Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

eGo0sTyle

System Engineer
genc-pollo1.jpg

Regjistrimi i popullsisë në bazë etnike dhe fetare do të nisë në muajin tetor dhe cilido shtetas shqiptar që jep informacion të gabuar do të gjobitet.Kjo pritet të zyrtarizohet sot me një vendim të Kuvendit, i cili ka përcaktuar në rendin e ditës një pikë për miratimin me procedurë të përshpejtuar të një projektligji. Më pak fjalë, nëse ndonjë shtetas gënjen për kombësinë apo fenë e tij, apo për çdo lloj informacioni tjetër, gjobitet me 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për një projektligj që mban datën 21 qershor dhe është paraqitur në Kuvend nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo, i cili, në 20 nene të tij parashikon nisjen e procedurave për regjistrimin e popullsisë. Kjo nismë e maxhorancës pritet të nxitë një debat jo vetëm për përmbajtjen dhe formën e projektligjit, por edhe për mënyrën e miratimit të tij. Krejt papritur ai paraqitet në Kuvend dhe vendoset që të miratohet me procedurë të përshpejtuar. Ndryshe nga procedura e zakonshme, me këtë vendim të Kuvendit, projektligji i paraqitur nga ministri Pollo, “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8669, datë 26.10.2000 ‘Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave’ të ndryshuar”, do të kalojë përfundimisht në Kuvend në seancën tjetër. Sipas projektligjit, ankimi ndaj një vendimi të INSTAT-it për vendosjen e një gjobe paraqitet në Komisionin Qendror të Censusit brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së këtij vendimi. Nga ana tjetër, në Kuvend është dorëzuar edhe një projektligj me mbi 20 mijë firma nga Aleanca Kuq e Zi, e cila kërkon heqjen nga formulari të dy pyetjeve ku kërkohet që qytetarët të tregojnë nëse e duan përkatësinë e tyre etnike dhe fetare.
Projektligji i paraqitur nga Pollo
Neni 1
Në titull dhe kudo në ligj fjala “regjistrim” zëvendësohet me fjalën “census”.
Neni 4
Detyrimi për t’u përgjigjur
Të gjithë personat, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e censusit ndodhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacionin e përcaktuar si të detyrueshëm në pyetësorët e censusit të popullsisë dhe të banesave, të miratuar nga Komisioni Qendror i Censusit, në përputhje me shkronjën “e” të nenit 12 të këtij ligji:
a) në mënyrë të plotë;
b) në mënyrë të saktë dhe të besueshme.
Neni 20
Kundërvajtjet
Përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, përkatësisht, me gjobë shkeljet e mëposhtme:
1. Mosdhënia e informacionit në formë të plotë dhe/ose të saktë e të besueshme, të përcaktuar si të detyrueshëm, në përputhje me përcaktimet e shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 4 të këtij ligji, nga personi/at përgjegjës dënohet me gjobë prej 100 000 (njëqind mijë) lekësh.
2. Mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit të përcaktuara në nenin 9 të ligjit nga personi/at përgjegjës dënohet me një gjobë prej 10 000 (dhjetë mijë) deri 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë:
3. Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në nenin 19 të këtij ligji nga personi/at përgjegjës dënohet me gjobë nga 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) deri 20 000 (njëzet mijë) lekë.

ERALD KAPRI
 
Titulli: Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

Ah morre bij ku... Tani gjetën një zgjidhje akoma më të mirë për Greqizimin e Shqipërise plehrat. Ata që në regjistrimin (financuar në një masë të madhe nga shteti Grek) e popullsisë do të jenë të detyruar të deklarohen Grekë pasi kanë bërë shumë për të marrë një letër qëndrimi të përhershme në tokën Greke edhe për tu cilësuar ''vorio-epiriotë'' nuk do e kenë problem marrjen e një gjobe ,nëse vet-deklarimi i tyre merret për real edhe pas gjobës.Kjo për faktin se shumica e tyre kanë bërë shumë fallcifikime në dokumentat zyrëtare për të përfituar diçka.Ndërkohë njeriu i thjeshtë ai që nuk ka ndonjë ''interes'' nga kjo nuk mund të deklarohet ashtu si shumica theshin do deklaroheshin , Amerikanë, Kinezë,Gjermanë apo shejtanë .Sot të verbërit politikë ngushëllojnë veten duke thënë që këto janë thjesht për statistikë , ndërkohë që politika Greke e di shumë mirë pse e bën. Nesër kjo letër tualeti e prodhuar nga nipi i një agjenti Grek mund të përdoret si dokument për minoritetin fantazmë në Shqipëri. Pas ''mosrespektimit'' të të drejtave të këtij ''minoriteti'' do të kemi një riorganizim të M.A.V.I dhe një luftë të armatosur për mëvetësinë e ''vorio-epirit'' ku paralelja do të jetë Kosova. Të faleminderit nga populli dele o i biri i ku...
 
