Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Nuk e kisha pare kete postim... Te lumte me mijera here!!

Ps: Elushe, pse valle na tmerron me postime te ketilla... :)

Pse u tmerrove djale i mbare?
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Pse u tmerrova - pyetje kjo qe me beri pershtypje shume. Andaj, pasi te jem pergjigjur ketu do te kaloj edhe tek tema "Cfare ju ka bere me shume pershtypje sot?" e te shkruaj qe pikerisht kjo pyetje...

Vazhdojme... Pse u tmerrova une qe pyetja jote, e nderuara Elushe.

Nuk e di, ne fakt...?
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Them te drejten, une, ndoshta, nuk munde ta kuptoje kete teme ne lekuren time pasi qe nuk kam provuar asnjehere mergimin. Nje gje di te them se mergimi eshte ceshtje shume delikate tek ne kur kihet parasysh se nje perqindje mjafte e madhe e popullates sone jetojne ne mergate. Kjo ceshtje behet aq me delikate kur kihet parasysh se shtetet tona ( te dy shtetet) nuk kane nderrmarre madje as hapin me te vogel drejt zgjidhjes se kesaj ceshtje. Se paku qe munde te benin eshte te krijonin nje ministri apo dikaster qeveritar i cili ne bashkari me ambasadat tona ( qe ne shumicen e rasteve jane vetem per dekor) do te merrej ekskluzivisht me ceshtje e mergates. Thene me shkurt dhe shqip mergaten e kemi konsideruar vetem si placke apo me mire te them jemi interesuar vetem per gjepat e tyre te thelle te cilet fatkeqesisht kan filluar te shterrohen.
Tua them te drejten me pelqen drejtimi qe ka marre mergata e Shqiperise ne krahasim me mergaten Kosovare. Per dallim nga mergata Kosovare e cila me kembngulje ka qene kunder integrimit te femijeve te tyre, e cila gje ka sjelle nje mossuksese te ketyre femijeve ne jeten shoqerore te vendeve perkatese dhe si rezultat i kesaj femijet e kesaj mergate ne shumicen e rasteve punojne pune te renda apo dytesore. Pra keta femije jane shfrytezuar vetem per pune dhe nga familjaret thuase atyre u eshte imponuar te mos vazhdojne ne ngritjen e tyre intelektuale. Mergata e Shqiperise me sa shoh une nuk e ka bere kete gabim dhe kushtimisht i eshte pervesh punes ne ngritjen e femijeve ne aspektin intelektual.

Po dalim tek gjuha. Gjithsesi se eshte e dhimbshme te shohesh femijet shqiptare te asimiluar dhe ky eshte nje problem i cili per fajtore ka shtetin ame por edhe familjaret. Femija me qellim te integrimit them se duhet te mesoje me pare gjuhen vendese, por, ne te njejten kohe duke patur parasysh se femijet shume lehte i kapin gjerat munde dhe duhet te jete domosdoshmeri edhe mesimi i gjuhes amtare. Por ketu duhet te egzistoj edhe nje vullnet familjare. Ne kete drejtim edhe shteti me ambasadat e veta duhte te beje nje perkujdesje te veqante per te ndare fonde te veqanta per ngritjen e paraleleve per mesimin e gjuhes amtare. Mendoj se kjo do munde te organizohej shume lehte duke patur parasysh se edhe mergimtaret do e perkrahnin kete edhe ne aspketin material. Por qe ti bejme mergaten te ndjehen me afer vendit te tyre se paku duhet te kontribojme. Se paku duhet ti konsiderojme si plage tonen dhe ti bejme te ndihen krenar me vendin e tyre. Nese nuk kemi mundesi tu ndihmojme materialisht mundesit morale dhe interesimi per ta jane domosdoshmeri.

