Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
34682_2.jpg

ELBASAN – Një 20-vjeçare ka humbur jetën, pasi u mbyt në ujërat e rezervuarit të fshatit Gjyrale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Belsh të Elbasanit, kur Refie Kotollaku është futur në rezervuar dhe nuk ka mundur të dalë më.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se forcat RENEA dhe polumbarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë të vajzës.

Pista më e fortë mbi të cilën po heton policia, është ajo e një vetëmbytjeje, për shkak të një konflikti mes vajzës dhe familjarëve të saj, të cilët synonin ta fejonin me një djalë pa pëlqimin e vajzës.

Ndërkohë mesditën e sotme një kufomë e seksit mashkull, rreth 40 vjeç, është gjetur në qytetin bregdetar të Durrësit. Kufoma e dekompozuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur në bregdetin e Bisht Pallës nga punonjës privat të pastrimit të cilët kanë lajmëruar policinë.

Nga hetimet e para dyshohet së kufoma është sjellë nga deti, por priten përfundimet e ekspertizës për të verifikuar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Pe: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Eh medet...Shume probleme mbrenda nje teme...Me vjen keq per kete gocen qe ka zgjedhur rrugen me te lehte per ti zgjidhur gjerat...
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

I rrofte familjes tani, ngelen pa femije...
Gjynah qe duhet te ndodhin tragjedi qe njerzit te kuptojne qe gabojne e sduhet te jene aq strikt.
 
Pe: Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Mentaliteti Zzinna,se nuk me duket se ka shume pune strikte ketu,thjesht jane ca gjera qe shqiptari smund ti konceptoje...Aq me shume do te ushtroje vullnetin e tij ne cdo gje,pa marr parasysh tjeret...
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

rruga "me e leht" ?

me duket si orar gjumi ky, apo sja kam un iden se cfar po flas.
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

20 vjece gjynah, ne kulmin e moshes.
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Po ajo nuk gjeti rrug tjete vetem te futet si femij aty ne rezervar.kalama paska qen nga mendja,ama shum ere gjynah.
 
E ke gabim Arfe ...ska te beje me kalama ,,,,,,,,,
 
Pe: Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Po ajo nuk gjeti rrug tjete vetem te futet si femij aty ne rezervar.kalama paska qen nga mendja,ama shum ere gjynah.

Jo kalama nga mendja jo,ndoshta karakter i dobet...Njeriu ne momente te veshtira tregon pjesen me te forte apo me te dobet te karakterit...Kjo gjeti pjesen me te dobet,ndoshta presioni i vazhdueshem,ndoshta e apu qe ska rrugezgjidhje...Pa llogarit qe mosha e re 20 vjec,ku problemet e vogla i duke super te medha,te gjithe keta perbejne ngarkesen psikologjike qe e shtyn njeriun ne zgjidhjen e gjerave njehere e mire...Edhe pse ajo gje eshte fatale,une se quaj zgjuarsi asnje veprim heroik te goces kjo gje...Pasi gjerat nuk zgjidhen ne ate menyre...
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Po ajo nuk gjeti rrug tjete vetem te futet si femij aty ne rezervar.kalama paska qen nga mendja,ama shum ere gjynah.

Eshte lehte ta gjykosh, kur se di se ca jetonte ajo. Ske nga ta dish se ca i bente familja, ose se si ishte i "fejuari".
Mbase skishte me fuqi te luftonte, mbase nuk shikonte shpetim...
S'jam dakord me vetevrasjen, se jeta eshte e shtrejnte, ama skemi pse ti gjykojme me kur e beri hapin... e rendesishme ishte nqs do mund te benim gje para se te veprojne me kete vendim final.
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Eshte lehte ta gjykosh, kur se di se ca jetonte ajo. Ske nga ta dish se ca i bente familja, ose se si ishte i "fejuari".
Mbase skishte me fuqi te luftonte, mbase nuk shikonte shpetim...
S'jam dakord me vetevrasjen, se jeta eshte e shtrejnte, ama skemi pse ti gjykojme me kur e beri hapin... e rendesishme ishte nqs do mund te benim gje para se te veprojne me kete vendim final.

aspak nuk e paragjykoj,,jeta eshte e dhimbshme.Por te pakten ajo vajze ka tregu karakter ne mes ati mjerimi dhe injorance. "skeni cte me beni " une kam drejten time mbi trupin tim ...te pakten nuk jeton me nje genjeshter........ Po me e keqja qe populli shqiptare nuk ze mend nga kjo
Edhe sot ne shek e XXI!!!!!
 
