Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
26 maj- Qytetarët e Tetovës janë shqetësuar për parakalimin e këtyre tifozëve tani më të dëshmuar antishqiptarë ndërsa sipas disa qytetarëve ata kanë brohoritur fjalë tani më të njohura “vdekje për shqiptarët”.Ata më pas kanë ndaluar në afërsi të qendrës sportive ku edhe kishin bllokuar rrugën për disa çaste ndërsa arsyetimi i tyre ka qenë se bëjnë përgatitje për ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Teteksit në Shkup.


Grupi i tifozëve të klubit futbollistik Teteks “Vojvodët”, edhe një herë kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë të përbashkët me sportin.

Ata gjatë ditës së mërkurë kanë defiluar në rrugën kryesore të qytetit, duke brohoritur fjalë antishqiptare.

Qytetarët e Tetovës janë shqetësuar për parakalimin e këtyre tifozëve tani më të dëshmuar antishqiptarë ndërsa sipas disa qytetarëve ata kanë brohoritur fjalë tani më të njohura “vdekje për shqiptarët”.

Ata më pas kanë ndaluar në afërsi të qendrës sportive ku edhe kishin bllokuar rrugën për disa çaste ndërsa arsyetimi i tyre ka qenë se bëjnë përgatitje për ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Teteksit në Shkup.

Gjatë qëndrimit të tyre në qendrën sportive para fillimit të ndeshjes ata kanë qenë nën përcjellje të policisë.

Megjithatë, brohoritjet e tyre paraprakisht gjatë defilimit të tyre kanë qenë shqetësuese për qytetarët shqiptarë të cilët kanë rastisur në rrugë dhe kanë vërejtur parakalimin e tifozëve të Teteksit Vojvodët, të cilët kanë shprehur haptazi antishqiptarizmin.(U.H)TV Koha
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

Shqiptaret sidomos ata qe ndodhen jashte kufijve te shqiperise politike duhet te lene grindjet dhe ambicjet per pushtet ne bashkqeverisje me serbo-maqedonet.Ne castet qe po kalojme kerkohet unitet dhe bashkpunim vetem mes shqiptaresh.Eshte e vetmja alternative ne keto momente per tju kundervene politikave sllavo -maqedonase te cilat duke shfrytezuar percarjet dhe inatet personale mes nesh,jane hedhur ne ofensive dhe po eleminojne djemte me te mire te nacionalizmit shqiptar ne Maqedoni e me gjere.Tash per tash kjo eshte arma qe ne duhet te perdorim per tju kundervene armiqve tane.Uniteti dhe perdorimi i nje gjuhe prej partive politike shqiptare do te realizoje deshirat dhe aspiratat e shqiptareve per bashkim ne nje shtet te vetem kombetar
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

eh mer djem......ju s'keni pare gje...ktu ndodh ne milano thojne VDEKJE INTERISTEVE etj etj etj......
ne sport lejohen tolerimet..ose per ndrryshe shkon ne huliganizem ceshtja..... :)
mund te keni inate personale..apo ku e di un.....por sporti nuk eshte ambasadore ose minister.........ju sygjeroj te ambjentoheni me shum me Tifozat.. ;)
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

