Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

LoSsT

VIP
V.I.P
Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar vetveten edhe këtë vit në plazhin e Dhërmiut, duke thyer rekordin e vendosur nga vetë ai një vit më parë për qëndrimin sa më gjatë në ujë duke notuar.
Kreu i Ekzekutivit, i cili po pushon në bregdetin e Dhërmiut, ka qëndruar 131 minuta, në ujërat e detit. Ky është një rekord i ri për kryeministrin Berisha, i cili këtë vit ka qëndruar 4 minuta më shumë në ujë, krahasur me vitin e kaluar. Vitin e kaluar ai ka notuar për 127 minuta.

Kryeministri Berisha po pushon në rezidencën qeveritare në Dhërmi.Në vitin 2009, kryeministri Berisha ka qëndruar në ujë vetëm 123 minuta, ndërsa në vitin 2008 kishte qëndruar 120 minuta.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

kujt i plasi ????
 
Pe: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

hahahahha sa do e thoshaaaaaaaaaaaaaa ahhahaha..........po pra tamam kujt i plasi :)..................Per Berishen Losst jo per per postimin se ne fakt perderisa e kan shkruar perben "lajm"
 
Pe: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Ha pi rri kuvendo , kumando me xhepa plot , normale qe do thyesh rekordin me not ..
 
Pe: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

E mir se do i japim nje fletelavderimi pas vdekjes ''Krenaria e detit''....
 
Pe: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

E kemi shqipe malesh
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Berisha thyen rekordin personal në not

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i frymëzuar nga Lojërat Olimpike, ka vendosur një rekord të ri personal në not.

Kreu i Qeverisë shqiptare, i cili po kalon të dielën me mbesat dhe nipërit në Dhërmi, ka bërë 141 minuta not në ujërat e mrekullueshme të detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë. Notimi filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta.

“Zëri i detit Jon më tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013”, citon NOA fjalët e kryeministrit.

Ndonëse ky rekord i ri është historik për të, Berisha beson se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër.

Pushimi në Dhërmi gjate sezonit veror, është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm për kreun e ekzekutivit të Shqipërisë.

f.0729140533105_m.jpg


gazetajone
 
Pe: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Eh sa krenare ndihemi ne tani LOL
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

I thon burr shteti jo llafe.....
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Wee ca lajmi ta kisha lexuar me para nuk do haja buke .LOL.
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

lajm fantastik...kjo na mungonte....kshu eshte kur ke kryeminister 70 vjec mburret me gjona te tilla..........
 
Pe: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

I ka ba senet Sala tash veq me thy rekorde i ka met :p
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Berisha shpejt ne olimpiad dhe te na vishe me medale :dong:
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Shume qesharak eshte bere me keto rrekordet antikapati ky !!
 
Re: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Po e shikoja dje ne lajme, ishte te keshilli i ministrave, ne vend qe te diskutonte dicka por tregonte per experiencen e tij :p
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

HAhahhahaha, po vitin tjeter, crekord do thyeje?? :p :p
Po cuditem pse se kane cuar dhe kte ne Lojrat Olimpike, ndoshta do na kishte nderuar me noj gje te pakten , se si shtet na ka ndritur fare..:p :p
Edhe mir ky se ka qejfin e vet, po gazetaret sa shume te dhene kane qene pas ketij lajmi, sa nk ngeli stacion televiziv pa e dhene..:p LOL LOL
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Vertet e ka thyer?! Ne ate moshe qe ai eshte, paska ende fuqi?!

Nese eshte keshtu, sa keq qe nuk mori pjese ne lojerat olimpike qe po zhvillohen ne Londer.
 
Pe: Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Vertet e ka thyer?! Ne ate moshe qe ai eshte, paska ende fuqi?!

Nese eshte keshtu, sa keq qe nuk mori pjese ne lojerat olimpike qe po zhvillohen ne Londer.


Po mi dysh naaaaaaaaaaa e ka thyer...Se ke pare ti??Ai vrau dhe Detin e Vdekur LOL
 
Titulli: Pe: Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Po mi dysh naaaaaaaaaaa e ka thyer...Se ke pare ti??Ai vrau dhe Detin e Vdekur LOL

Qeshni ju qeshni, po te kishte vajtur ne Londer, merte dhe medalje dhe do behej i famshem si notuesi me ne mosh:p ( per inat te kinezeve)

Gjithsesi, mire qe e mban akoma zemra te notoj kaq.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Qeshni ju qeshni, po te kishte vajtur ne Londer, merte dhe medalje dhe do behej i famshem si notuesi me ne mosh:p ( per inat te kinezeve)

Gjithsesi, mire qe e mban akoma zemra te notoj kaq.

Weee kush po qesh?Une jo per vete,une ndihem krenare per te,si te ishte babi im LOL
 
Pe: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Nuk kisha pike dyshimi qe do e thyente edhe kete vit, as me te voglin dyshim, bile bile, upsssssssssss madje madje po ju them nje superlajm:VITIN TJETER DO E THYEJE PERSERI, EDHE VITIN PASARDHES, CDO VIT NJE REKORD TE RI, SA ME SHUME TE PLAKET AQ ME SHUME REKORDE DO THYEJE :D
PS-Ka nje shprehje te bukur ne muhalebisht....ma questo qua ci e o ci fa?????Seconde me ci fa e di brutto anche :p
 
Titulli: Berisha thyen rekordin e vetvetes në not- VIDEO

Noton ky aq minuta hahah , ky nese noton 5 minuta pa pushim osht i modh , ky rri kot ne uj nga 2 ore me u fresku e kto thon thyu rekord , te isha i pa pun si ai hyja ne det ne 5 te mjesit e dilja ne 5 te pasdites.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top