Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
55084.jpg

ATHINE - Ndërsa rriten paralajmërimet e partnerëve për dalje të Greqisë nga euro, bankat e huaja kanë filluar të përgatiten për skenarin e përdorimit të dhrahmisë. Edhe orët e fundit pati disa deklarata të forta nga ministri francez i Financave, komisioneri evropian për ekonominë apo zëdhënësi i ministrisë gjermane të Financave, të cilët i kujtonin Greqisë angazhimet e mara apo rrezikun që e pret në rast të injorimit të tyre dhe në sfondin e këtyre ndërhyrjeve politike, bëhen përgatitje praktike për mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.

Sipas mediave vendase, të cilat i referohen agjencisë Reuters dhe gazetës The Times, Kina dhe Britania kanë porositur bankat e veta, të jenë gati për hyrjen në përdorim të monedhës greke madje edhe për falimentimin e Greqisë.

Reuters thotë se qeveria kineze i kërkoi Bankës Qëndrore të Kinës dhe institucioneve të tjera ekonomike të përgatisin plane emergjence dhe të detajojnë masat e nevojshme, në mënyrë që dalja e mundshme të Greqisë nga Eurozona, të mos ketë pasoja në monedhën vendase, juan. Sipas burimeve të ajgencisë, masat mund të përfshijnë kontrolle mbi lëvizjet e kapitalit.

Gazeta “The Times” njofton se Autoriteti britanik i Sherbimeve Financiare iu ka kërkuar të gjitha bankave britanike të vlerësojnë kreditin dhe rrezikun operacional në ekonomitë rajonale të eurozonës. Në Greqi, banka britanike HSBC (me 15 degë) ka filluar kontrollin mbi ATM-të, për të përcaktuar nëse ato mund t’iu shërbejnë nevojave për kartëmonedha dhrahmi, kur vendi të largohet nga eurozona. Zëdhënësi i HSBC ka konfirmuar se, si të gjitha bankat, edhe kjo bankë është përgatitur në shumë nivele për të marrë në konsideratë daljen nga euro ose falimentimin e Greqisë. Përveç kësaj, edhe kompani të tjera britanike janë duke marrë masa parandaluese për dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona.

Vlerësime

Agjencia ndërkombëtare e normimit Standard&Poor’s vlerëson se shanset e daljes së Greqisë nga eurozona në muajt e ardhshëm janë "të paktën një në tre". "Kjo mund të ndodhë nëse Greqia kundërshton reformat e kërkuara nga ana e Treshes”, thotë agjencia, gjë që do të pasonte me pezullimin e ndihmës së huaj financiare. "Ky rezultat, sipas mendimit tonë, do të dëmtojë seriozisht ekonominë greke dhe ka të ngjarë të çojë në falimentimin e Greqisë", vlerëson Standard&Poor’s.

Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Morgan Stanley, ndërsa ekonomisti laureat i Nobel Paul Krugman thotë: "Eshtë më e mundshme dalja e Greqisë nga euro sesa qëndrimi i saj në të".

Deklaratat paralajmëruese për Greqinë

Të forta ishin deklaratat e ministrit francez të Financave Pierr Moskovisi dje, sipas të cilit nëse grekët nuk respektojnë angazhimet e tyre, pa dyshim dalja e Greqisë nga euro do të diskutohet.

Komisioneri për Ekonominë, Olli Rehn tha se vendi duhet të respektojë angazhimet e veta.

"Nuk ka asnjë mënyrë e lehtë për Greqinë apo Spanjën", argumenton në një intervistë ministri gjerman i Financave Schauble. Sipas tij "vendet e prekura nuk mund të shmangin reformat, nëse duan të rifitojnë konkurrueshmërinë e tyre".

Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të Financave, Martin Kotchaous po bëhen të gjitha përpjekjet për të mbajtur Greqinë në zonën Euro, por me 2 parakushte: Një qeveri e qëndrueshme nga zgjedhjet dhe zbatimi i angazhimeve për të cilat është rënë dakord.

Balkanweb.com
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Sqenka duke na zene gjumi sonte vallai me kte lajmin qe dhe..:p :p
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Ka jave ky muhabet,bankat e anglise ne Greqi po benin prova pergatitore me monedhen e re...
E mbyti ne borxhe Gjermania Greqin edhe ja si e flaken tani,duhen disa breza per te shlyer borxhet edhe per te arrit nje ekonomi te qendrueshme.
Problemi tjeter qe ne intereson ne Shqiptarve esht se atje esht e perqendruar shumica e emigrantve,jo se po na prek neve,se ne te prek jemi...por na e thellon akoma me shum.
 
