Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Imazhi i të burgosurve të lidhur pas njëri-tjetrit me zinxhirë është i pranishëm në shumë prej filmave amerikanë që portretizojnë të shkuarën e “far-west”.

burgufemrave.jpg


Megjithatë, një burg i tillë ekziston edhe në ditë e sotme, ku vuajnë dënimin disa prej femrave më të rrezikshme në të gjithë SHBA-në.

Në fakt, dita për të burgosurat nis që në orën gjashtë të mëngjesit dhe pasi lidhen me zinxhirë në kyçet e këmbëve, dërgohen për të punuar jashtë perimetrit të burgut, në shkretëtirën e Arizonës.



Midis punëve të rënda që duhet të bëjnë përfshihet varrosja e trupave të panjohur në një zonë ku temperaturat arrijnë vazhdimisht mbi 40 gradë celcius, pastrimi i çizmeve të policëve, pastrimi i mbeturinave buzë autostradës apo transportimi i sendeve të rënda për llogari të burgut apo ndonjë kompanie që vendos të paguajë ditën e tyre të punës.
topchanel
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Me behet qefi se paska gra tilla trimeresha :akullore::
 
Re: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Ne fakt me dhimbsen pake... po lum burgu qe i paska keto se qenkan puntore shume :p
 
Pe: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Dashka me derguar dhe grate tona atje :p
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

sa gjynaf, te gjorat kush e di sa vuajn :(
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

kto do jen gra kot
 
Re: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Kaq te rrezikshme te jene valle saqe lidhen si kafshe ?
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Nuk eshte aspak per te qeshur, te pakten une nuk e shikoj keshtu.
Mbi te gjitha i konsiderojme si FEMRA pastaj si personazhe ne jete, nje femer nga natyra e saj eshte e dobet,jo imune e delikate, kto punet e renda e te veshtira nuk pershtaten aspak ndaj forces fizike te femres.
Kjo po qe eshte nje torture e vertet, shume gjynah ..mire denimin qe e kane mar nga vitet e burgimit, por burgjet duhet te jene me human e jo ti torturojne si kafshe.
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Kriminele jon kto jo Monstrum qe te lidhen ashtu me zingjire..gjynah edhe pse vujne pasojet e tyre prap jan qenje njerzore mbi te gjitha ''Femra ''dhe nuk meritojn te trajtohen si kafshe te egra plus te mirren me pune fizike....:(
Cti besh ligji flet atje!!!
 
Pe: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Kot thone qe skllaveria eshte zhkudur...pak a shume nje lloj skllaverie eshte edhe kjo.
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Kaq te rrezikshme te jene valle saqe lidhen si kafshe ?

- ku vuajnë dënimin disa prej femrave më të rrezikshme në të gjithë SHBA-në.

- pasi lidhen me zinxhirë në kyçet e këmbëve, dërgohen për të punuar jashtë perimetrit të burgut, në shkretëtirën e Arizonës.

Nuk eshte aspak per te qeshur, te pakten une nuk e shikoj keshtu.
Mbi te gjitha i konsiderojme si FEMRA pastaj si personazhe ne jete, nje femer nga natyra e saj eshte e dobet,jo imune e delikate, kto punet e renda e te veshtira nuk pershtaten aspak ndaj forces fizike te femres.
Kjo po qe eshte nje torture e vertet, shume gjynah ..mire denimin qe e kane mar nga vitet e burgimit, por burgjet duhet te jene me human e jo ti torturojne si kafshe.


E di qe femra eshte simboli sensibilitetit, brishtesise, te bukures, etj etj.
Por ka dhe femra qe s'kane asgje te perbashket me keto cilesi, qe jane me keq ( me te egrra) se sa burrat. Femra qe ushtrojne dhune e qe nuk kane arritur ne burgun e njerezeve te rezikshem pa arsyje.

Artikulli e thote shume qart qe shkojne te punojne ne SHKRETETIRE, nje siperfaqe shume shume e madhe, ku mund te aratisen shume kollaj nqs nuk jane nen-kontroll. Nuk eshte se i mbajne me zinxhir 24 h qe te konsiderohet torture.

E moren denimin me burg, e duhet te rine mbyllur deri sa ta mbarojne?

Duhet te mendoni nga ana tjeter e problemit, qe SHTETI eshte ai qe paguan per mirembajtjen e burgjeve, pra prap popullata i mban me leke e keta qe bejne dem. Mua me duket mese normale te punojne e te sjellin nje kontribute, se sa te rine si parazite ne qelizen e burgut duke pare TV ose ne lulishten e burgut duke mare rezedjelli.

Ps: mbase dukem e ashper, por kam lexuar diku qe me leket qe jepen gjate nje viti per te mbajtur nje njeri ne burg, mund te paguhet shkolla per pese femije ( pa mundesi shkollimi), e sinqerisht me duket shume me e rendesishme te investosh ne shkolle dhe shkollim se sa ne burgje ( nqs te gjithe te burgosurit do punonin te kishin te ardhura te mirembaheshin ato leke qe jep shteti per ta mund te perdoren per gje tjeter)>
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Nuk eshte aspak per te qeshur, te pakten une nuk e shikoj keshtu.
Mbi te gjitha i konsiderojme si FEMRA pastaj si personazhe ne jete, nje femer nga natyra e saj eshte e dobet,jo imune e delikate, kto punet e renda e te veshtira nuk pershtaten aspak ndaj forces fizike te femres.
Kjo po qe eshte nje torture e vertet, shume gjynah ..mire denimin qe e kane mar nga vitet e burgimit, por burgjet duhet te jene me human e jo ti torturojne si kafshe.

Po ama Ida duhet kemi parasyshe se aty thuhet; se jan grat me te rrezikshme ne gjith Ameriken!
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Mendoj se pak prakit ju duhej grave tona ti conim ne ate burg :p :p
 
Pe: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Nejse aman,se sjam dakord me keta masa extreme,vertet qe jane te rrezikshme ama mjetet si shtet i ka,kush eshte e rrezikshme mos e ler te nxjerri koken nga qelia ku mbahet,por keshtu me zinxhire me duket paksa e tepruar...

E ju meshkujt qe thoni duhen nisur femrat tuaja aty,mendojeni dy here se derisa kane shkuar ata atje jua kane bere te harroni emrin e femres,ju bejne te dyshoni qe jeni meshkuj,po bebusha...
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Po pasi tju bejme juve (burrave) te paberat, ndoshta dhe do e meritojme te shkojme atje..:p LOL LOL
 
Titulli: Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë

Pse vetem meshkujt duhet te lidhen !
Perderi sa keto kan ditur te bejne krime ku ta di un shum te medha at'here lidhja dhe keto pun qe bejene me duken pak.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top