire,se nuk i nxorrem ne keta gjera...I morem dhe i pame nga tjeret...Tani nese lind pyetja pse e kapem,eshte thjesht nje moment tranzicioni,ku prap mos te harrojme se kemi qene te izoluar,dhe dalja e kontakti me boten e jashtme,per ne shte nje MREKULLI...E duke qene se nuk ishim mesuar me ato te mira,me gjithe ato gjera e kapem cik si mrapsht kete gje...

Tani une di te them vec dicka,mua me vjen keq per Shqiperine,jo per shqiptaret...Kur shkoj ne Shqiperi,sa ul kemben nga avioni,marr fryme thelle,jam tek sportali i kontrollit te pashaprotave,zgjas koken te shoh nje cope te asaj toke se sme pritet,e kur dal sikur me vjen shpirti ne vend...Ama kur hipi ne makine per ne shtepi nga aeroporti,e kur filloj e degjoj shoferin qe tregon : Gruaja e ketij,shkoi aty takoi ate,beri kete,ne sekonda them me veten : - Po une ca dua ne kete vend:(...

Ama te gjithe themi sme pelqejne thashethemet,si duam etj etj edhe te gjithe i bejme...Te gjithe i denojme edhe themi ne sy te tjereve : Une nuk merrem me keta gjera,atehere nese ti,une ,ai nuk merret me keta gjera po kush i ben?

Per te kaluar tek nje pjese e materialit per ata qe duan vendin e huaj,e jo vendin e tyre,me thoni pak ju qe jeni jashte,qe deri dje keni marr buken me liste,e ne emigrin hani sa ju del per hundesh,ca duhet te besh?Te shash vendin qe te ushqen?Nese sje i kenaqur,ik ktheu ne Shqiperi...Apo ta besh si ajo fjala : Ha buken e permbys kupen:)...
Vendi ku jetohet,ku del ndoshta jetesa me e mire,pse mos te lavderohet,shume persona nga emigrimi,morem nenshtetesine e atij vendi,ca jemi ne tradhetare??JO!...Kerkuam nje jetese me te mire e gjetem,morem nje nenshtetesi qe te jemi akoma me mire...Pak keni shqiptare ne greqi qe nderruan emer,fe,shtetesi per jete me te mire,por kush jeni ju ti gjykoni??Ka prinder qe ndoshta e kane bere per femijet e tyre,per nje te ardhme me te mire,ca ka te keqe ne ket mes te gjykohen?A eshte e mire kjo gje?Jo,ama nevoja e ben njeriun te thyeje ca rregulla...Dashurine per atdheun per vendin,mbaje ne zemer jo parade mode...
Per pjesen e mendjemadhesise,po ju qe po shpreheni me lart,spo shpreheni me mendjemadhesi?Epo me mire mendjemadh se sa mendjevogel:)
 
Titulli: Re: A ka shqiptar të liq ?

Persona qe njollosin imazhin e shqiperise ne nje fare menyre jane ate qe smund te integrohen ndryshe ne shoqerine e huaj dhe e vetmja menyre per ta arritur ate eshte duke u bashkuar me palen e huaj. Keshtu nis e gjithe historia, dhe gur gur behet mure ;)

Nje njeri qe integrohet ne nje shoqeri te huaj, duke mohuar identitin qe ka ( do, sdo prindrit dhe vendlindjen si ndryshon dot) nuk ka respekt per veteveten.
Ai njeri ben pjes nga kombi shqiptar edhe nqs e mohon.

Nuk ka mundesi qe te gjithe shqiptaret te jene te lige ose agresiv, ose pertac. Ka njerez qe punojne, e ka njerez qe i bejne nder shtetit tone.
Nga ana tjeter, ka dhe shqiptar qe nuk kane turp te fshehin origjinen e tyre pavarsisht se mund te kete reagime jo shume te pelqyeshme nga ana e te huajve.

Kush eshte i sigurte ne vetevete, di te behet i pelqyher ne cilindo vend, pavarsisht se eshte shqiptar, serb apo grek.
Duhet te vlersosh njeriun, e jo urrejtjen ndaj popullit ose me te degjuar se te "gjithe jane njelloj".
 
Pe: A ka shqiptar të liq ?

Shqiptaret jane te liq...
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Nuk prishet nderi kombit nga disa individe , qofshin edhe 3 4 5 apo 50. Nuk mund te perfshish te gjithe Shqiptaret si te keqinj vetem sepse disa persona sillen si ne rolin e kafshes.
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Ne nje muhabet shqipesh, te ketyre diteve, ku kallaballaku, qejfi, muzika bejne te veten u hap debati se sa na duan fqinjet tane dhe si do kemi punet.

