44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
49302_8.jpg


ITALI - Një 44-vjeçare shqiptare akuzohet se ka përvetësuar rreth 200 mijë euro nga një pensionist në Itali, duke u shtirur si e dashuruar pas tij.
Policia Financiare e qytetit të Cuneo-s po heton mbi rastin e emigrantes shqiptare R.L., e cila dyshohet se ka shfrytëzuar ekonomikisht një pensionist me banim në Mondovى. Një i afërm i 69-vjeçarit italian ka sinjalizuar këtë histori dashurie nga e cila me sa duket gruaja shqiptare ka përfituar shuma të mëdha parash.

Mësohet se miqësia fillestare, e transformuar më pas në një lidhje më të ngushtë, ka shtyrë të moshuarin që për vite të tëra t’i dhuronte shuma parash gruas shqiptare. Edhe kur ajo ishte kthyer në Shqipëri, ai vazhdonte t’i dërgonte para për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzime nga më të ndryshmet. Taksa, pagesa për sëmundje të rënda, borxhe dhe deri në një shtatzëni që mendohet se gruaja ka trilluar për të shfrytëzuar situatën.

Sipas 44-vjeçares, nga marrëdhënia me pensionistin italian, ajo kishte lindur dy binjakë, njëri prej të cilëve kishte vdekur. Gjithçka në Shqipëri, larg syve të 69-vjeçarit që e mendonte veten babain e fëmijëve dhe ndihej i detyruar moralisht të paguante për ta.

Në pritje të verifikimeve mbi vërtetësinë e atësisë, është ngritur padi kundër gruas shqiptare.

(er.nu/shqiptari i italise/BalkanWeb)]
 
Pe: 44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro

Mire ja paska bere plakut
 
Titulli: Pe: 44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë eur

Mire ja paska bere plakut

E pse ja ka bere mire? Apo mqs u dha rasti, pse mos perfitoj?!
Sikur te ishte nje i familjes tende ne vendin e plakut, sdo thoje me shume mire...
 
Pe: 44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro

Epo meqe donte dashnore le te mbaje koston...qejfi paguhet :p
 
Pe: 44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro

Epo meqe donte dashnore le te mbaje koston...qejfi paguhet :p


Nese une te respektoj,te perkushtohem apo te dua,kjo ste jep ty te drejten te me perfitosh,te me shfrytezosh...Keta jane veprime te njerezve te ulet,mire qe ska pase gje me te madhe ne dore kjo...
 
Titulli: 44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro

Sa e rrezikshme kjo shqiptarja ,manjake e lekut paska qen :p
 
Titulli: 44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë euro

Hajt se Italiant jan ma mafi :p mir ja ka ba :D
 
Pe: Titulli: 44-vjeçarja shqiptare mashtron pensionistin italian, i merr 200 mijë eur

Hajt se Italiant jan ma mafi :p mir ja ka ba :D

Ke dhe Shqiperi raste te tilla sa te duash...Mos harrojme se njeriu pas lekut i shet shpirtin dhe djallit...Gjithmone eshte thene qe paraja ka prishur njeriun me te mire...

Mund te thuash se dhe shqiptaret jane me mafi,qe i ndodhin keta gjera??...

Nese une kam para,nese une jam me mfin apo me ku di une,kjo ska pse te jep te drejten ty si njeri te me shfrytezosh mua,pasi me mund apo pa mund te fituara ata para,askush ska para teper...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top