Shqiptaret sidomos ata qe ndodhen jashte kufijve te shqiperise politike duhet te lene grindjet dhe ambicjet per pushtet ne bashkqeverisje me serbo-maqedonet.Ne castet qe po kalojme kerkohet unitet dhe bashkpunim vetem mes shqiptaresh.Eshte e vetmja alternative ne keto momente per tju kundervene politikave sllavo -maqedonase te cilat duke shfrytezuar percarjet dhe inatet personale mes nesh,jane hedhur ne ofensive dhe po eleminojne djemte me te mire te nacionalizmit shqiptar ne Maqedoni e me gjere.Tash per tash kjo eshte arma qe ne duhet te perdorim per tju kundervene armiqve tane.Uniteti dhe perdorimi i nje gjuhe prej partive politike shqiptare do te realizoje deshirat dhe aspiratat e shqiptareve per bashkim ne nje shtet te vetem kombetar
kjo ngjarje duhet te beje qe te reflektojme, duhet ta kupojne te ghithe politikanet se eshte imperative, bashkepunimi midis forcave politike shqiptare sidomos ne Maqedoni,....ne shqiptaret kemi me shume arsye qe na bashkojne se sa na ndajne....Ceshtja jone kombetare duhet te jete udherrefyes per cdo politikane , dhe kjo eshte ceshja me e madhe per shqiptaret....Uniteti midis partive polittike shqiptare ne maqedoni ,do te bente te mundur nje perfaqsim me dinjitoz te faktorit shqiptar ne parlamentin Maqedon.....Besoje se te gjithe shqiptaret duhet te kuptojne se tani eshte rasti ti japim funde supremacise sllavo -Maqedonase,ne frymen e zhvillimeve te reja, se ne jemi nje kombe shume i madh, dhe nje faktor i rendesishem ne Ballkan ,kete duhet ta kuptojne te gjithe, prandaj duhet unitet midis shqiptare............Integrimi i vendeve te ballkanit ne UE do te realizonte de facto, bashkimin e te gjithe shqiptareve.......
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

eh ore se si su mbushem mend ne s’kemi pare e skemi dale e si nuk degjojme te paparet, te dalurit, te bredhurit …….

Euforit tifozlleqesh kemi ne gjithe boten madje koheve te fundit stadiomet po ballafaqohen edhe me thirrje raciste, por, ajo qe ndodhi ne tettove kishte me se paku te bente me tifozlleke sepse nese do ishte pjese e saj do kishim degjuar thirrje dhe klithma tjera e jo vdekje shqiptareve…

Ne nje vend me popullat te perzier dhe me tensione nder etnike, ne nje vende ku jo me shume se ca dite me pare jane vrare ne menyren me makabre kater shqiptar, ne nje vende ku cdo dite denohen shqiptaret vetem pse jane shqiptare dhe te drejtat e tyre elementare dhunohen ne menyren me te paskrupullt, ne nje vend ku jo shume kohe me pare ca tifoze te tille dhunuan dhe rrahen deri ne vdekje qytetaret shqiptar neper shtepite dhe lagjet e tyre, klithjet e tilla nuk munde te quhen ndryshe perveq se provokime te hapura. Sikur gjerat te ndodhnin ne stadium apo rreth tij, apo ne rruget e qytetit do ishte kejtesisht normale por ti futesh njeriut ne oborr, mu ke pragu i deres dhe ta provokosh hapur: Vdekje shqiptareve’’, nuk eshte tifozllek. Andaj pretendimet per ta barazuar kete me tifozllek madje duke i quajtur te tjeret se s’kan pare gje o jane mosnjohje totale e realitetit te hidhur dhe jetes qe bejne nje pjese te populates sate, o eshte mosinteresim per popullaten se ciles i takon o eshte mos pasje lidhje fare se cfare eshte tifozlleku.

Sa per informim, MILLOSH, ne kohen e MILLOSHEVIQIT, ne Kosove paraluftes i kane paraprire thirje te till ate tifozeve te cmendur me klithjet: ‘’Duam arme qe te therim shqiptare’’. Gjithashtu MILLOSH nese nuk e ke ditur keta maqedonasit s’jane gje tjeter pos slave dhe perkrahes te MILLOSHEVIQIT.
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

mbi te gjitha emri qe kam zgjedhur MILLOSH do te thote :njeri me vartesi nga Heroina ose me sakte drrrogaxhi....
Rracizem ka kudo neper bote dhe nuk besoj se stabiliteti "i famshem" politik qe kekojne maqedonasit do ta qetesoje rracizmin...perkundrrazi do te acarohen me shum gjakrat...
interistet per milanistet thojne qe sa here i takojne duhet te lajne duart ........duke imagjinuar qe zihen bab e bire per 1 ndeshje...pa llogaritur Huliganet qe jan ekstremist fare.....
gjithsesi...
un serbet i urrej po aq sa ju sepse dhe un jam KOsovare dhe jam pasardhes i njeres prej familjeve me te njohura per patriotizem.....Por nuk duhet te flasim keshtu per 1 ndeshje.....
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

Mbi te gjitha Millosh fjala dhe emri ''MILLOSHI'' nga fundi i mijevjecarit te kaluar eshte kthyer ne nje sinonim te urrejtjes per tragjedine shqiptare qe lidhet me kete emer. Kjo se paku per shumicen e shqiptareve, besoj.

