Angli, prindërit preferojnë shkollën… shqiptare

Aren

Anëtar i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Një çift banues në Sunderland të Anglisë ka vendosur që të dërgojë djalin 6-vjeçar në Shqipëri për një shkollim më të mirë.

Petrit Muça me origjinë shqiptare dhe bashkëshortja e tij Juliette Muça, do të dërgojnë djalin e tyre Aleks në Shqipëri në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për të avancuar në matematikë dhe lëndët shkencore.

“Djali nuk ka bërë asnjë përmirësim gjatë klasës së parë përsa i përket leximit. Sistemi këtu në Angli i jep prioritet kreativitetit, por fëmijët duhet të mësojnë lexim, matematikë dhe lëndë të tjera shkencore”, shprehet Juliette.

“Të gjithë fëmijët marrin nota të larta dhe kjo nuk ka fare kuptim për mua”, shton Juliette.

Tashmë Aleksi i vogël do të jetojë në Tiranë, tek gjyshërit e tij.Lajmi i fundit
 
Pe: Angli, prindërit preferojnë shkollën… shqiptare

Pffffff une thashe se ishin anglez keto, e thashe nga doli kjo shkence.
 
Pe: Angli, prindërit preferojnë shkollën… shqiptare

Ta cojne atje,se i japin mesim mesueset me diploma te marrura me lek,apa ta cojne ne ndonje shkolle private ne Shqiperi se ja shtojne notat per qejf,nxenes i 6-7 merr 9,mos te humbi klienta shkolla...Ndryshe si do paguhen gjithe ai arsimtar...Dynjaja harxhon miliona per ti shkolluar femijet jashte,kjo harxhon mend per ta cuar ne Shqiperi...
 
Pe: Angli, prindërit preferojnë shkollën… shqiptare

Fatkeqsisht ende kemi nje sistem jo kualitativ dhe kuadro te dobta dhe ne asnje menyre nuk jemi ne ndonje avantazh..Mund te jene te lloj llojshme arsyet qe mund ta kene sjelle kete familje te mari kete vendim, por kualiteti dhe programet e mesimeve ketej lejne per te deshiruar!
 
Titulli: Angli, prindërit preferojnë shkollën… shqiptare

mua mu duke sikur donin pak vemendje mediatike se nuk ma do mendja ta dergojne per te mesuar me mire por menyra se si te behemi te njohur hedhin teza tilla si ''femijet'' edhe te rriturit se ai qe eshte shqiptare e din mire cfare sitemi ka ne shkolla shqiptare dhe cfare disipline zero..........
 
Pe: Angli, prindërit preferojnë shkollën… shqiptare

Pffffff une thashe se ishin anglez keto, e thashe nga doli kjo shkence.

Tallu ti tallu po anglezet ne kohen e xhaxhit benin xhiro turistike neper fabrikat tona...per ta shteti jone ishte shembull perfekt socializmi :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top