Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

ida angel

:)
V.I.P
Një turist u vetëvra në mesnatën midis të dielës dhe të hënës duke u hedhur nga kulla Eiffel, në Paris.

Ndonëse tërheqja më e madhe turistike e kryeqytetit francez ishte e mbyllur, në orën 11:30 u pa se dikush kishte mbetur ende në majë dhe zjarrëfikësit evakuan zonën, por nuk mundën të shmangnin hedhjen e turistit, për të cilin dihet vetëm se komunikonte në anglisht.

Disa qindra persona të ndodhur pranë Eiffelit dëshmuan rënien e lirë nga një lartësi prej rreth 360 metrash.
eifelkulla.jpg

Një burim brenda policisë tha: “Nuk është hera e parë që dëgjojmë për vetvrasje nga kulla Eiffel, por është shumë e rrallë që dikush të ngjitet deri në majë fare. Viktima, mashkull rreth 30 vjeç, u pa duke u ngjitur nga struktura metalike pasi ashensorët nuk punonin në atë orë. Policët u përpoqën të negocionin, por ai kishte vendosur të vetëvritej dhe pasi u ngjit në majë, thjesht u hodh”.

Drejtuesit e kullës refuzuan të komentonin ngjarjen, duke u justifikuar me faktin se disa vetvrasje ndodhin çdo vit në Eiffel.

Inxhinjeri francez Gustave Eiffel ndërtoi simbolin e famshëm të Parisit për disa vjet me radhë, deri në përfundimin e punës në vitin 1889.

Pavarësisht masave të forta të sigurisë, që prej ndërtimit të kullës,janë dokumentuar 370 tentativa vetvrasje, 341 prej të cilave përfunduan me vdekje. TOPCH
 
Titulli: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Une kur hipa ne maje kisha aq frike sa nga frika sdo vrisja dot veten
 
Titulli: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

kto veprime me kaq guxim ,çmenduri e budallallek i humbin vleren kulles Eifel...
 
Titulli: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Me vejn keq se shum i ri !vetem nje presion i fort i jetes te shtyn te marresh vendime vetvrasese..
 
Titulli: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Gjynaf Ne Fakt Njerez Qe Se Meritojn Zgjedhin Ket Rruge...Ishalla I Prishet Mendja Dikujt Tjeter Dhe Hidhet Qe Aty hahahaha :D
 
Titulli: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Gjynaf Ne Fakt Njerez Qe Se Meritojn Zgjedhin Ket Rruge...Ishalla I Prishet Mendja Dikujt Tjeter Dhe Hidhet Qe Aty hahahaha :D

Gjynah ta mendosh ate qe thua ti ( edhe pse ke vene ha ha ha).

Nuk eshte per te qeshur me njerzit qe kane semundje mendore dhe qe arrine e bejne xheste finale.

Por si perhere, eshte kollaj te gjykosh nga jashte.
 
Titulli: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Menyra jo e mire per ti dhon fund jetes...gjithsesi ka pas arsye te madhe qe ka marr guximin per i veprim te tille deri ne vetvrasje.

Vdekja eshte e ftoh..gjynah!
 
Titulli: Vetëvrasje nga Kulla Eiffel

Duan te kopjojne kullen e pises frances i vjen inat qe nga kulla e pises jane hedhur me shume veta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top