Une mendoj se ti je aq i vetdijshem sa te besh dallimin mes tifozllekut dhe rracizmit te hapur dhe sllavet me ate raste bene nje rracizem te hapur dhe kot i merr nen sjetull si engjuj. Sa i perket ceshtjes se ju jeni me prejardhje shqiptare nga Kosova kjo per mua nuk perbene asnje faktor me rendesi sepse te gjithe per mua ketu ne forum jane shqiptar, bashkebisedues te barabart, ndersa sa i perket ceshtjes se patriotizmit kisha thene qe ta kursejme njeri-tjetrin se paku neper forume se nuk eshte vendi i duhur dhe njashtu une ndjehem i turperuar te flase per patriotizem nga ata qe kane dhene me te shtrenjten. :gjujpeshk:

Situata e shqiptareve ne Maqedoni dhe ngjarjet qe sillen rreth tyre keto kohe nuk guxojme ti krahasojme me teke tifozlleku perndryshe da na hakmirret kjo pune. :gjujpeshk:
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

sa siperfaqesore qe i merni gjerat dhe ju "Fshatar".....
Sporti nuk eshte as ambasador dhe as perfaqesues i nje shteti apo i nje vendi...ok.Ne sport lejohet gjithcka.Sa here kan bere thirrje neper stadiume...pse kur luajti Shqiperi Greqi...ti nuk i ke share greket..?????
jane njerezit te indokrtinuar me patriotizem si puna jote ato qe brohorasin ato gjera.....ok
 
un serbet i urrej po aq sa ju sepse dhe un jam KOsovare dhe jam pasardhes i njeres prej familjeve me te njohura per patriotizem.....Por nuk duhet te flasim keshtu per 1 ndeshje.....

Te urresh serbet dhe ta pelqesh nofken Millosh i bie si te urresh shqiptaret dhe ta vesh nofken Skenderbe ose Ismail Bej apo Adem
Un prap nuk te akuzoj per kete emer qe ke zgjedh sepse per moshen qe ke ndodh qe te jesh rritur me frymen liberale, por ama me gjith kete te deklarohesh si pasardhes i njeres prej familjeve me te njohura per patriotizem, ku ne te gjith e dijme se patriotizmit nuk i humbet fara as per 10 dekada e lere me per 10 vite, mos na e thuaj ktu. Nese do ta gjesh nje vend ku ja hedh njerzve me aq lehtesi, shko ktu http://www.youtube.com/watch?v=kXs2wweQpFQ
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

1 sek....sa per dijenine tuaj un jam pasardhes i BOletineve dhe i Vuciternalive...ok
un nuk po tentoj t'ja hedh njeriu un thjesht po tentoj te them se ne sport keto gjera jan mese te tolerueshme ...por nqs ndodhin jashte "arenave sportive" ath duhen te denohen...githsesi ju e gjykoni me patriotizem dhe s'ju ve faj...por duhet te jeni me liberal ne disa aspekte dhe te kekoni unifikimin politik.....
ne itali JUGU(ne pergjithsi) uron vdekjen dhe shuarjen e veriut dhe anasjetas...
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