Te gjitha pretendimet shkonin ne ate drejtim se fqinjet tane na urrejn pa mas dhe kjo urrejtje e tyre s'le shqipet me pa dite te hajrit deri sa njeri tha: Fqinjet tane nuk na urrejne fare, jo pse na duan, por per momentin ju mjafton urrejtja qe kemi ndaj njeri-tjetrit.

Ka te mire e ka te liq por koheve te fundit dominon injoranca!
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?


Teksti ishte shum interesant, ashtu edhe duhet te jete ne princip!

Ne duhet ti sherbejm atdheut dhe kombit tone -kete e dijm nga shkollat filllore, por çka dmth kjo: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria? Perse kudo te shkosh ne bote, askund nuk thone feja e Japonis eshte japonishjta, apo feja e gjermaneve eshte gjemanishtja etj. etj. E pse esht kjo fjal tek ne? Per çka?


 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Ka more sa te duash biles kur behet fjala per $$$$ Pfff nuk duan tja dine me thane se ne USA kengetaret shqiptare kendojne Serbisht ne pube vetem se hidhen njeqind dollaresh!........ a ka me keq te me hedhin miljona nuk u permend emrin jo me te kendoj per ta
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Sigurisht qe ka dhe as qe duhet te cuditemi pasi jemi koshient per ato qe kemi par dhe degjuar me veshet tan , ka plot raste kur esht mohuar prejardhja e cdo gje qe ka pas te bej me shqiperin vetem e vetem per qellim perfitimi personal.....Ne vrasim vllai-vllan per dy metro tok a ka me te lig se kaq ?
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Njeriu i lige e merr kete emer si shkak te veprave te tij si psh e mohon Zotin e vete , ben krime te ndryshme si kur ben vrasje , kur ben kurveri , kur ben vjedhje ,kur ben shpifje , kur genjen , kur njeriu eshte dyftyresh , eshte alkoolist , mirret me fajdje etj . Ky njeri eshte i lige i nderuar hapes i temes , qe i posedon keto cilesi ne personalietin e tij ! E jo qe e ka emrin shqiptare , apo eshte i fese se caktuar apo i ngjyres se caktuar .
Titulli i emruar eshte shume i gabuar , paragjykues sipas mendimit tim. Ti quajsh shqipateret te lige eshte fjale e madhe , pastaj ti shume mire e din qe feja e shumices se shqiptareve eshte ISLAMI . Pse e mbulon kete fakte e ben shpifje ne shkrimin tende .
Ti vetem per veten tende mund te thuash jame Ateist apo besimtar i fese se caktuar . Sipas mendimit tim ke marre nje pergjegjesi te madhe .
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?


Teksti ishte shum interesant, ashtu edhe duhet te jete ne princip!

Ne duhet ti sherbejm atdheut dhe kombit tone -kete e dijm nga shkollat filllore, por çka dmth kjo: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria? Perse kudo te shkosh ne bote, askund nuk thone feja e Japonis eshte japonishjta, apo feja e gjermaneve eshte gjemanishtja etj. etj. E pse esht kjo fjal tek ne? Per çka?



Nuk ma ha mendja qe do gjesh nje japonez apo nje gjerman i cili nuk eshte i kenaqur me origjinen e tij, dhe mos jete krenar per realizimet e popullit tij.
Nuk e di sa do gjesh nje te mohoj identitetin ose te hedhi balte mbi tere vendin.

Edhe shprehja " Feja e shqiptarit eshte shqiptaria?", dmthn qe perpara cdo gjeje je shqiptar, nuk je armik me shqiptarin, s'duhet t'ja fusesh plumbit nqs te pa shtrember, ose ti urresh sepse s'kane nje mentalitet me ty.
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

po nrm...njerezit jane te shumellojshem......:D
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Pse keni par ndo nje Shqiptar te mir ?!