Sa i perket anetareve te forumit them te drejten se te rrallet jane qe qalojne ne gjuhe, madje, ka nga ta qe mua me bejne te ndjehem krenar me menyren se si e shkruajn e mendojne gjuhen shqipe, qe besa edhe turperohem nga vetja kohe pas kohe, se ata e shkruajne me mire. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

ohoho ... qef o qef ....
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Varet sa pershtatesh , varet nga kushtet , por asnje here smune te thuash qe ndjehesh plotesisht i lumtur.
Sepse si vendi yt ska asnje ne bote kot nuk thone edhe balta ne vendin tend te duket mjalte...
Neper vende te huaja disa kan gjetur kushte me te mira, por nese do kishin mundesi sbesoj se do e mendonin dy here per tu kthyer ne shqiperi ..:)
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Aq kohe sa ke prinder ( ose dhe nje prind te vetem) shqiptar... ska mundesi mos mesosh dhe shqip... Te pakten te flasesh, nqs nuk jeton ne Shqipri...
Ke gjak shqiptari... duhet te dish gjuhen tende...
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Te dashur forumiste!Eshte nje teme shume interesante dhe shume aktuale!Une kam fatin per shkak te disa detyrave shoqerore qe kam te shkoj neper vende te ndryshme dhe te perqendrohem tek ky problem sa delikat aq edhe adekuat!Desha t'ju falenderoj per mendimet e vlefshme qe kini dhene dhe une jo pa qellim e hapa kete teme!Koha ka evoluar dhe njerzit po ashtu!Por sado ne dhe te huaj te jesh,sado i madh te behesh, sado i famshem te jesh ne shtetin ku kane shkuar prinderit e tu, Ti prap shqiptar je dhe nuk eshte mire te mos dish gjuhen e nenes!Jam dakort me dike qe thote se ka lindur nje femi ne USA dhe do ta kete vendlindjen ne Amerike vertet por prape shqiptar eshte sepse meret origjina e prinderve dhe jo e tij!Atij kjo gje do t'i duhet vetem per dokumentacionin e tij!Kurre te dashur ,mos harroni gjuhen e nenes ,shqipen tone te bukur ,te kuptueshme qe me alfabetin e saj mund te sajoni mrekullira ne te shprehur e ne te shkruar!Me respekt per ju ,mund te vazhdojme te debatojme qe te dali e plote tema!
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Per mu rendesi ka te me msoje shenjat e pikesimit po sa per gjuhe e thek fare lol

I/e dashur Angel_Devil! Une jam mesuese gjuhe dhe nqse ju apo dikush tjeter ka nevoje per ndihme meqe jani larg e kini veshtiresi ne gjuhe apo lexim jam e gatshme t;ju shpjegoj cfare ju keni nevoje!Ne keto momente do te hap nje teme ku ju te dini te perdorni shenjat e pikesimit!Me respekt Milva!
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

I/e dashur Angel_Devil! Une jam mesuese gjuhe dhe nqse ju apo dikush tjeter ka nevoje per ndihme meqe jani larg e kini veshtiresi ne gjuhe apo lexim jam e gatshme t;ju shpjegoj cfare ju keni nevoje!Ne keto momente do te hap nje teme ku ju te dini te perdorni shenjat e pikesimit!Me respekt Milva!
Ok milva te pershendes po i msova ato jam ok pastaj :)::).Po pres temen ,puna seshte qe jemi larg por e kishim mendjen ke rakija e jo ke shkolla dhe kemi ngelur pas :):):).
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

E ç'te mira po na sjell Shqipja neve? Mqse u dashka te jete primare? Vendi yne mezi pret te na perzeje e te na largoje. Te na zhvase nga leket e gjithçka qe kemi per te mbushur xhepat e vet. Pse u dashka mesuar e respektuar?
Bashkohem me ty Elushe ne postimin tend.....Une 1 vit kam qe studioj jashte shtetit por sinqerisht ju them se nese do te rikthehesha mbrapa ne kohe nuk do zgjidhja ikjen nga vendi im megjithse bashkohem me Elushen qe sna ofron asgje vendi yne ......
Vuajtjet e racizmi ,malli per familjen ,mungesa e parave ,te gjitha keto jane mjaft qe te mos te te shkoje mendja te studiosh jashte......E mira e mergimit eshte vetem ajo qe behesh aq e forte sa te shtrengosh dhembet e te durosh per te arritur qellimin e caktuar vetes pa bere pazare Mbi principet e karaterin tend....
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Elushja po thote qe si bie ne mend per Shqiperine, ndryshe nga ty qe bashkohesh prape. lol