Cfare lidhje ka me patriotizmin nese je pasardhes i Boletineve dhe Vuciternalive. Ne Vushtrri dhe Boletin ka patur edhe spijuna te njohur. Mos e harro kete. Njerezit vleresohen per veprat e tyren e jo per veprat e katragjysheve, madje, nese se ke ditur edhe beneficionet shteterore te nje deshmori i gezojne vetem familja e tij e ngushte ( lexo:familja e ngushte). Madje perkunder pretendimeve tua me prejardhje te deres se madhe je njohes shume i dobet i historise se nje pjese mjafte te madhe te popullit tende. Ata tifozet nuk klithnin ne stadiome por klithnin para pragut te shtepise se cdo qytetari. Qe te jesh edhe me i informuar para pak kohe nje grup i tile apo i njejte i tifozeve u kishte hyre oborreve shqiptare dhe kishte maltretuar shqiptare ne menyren me te dhuneshme. :gjujpeshk:
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

Cudi si paskan mare guximin ne Tetove te brohrisin keto keshtu...Shquhen per rracizem keta!
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

fshatar.......jam famija e ngushte gjithsei sepse kot nuk kam ne shtepi 1 dollap me medalje te dhena nga presidentet e shqiperise,dhe nga ibrahinm rugova ok....nqs kan qene spiuna kot s'flet historia per heronj...dhe ju i keni thur kenege e lavde biles i keni shkruar dhe libra si trrima etj etj etj.......ok
gjithsesi....ju kot acaroheni per kaq pak..serbet ju theren ju si bageti ca nuk ju kan bere......dhe ju e trreguat trrimerine duke nejt ne Plazhet e europes dhe prisnit qe ti jepte fund Nato...
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

O ti zoteriu qe ke pare e ke bredhur boten me shume se ne. Mesou njeher e pergjithmon se dekoratat jepen per veprat jetesore qe ka bere dikush per popullin e tij e nuk jepen per pasardhesit. Ti munde te kesh edhe dy sanduk me dekorata, por, ato jane per vepren e dikujt tjeter dhe kjo apriori nuk ka te beje me patriotizmin tend. Njerezit vleresohen per veprat e tyre. Madje per mendimin tim, nje njeri qe pretendon se ka dollapet e mbushura me dekorata trimerie nuk krahason dhe nuk e barazon gjenocidin e popullit te vet me therje bagetie e njashtu nuk i krahason klithjet sllave per te therur shqiptare me klithje tifozesh. Kjo eshte e tepert dhe nuk do koment. Vendosi kembet ne toke e veri gishtin kokes dhe lexoj postimet e te tjereve me mire ( besa mos harro edhe ti kuptosh ato nese mundesh) e pastaj merru me postimet.

Ne i falenderohemi NATO-s per ndihmen e dhene, por, nuk qendruam duarkryq deri sa erdhi NATO e as nuk ndenjem pllazheve. Ishim ketu dhe ndenjem stoikisht aty neper te gjitha fortunat e kohes. Mos harro se gjate atyre dy viteve ke me mijera deshmore te rene ne vija frontale per lirine e ketij vendi. Trimat e ketij vendi i dolen armikut balle per balle thuajse duarthate, por, i dolen dhe sakrifikuan per lirine e ketij vendi. Ai gjak u bashkua me gjakun e te reneve neper kohe per tu bere rreze drite ne rrugen tone, andaj, me mire do ishte te shikosh e te pyesesh veten se ku ke qene ne ato kohe se sa te merresh me te tjeret.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

O Fshatar.....ate punen e plazheve s'e mohon dot as ti dhe asnjeri....durresi ishte mbushur me kosovare qe iknin ne plazh gjith diten ....nuk e vej ne dyshim qe e keni nluftuar serbin...por me kenge ama.........sepse ato pak burra qe i dolen perballe jan deshmoret dhe ato personat e pushtetshem qe jan pak si shum me lart se ju....
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

O qytetar nderi i botes se bredhur,

Lidhur me ceshtjet qe po i parashtron munde te bisedojme me dite te tera, por, me dhimbsesh se ke aq njohuri te pakta ne kete lemi sa je futur si i thone fjales: ''Ne mal pa sakice''. Mua me dhimbesh ne shpirte se secilen here vetem sa je duke shkretuar me shume.

