Serbi që bën skulptura të Adem Jasharit…!

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Dragisha Andrijeviq nga Lipjani, nuk e ka aspak të vështirë ta gravojë në dru e qelq kryeheroin e shqiptarëve Adem Jasharin, stemën e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, apo ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ai deri më tani ka bërë dhjetëra gravime të tilla me Adem Jasharin, UاK-në, UاPMB-në e Rugovën, pasi që ka hasur në interesim të madh të shqiptarëve nga Kosova për blerjen e veprave të tilla artistike.
“Nuk e kam aspak problem nëse një myshteri vjen dhe e kërkon që ta blejë të gravuar në dru, apo qelq Adem Jasharin. Shumë të tilla i kam bërë edhe me Ibrahim Rugovën, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Skënderbeun, Nënën Terezë, stemën e UاK-së e të UاPMB-së etj.”, shprehet Andrijeviq.
Ai thotë se kjo punë është biznes, nga e cila e siguron mbijetesën për të gjithë anëtarët e familjes dhe nuk i interesojnë çështjet politike, përderisa çmimi i verprave të tilla sillet prej 10 deri në 40 euro.
“Këtë e kam biznes dhe nuk më intereson aspak politika”, shprehet i prerë ai. Andrijeviq më herët gravimet në dru dhe qelq i kishte bërë në mënyrë mekanike, ndërsa biznesi i tij ka filluar të zhvillohet pasi Komisioni Evropian ia ka dhuruar si donancion një makinë të kompjuterizuar gravuese, e cila ka kushtuar 3800 euro.
Ai është i kënaqur me interesin e myshterinjve për prodhimet e tij dhe kjo, sipas tij, i ka mundësuar ta punësojë edhe një punëtor të rregullt, të cilit ia paguan të gjitha kontributet.
Samir Selimi nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, thotë se programi për stabilizimin e komuniteteve është dizajnuar në vitin 2003, në mënyrë, siç thotë ai, t’i dilej në ballë problemeve me të cilat përballeshin komunitetet, sidomos ekzistencën ekonomike, lëvizjen e lirë, fuqizimin e tyre etj.
Ai sqaron se në këtë projekt janë përfshirë 28 komunat e Kosovës, ku në shumicën e tyre në fokus kanë qenë komunitetet pakicë (jo shqiptarët), përdallim nga veriu i vendit, ku shqiptarët janë pakicë.
“Në veri jemi fokusuar në projektet për shqiptarët, romët dhe boshjakët, pasi që këta janë atje pakicë”, pohon Selimi.
Sipas tij, në programin për stabilizimin e komuniteteve, prej vitit 2003 e deri më tani, Bashkimi Evropian ka investuar 13.5 milionë euro në projekte të ndryshme dhe 85 % nga 1600 projekte gjithsej të arpovuara deri më tani janë projekte të qëndrushme.
 
Titulli: Serbi që bën skulptura të Adem Jasharit…!

Jo që nuk i intereson, po këta janë të atillë që për interes edhe nënën e vet e shesin!
 
Titulli: Serbi që bën skulptura të Adem Jasharit…!

Jo që nuk i intereson, po këta janë të atillë që për interes edhe nënën e vet e shesin!

Shum mir thua keta jan me shum fetyra nuk ju ben pershtypj ketyre nderi.
 
Pe: Serbi që bën skulptura të Adem Jasharit…!

Nuk e kuptoj perse gjithmone duhet te jemi te prirur te keqinterpretojme ose keqkomentojme lajme te tilla.Ai eshte nje serb (te cilet ju siguroj edhe une si cdo shqiptar nuk i dua parimisht) qe shfrytezon nje aftesi te tijen per te jetuar.Nuk ka asgje te keqe ketu.Nese per ate thuhet qe qenka e pandershme te beje e te shese statujen e Adem Jasharit por per ate klient te tij shqiptar qe i kerkon nje statuje te tille nje serbi a eshte e ndershme???
Une e shoh si dicka pozitive qe nje serb nxjerr buken e gojes duke shitur statujat e Adem Jasharit.
 
Titulli: Pe: Serbi që bën skulptura të Adem Jasharit…!

Nuk e kuptoj perse gjithmone duhet te jemi te prirur te keqinterpretojme ose keqkomentojme lajme te tilla.Ai eshte nje serb (te cilet ju siguroj edhe une si cdo shqiptar nuk i dua parimisht) qe shfrytezon nje aftesi te tijen per te jetuar.Nuk ka asgje te keqe ketu.Nese per ate thuhet qe qenka e pandershme te beje e te shese statujen e Adem Jasharit por per ate klient te tij shqiptar qe i kerkon nje statuje te tille nje serbi a eshte e ndershme???
Une e shoh si dicka pozitive qe nje serb nxjerr buken e gojes duke shitur statujat e Adem Jasharit.

Nuk po kuptoj pse gjithmonë del dikush si shoku yt t'i keqintrepretojë
postimet e lartëpërmendura!
Askush nuk tha se në këtë rast ka të keqe diçka(diçka jo të ndersheme), por
se interesin e kanë primare në përgjithësi.
Edhe unë ty djalë i mirë të siguroj se s'kam folur vetëm në ajër
dhe se atë që kam thënë e kam thënë, sepse i njoh mire shkijët.
E ti, sa për vete ke kohë, mund t'i mësosh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top