Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Itali, 11 shtator, NOA – Një grua e re është rrahur nga burri i saj për shkak të një konflikti për ushqimet. Gruaja, një praktikante myslimane ka refuzuar që të ushqehej me mishin e derrit, por burri i saj e ka detyruar duke e rrahur atë deri në gjakosje. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Bitroit, në provincën e Barit dhe dy protagonistët janë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinjë.
Mediat italiane shkruajnë se pas një debati të përhershëm në lidhje me ushqimin, burri 39-vjeç ka dhunuar gruan e tij 30-vejçare, duke i kërkuar asaj të ushqehej me mish derri.
Ajo që e bënë edhe më të rëndë ngjarjen është se dhuna është ushtuar në prani të djalit dy vjeçar të çiftit.
Më pas, një prej fqinjëve ka njoftuar policin e cila ka mbërritur brenda pak minutash. Burri është arrestuar për dhunë të përsëritur. Gruaja 30-vjeçare tha në polici se është dhunuar disa herë gjatë kohëve të fundit. Padi është bërë dhe ndaj prindërve të burrit 39-vjeç për mos denoncim të dhunës. Ndërsa gruaja është shtruar në spital.
Sipas mjekëve, dëmet e marra në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit e detyrojnë të qëndrojë rreth 20 ditë në spital. Për aresye etike, policia italiane nuk ka publikuar emrat e personave të përfshirë në ngjarje.
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Eh mendja,

Aq kohe sa te 2 ishin musliman, do te thote qe edhe ai e di shume mire qendrimin e fese Islame ndaj mishit derrit...

Apo deshi ti tregoj forcen e tij, qe mund ta detyroj te bej CDO GJE, vetem se ashtu thote AI...

Gjynaf per gruan, shpersoj te gjej zgjidhje e te shpetoj nga ky njeri me probleme mendore...
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Do dru apo mish derri ??? LOL LOL budallallleku ska te mbaruar

ps : nuk eshte ky shkaku kryesor thjesht ishte preteksi
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Eh mendja,

Aq kohe sa te 2 ishin musliman, do te thote qe edhe ai e di shume mire qendrimin e fese Islame ndaj mishit derrit...

Apo deshi ti tregoj forcen e tij, qe mund ta detyroj te bej CDO GJE, vetem se ashtu thote AI...

Gjynaf per gruan, shpersoj te gjej zgjidhje e te shpetoj nga ky njeri me probleme mendore...

Mua po më duket se vetëm ajo ceket se është praktikante myslimane,
ndërsa kjo nuk nënkupton se edhe ai ishte mysliman (jopraktikant).
Ka mundësi të jetë edhe i krishter!
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Ke te drejte Ricky, nuk e di pse ngela me pershtypjen qe cekej qe te 2 ishin musliman.... Gabimi im.
Gjithsesi nqs jeton ne nje shtepi me nje musliman ( aq me shume praktikant ) e di mire qendrimin e tij ndaj mishit derrit...
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Eh medet...Ca spo lexojme sot,aq me shume qe cdo njeri eshte i lire te ushtroje fene e tij sic do,te ushqehet sic do,edhe pse ne nje familje kur ke vendosur te qendrohsm me nje te fese tjeter apo qofte edhe te fese tende(jo praktikant),besoj se duhet te pranosh edhe ushtrimin e kesaj feje.....Kush e di si jane gjerat e brendshme te familjes,pasi dhe ne material gruaja ka denoncuar per dhune te vazhdueshme,dmth ska qene kaprico e momentit e burrit,por ndoshta jane gjerat me te thella se kaq...
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

C'rendesi ka myslyman apo krishter ..........ne po nuk ishim njerez kto te tjerat s'kane vlere ............
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Aq mashkull,nji gru ose femij e rrah njeriu kollaj,ky paska ken taman dava idiotit.
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Ta hash a mos ta hash, kjo eshte pyetja...

Nga eshte marr artikulli... Ju lutem vendoseni ne fund te artikullit (ja tani psh dua ta shikoj une ta vertetoj dhe skam ku ta gjej).
 
Re: Nuk hante mishin e derri, burri rreh pï؟½r vdekje gruan

C'burra jane ata qe rrahin gruan, pa varsisht nga motivi..!!
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

E degjova ketej lajm pffff.
Nese nuk ha, ke dru hej Zot ''mashkull'' kot.
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Jo mos ha po të duash LOL ا'mban kjo Botë ,injoranca nuk ka as fe as krahinë
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

Po deshe mos e ha mishin e derrit :p :p :p

Nuk mendoj se ka qen ky shkaku, Ka qen vetem nje pretekst per te nxit gjart e tjera qe ka kaluar ne dhun dhe esht kap me prtekstin qe shante mishin budallalek me brir ...........
 
Pe: Nuk hante mishin e derri, burri rreh për vdekje gruan

uroj sherim te shpejte kesaj zonjes , sa per ate maskara vallai ta mbyllin brenda sa me shume vite ska te drete te perdoresh dhune e aq me keq para femijeve , krijon psikologji ke babu gjynaf ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top