Danel Cana ti me kte shkrim je i ligu te ligve.....
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Ka sa te duash dhe pse me vjen keq ta shpreh per eshte nje e vertet
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Nje artikull qe me kujton frymen Rilindase,,..),,Se di pse dhe pas kac vitesh kemi kaq novoj te lexojm mendime te drejta dhe me frym kombtare dhe patriotike,ndoshta nga qe akoma ndjehemi te cenuar ne integritetin ton,dihet mire se qenrit e ballkanit qe kufizohemi na duna te zhdukur nga faqia e hartes,,dhe sot ne 2012.
Shqiperia ka copa trupi qe ja kan prer,,e kjo dhemb per kush eshte dhe e ndjen veten shqiptare.
A ka shqiptar te liq,,?
Do thoja ka njerez pacavur ,qe shiten dhe bijen preh e bindjeve te tyra idiote.(dikush per interesa,dikush nga padija,,dikush nga injoranca,etj etj,.)
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Absolutikisht dakord shpresoj ti kene parasysh qeveritatet tane Kosove e Shqiperi.
Mendoj se populli eshte shume me i mire se pushtetaret dhe e do bashkimin kombetar.
Dashte Zoti dhe fuqite e mdha qe na ndane te na bashkojne perseri se bolle na perqane djallezisht.
Me respekt
Sarandioti !
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Shkrim shum palidhje !
nuk dmth qe je anti shqiptar nese thu gjergj kastrioti ska qene 100 % shqiptare ! sepse ashtu eshte ka qene gjysem shqiptare dhe gjysem serb ! dajt i kishte ne serbi ! pastaj luftoj per vatikanin ? etj shum gjana tjera.
nuk mundesh te thuash qe je anti shqiptare nese thu qe Tereza s'ka qene shqiptare ! sepse ashtu ka deklaru ajo vet ! e ka desht kalkuten ka desht te i ndihmoj ata ka desht te varroset ne indi me flamur indian !!
Nuk dmth qe je anti shqiptare nese thua qe Haxhi Qamili ka qene i keq ! ka punu kunder shqiptareve ( nese ka qene ashtu sepse skam njohuri te madhe ) !
Pra smundesh te i thuash dikujt qe ti je anti shqiptare apo anti kombtare apo ku ta di une nese thua mendimin tend per X personi ?
Pastaj a ka ma jo liri apo ma anti demokratike qe te thuash feja me e mire per shqiptarin eshte shqiptaria ! kush " me ner me than " eshte ky person qe me tregon mua se cfare feje duhet ta kem une ? ai apo kush do qoft mundet te flas per veten e tije dhe aspak ne emrin tim.
Hajt tung.
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

A ka??
Me thasë, me tonelata.. i kemi hasur dhe këtu ;)
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Shkrim shum palidhje !
nuk dmth qe je anti shqiptar nese thu gjergj kastrioti ska qene 100 % shqiptare !
Kjo do te thote qe nuk e ke iden me te vogel se c´far do te thot Shqiptar.

per te ber nje Krahasim te thjesht Gjergj Kastrioti eshte Kurani i keti Kombi,,por ju keni problem me akceptimin e kesaj,,e le me me rrespektimin,,

ju kerkoni rrespektin e te tjerve,,nderkoh qe nuk rrespektoni askend ne bote.
 
Pe: A ka shqiptar të liq ?

Epo shyqyr qe jane,ndryshe sdo dallonim te miret:)
 
Titulli: A ka shqiptar të liq ?

Shkrim shum palidhje !
nuk dmth qe je anti shqiptar nese thu gjergj kastrioti ska qene 100 % shqiptare !
sepse ashtu eshte ka qene gjysem shqiptare dhe gjysem serb ! dajt i kishte ne serbi ! pastaj luftoj per vatikanin ? etj shum gjana tjera.
nuk mundesh te thuash qe je anti shqiptare nese thu qe Tereza s'ka qene shqiptare ! sepse ashtu ka deklaru ajo vet ! e ka desht kalkuten ka desht te i ndihmoj ata ka desht te varroset ne indi me flamur indian !!
Nuk dmth qe je anti shqiptare nese thua qe Haxhi Qamili ka qene i keq ! ka punu kunder shqiptareve ( nese ka qene ashtu sepse skam njohuri te madhe ) !
Pra smundesh te i thuash dikujt qe ti je anti shqiptare apo anti kombtare apo ku ta di une nese thua mendimin tend per X personi ?
Pastaj a ka ma jo liri apo ma anti demokratike qe te thuash feja me e mire per shqiptarin eshte shqiptaria ! kush " me ner me than " eshte ky person qe me tregon mua se cfare feje duhet ta kem une ? ai apo kush do qoft mundet te flas per veten e tije dhe aspak ne emrin tim.
Hajt tung.

Nuk po harxhoj kohe te lexoj me tej Ado pasi e di deri ku arrine ti ne histori. Te them lere % e Skenderbeut sa shqiptare ishte Ai 500 vjet me pare. Shiko veten sa shqiptar je ti vete sot, dhe me c'avatar prezantohesh ne forum.
Mos me humb kohe te merem me ty me histori, se nuk je rivali qe deshiroj ku une te mesoj dicka..;)

Haxhi Qamili krijoj nje grup "shqiptaresh" turq dhe therriste: "duam baben... Shqiperia te rrije nen Turqi" !! Dhe nginte zerin dhe shkrepte pushken kunder Qeverise se Vlores..;) Per ty si turk ai ishte vella, dhe ke te drejten tende ta mbrosh. Por mos fol per patriotizem se ti nuk i perket kombit tone shqiptar..;)

haxhi qamili.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top