Pe: Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

aspak nuk e paragjykoj,,jeta eshte e dhimbshme.Por te pakten ajo vajze ka tregu karakter ne mes ati mjerimi dhe injorance. "skeni cte me beni " une kam drejten time mbi trupin tim ...te pakten nuk jeton me nje genjeshter........ Po me e keqja qe populli shqiptare nuk ze mend nga kjo
Edhe sot ne shek e XXI!!!!!

Karakteri nuk tregohet me dorezim,pasi kjo u dorezua...Te luftosh per vete,te mbrosh veten,te kesh durim sdo te thote se u dorezove,por ke forcen e mbrendshme te ecesh para...Mua sme duket zgjidhje kjo gje,pasi nuk zgjidhen problemet me gjerat e para qe te jep truri,jeta eshte e shenjte sa ta hedh tutje une per nje ''kaprico'',detyrim apo force qe mund te me ushtroje familja...Ka mjaft zgjidhje te tjera,dal ne rruge,jetoj poshte nje ure,iki nga cdo gje e sme detyron njeri te bej apo te marr ate njeri qe nuk dua...Ky eshte karakter...Veprimi i saj eshte i dobet,pasi gjeti nje zgjidhje(pavaresisht se ne nuk dime tama deri ku kane arritur presionet e familjes),nje zgjidhje qe e shikoi jeten e zymte,pa asnje rrugedalje...Te mendosh qe je e re 20 vjec,a duhet te kesh force per te dalur kunder cdo gjeje ne ate moshe a sduhet te kesh kurr...Une sjam pro zgjidhjeve te tilla pavaresisht arsyet,rrethanat,presionet...Nese kjo donte te tregonte karakter,te tregonte se eshte trupi i saj te ikte,te gjente nje zgjidhje tjeter,e me kete te thoshte : Shikoni une ja dola dhe VETEM...
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Eshte lehte ta gjykosh, kur se di se ca jetonte ajo. Ske nga ta dish se ca i bente familja, ose se si ishte i "fejuari".
Mbase skishte me fuqi te luftonte, mbase nuk shikonte shpetim...
S'jam dakord me vetevrasjen, se jeta eshte e shtrejnte, ama skemi pse ti gjykojme me kur e beri hapin... e rendesishme ishte nqs do mund te benim gje para se te veprojne me kete vendim final.
20 vjeqare si nuk ka mund te mendoj pak me nje zgjuarsi me te madhe!18 vjeqare je i vetdishem te udhheqesh vet jeten, jo te marsh vendime te gabuara. nuk eshte koha tani e dhunes, nese don familja te pajtohet ok nese jo ik goca vete dhe sot ka vdek pushka per hakmarrj per raste tilla.E thash me vjen keq se mosh e re per te humb jeten,por duhet te kishe mendu pak me zgjuarsi e jo si femijet te fshehte aty..
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Po nuk ka lidhje fare mosha, karakteri apo trimeria......ajo eshte ceshtje dobesie, gjendje e renduar psikologjike.
 
Po tani dhe do diskutohet pak o ida :p :p

Ceshte dhe ngarkes psikologjike opinioni PRESJONI PSIKOLOGJIK QE KA USHTRUAR FAMILJA TEK AJO KA QEN AQ I MADH SAQ E KA SHTUAR DREJHT KTIJ VERPIMI VAJZEN ...
 
ncncncncncn Pak RrugZgjidhje Ka,Kete Gjeti E Shkreta...U Preht Ne Paqe :(
 
Pe: Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Po tani dhe do diskutohet pak o ida :p :p

Ceshte dhe ngarkes psikologjike opinioni PRESJONI PSIKOLOGJIK QE KA USHTRUAR FAMILJA TEK AJO KA QEN AQ I MADH SAQ E KA SHTUAR DREJHT KTIJ VERPIMI VAJZEN ...

Kush e di si kane qene gjerat,pervec presioneve,ka qene ndoshta dhe kjo tip i ndjeshem,tip qe ska pase guxim te veproje me mendje te vet,dhe ska menduar per nje rrugezgjidhje tjeter...
 
Titulli: Elbasan, nuk donte të fejohej, mbytet në rezervuar 20-vjeçarja

Gjynah ne lule te rinis te qenka shu...:(...po se kuptoji akoma ka prinder te tille qe martojn vajzat e tyre ne moshe kaq te re dhe pa pelqeimine tyre?!!...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top