اfarë të bësh, e bën për vete!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Na ishte njëherë një mjeshtër i shtyrë në moshë. Një ditë, ai kërkoi nga pronari i tij që të dilte në pension dhe ato pak vite që i kishin mbetur nga jeta e tij t’i kalonte pranë familjes. Në fillim pronari refuzoi dhe i ofroi rritje rroge, por plaku ishte këmbëngulës në kërkesën e tij.

Më në fund, pronari vendosi ta pranonte kërkesën e plakut, por i kërkoi që t’i ndërtonte edhe një shtëpi, shtëpinë e fundit, e më pas nuk do të kishte asnjë obligim dhe do të merrte pensionin e merituar.

Duke e ditur se kjo ishte shtëpia e fundit, mjeshtri i moshuar nisi ta ndërtonte shtëpinë me shpejtësi të madhe, duke mos u merakosur shumë për materialin e dobët që përdorte. Shtëpia përfundoi shpejt dhe larg standardeve të kompanisë.

Ditën që e përfundoi, mjeshtri shkoi t’i dorëzonte çelësat pronarit dhe t’i kërkonte leje për të dalë në pension, por pronari e ndali dhe i tha: “Kjo shtëpi është dhurata ime për ty, për punën që ke bërë gjatë viteve në kompaninë tonë.”

Në atë moment, mjeshtri kërceu nga vendi i shqetësuar, pasi po ta dinte se ajo shtëpi do t’i dhurohej, do ta kishte ndërtuar me sinqeritet, përkushtim dhe kualitet të lartë. fb
 
Pe: اfarë të bësh, e bën për vete!

Me pelqen morali i tregimit...
 
Titulli: اfarë të bësh, e bën për vete!

Nuk shikoje vetem nje moral ne kete tregim sinqerisht, le shume domenthenie dhe hapesira per interpretime plot :)
 
Pe: اfarë të bësh, e bën për vete!

Nese sinqeriteti,ndershmeria dhe perkushtimi nuk perbejne nje ane te moralit per te mos thene moralin e plote te nje njeriu te ndershem,atehere vertet qe sdo dime te gjejme ku eshte MORALI...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top