Prodhohet makina e parë shqiptare

Vvetoni

Antarë i Respektuar
18-makina-34.jpg

Tiranë, 18 maj - Do të takojmë sot Petrit Ymerin. Sigurisht që emri i tij nuk ju thotë asgjë, por në Cërrik ai është heroi lokal. Ky zotëri është konstruktori i parë shqiptar i një makine të mirëfilltë.
Makina kabrio është e një kubature minimale, por është shumë e përshtatshme për trafik të dendur dhe mbi të gjitha është automjeti i parë “Made in Albania”, transmeton Top Channel.

“Ideja ka ardhur nga eksperienca ime në punë. Shpesh mendoja se si mund të arrija të bëja një gjë të bukur, një gjë të mirë”, citon Top Channel Petritin.

Petriti është një novator, por për procesin e punës ai ka qenë shumë strikt dhe nuk i ka lënë asgjë rastësisë në xhevahirin e tij të vogël.

“Bleva llamarinën, ndërtova shasinë nëpërmjet materialeve të blera në dyqan. Pastaj orientova sistemin e drejtimit, pastaj dola mbrapa me kokat e zbarës, koka paraleli dhe të gjitha pajisjet e tjera”, tregon Petriti.

Por, nuk ka qenë një shëtitje e lehtë që një grumbull hekurishtesh të rëndomta t’i kthejë në një makine jo vetëm funksionale, por mbi të gjitha të sigurt.

“Hasa vështirësi në sistemin e frenave. Piva nja tre katër cigare derisa mblodha mendjen dhe më pas ia dola”, thotë Petriti.

Si në çdo skuderi serioze, testimi është momenti i shenjtë, ku mblidhet ankthi dhe frika e ndonjë dështimi përfshi ndonjë aksident në rrugët automobilistike.

“Provat fillimisht i bëja gjatë natës, në orët e vona, sepse sedra është gjë e madhe dhe unë jam 61 vjeç. Kur dola në provat e fundit që zbrita deri në qytet, marshallah makina eci mirë”, rrëfen Petriti.

Diçka duhet theksuar, kjo nuk është zbavitja e fundjavës për Petritin, pas një jete të mbushur me vështirësi, fatkeqësi, këto makina të vogla të prodhuara nga ai vete, janë dashuria e tij dhe një shtysë e madhe përpara.

Të blesh pjesë këmbimi për markat e njohura është ndoshta veprimi me banal në raport me një makinë, por ku i ka fabrikuar shpikësi ynë parakolpet dhe karrocerinë e makinës së tij.

“I kam mbledhur tek kazanët e plehrave, aty i gjeta”, thotë shpiksi.

Tashmë Petriti mund të quhet një prodhues makinash i afirmuar.

“Kjo është makina e dytë që kam bërë. Një e kam shitur në Belsh, të cilën pronari e përdor për gjah”, tregon Petriti.

Dihet që makinat e bukura janë dhe një magnet shumë i fuqishëm për femrat.

“Bashkëshorten e shëtis me të, por nuk i kam bërë sedilje prapa, se kam hall se ma thyen. Por makina mban deri në 150 kilogramë”, thotë Petriti.

Ai ka tejkaluar vetveten pasi ai në zanat ka hekurin dhe drurin dhe lidhjet elektrike nuk kanë fare të bëjnë me të.

“Mu desh një muaj e gjysmë punë duke punuar nga mëngjesi deri në 2 të natës”, thotë Petriti.

Ama në gjithë këtë mrekulli që ka krijuar Petriti, ka një difekt, ai nuk ka akoma një emër për veprën e tij.

“Jo nuk i kam vënë ende një emër. Pres ndonjë konfirmim, udhëzimet nuk e di nga do i marrë”, shprehet Petriti.

Kaluar problemi estetik tashmë vjen momenti i testimit objektiv për të verifikuar të gjithë fjalët që ka thënë Petriti.

Një mjet komod, i sigurt i bërë me dashuri mbi të gjitha duke pasur parasysh ata që kushtet fizike nuk i kanë të lehta, kjo makinë me logo AL është krenaria jonë më e fundit industriale.
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Me ne fund zbuluan zjarrin .... Uroj me gjithe zemer te zbuloje dhe rroten ....
O zot i besimtarve u jep pak tru se po na i heqin fare ne !!!

ps : Kush mori mundimin ta vendose ne youtube ta heqe se na felliqi fare....
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

el, pritej, LooL
ai zeri i asaj vajzes qe fliste me beri te mendoj qe lajmi eshte marre nga tvsh

me ne fuund, i am a passenger :cheer:
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

KARROCA ME KAL E MORDENIZUAR ME MOTORR LOL cdo gje eshte vetem makine nuk eshte .
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Nuk duhet ti nenqmojme njerezit. Une besa them se Shqiptaret si individualista jane shume te fuqishem ne cdo aspekt pa perjashtuar as dijen. Ne Kosove kam njohuri per se paku dy veta te cilet kane projektuar nga nje aeroplane te thjesht prove per nje/dy udhetare me mjete krejtesisht vetanake. Njeri nga ta vitin e kaluar ishte filmuar edhe ne nje emision televiziv ndersa tjetrin e njohe edhe personalisht. Madje njerez fare te thjeshte pa ndonje pergaditje profesionale shkollore.

Prodhues te armeve kam pare madje jam befasuar me punen e tyre. Por edhe prodhues te profileve te ndryshme. Kshu qe nuk eshte per tu befasuar fare. Nje njeri zbuloi makinen por sot shume vende e prodhojne andaj me investime nuk them se nuk do ishin ne gjendje edhe shqiptaret te benin nje model te tyre. :gjujpeshk:
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Do me pelqente ta blija kete makinen . Eshte gje e bukur te posedosh makinen e pare shqiptare.
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Do me pelqente ta blija kete makinen . Eshte gje e bukur te posedosh makinen e pare shqiptare.