Bashkohem me te ne faktin qe ky vend ska cna ofron nje te ri ne Shqiperi e pret papunsia..Sdo largohesha nga vendi jo se mu dogj barku per te qene ne Shqiperi por sepse eshte veshtire te mbijetosh ne vendet e tjera...ATDHE PER MUA ESHTE FAMILJA IME UNE NUK VUAJ NGA ETHET E TE QENIT SHQIPTAR.....
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Selli!Nuk me duket i arsyeshem mendimi juaj!Emigranti i shqetesuar me ne fund deshiron te kthehet ne atdhe,ne kasollen e tij,ne gjirin e familjes se tij,aty ku gjen ate kenaqesi qe me kot e ka kerkuar ne vend te huaj.Ne duhet ta duam atdheun tone jo se eshte i madh por sepse eshte vendi yne!Respekte!
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

tani ne maj,me lind mbesa....è normale qe duke qene ne dhe te huaj,gjuha e pare qe do mesoje,do jete italishtja,pasi ne azile,shkolla,universitete nuk flitet gjuhe tj:p:p
gjths,kam mar si angazhim qe ti mesoj dhe gjuhen shqipe,pasi è gjysem shqipetare:D:D

è normale qe gjuha shqipe harrohet icik,kur rritesh ne dhe te huaj,e si gjuhe te pare,ke nje tj:):)
e mbi te gjitha kur veren qe ne ambjentin ku jeton je e detyruar te flasesh nje gjuhe tj,jo gjuhen meme:):)

Edhe une mbeses sa here shkoje i mesoje vjersha shqip :p...plus qe prinderit dhe gjysherit i flasin shqip mbesave dhe niperve te lindur ketej dhe u mesojne te shkruajne shqip, te pakten nga njerzit e mij...
sapo me shikojne qe shkoje gjeja e pare me thone me meso nje vjershe te re...

Gjeja qe urrej me shume eshte kur kthehem ne atdhe dhe keta prinderit e rinje qe u flasin femijve gjuhet e huaja dhe aq me keq me emra te huaj.
Me ben te reflektoje dhe duhet te bej shume prinder ne emigrim ky fakt, mjafton te shikosh Gjermanin me 15 milion refugjate. Te gjithe emigrantet, femijve u vendosin emrat tradicional te tyre edhe me nje prind te vetem te huaj (mashkulli ne shume raste) ata kan gjithmone nje emer tradicional turk, tunizin, arab, spanjoll dhe italian e pabesushme por jemi vendi i vetem qe vendosim emra te huaj.
 
epo sic duket emrat tradicional shqipetare,ua degjon vetem pleqve:D:D
gjths,è e ver8 ajo qe ke shkruajtur....njoh shume njerez ketej,qe kane mohuar prejardhjen,vetem x te mare nenshtetesi te huaj....
qe u jane larguar te afermve,pasi jane shqipetare,e kane reputacion te keq....
gjthm ne anet e mia thonin:kush shkon ne dhe te huaj,o xmiresohet ne cdo aspekt,o e humb fare....me shumicen,ka ndodhur kjo e 2-ta:):)
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Nuk eshte mire qe te veproje emigranti keshtu!Sa lind femija duhet te mesoje gjuhen e nenes se gjuhen e vendit ku ka shkuar do ta mesoje ne cerdhe e kopesht apo shkolle!Dijeni mire emingrante te nderuar qe mohoni atdheun tuaj se pa ATDHE nuk eshte e mundur te kete nje rregullim te njerezimit.!
 
Te kishim nje Atdhe kaq te dashur, nje Atdhe qe eshte i gatshem t'ju dale zot bijeve te tij, dakort. Atehere ia vlen qe gjuhen ta mesosh dhe Atdheun ta respektosh. Por kur ke nje Atdhe sikur ai i yni eshte pakez e veshtire per shkak se ne vend qe te mbeshtese bijte e tij jashte kufijve, ju ka vene shkelmin dhe po e vuajne (raste barbare qe dijme plot ne Greqi, ne Itali, etj). Si nuk doli njehere shteti per te folur e per t'i mbeshtetur? Si nuk i ra mendja njehere shtetit per emigrantet? Eh moj Milve, eshte kollaj te thuash duhet te veproni ne kete menyre, por kur e vuan ne kurriz eshte veshtire qe te veprosh ne menyren e duhur.