Eshte nje e vertete shume e madhe se Shqiperia nene hapi zemre, votren dhe sofren per mijera e mijera refugjate shqiptar nga Kosova te cilet kishin ikur nga nje gjenocide qe ushtrohej mbi ta. Dhe s'kishte ndryshe se si bente se ishin bijte e saj. Madje shume djem te Shqiperise nene u bene deshmore te asaj lufte sepse ishte obligim kombetar. Munde te jete gjithashtu e vertete e madhe se nje pjese e tyre edhe kan bere plazhe dhe jane lare ne brigjet e shtetit ame dhe ketu nuk shoh asigje te keqe.
Poashtu eshte nje e vertete e madhe ai citimi ironik i juaji se kemi luftuar serbin me kenge, por, jo si e mendoni ju. Qytetar i bredhur i botes, trimat shqiptare ne fronte lufte kurre se pushuan kengen dhe kenga ishte motivi dhe arsenali me i madhe luftarak i tyre. Madje o qytetar liberal i botes shume trima shqiptare rane ne fushe te nderit duke kenduar kengen: ''O moj Shqiperi mos thuaj mbarova......''. Eh, more qytetar bredhes i botes ta shihje se si vdisnin trimat me buzeqeshje ne buze me te cilen buzeqeshje vdesin vetem burrat. Vetem ta shihje! Ishte kenaqesi dhe dhimbje njekohesisht.

Dua te ta beje te ditur, qytetar, se e shohe qe ke shume pak njohuri. Te ta beje te ditur se ne lufte nuk marrin pjese te gjithe njerezit. Te ta beje te ditur se ne lufte nuk vriten te gjithe. Te ta beje te ditur se edhe sot ke legjenda te gjalla qe ne ate lufte lane gjymtyret e tyre dhe mbeten invalide per tere jeten, por, qytetar bredhes i botes, ata jane shume krenar dhe plaget e tyre qe akoma kullojne jane deshmi me e mire e kohes.

Per ata te pushtetit nuk do te tregoje asigje se per ta do deshmoje koha me mire.

Por ajo qe s'me durohet pa ta thene eshte pyetja: Ku ishe ti ne ate kohe dhe qe sot akuzon nje popull te tere se paskan dezertuar? A e ndjeje veten ti shqiptare ne ate kohe sepse lufta e Kosoves ishte dhe mbetet obligim kombetar i njejte si per ty dhe si per te gjithe ata qe nuk e kryen obligimin? Poashtu edhe obligim kombetar per cdo shqiptar. Pra mos u merr me te tjeret. merru me veten dhe ktheje pergjigje vetes per te berat apo per te paberat tua! Kaq per momentin. :gjujpeshk:
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

O fshatar 1/4 deshmore..hahahaha
nuk e vej ne dyshim qe kan vdekur shum persona ne ate lufte ok...familja ime ishte ajo e cila sponsorizoje shperngulje e shum familjeve dhe nisi autobusat per te marre njerezit.....failja ime ishte ajo qe beri gjithcka per aq familje sa pati mundesi per te mbajtur pa kerkuar as 1 lek per qera(sic shum kan bere).Dhe per kete gje nuk jam pishman sepse kam ndihumuar shqipetare dhe e kemi bere ne baze te humanizmit ok..

por gjeja me paradokse e atyre kosovareve ishte:ishin 4 djem me i vogli 20 vjec edhe rrinte gjith diten tu degju kenge per uck e per vdekjen e serbeve kur ai vete rrinte ne plazh me vellezerit e tij.ATO PAK BURRA QE KAN MARE PJESE NE LUFTE DHE JAN SHQUAR PER TRRIMERI NUK JAN KETU NEPER CATE APO FORUME JO...ATO OSE I KAN EMRAT E GDHENDUR NEPER PLLAKA...OSE JAN SHUM LART NE PUSHTET.KA DHE NGA ATO TE CILET KAN MARE PLAGE SE VEJ NE DYSHIM POR DHE ATO KAN KRIJUAR 1 LLOJ FAME....