Pe: Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Nuk eshte dhene akoma pergjigjia e fundit , qe do dal apo jo pas votimeve do te jete perfundimtare del apo jo nga euroja ;)
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Un Mendoj Nqs Del Nga Euro Por Jo Nga BE-ja Greqia Do e Marri Veten Pasi Me Lekun E Vet Si Shtet Perher Ka Qen I Zhvilluar..Gjithsesi Boh Zoti I Ndihmoft :D
 
Pe: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Ishalla behet me mire...
 
Pe: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Ksaj i thone vetevrasje.
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Ka jave ky muhabet,bankat e anglise ne Greqi po benin prova pergatitore me monedhen e re...
E mbyti ne borxhe Gjermania Greqin edhe ja si e flaken tani,duhen disa breza per te shlyer borxhet edhe per te arrit nje ekonomi te qendrueshme.
Problemi tjeter qe ne intereson ne Shqiptarve esht se atje esht e perqendruar shumica e emigrantve,jo se po na prek neve,se ne te prek jemi...por na e thellon akoma me shum.

Ca i beri Gjermania? E detyroj te mari borxhe? E detyroj mos e mbaj ekonomine ne vij?!
Greqia sishte vend pa vlera ne Evrop, kishte ( e ka akoma besoj) gjithe ate turizem e gjithe ate eksport. Nuk ja fajin askush nqs nuk ka ditur te manevroj mire ekonomine.
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Ca i beri Gjermania? E detyroj te mari borxhe? E detyroj mos e mbaj ekonomine ne vij?!
Greqia sishte vend pa vlera ne Evrop, kishte ( e ka akoma besoj) gjithe ate turizem e gjithe ate eksport. Nuk ja fajin askush nqs nuk ka ditur te manevroj mire ekonomine.

E detyroj me politiken e saj,per ta mos e nxjerr nga BE mori borxhe te vazhdueshme edhe me sa kam degjuar Greqia ka bler miliarda € armatime nga Gjermania....
Niveli i turizmit normale qe esht ulur,pasi njerzit ne nje far menyre kan krijuar nje opinion,duke degjuar cdo dit ne Tv emrin e Greqis,kjo ka ndikuar per keq.
Per futjen e Greqise ne "Eurozone" jan fallsifikuar bilancet.
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Greqine se byti ne borxh Gjermania...perkundrazi ,,,njerezit ketu jane te revoltuar... Se ne se nje shtet nuk eshte te ktheje borxhin bankes Europiane, atehere e e heqin njerezit e thjeshte. Duke pagu Taxa per hire te ca matrapazave te pangopur qe duan vetem te pasurohen per vete.

Pra shteti gjerman ja u merr Taxat pupullit te thjeshte ,,,nuk shoh asnje fitim ne kete mes, nga ana e Gjermanise.

Ketu bije era korrupsion
 
E detyroj me politiken e saj, per ta mos e nxjerr nga BE mori borxhe te vazhdueshme edhe me sa kam degjuar Greqia ka bler miliarda € armatime nga Gjermania....
Niveli i turizmit normale qe esht ulur,pasi njerzit ne nje far menyre kan krijuar nje opinion,duke degjuar cdo dit ne Tv emrin e Greqis,kjo ka ndikuar per keq.
Per futjen e Greqise ne "Eurozone" jan fallsifikuar bilancet.

Greqia duhet te merte parasysh gjendjen ekonomike qe ka ( secili e njeh mire xhepin, me mire se ja njeh komshiu!), e nqs e dinte qe si bente dot ball as me borxhin qe mori, nuk duhet te pranonte... por jo mer borxh, e mos ndrysho gje!
Normalisht, nqs dicka nuk shkon, duhen mare masa, jo te presesh te bieri mbrekullia nga qielli.

Keto dite pash qe Greqia ka filluar te shesi ndertesat turistike ruseve, per cmime te vogla...Eshte kjo zgjidhje?! JO. Pse e bejne? Apo gabim pas gabimi...
Turizmi eshte celesi Greqise, nqs e hedhin ne plehra...veshtire te rimari veten.
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Greqine se byti ne borxh Gjermania...perkundrazi ,,,njerezit ketu jane te revoltuar... Se ne se nje shtet nuk eshte te ktheje borxhin bankes Europiane, atehere e e heqin njerezit e thjeshte. Duke pagu Taxa per hire te ca matrapazave te pangopur qe duan vetem te pasurohen per vete.

Pra shteti gjerman ja u merr Taxat pupullit te thjeshte ,,,nuk shoh asnje fitim ne kete mes, nga ana e Gjermanise.

Ketu bije era korrupsion

Po pse mos te ndihmoj un ty kur ti me jep 20% interes neser? Bankat e Gjermanise,Norvegjise.... kan pranuar kontratat qe i kan servir Greket per Kredin,duke len si garanci Ishujt,Akropolin e monumente tjera historike.... Pra,kto kan ra brenda me kembet e tyre,se duke e dit qe sdo e shlyshin brenda afatit borxhin (edhe shtetet qe i dhan kredi duke e dit mire kete fakt) e pranuan kontraten,edhe ja ku jan sot...