:ciaoo:
 
Prandaj te dua shume une ty ..... :kiss
Mu deshen prap organet Shqiptare dhe fatkeqsisht zgjidhjen me te lehte ma dha policia greke :( te kesh nje shtet te huaj qe te thote me kete leter te lejoj te futesh ne teritorin tim pa problem dhe te kesh qafpalaret te te kerkojne vize apsturditeti ne qiell...Ate vend e dua si vend si toke por sbesoj se dua me njerzit ne pergjithsi......
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Edhe mua tani me po me mbushet mendja te behem ''voriopireot'' dhe do filloj te flas me fraza te tipit; ene una si ty skipetar jam dikur, tani kam sume vjet ika dhe nuk di sqip kam 4 vjet ne europi
Madje kam filluar te besoj se ajo thenia ''per inat te vjehrres shkoj me mullixhiun'' qenka reale,do te filloj ta denoj edhe une shtetin tim te keq dhe menyra me e mire per ta denuar eshte mohimi i identitetit dhe gjuhes.
 
Po ne qe u plakem ne mergim na lejohen pergjigjet ?
Nejse, gjithsesi mos te zgjatem ne komentin tim bashkohem plotesisht me mendimin e Elushes .
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Te kishim nje Atdhe kaq te dashur, nje Atdhe qe eshte i gatshem t'ju dale zot bijeve te tij, dakort. Atehere ia vlen qe gjuhen ta mesosh dhe Atdheun ta respektosh. Por kur ke nje Atdhe sikur ai i yni eshte pakez e veshtire per shkak se ne vend qe te mbeshtese bijte e tij jashte kufijve, ju ka vene shkelmin dhe po e vuajne (raste barbare qe dijme plot ne Greqi, ne Itali, etj). Si nuk doli njehere shteti per te folur e per t'i mbeshtetur? Si nuk i ra mendja njehere shtetit per emigrantet? Eh moj Milve, eshte kollaj te thuash duhet te veproni ne kete menyre, por kur e vuan ne kurriz eshte veshtire qe te veprosh ne menyren e duhur.

:ciaoo:
Sjam aspak dakort me kete qe thua...shume shtetet te tjere jan me keq se neve...keto dy vitet e fundit jan bere perparime te medhaja madje ne komplekse ne 10 vitet e fundit...ti e ve veten ne pozite te tille qe te vihesh ne pah dhe nje mbeshtetje do ta gjesh...po duke shitur mend gjithe andej pa pasur gje ne vije ska si te te ndihmoje shteti. Rasti me absurde qe me vjen ne mendje...shkon blen bileten e trageti nga nje dore e 6 a e 7 qe ta shetet me 10-15 euro me shume dhe pretendon te gjesh vend te lire ne traget...kurse po ti besh gjerat per se mbari (rast konkret) gjen: vend per veten,per makinen dhe dhoma e gjithe ato llukse te tjera me te njejtin cmim. natyrisht tek nje agjensi zyrtare....po neve shqiptaret e kemi cik hunden perpejete gjithe andej dhe i kemi bere bisht historikisht problemeve.

(.)

ps kjo shitja e biletave ilegale ndodh gjithekund keshtu qe mos e nxirrni si arsyetim..
 
Shembulli qe more nuk eshte e mbeshtet kundershtimin tend. Une nuk e di si eshte gjendja ne Itali sepse nuk kam jetuar kurre atje por di qe nuk mund te fajesosh dike sepse aq di. Interneti eshte vendi ku gjejme çmimet me te mira per pushime, hotele, bileta avionesh, bileta tragetesh, etj etj. Nje pjese e mire e Shqiptareve punojne gjithe diten ne ndertim e nuk dine ta perdorin aq mire sa thua ti internetin. Por gjithesesi, per hir te argumentit e leme se ne kete pike ke te drejte ti. Nese shohin nje oferte diku me lire, shkojne e marin per me mire, sepse per ato para po punojne e po ju del bretku, se ta kishin lekun, nuk do te endeshin rrugeve te Greqise e te Italise jo.

Marim biletat e avionit sepse kjo gje perfshin te gjithe emigrantet. Si eshte e mundur qe biletat per Tirane nga Londra jane mesatarisht £300 nderkohe qe ne Itali, Kroaci, Bullgari, Hungari, Greqi, Turqi, etj shkon me £30 vajtje ardhje. Ne sezonin veror, çmimet nga Londra shkojne deri tek £600, llogarite ti tani nje familje me kater persona, £2400 shkojne vetem biletat e avionit, po shpenzimet atje, hoteli ne plazh, ushqimi, etj etj - nuk del pa lene te pakten £6000.. E keshtu nisen me makina e rrine nga 48 ore rrugeve, ne Shqiperi shihen sikur 'po shesin mend' se erdhi me makinen e re, BMV e Mercedez etj etj, se dine tjetren ato jo. Shqiptaret ishin mesues e keshillues te lindur. Eh sa shpejt e sa lehte e bejne pazarin e tjetrit.

