Kriza, maxhoranca dhe opozita pranë kompromisit

Vvetoni

Antarë i Respektuar
rama-berisha2.jpg


Tiranë – Maxhoranca dhe opozita ndodhen më afër se kurrë arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike, gati 11 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kjo marrëveshje duket më pranë falë ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. Pas takimeve me Presidentin Bamir Topi, ambasadorët e KE-së, Spanjës dhe SHBA-së, kanë hartuar një draft, të cilin ia kanë paraqitur të enjten në mbrëmje kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama.

Mësohet se ambasadorët kanë propozuar që hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit të bëhet nëpërmjet hapjes së kutive të materialeve zgjedhore, nëpërmjet krijimit të një komisioni hetimor parlamentar. Dorëzimin e këtij drafti tek krerët e forcave kryesore politike e bëri të ditur dje në mesditë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, i cili në një gjuhë të prerë i kërkoi partive ta firmosin atë.

Reagimi i partive

Burime pranë dy partive kryesore bëjnë të ditur se Kryeministri Berisha ka pranuar hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, por duke iu referuar procedurës së parashikuar në Kodin Zgjedhor. Në nënin 178 të Kodit “ruajtja e dokumentacionit” parashikohet që materialet zgjedhore të ruhen në Arkivën e Shtetit, ndërsa fletët e votimit të digjen.

Por, burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se kryetari Edi Rama ka ofruar një tjetër mënyrë. Ai bie dakord që komisioni hetimor parlamentar të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, duke hapur kutitë e materialeve zgjedhore, por kutitë e fletëve të votimit të mos digjen. PS propozon që ato të mbeten të ngrira, dhe t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias për të marrë nga këto dy institucione një argumentim, nëse hapja e kutive të votimit për zonat ku ka një vendim gjykate bie apo jo ndesh me kushtetutën.

Megjithëse varianti i propozuar nga maxhoranca ka një ndryshim nga ai që mbron opozita, pritet që kompromisi të arrihet shumë shpejt, duke qenë se Kryeministri Berisha është shprehur disa herë se opozita duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias për s ai përket hapjes së kutive të votimit.
 
Titulli: Kriza, maxhoranca dhe opozita pranë kompromisit

Friday, October 20, 2006

SahanParlamenti

Profesioni i Sahanlepirsit

Pasi 1990-ta na solli shume te reja dhe cudira, midis tyre edhe profesionin e sahanlepiresit. Sahanlepirsi eshte nje profesion i lakmuar nga disa shqiptar si nje instrumet per nje pasurim te shpejte. Nje pjese e sahanlepirsave kishin nje fare eksperience si informator te Sigurimit Shqiptar dhe kjo ja lehtesoi arritjen e rezultateve te larta ne kete profesion te ri. Nje pjese kishin aplikuar servilizmin si nje instrument karriere, per keta mund te themi se e kishin bere nxemjen etj...

Ndertesa e Parlamentit

Ashtu sic e parafytyroj une, ndertesa e Parlamentit shqiptar perbehet nga dy sahane gjigande. Nje ne baze dhe tjeri ne krye qe sherben si tarrace. Sahani qe sherben si tarrace qendron mbi disa gjuhe gjigande, nje per cdo deputet te Parlamentit shqiptar, pra gjuhet pak a shume imitojne kolonat ne ndertesat antike. Cdo kolone gjuhesore eshte individualizuar me emrin e gdhendur ne te te deputetit shqiptar qe perfaqeson.

Zgjedhjet

Procesi i zgjedhjeve ne Shqiperi pak a shume zhvillohet si nje sontazh i maratones sahanlepirese kater vjecare qe do te zhvillohet pas testit qe ne e quajme zgjedhje.
Sherbimet e huaja, mafia, organizatat kriminale etj... u ofrojne kandidateve shqiptar mostra sahanesh qe ata do te lepijne kur te hyjne ne ndertesen e Parlamentit. Kandidatet shpalosin te gjitha menyrat, teknikat e reja dhe te vjetra te profesionit te sahanlepiresit. Natyrisht, ata qe kane derdhur me shume djerse, me te perkushtuarit, u jepet e drejta te hyne ne ndertesen e Parlamentit. Ky proces quhet “certifikimi i zgjedhjeve”.
Funksionimi i Parlamenit

Maratona sahanlepirese katervjecare eshte ndare ne pjese qe quhen seanca. Seancat plenare sahanlepirese nuk jane shaka. Sherbimet e huaja, mafia organizatat kriminale etj... ofrojne sahane te permasave reale dhe jo mostra testuese si ato te procesit te zgjedhjeve. Shpesh here seancat shnderrohen ne arena gladiatoresh por me nje ndryshim se,arma e vetme eshte gjuha e deputeteve. Ata e perdorin gjuhen e tyre me te njejtin perfeksion sikurse elefanti e perdor nocken e tij. Gjuha perdoret per te lepire sahane por edhe per te flakur ne drejtim te konkurenteve sahanet e boshatisur. Brenda rregullores eshte edhe perdorimi i gjuhes per te permbysur tavolina, fluturuar karrike, thyer kompjutera etj... Ky proces quhet “Shprehje e sovranitetit të popullit shqiptar“.

Petrit Kola
[email protected]

http://vertet.blogspot.com/2006/10/sahanparlamenti.html
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top