Kemi degjuar ndonje vend deri me sot ku "SKA KORRUPSION"? Keto vende te Eurozones qe sot jan ne kete gjendje ekonomike e kan nivelin e korrupsionit 101% edhe ja ku i gjen. (Greqi,Itali,Portugali,Spanje)
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Po pse mos te ndihmoj un ty kur ti me jep 20% interes neser? Bankat e Gjermanise,Norvegjise.... kan pranuar kontratat qe i kan servir Greket per Kredin,duke len si garanci Ishujt,Akropolin e monumente tjera historike.... Pra,kto kan ra brenda me kembet e tyre,se duke e dit qe sdo e shlyshin brenda afatit borxhin (edhe shtetet qe i dhan kredi duke e dit mire kete fakt) e pranuan kontraten,edhe ja ku jan sot...

Kemi degjuar ndonje vend deri me sot ku "SKA KORRUPSION"? Keto vende te Eurozones qe sot jan ne kete gjendje ekonomike e kan nivelin e korrupsionit 101% edhe ja ku i gjen. (Greqi,Itali,Portugali,Spanje)

Atehere kush ja ka fajin?! Gjermania dhe Norvegjia?!!! Si mund te ofrosh ti ishujt dhe Akropolin, ta vesh ne rezik, ose me mire thene ta ofrosh mbi tave, duke e ditur qe ske me cf ta paguash....

Korrupsion, ka gjithandej ku ka NJEREZ...jo vetem ne Eurozone.
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Nuk eshte aq e thjeshte sa e shikoni ....
Monumentet as ishujt nuk shiten jane qesharake lajmet qe degjohen ne asnje pjese te historise botrore nuk jane shitur madje as kur Gjermania naziste e detyroi Greqine te marre borxh disa miliarda nuk u vu ndonje monument apo ishull ne shitje apo te vihet si kusht ....
Problemi i Europes faktikisht nuk eshte Greqia te njejtin problem ka Irlanda ka Spanja qe po ndjek greqine per perhapjen e krizes e pranojme qe greket jane matrapaza dhe jane po Spanjollet po Italianet po Portugezet ??? Pra ne kete moment Gjermania mundohet te kaloje politiken e saj kur borxhi i jashtem i saj tejkalon te 2 bilion dollare GOVERNMENT DEBT do me thoni qe eshte ekonomi e forte nuk u be vetem dikush ble produktet e saja dhe Greqia eshte nje vend qe ble ose blinte ne mase te gjere produktet Gjermane .... Ne Shqiptaret faktikisht fluturojme me presh ne b..... se harrojme qe nqf se falimenton greqia ato firmat greke ne Shqiperi qe jane shume dhe punesojne shume Shqiptare cfare do bejne ??? Nje popullsi afer 1 milion emigrantesh ne nje vend ku puna eshte dicka qe e kerkon me lupe cfare do behen ??? Gjithmone e kemi pare ne siperfaqe kete situate por ne thellesi do e hame sa krahu dhe ne .... jo vetem une si emigrant ne Greqi por dhe ata qe jetojne ne Shqiperi..... Uroj mos realizeohet skenari i falimentimit se dite shume te veshtira do vijne per te gjithe dhe europa vertet eshte nje Rrugaçe plake e vjeter dhe normalisht do mbijetoje por do kete deme te pa llogaritura nqf se dallga e greqise perfshin portugaline spanjen italine dhe shtetet e tjera qe nuk u eshte bere reklame e madhe se sa borxhe kane dhe se sa mund ti permbahen nje taktike te veshtire qe ka zgjedhur Gjermania per te bere nje lufte te trete ne europe por pa arme kesaj rradhe .....
 
Ne fakt ky fenomen sesht per te qesh po ta mendojem mir lidhur me ate qe ka then Spartakus jan 1 milion e ca banor shqiptar qe jetojen e punojen ne greqi po ashtu ktej nga ne ka firma greke plot qe jan te punsuar po prap shqiptaret, mendoni nese kta te gjith nje dit do te ktheheshin ne shqiperi ne cfar katastrofe do shkonte dhe vendi jo jo vetem greqia ne jemi ne katastrof se kemi ngel vec gjysma e popullsis ktu dhe prap po ham kembet me dhem spo dim nga te vem ne qe jemi ktu jo me kta qe do vin ... Edhe pse ka borxhe te medha une shpresoj ne mosfalimentimin e greqis pasi do ishte dhe nje goditje per vendin ton...
 