Pushimet shume mire mund te shkojme ti bejme ne vende te tjera. Nje familje prej 4 vetash me £1500 i ka te gjitha te perfshira per dy jave ne Turqi, ne Spanje, ne ishujt Karaibe, etj. Zgjedhim te paguajme katerfishin e te shkojme ne Shqiperi per shkak se kemi mall per njerzit atje, por shteti s'ka mare absolutisht asnje mase per ta lehtesuar vajtjen time ne Shqiperi.

Shqiptari hundperpjete, epo ndoshta i tille eshte. I tille eshte dashur te behet sepse eshte perballur me mosperfillje kudo qe ka vajtur, e sidomos neper institucionet shteterore te Atdheut te tij.
 
Po e the vet ne sezonin veror, ku do te shkosh ne vere e ke cmimin 4 - 5 fish me te larte...E di qe do vesh ne Shqiperi vit per vit (themi Itali,Greqi etj po si perfundim atje shkojme) keshtu qe prije me heret. Nuk eshte vetem interneti, ka dhe telefona, ka dhe agjensi udhetimesh...

ps ti me duket se po ben llogarit e tua te veres LOL nuk ka lidhje me cfare po thosha une...une po thosha qe nuk i bejme gjerat sic duhen bere, kerkojme gjithmone ne moment te fundit te ndreqim te pandreqshmen :D.
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Te dashur miq!Ne krenohemi me ju emigrante qe jeni ambasadoret tone kudo ku ini ne te kater anet e Botes!Ju reflektoni edukaten,traditen,kulturen,dijen,zgjuarsine e nje kombi te vogel ne numur por te madh ne tradita!Ne njerezit e thjeshte por me zemer te madhe dhe me nje dashuri te madhe per vendin tone nuk jemi mosmirenjohes ndaj jush por jane nje grusht njerezish qe keq qeverisin ,qe na drejtojne keq sepse mendojne vetem per veten e tyre,per xhepat e tyre dhe te hartojne ligje vetem per favoret e tyre...Ndodh neper dogana ashtu sepse atje jane nipi,mbesa kushuriri i ministrit,kryeministrit dhe e kane syrin e hapur qe nuk ju kerkon njeri hesap dhe ata zhvasin emigrantet qe punojne larg vendit e mezi vijne njehere ne vit...nuk eshte Atdheu qe ua shkakton keto vuajtje po jane politikanet tane te kujtdo ngjyre qofshin qe nuk e harrojne dot karriken dhe nuk zbresin dot kollaj nga kali...eh kohe kavaljeresh...
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Pushimet shume mire mund te shkojme ti bejme ne vende te tjera. Nje familje prej 4 vetash me £1500 i ka te gjitha te perfshira per dy jave ne Turqi, ne Spanje, ne ishujt Karaibe, etj. Zgjedhim te paguajme katerfishin e te shkojme ne Shqiperi per shkak se kemi mall per njerzit atje, por shteti s'ka mare absolutisht asnje mase per ta lehtesuar vajtjen time ne Shqiperi. .

Kete kam dashur ta zgjidh edhe une me familjen time, por cte bejme, na con malli atje ku jemi rritur. Hard Styler, nuk eshte vetem ne vere, kurdo qe te shkosh ne Shqiperi jane keto vlera. Ne fakt Elushja e ka lire se shkon nga Londra me nje fluturim eshte ne shqiperi, po hajde nisu qe ketej. 3 fluturime, me Alitalian qe eshte linja me e lire dhe qe une nuk e marr me ndermend te udhetoj me ta me, e ka nje fluturim vajtje ardhje $1000 ne dimer, $1200-1300 ne sezonin veror. Per mua diferenca dimer apo vere nuk ka rendesi, rendesi ka shuma e ketyre lekeve dhe nje udhetimi ne shqiperi ku te them te drejten pervec se cmallem me familjen, nuk bej ato pushime ku do i beja ne vend tjeter. Prandaj ketu ia mbeshtes mendimin Elushes.

