Varros të gjallë bashkëshorten

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
AP111219133126_104044.jpg


Ka varrosur të gjallë bashkëshorten e tij sepse ajo “e mërziste”. Kjo është ngjarja që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Marcin Kasprazak ka lidhur gruan e tij 27-vjeçare dhe e ka mbyllur në një kuti.

Më pas, e ka varrosur në një pyll të Yorkshire duke e mbuluar me gjethe dhe degë pemësh.

Michelina Lewandowska ka arritur të dalë nga kutia duke e hapur atë me unazën e fejesës e më pas është kthyer në shtëpi. Tashmë burri polak akuzohet për vrasje në tentativë dhe pret vendimin e gjykatës në datën 13 janar.

Shpjegimi i vetëm që ka dhënë Marcin për veprimin e tij të çmendur është ky: “Gruaja më mërziste. Nuk doja ta vrisja, vetëm ta frikësoja.”

Marcin dhe Michelina kanë një fëmijë së bashku dhe ishin transferuar në Britaninë e Madhe në kërkim të një pune.

B;topchanel
 
Pe: Varros të gjallë bashkëshorten

Ky ka ca vida mangut..
 
Titulli: Varros të gjallë bashkëshorten

Uaaaa sa e tmerrshme cjane keto rob keshtu :(
Ndaje mo ndaje mbaron cdo gje aty!
 
Titulli: Varros të gjallë bashkëshorten

Epo nganjehere duhet edhe ti frikesojme se ndryshe nuk kane te ndalur hahahhahaha

Me siguri e ka merzitur ngase nuk ka mund te gjej pune dhe ketij i ka ardhur ne maje te hundes...pastaj e shihni sa mire eshte kur keni unazen e fejeses me vehte,,, mund te ju sherbej si vegel pune! hahhahahaha

Tash seriozisht: Kjo me duket sikur ne filmat horrorr, aman cka nuk ndodhe mbi kete dhe....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top