Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Kresha

A pretty face can never trick me
Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Prishtinës sot ka miratuar vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të xhamisë në Prishtinë.

Lokacioni për ndërtimin e xhamisë përfshin pjesët e ngastrave kadastrale me një sipërfaqe prej 8100 m2. Vendi i quajtur “Blloku III i Ndërtesave”, apo siç njihet ndryshe si Parkingu i PTK, në Dardani.
Në mbledhjen e dytë të radhës, e cila u drejtua nga kryetari, dr. Isa Mustafa, Këshilli i Drejtorëve ka miratuar dhe proceduar për Komitetin për Politikë dhe financa edhe propozim-vendimin për ndryshimin e Rregullores për transparencë, raporton Koha.
“Po ashtu bordi ka marrë vendim edhe për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Tregut të kombinuar. Në këtë mbledhje është miratuar edhe propozimvendimi për plotësimin e vendimit për emërtimin dhe zyrtarizimin e lagjeve, shesheve dhe rrugëve të komunës së Prishtinës”. /mesazhi


 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Inshalla e ndertojn se vertete ka qen nevoj e domososhme ' une kur kisha ligjerata ne fakultet 'shume here jame falur neper bore e shi ne rruget e Prishtines . Allahu i shperblefte nese punojn per nevojate e popullit te vete.
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Po une vere e dimer jashte ?

Veres full, dimrit full, vetem nese shkoja 1 ore me heret per t'zene vend brenda.
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Hajdeni ne shkoder se ka plot xhamia :)
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Kam qene edhe ne Shkoder Quku :D Ne Kavaje e kam thirre nje ezan vitin e kaluar :>)
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Ne kavaje jan shum besmitar :)
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

E kam pare, me kane pritur shume mire :) Si t'rit si pleqt !
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Gezohem :)
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Kjo nuk eshte xhamia per te cilen u be protesti ne Kosove ( ku kishit qene dhe ju Lover e Ado)?

Gjithsesi, i vaft mbare ndertimi, aq kohe sa ka besimtar, dhe vendi eshte i duhur.
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Jo sweety ! Kerkesa e BIK-ut dhe e besimtareve ishte ne nje vend tjeter, jo ketu. Por, sot lexova qe kane vendosur ketu, s'di me shume :)
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Ne kavaje jan shum besmitar :)

Me be nje krahasim 'para 20 '30 viteve ' rekord eshte me kohen nga besimtaaret e sotit . Elhamdulilah prej Zotit qdo Gjami ne kosove po mbushet - te ju atje ne Shqiperi eshte pak ma ligesht po me doket veq Inshalla eddhe atje Zoti i udhezon .
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Allahu i udhezoft ne rruge te mbar anembar Botes Hysen ....
 
Pe: Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Kam shum mendime te mira per Shqiperine, ashtu sikur per Kosoven time te dashur...

Pa dyshim se duhet te jen keto dyja bashké.

Shpresojme te bej bashkimin e Kosoves me Shqiperine... do te ishte shum me mir! Pergjithesisht edhe per nga Feja edhe ne qdo aspekt tjeter te jetes do te ishte me mir....
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së


InshaAll-llah e ndertojn at Xhami se me te vertet Muslimanet duhet te jen krenar qfar Feje te bukur kan:

Kryt ne sexhde, gjunjet ne toke -nenshtrueshmeri e plote ndaj Zotit Fuqiploté.


Mbajeni veten krenar, sepse Pema pa Fruta nuk gjuhet me gur asnjeher.

Njerzit siq jane, ashtu shprehen...
 
Re: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Shpresoj ta ndertojne sa me shpejt se qenkand duke vuajtur besimtaret e fese islame duke u falur rrugeve ne te ftohte dhe debore .
Pastaj vaj halli ne vere se falja ka dhe nje pozicion provokus per homot dhe rrezikojne te perfundojne te perdhunuar .
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Quku, e vertete... ne Kavaje ka mikpritje te vecante..:)

Lauri edhe ne lezhe kohet e funit ju ka dal nami per mike pritsa :D
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Pastaj vaj halli ne vere se falja ka dhe nje pozicion provokus per homot dhe rrezikojne te perfundojne te perdhunuar .

Mos ua baj dertin Hartini, nuk ndodhe nje gje e tille tek BESIMTARET musliman (jo ata ne thonjeza).
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Lauri edhe ne lezhe kohet e funit ju ka dal nami per mike pritsa :D

E vertete edhe kjo qe thua, por nuk e kemi tradite si kavajsit. Te jemi realist..;)

Sa per temen eshte nje lajm i mire, mqs paska pase mungese objekti per falje te besimtarve. Po habitem pse kane munguar deri tani!
 
Titulli: Xhamia e re në Prishtinë - te parkingu i PTK-së

Po habitem pse kane munguar deri tani!

Nuk ka qene aq e nevojshme perpara si sot. Ka pasur xhamia te mjaftueshme por, gjate muajit te shenjte te Ramazanit, kur eshte namazi i taravive, e qe eshte ne mbremje, zgjat 1 deri ne 2 ore, ka shume njerez qe vine per t'u falur, ndoshta edhe ata qe s'jane falur kurre, poashtu edhe gjate namazit te nates, e qe eshte ne ramazan gjithashtu, afer ores 2 ne mesnate, dhe gjate namazit te Bajramit, pa harruar ta cekim edhe namazin e se premtes (namazi i xhumase). Keto jane kohet kur ka shume besimtare qe frekuentojne ne xhami, e qe eshte problem t'i ze te gjithe, pastaj problemi i parkingut eshte kudo ne Prishtine, s'ka t'beje me besimtare, por eshte problem i madh, s'ka parkingje te nevojshme.
Ne Prishtine ka madje shume studente, t'cilet qellojne ne diten e premte, kur eshte koha e namazit, pastaj ca te tjere i ze ne rruge ky namaz, ndalen per t'u falur ne xhamine qe e kane me se aferti apo qe mendojne se do t'kete hapesire edhe per ta. Une qe jam nga Prishtina, per t'zene vend brenda, si veres si dimrit, me duhet t'shkoje 1 ore perpara, perndryshe falesh jashte, sic jam falur ne te shumten e rasteve. Ishin keto disa nga arsyet perse tani eshte me se e nevojshme per nje xhami me te madhe, ku do t'kishin mundur t'shkojne shume. Edhe nje arsye tjeter eshte, ajo qe BIK-u deshironte ne qender te Prishtines te ndertohej ne xhami e madhe dhe nje Qender Islame, gje qe, aq sa e kam kuptuar nga ca lajme ne internet, s'ka gjasa per momentin, ndaj jane pajtuar aty tek parkingu i Postes. Mendoj se edhe aty eshte pak problem, ngase s'eshte aq hapesire e madhe, perseri do t'jete problem parkingu, ku me ndertimin e xhamise aty, do t'sjellte edhe probleme ne komunikacion, sidomos gjate namazit te se premtes :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top