E dyta se te paren ja ka shit njerit qe shkon per gjah;).
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Seshte e para kjo jo, e para eshte nje limuzine made in lazarat.
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Seshte e para kjo jo, e para eshte nje limuzine made in lazarat.
Ando nese ke ndonje info ose videon e vendos po se pate besdi ta shikojm .
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Ando nese ke ndonje info ose videon e vendos po se pate besdi ta shikojm .

ero skam jo, eshte djegur ne 97 ajo makine, por ne te vertete ka qene nje autobuz i vjeter i modifikuar.

---------- Post added at 20:06 ---------- Previous post was at 20:02 ----------

Makinat e para shqiptare jane prodhuar ne shkoder jane ata autobuzet si brumbuj, te kopjuar por nga vitet 79 u harit te prodhohej motorri i tyre ketu ne shkoder, pasi deri ne 79 motorri i tyre importohej.

Kjo makine me siper eshte makine e ndertuar ne kushte primitive, kjo eshte e bukura. per dhurate do ishte mendim fantastik, a ka ndonji ditlindjen tja bejme donate si forum :)
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

''Made in Albania'' :D...Ishte vetem me nje ulse makina apo kishte vend edhe per pasagjere te tjere :D..se nga mbrapa mu duk sikur po :) Gjithsesi njeriu ka bere pune, ka dhene mund kshtu qe nuk po ja nencmoj punen...Po prap ishalla zbulojme noj gjo me te hajrit :D.
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Sa mire ,kjo tregon se dhe ne jemi te afte te bejme dicka te tille si gjithe vendet e botes :D .......une kam kusheririn tim ai ben kamiona ,makina ...skafe .............por i ben prej letrash jo me hekura :p
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

me kte do i bejme konkurence mercedesit audi-t e bmw-se
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Dua tu kujtoj juve qe qenkeni turperuar nga ky lajmi e qe nenvlersoni punen dhe mundin e nje Zoterie 61 vjeç , qe ata qe prodhojne AUDI , BMW , MERCEDEZ , FERRARI , etj etj kane nje staf te tere te specializuar per te bere keto makinat qe ne kaq shume pelqejme . E kuptoj qe mund te shikohet si prapambetje duke u krahasuar me makinat qe jane sot , por keto jane kushtet tona . Nuk lundrojme ne ar e ne mireqenie qe te prodhojme nje makine qe mund te konkuroje me makinat qe jane sot ne treg. Zoteria nga nje nevoje e tija ka ndertuar kete makinen dhe eshte per tu admiruar e vleresuar shume , pasi nuk ka mbaruar ndonje shkolle per te bere nje gje te tille . Vleresoni cik mundin dhe pasionin qe ai ka vendosur per te ndertuar nje minimakine.
 
Bianca ne te shumten e gjerave mendimet tona perputhen goxha mire ne kjo teme vertet nuk e di perse nuk u perputhen..... Kjo gje qe ka bere ky xhaxhi NUK ESHTE MAKINE eshte nje ''gje'' me rrota asgje me shume.....nuk ka as minimalen per tu quajtur makine...Sa popull injorant na dine kanalet televizive qe na i servirin si nje lajm qe duhet ti japesh rrendesi ne ven ate gazetaren/in ta dergonin diku ku duhet derguar merren me lajmin me kot qe mund te egzistoje....Nqf se kishte dicka vertet revolucionare kjo GJE qe ka bere vertet do me beheshe qefi por jo ver 4 rrota dhe quaje makine....Thame te jemi krenare per gjerat tona por jo hodhi nje budalla nje gur ne lume dhe hidhen 100 te mencur ta gjejne.....
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Dua tu kujtoj juve qe qenkeni turperuar nga ky lajmi e qe nenvlersoni punen dhe mundin e nje Zoterie 61 vjeç , qe ata qe prodhojne AUDI , BMW , MERCEDEZ , FERRARI , etj etj kane nje staf te tere te specializuar per te bere keto makinat qe ne kaq shume pelqejme . E kuptoj qe mund te shikohet si prapambetje duke u krahasuar me makinat qe jane sot , por keto jane kushtet tona . Nuk lundrojme ne ar e ne mireqenie qe te prodhojme nje makine qe mund te konkuroje me makinat qe jane sot ne treg. Zoteria nga nje nevoje e tija ka ndertuar kete makinen dhe eshte per tu admiruar e vleresuar shume , pasi nuk ka mbaruar ndonje shkolle per te bere nje gje te tille . Vleresoni cik mundin dhe pasionin qe ai ka vendosur per te ndertuar nje minimakine.

rrusho , kur bej nje ironi sdo te thot qe me do e mos nuk e vleresoj dicka
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Cyber nuk u perputhen tek kjo tema thjeshte sepse mu duk qe nuk vleresove mundin e ketij zoterise.
Tani e di une qe nuk mund te quhet makine kjo , e qe gazetarja e ka fryre shume si lajm , por mundi i zoterise duhej vleresuar. :kiss :xhan:

Bradi :tvb::puth:
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Kot ia japin ketij kete vemendje, se "makina" e pare shqipetare ka qene me kuzhinjeta... Qejf o qejf kemi bere... :D
 
Titulli: Prodhohet makina e parë shqiptare

Se paku eshte munduar. Me mire se te tjeret qe s'mundohen fare. Presin nga Babadimri sigurisht !
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top