Larg syve ,.....larg zemres....

Pe: Re: Pe: Larg syve ,.....larg zemres....nje lidhje e re

Dhe idea cila eshte???Larg syrit larg zemres,nuk ekziston??Apo ekziston??Pasi ke njerez qe jane edhe afer e bejne si Uliksi...Por ka dhe njerez qe jane larg e jane krejtesisht ndrysh...

Ideja ? une mora shembullin e Uliksit per te treguar qe ka dashuri qe nuk shuhen dmth ekzistojne pa u konsumuar jane ne fazat e para si te thuash pllatonike ...

Ne fakt, ne si race njerzore jemi te prirur gjithmone dhe historikisht te sublimojme mungesen, kur dicka na mungon per te cilen kemi nevoje ose kishim ajo kthehet ne nje atraksion shpirterore dhe jo me ne nje atraksion fizik.... Kemi raste kur mosprania eshte me e fuqishme se sa prania kemi raste kur mosprania, pra, mungesa na ben shume me te forte se sa jomungesa etj, pikerisht, ketu kemi nje dikotomi midis asaj qe njerzit realisht duan dhe asaj qe njerzit pretendojne sikur realisht e duan nje gje, pasi ne te vertet akoma nuk e din...

Pervec nocionit "mungese" ka edhe nje koncept tjeter i cili eshte "koha". Thuhet se vera sa me shume te qendroje e mbyllur aq me e mire behet. Nodoshta edhe lidhja apo dashuria sa me shume te qendroje e mbyllur dmth e larguar e pa esploruar dmth larg zemres e syrit ndoshta ajo do te konservohet dhe me kohen do behet me e mire, gjithsesi, une nuk jam ne gjendje qe te jap nje pergjigje sepse dashuria eshte nje alkimi e vertete, nje mister i vertet...arsyet e seciles jane gjithmone te pakuptimta ....
 
Larg syrit larg zemres?

Si mendoni ju ?

,,,eshte e vertet kjo fjali, dhe sa qendron nga pikpamja juaj ne lidhje me njerezit qe i keni per zemer

Sonnenuntergang-zukunft-Sehnsucht-nach-Lebensabend-geniessen-meine-510x510.jpg
 
Pe: Larg syrit larg zemres?

Nese larg syrit nenkupton dhe larg cdo lloj komunikimi tjeter si tel, net, letra etj, atehere shumicen e rasteve them se ekziston. Ama, ka dhe nga ato raste te tjera, te pakta ne fakt, por te bejne te pohosh thenien tjeter: LArg syrit me afer zemres:)
 
Re: Pe: Larg syrit larg zemres?

Nese larg syrit nenkupton dhe larg cdo lloj komunikimi tjeter si tel, net, letra etj, atehere shumicen e rasteve them se ekziston. Ama, ka dhe nga ato raste te tjera, te pakta ne fakt, por te bejne te pohosh thenien tjeter: LArg syrit me afer zemres:)

Tani jemi qe jemi ,,,po diskutojme..

Per ty sa zgjat procesi i harreses ,,,dmth sa kohe te duhet qe te mbulohen kujtimet me pluhur ?
 
Titulli: Larg syrit larg zemres?

Une mendoj se paksa zbehet raporti, por megjithate nese ekziston dashuria apo respekti, lidhja, cfaredo qe te jete ajo, nuk zbehet...
 
Pe: Re: Pe: Larg syrit larg zemres?

Tani jemi qe jemi ,,,po diskutojme..

Per ty sa zgjat procesi i harreses ,,,dmth sa kohe te duhet qe te mbulohen kujtimet me pluhur ?

Ne fakt kujtimet e mia s'mbulohen kollaj:) por qe te ftohet maredhenia dhe mund te ndodhe, pra me ato persona qe s'ke pas ndonje lidhje kushedi... Ketu psh po i referohem disa shoqerive, ose ndonje te afermi. Personalisht ato qe i takoj me shpesh i kam me ne zemer.. Ama nese flasim per rastet kur ke qene sh e lidhur ateher eshte ajo gjysma e dyte e paragrafit tim:)... Fatkeqesisht une s'para harroj lehte, por ka raste kur s'eshte gje e mire se ndjen mall:( e vuan...
Por sot ne fakt s'besoj te qendroj me ajo shprehje se mjetet e komunikimit jane goxha kshque ... jemi rehat:D, vetem ne raste kur je e detyruar mos te flasesh me X person...
 