---------- Post added at 15:17 ---------- Previous post was at 15:13 ----------

SEMPREBARCA emri im do te thote MILLAXHI ose me skate njeri i cili ka krijuar dipendece nga HEROINA qe ne gjuhen urbane te Durresit thuhet MILLOSH ...se te llogjikosh si puna juj i bjen qe migjeni te jet me serbi nga te gjith
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

O bredhes i botes ti nuk je ne gjendje te besh dallimin mes humanizmit dhe obligimit kombtar. Ajo cafre ka bere familja jote nuk eshte humanizem. Ai veprim eshte obligim kombtar sepse ti, familja yte dhe te ikurit ( refugjatet ) i takonin te njejtit popull. Eshte obligim kombtare eshte shkuarja ne lufte ( ishte obligim kombtar per te gjithe shquiptaret kudo qe ndodhen), por, une nuk i gjykoje se jo te gjithe shkojne ne lufte. Ata qe kan ndenjur tek ti edhe munde te mos e ken ndier obligim, por mos e perdhose ate cfare ke bere se nuk ke bere namin pse i ke mbajtur. Tek e fundit ke mbajtur popullin tend.

Mos harro cuni se ke plote e perplote trima qe me plage e nishane ne trup nuk jane fare te involvuar ne qeveri e as qe jetojne ne llukse, por, jetojne ne varferi te plote sot e kesaj dite, por krenare per veprat qe i kane bere. Dallimi i tyre dhe veprimeve tua eshte se ata nuk dalin sheshit per krekosje, por, rrine qetas me krenarine e tyre. Ate krenari nuk ja falin askujt e as nuk ja shesin per parat e krejt dynjase. Po ta kishe provuar ndryshe kishe folur, por, e kuptoj se ti nuk je ne gjendje as ta imagjinosh. Gjithashtu mos beje krekosje se ke plot e perplot edhe neper forume aso cunash e cupash por trimerit e tyre nuk i nxjerrin shesheve dhe forumeve per lavde koti. Ato trimeri i ruajne ne zemer dhe trupin e tyre sepse nje dite do flet koha per ata/ato. Ata cuna e cupa qe nuk krekosen sheshit nuk i kane bere trimerit per krekosje por i kane bere sepse e kishin dhe do ta kene gjithnje obligim kombtar. Beje dallimin dhe kuptoje nje here e per gjithmon se cfare eshte obligim kombtar. :gjujpeshk:
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

Fsahtar..nuk e di se cfare eshte Detyrimi kombetare dhe detyrimi moral....do te mud te ma shpjegosh?
pastaj kalojme prap tek vojvodet qe brohorisnin vdekja e shqipetareve............dhe un kam bertitur vdekja Grekeve kur luajti shqiperi greqi.......por gjerat nuk u pane nga sy injorant qe i publikuan neper forume.....
 
Titulli: Vojvodët brohoritën “vdekje për shqiptarët”

O i dalur, o i bredhur po si nuk ta spjegoje une ty dallimin. Me gjithe qejf e beje, por, fatkeqesia eshte se nuk kam per ke e beje spjegimin. :lexim:Kshu pra. Dallimi eshte shume i thjeshte, fare. Detyrim kombetar: Njerezia kryejne obligimin kombetare sa here leshohet kushtrimi i atdheut, japin jeten, japin gjymtyret..............., por, kurre nuk krekosen per ato qe kane bere, sepse eshte obligim kombtare dhe pasardhesit vleresojne.
Detyrim moral: Eshte si puna yte qe ne momentin e pare madje edhe neper forume u permend edhe ngjyren e bukes qe u ke dhene njerezve te kombit tend dhe kete e konsideron humanizem.

Ma ha mendja e ke kuptuar, se, ska me thjeshte.

Munde te kthehemi prape tek vojvodet, por, eshte e kote sepse ti nuk e kupton situaten sepse maltretimet e tyre, klithjet e madje edhe vrasjen e shqiptareve e barazon me klithje tifozesh e me therrje bagetish. :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top