Me ka ngelur fiksim njehere kur shkuam per here te pare ne shqiperi pasi erdhem ketej. Njerezit thonin "he mo se $6000 ju i beni brenda muajit me ato rrogat tuaja". Nejse, skam ndonje koment se jam munduar ta heq nga mendja ime, por disa nuk e kuptojne si behet leku jashte shtetit, presin dhurata te shtrenjta, dhe iken dhe pushimet tona. Per ate vend kam mall, por qe mund t'i harxhoj ato ne nje vend tejter qe ja vlene per pushime, mund.
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

ps ti me duket se po ben llogarit e tua te veres LOL nuk ka lidhje me cfare po thosha une...une po thosha qe nuk i bejme gjerat sic duhen bere, kerkojme gjithmone ne moment te fundit te ndreqim te pandreqshmen :D.

Ky eshte nje diskutim i pergjithshem dhe une nuk po po qaja hallet e mia ne forum jo, por po jepja nje shembull kostoje te nje udhetimi ne Shqiperi per nje familje te vogel.

Nga Londra ne Nju Jork ne sezon veror nje bilete kushton £250 (vajtje ardhje), pra per nje fluturim 7 oresh ne paguajme gjysmen e shumes qe do te paguanim per te vajtur ne Shqiperi, ku udhetimi zgjat 3 ore.

Shqiptaret, i nderuar, jane njerez hallexhinj. Te mos ishin te tille nuk do te kishte arsye te linin vendin e tyre e te endeshin cepeve te botes me trup nderkohe qe me mendje e zemer jane ne Shqiperi tek te dashurit e tyre. Nuk mohoj veset e kqija te shqiptareve, askush ne bote nuk eshte perfekt dhe çdokush ka mangesi, kij parasysh qe shqiptaret nuk kane mbeshtetje nga vendi i tyre dhe ne kete menyre, emigrantet qe po rriten e po jetojne jashte ftohen me keqpritjen ne Atdhe. Porsa zbret ne Rinas, te shohin qe je me pasaporte te huaj dhe automatikisht fillon nje sjellje e pakendshme. E per çfare arsye? Per shkak se kam nje dokument qe me jep liri te plote udhetimi.
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

Edhe mua tani me po me mbushet mendja te behem ''voriopireot'' dhe do filloj te flas me fraza te tipit; ene una si ty skipetar jam dikur, tani kam sume vjet ika dhe nuk di sqip kam 4 vjet ne europi
Madje kam filluar te besoj se ajo thenia ''per inat te vjehrres shkoj me mullixhiun'' qenka reale,do te filloj ta denoj edhe une shtetin tim te keq dhe menyra me e mire per ta denuar eshte mohimi i identitetit dhe gjuhes.

pse ti Leon ke kujtuar se je Shqiptare?

te jemi te sinqerte ne jug te shqiperise nuk ka shqiptar, ka vetem grek te shqiptarizuar prej frikes.lol
 
Titulli: Si ndjeheni ne mergim ju te rinj...?

pse ti Leon ke kujtuar se je Shqiptare?

te jemi te sinqerte ne jug te shqiperise nuk ka shqiptar, ka vetem grek te shqiptarizuar prej frikes.lol

Po ku je o Burrels djalli se per ty na morri malli LOL LOL
Ne fakt keshtu kisha kutjuar deri tani, meqense jam tipik Shqipo nga pamja.Jam me floke geshtenje ne te verdhe me sy jeshile dhe c'eshte me e rendesishmja me hunde te gjate LOL LOL
Per fat te keq nuk me pranojne per Grek pikerisht per shkak te karakteristikave,po te mundesha do te behesha dhe Grek sepse sa me shume njoh Shqiptaret e ''paster'' aq me shume Grek dua te behem LOL LOL LOL
Shqiptar je me shpirt o Burrels jo me krahine por meqense andej nga ju mungojne patriotet keni zili dhe doni qe te behemi dhe ne miq familjare te Serbeve LOL LOL LOL
 
pse re ka njeres bjond dhe ne Jug te vendit?
une nje dite isha ne elbasan kam vu kundragazin se ishte mbush me jevg e jo me te shkoja me poshte ne jug andej, lol
sa ma poshte te shkosh ne jug te europes me shum lekur-zinj ka, ju ini grek nuk ka burr si ma mbush mendjen ti shif Skender Gjinushin si ka vetullat dhe ai nga vlora eshte, lol
 
Te gjithe jemi shqiptare he burra te zinj e te bardhe sot na duhet uniteti me shume se kurre se aq kemi mbetur ne Shqiperi se shumica jane ne mergim...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top