Pe: Larg syrit larg zemres?

Te them nje shembull konkret:
Nje shoku im kishte 7 vjet bashke me nje goce, njifeshin qe ne fakultet. Ky erdhi ne Amerike per te vazhduar specializimin si kirurg.
Pas 2 vjetesh larg edhe pse me raste takoheshin..filluan te ftoheshin edhe ne fund u ndan.
Mund ta komentoni si te doni, dashuria e tyre sqe e forte..ka pasur shkaqe te tjera.. etj etj
E rendesishme eshte si perfunduar kshu qe besoj qe kjo shprehje eshte me se e goditur. :)
 
Titulli: Larg syrit larg zemres?

varet nga personi, dhe jo vetem nga koha dhe hapesira
si di raste qe ka humbur dashuria, ashtu di edhe te tjera ku eshte forcuar
prandaj them qe nuk ndikone vetem largesia
 
Titulli: Larg syrit larg zemres?

Edhe un vet jam 1 shembull konkret... Kjo shprehje tek un ska funksionuar dhe sdo te funksionoj...
 
Pe: Larg syrit larg zemres?

Nuk eshte aspake vertete!
Ja une psh isha larg forumit per ca kohe por ne zemer ju kisha te gjitheve ama, ke me pak e ke me shume por ju kisha ne zemer ama :D
 
Titulli: Larg syrit larg zemres?

dikush me tha dikur mos me haro
e dashur dashurite nuk vdesin vetem flene ne zemer me qellim qe te genjejne ne fshehtesi oret, ditet,vitet
 
Titulli: Larg syrit larg zemres?

Asht shum e vertet kjo thanie, per fat te keq kam shum shok,miq,dashamir qe kurbeti apo edhe vet hallet e jetes na kan largu...
 
Titulli: Larg syve ,.....larg zemres....

Varet shume nga koha e ndarjes, nga cfare kane sebashku si cift, nga konditat e jetes dhe nga pretendimet e te ardhmes.
Nuk jane te pakta rastet e cifteve te ri-bashkuar pas nje kohe pritje larg-njeri tjetrit, sic ka dhe rastet e ndarjes per arsyje te ftohjes te lidhjes apo te nderhyrjes te nje te 3-te apo dhe te 4-te ne lidhje.
Keto gjera nuk duhet gjeneralizuar, secili eshte ndryshe dhe vepron sic ja dikton zemra.
Jetes si dihet asnjehere keshtu qe Carpe diem...
 
Pe: Larg syve ,.....larg zemres....

...por ti je thell brenda shpirtit
 
Pe: Larg syve ,.....larg zemres....

Kam shoqen time te ngushte,eshte njohur me te dashurin(sot burri i saj) para 10 vitesh...Kane pasur vec nje vit lidhje,pasi ai djali per kushte ekonomike u nis per Angli,ka qendruar 10 vjet pa letra pa asgje,vec duke punuar si te gjithe...Pas 10 vitesh eshte kthyer,eshte fejuar dhe para disa muajsh eshte martuar me shoqen time...Vec te dy kane bere premtimin dhe e kane mbajtur...Ndonje mendje cinike mund te thoje qe eshte kthyer vec per premtim,apo ndonje mendje skeptike do mendoje,pse ai ne Angli se ka tradhetuar kete gocen,ska shkuar me tjera por i ka qendruar korekt kesaj?...Epo,une di te them qe kane kaluar shume veshtire,edhe pse kane pase mjete komunikimi,sado nuk eshte sikur ta kesh aty,kur qesh,kur qan...Ke do doje afer se sa njeriun e zemres per shume shume gjera??...Por ja qe ka dashuri qe si luan as topi,as koha,as distanca e asgje...
 
Pe: Larg syve ,.....larg zemres....

E cfare te komentoj tek kjo tem??? pervec se te shkruaj nje poezi aleluja :lol:
 
Titulli: Larg syve ,.....larg zemres....

Kur ke larg ate qe dashuron ndodh te dashurohesh me ate qe ke afer.

