Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
fighting.jpg

Problemet brenda familjes janë një e vërtetë e natyrshme e jetës. Në përgjithësi mosmarrëveshjet lindin mes problemit që hasim dhe gjendjes së dëshiruar.

Dëshirat e njeriut nuk njohin kufi; por meqë dëshirat janë të pakufizuara dhe mundësitë të kufizuara, më e rëndësishmja është fokusimi mbi më të rëndësishmet, moskrijimi i rrugëve pa dalje duke u ndikuar nga problemet dhe zgjidhja e tyre në mënyrën e duhur.

Problemet brenda familjes lindin më tepër mbi këta çështje: Mënyra e komunikimit mes bashkëshortëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes; Nëse ka vazhdimisht grindje apo diskutime; Marrëdhëniet e pjesëtarëve të familjes me pjesëtarët e tjerë dhe ndërhyrja e tyre; Sjelljet dhe qëndrimi i nënës dhe babait në lidhje me fëmijët apo të rinjtë; Ndikimi i miqve dhe shokëve të pjesëtarëve të familjes; Përgjegjësitë brenda familjes; Gjendja ekonomike e saj; Pakënaqësia e pjesëtarëve të familjes nga dashuria dhe interesi i treguar nga vetë pjesëtarët në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit.

Për të zgjidhur një gjendje problematike duhet të përpiqemi të gjejmë alternativa të ndryshme në mënyrë të informuar dhe logjike, zgjedhja e zgjidhjes më të përshtatshme në mes këtyre alternativave quhet ‘Zgjidhje e problemit’. Personat të cilët janë të aftë në zgjidhjen e problemeve kontrollojnë më mirë stresin. Pikërisht këto persona janë të rrezikuar më pak nga depresioni. Me zhvillimin e aftësive që ndikojnë në zgjidhjen e problemeve, problemet familjare ashtu si problemet e tjera shoqërore do të zgjidhen krejt lehtë.

Rreth kësaj teme mund të shfrytëzoni burime të ndryshme si librat rreth zhvillimit, seminare, ndihma psikologëve etj. P.sh., martesa e një vajze, e cila nuk ka marrëdhënie të mira me njerkun/njerkën, me njeriun e parë që i del përpara, pa menduar rreth kombinimit mes tyre dhe pa e njohur nga afër, vetëm duke u bazuar tek këshillat e shoqeve, mund të themi që është një mënyrë zgjidhjeje e përshpejtuar dhe e nxituar. Edhe gruaja e cila e shqetësuar nga mosinteresi i treguar nga bashkëshorti që sheh vazhdimisht televizor, në vend që të kërkojë rrugët e zgjidhjes por preferon të mendojë “ edhe unë po shoh punën time atëherë, lëre fare”, nuk ka zgjedhur një rrugë të përshtatshme për zgjidhjen e problemit.

Zgjidhja e problemit është e lidhur me realizimin e këtyre pesë proceseve që ndjekin njëri-tjetrin:

Fokusohuni mbi problemin: Për të pasur një motivim të mirë në zgjidhjen e problemit personi duhet të jetë i gatshëm për të harxhuar energji dhe kohë duke rritur ndjeshmërinë ndaj problemit. Dëshpërimi dhe mërzitja e lindur nga eksperiencat e hidhura të jetuara në të kaluarën mund të pengojnë fokusimin.

Përkufizoni problemin: Problemet sociale ashtu si problemet matematikore zgjidhen më mirë kur mendohen shkallë-shkallë, vlerësohen të njohurat dhe të panjohurat . Prandaj pikë së pari personi në fjalë duhet të njohë dhe vlerësojë mirë ndjenjat e veta dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes në lidhje me problemin, sjelljet, suficiencat dhe insuficiencat dhe kufirin deri ku mund të shkohet.

Gjeni alternativa: do të thotë zgjedhja e më të mirës duke vlerësuar të gjitha mundësitë që ke përpara. Prisni për të marrë vendimin e duhur. Për t’u siguruar për efektivitetin e zgjidhjes së gjetur personi pasi të përcaktojë alternativat duhet të mendojë i qetë për pak kohë dhe të presë.

Bëni një vlerësim të përgjithshëm rreth zgjidhjes: duke u marrë me një situatë problematike shihni sesa efektive do jetë zgjidhja.

Mos hyni në rrugë pa dalje: Përballja me një situatë të re, mungesa e njohurive dhe eksperiencës, pavendosmëria në zgjedhje, mosdallimi në mes të drejtës dhe të gabuarës, tensioni i vazhdueshëm brenda familjes dhe fajësimi i një personi, kujtimi i së kaluarës, ëndërrimi i tepruar, mendimi i zhytur në pesimizëm dhe mostregimi i një përpjekjeje për zgjidhjen e problemit të fut në një rrugë pa dalje dhe vështirëson zgjidhjen e problemit.

B;fretime

 
Pe: Disa parime për zgjidhjen e problemeve familjare

Rreth kësaj teme mund të shfrytëzoni burime të ndryshme si librat rreth zhvillimit, seminare, ndihma psikologëve etj. P.sh., martesa e një vajze, e cila nuk ka marrëdhënie të mira me njerkun/njerkën, me njeriun e parë që i del përpara, pa menduar rreth kombinimit mes tyre dhe pa e njohur nga afër, vetëm duke u bazuar tek këshillat e shoqeve, mund të themi që është një mënyrë zgjidhjeje e përshpejtuar dhe e nxituar. Edhe gruaja e cila e shqetësuar nga mosinteresi i treguar nga bashkëshorti që sheh vazhdimisht televizor, në vend që të kërkojë rrugët e zgjidhjes por preferon të mendojë “ edhe unë po shoh punën time atëherë, lëre fare”, nuk ka zgjedhur një rrugë të përshtatshme për zgjidhjen e problemit.



Problemi me problemin ndryshon,familja me familjen po ashtu edhe njerezit ndryshojne...Secili i zgjidh problemet ne baze te aftesive qe ka dhe asaj qe i ofrohet...Ne nje familje ne nje marredhenie,eshte normale qe te kete diskutime,debate,probleme por zgjidhja e tyre ska nje ligj te caktuar...Sjam aspak dakord ne zgjidhjen e problemeve me libra,duke lexuar gazeta apo revista...Jam pro zgjidhjes se problemit aty per aty nga vete partneret,pasi me mire se sa ato smund ta dije nje person tjeter apo gazetat apo mjetet e ndryshme te informacionit ku calon puna...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top