Pe: Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

Mamin ..............
 
Pe: Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

Shtet legen .
Nje mendje ma thote qe ta heq fare nenshtetesine Shqiptare . Edhe pse nuk ma ben zemra , ;por keto legena te detyrojne te besh nje gje te tille.
Ne vere kam dashur te rregjistroj edhe djalin ne Shqiperi por nqs do me pyesin per gjera te tilla as qe behet fjale ta rregjistroj . Besimin fetar mund ta nderroj 10 here brenda muajit. dhe cfare ju duhet atyre per besimin tim fetar ? . Nejse mortja i marrte te 140 legenat bashke me presidentin .
 
Pe: Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

A kta jan legena qeveri me ordinere skemi per te par me
 
Titulli: Pe: Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

Shtet legen .
Nje mendje ma thote qe ta heq fare nenshtetesine Shqiptare . Edhe pse nuk ma ben zemra , ;por keto legena te detyrojne te besh nje gje te tille.
Ne vere kam dashur te rregjistroj edhe djalin ne Shqiperi por nqs do me pyesin per gjera te tilla as qe behet fjale ta rregjistroj . Besimin fetar mund ta nderroj 10 here brenda muajit. dhe cfare ju duhet atyre per besimin tim fetar ? . Nejse mortja i marrte te 140 legenat bashke me presidentin .

O ben hiqe ta them une vetem grek apo serb mos e bej hahah............me sa di une ne vende te botes besimi fetare eshte opsional.........census e kame bere kete vit ketu ku jetoj (london) por nuk ka pyetje te tilla,thoshte per te ardhurat qe ke jetesen etj,etj me sa shohe une nuk perfsihen ne kete te shqiprise
 
Pe: Titulli: Pe: Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

O ben hiqe ta them une vetem grek apo serb mos e bej hahah............me sa di une ne vende te botes besimi fetare eshte opsional.........census e kame bere kete vit ketu ku jetoj (london) por nuk ka pyetje te tilla,thoshte per te ardhurat qe ke jetesen etj,etj me sa shohe une nuk perfsihen ne kete te shqiprise
Nuk mund te flas para kohet , nga halli robi cfare nuk ben . me majfton kanadezja dhe nuk kam nevoje te marr as serben dhe as greken .
Edhe ketu para 1-2 javesh kaluan disa dhe po benin rregjistrimin , dhe kishin lene dy formulare nje dy fletesh dhe nje tjeter sa nje liber dhe kishin thene kalojme neser dhe i marrim pasi ti plotesoni. ai i madhi kishte shume pune dhe as qe u lodha fare qe ti plotesoja. dhe i hodha fare. Dhe te nesermen , isha jashte dhe kaloj nje grua dhe me tha kam ardhur te marr formularet , qe kam lene dje . i thashe i kam hedhur fare , me tha qe ai i madhi eshte sipas deshires , kurse formulari i vogel eshte i detyrueshem. Dhe i vogli kishte pak gjera , emer mbiemer , datelindje , te cdo antari te familjes , dhe gjuhet qe flas , dhe me tha qe keto te dhena do te ruhen per 92 vjet.
Pastaj Kanadaja eshte perbere me qindra kombesi . dhe nuk bejne rregjistrime te tilla.
 
Titulli: Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë

Un nigjoj er lufte ktu,Greku ate qe po lyp do ta gjej shum shpejt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top