Ne kohen e gjimnazit nje shoqja ime e klases pati nje lidhje me dike ,nje lidhje gati 1-2 vjecare ,per arsyet e tyre u ndane.
Por ne shume pak kohe ajo u lidh me dike tjeter :eek:hh:,brenda nje kohe te shkurter (4 muaj afersisht)u martuan:eek:hh:,pas nje viti u bene dhe prinder :eek:hh:,jetojne ende te lumtur ....:)

Si e shihni ju nje lidhje fill pas nje ndarje ???

Te krijosh nje lidhje te re fill pas nje ndarje ndodh sepse nuk e ke dashur ate qe ke pasur ???

Sepse je njeri qe per ty jeta vazhdon, me ose pa ate qe dashuron,pra e merr si te vije???

Apo krijon nje lidhje fill pas ndarjes vetem per hakmarrje ndaj lidhjes se vjeter???

Plumbi del me plumb....po ndarja harrohet nga nje lidhje e re???

Ju ka ndodhur dicka e tille ??

A mund te zgjase nje lidhje e tille??

Si gjithmone te mirepritur :)

Nga anet tona kemi nje shprehje
Mali me malin stakohen,kurse njeriu me njeriun po
shpesher ndodh edhe kshu
un mendoj se shoqja jote ska qen e dashuruar, e ajo lidhje ka qen thjesht aventur perderisa ai iku dhe ajo u lidh me nje tjeter
Tjer duam
tjer na duan
e me te tjer perfundojm
 
PAska komentu Anormalja gjithandej e me dalin new post... hap te komentoj dhe une, ama qenkam pergjigj me pare, :mad:..sa kot.,
 
Kur ke larg ate qe dashuron ndodh te dashurohesh me ate qe ke afer.

Ne kohen e gjimnazit nje shoqja ime e klases pati nje lidhje me dike ,nje lidhje gati 1-2 vjecare ,per arsyet e tyre u ndane.
Por ne shume pak kohe ajo u lidh me dike tjeter :eek:hh:,brenda nje kohe te shkurter (4 muaj afersisht)u martuan:eek:hh:,pas nje viti u bene dhe prinder :eek:hh:,jetojne ende te lumtur ....:)

Si e shihni ju nje lidhje fill pas nje ndarje ???

Te krijosh nje lidhje te re fill pas nje ndarje ndodh sepse nuk e ke dashur ate qe ke pasur ???

Sepse je njeri qe per ty jeta vazhdon, me ose pa ate qe dashuron,pra e merr si te vije???

Apo krijon nje lidhje fill pas ndarjes vetem per hakmarrje ndaj lidhjes se vjeter???

Plumbi del me plumb....po ndarja harrohet nga nje lidhje e re???

Ju ka ndodhur dicka e tille ??

A mund te zgjase nje lidhje e tille??

Si gjithmone te mirepritur :)

Gozhda del me gozhde :p
 
Nese larg syrit nenkupton dhe larg cdo lloj komunikimi tjeter si tel, net, letra etj, atehere shumicen e rasteve them se ekziston. Ama, ka dhe nga ato raste te tjera, te pakta ne fakt, por te bejne te pohosh thenien tjeter: LArg syrit me afer zemres:)

Eshte per tu cuditur ama vec m3 shqiptaret e kemi kshu kete shprehjen. Me sa njerez te huaj qe kam njohur ne vendin e tyre njihet si: larg syve afer zemres.
 
... mami im thotè "u mesova pa ty por nuk do te thote se nuk te dua si me pare " diçka ka mbetur bosh ne zemren time :(

.... hèèèè se di por mua mè duket mèse e ver8 e qè qendron kjo shprehje.
 
Nese ndjenjat kane qene te forta...ska largesi qe i mund!
Duhen pranuar ca te verteta....ndjenjat nuk jane shkence ekzaste , as largesia nuk eshte gjeometri.....
 
Dashurite i vret vetem vdekja e tyre,jo largesite apo afersite e tyre fizike.
 
Titulli me temen nuk korespondon!

Sa per titullin, ndjenjat e verteta,u rezistojn edhe largesive fizike.
 
Titulli me temen nuk korespondon!

Sa per titullin, ndjenjat e verteta,u rezistojn edhe largesive fizike.
Ca dmthn largesia fizike?:p
Pastaj ka dhe ndjenja fallco?
Se o ka ndjenja, o ska :p c'eshte kjo ndjenja te verteta lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top