Titulli: Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë

Nuk eshte aq e thjeshte sa e shikoni ....
Monumentet as ishujt nuk shiten jane qesharake lajmet qe degjohen ne asnje pjese te historise botrore nuk jane shitur madje as kur Gjermania naziste e detyroi Greqine te marre borxh disa miliarda nuk u vu ndonje monument apo ishull ne shitje apo te vihet si kusht ....
Problemi i Europes faktikisht nuk eshte Greqia te njejtin problem ka Irlanda ka Spanja qe po ndjek greqine per perhapjen e krizes e pranojme qe greket jane matrapaza dhe jane po Spanjollet po Italianet po Portugezet ??? Pra ne kete moment Gjermania mundohet te kaloje politiken e saj kur borxhi i jashtem i saj tejkalon te 2 bilion dollare GOVERNMENT DEBT do me thoni qe eshte ekonomi e forte nuk u be vetem dikush ble produktet e saja dhe Greqia eshte nje vend qe ble ose blinte ne mase te gjere produktet Gjermane .... Ne Shqiptaret faktikisht fluturojme me presh ne b..... se harrojme qe nqf se falimenton greqia ato firmat greke ne Shqiperi qe jane shume dhe punesojne shume Shqiptare cfare do bejne ??? Nje popullsi afer 1 milion emigrantesh ne nje vend ku puna eshte dicka qe e kerkon me lupe cfare do behen ??? Gjithmone e kemi pare ne siperfaqe kete situate por ne thellesi do e hame sa krahu dhe ne .... jo vetem une si emigrant ne Greqi por dhe ata qe jetojne ne Shqiperi..... Uroj mos realizeohet skenari i falimentimit se dite shume te veshtira do vijne per te gjithe dhe europa vertet eshte nje Rrugaçe plake e vjeter dhe normalisht do mbijetoje por do kete deme te pa llogaritura nqf se dallga e greqise perfshin portugaline spanjen italine dhe shtetet e tjera qe nuk u eshte bere reklame e madhe se sa borxhe kane dhe se sa mund ti permbahen nje taktike te veshtire qe ka zgjedhur Gjermania per te bere nje lufte te trete ne europe por pa arme kesaj rradhe .....

Crisi greca: in caso di fallimento la Finlandia vuole il Partenone in garanzia... E mora te corriere.it,gazete italiane,meqe ti po thua qe lajmet qesharake qe degjohen.
Kriza greke: ne rast falimentimi,Finlanda do Partenonin ne garanci

Fonti diplomatiche: Atene possiede 300 miliardi di beni da dare in garanzia tra cui anche l'Acropoli
Athina posedon 300 miliard (Euro) pasuri qe mund te japi ne garanci,nga te cilat edhe Akropolin

Edhe s'esht vetem Gjermania qe ben kte Politike,ndaj ktyre vendeve ne krize.
Un e pata shkruar edhe me siper,qe ne shqiptaret do jemi akoma me te prekur per faktet qe i ke permendur edhe ti (duke qen edhe emigrant atje... e njeh me mire klimen),ku do shkojn 1 milion shqiptar ne Shqiperi me at situate qe esht?

Europa esht servilja USA-s edhe do sakrifikohen vende si Greqia... qe ti rezistoj vendeve Aziatike.
Gjermania i humbi 2 luftra me arme,ishte "skllavi" amerikes,URSS deri ne 1989,fushe beteje ne 1 shekull luftrash.
"Hakmarrja" Gjermane ka nisur,edhe po neutralizo viktimat e para....
 
Ketu flasim per nje situate qe nuk eshte se ka problem vetem greqia qe eshte nje shtet qe nuk ka industri te rrende pervec turizmit por shtete si Italia dhe Spanja rradhen mbas ketyre shteteve e ka Belgjika me mbi 100% GDP pra nuk eshte se falimentuam Greqine shpetoi Europa a ne e kane ne plan ta perdorin si ekzemplar per te pare reagimet dhe pasojat dhe te kene nje plan B per keto shtetet e tjera qe jane ne prag te falimentimit ok le ta bejne te shikojme por kam idene se pasojat jane te pa kontrollueshme ...... Krahu i lire i punes eshte nje mit ne europe qe e perdorin per te goditur vendet e dobta kur kemi shume shembuj Bullgarine , Rumanine qe nuk paten ndonje buuuuum ekonomik zhvillimesh nga krahu i lehte dhe rrogat e ulta....
Tani per shqiperine nuk po flas me se kush do te jete realist e shikon qe themelet tona ekonomike jane mbi dhe dhe jo nen dhe ..... gje qe e ben shembjen e Shqiperise vend kandidat per te perjetuar nje 97' te re ....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 23.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.8%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.9%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 17.6%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.8%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.9%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 23.5%
Back
Top