Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Shfaqje shqetësuese e cilësoi lideri i PS-së Edi Rama, konferencën e mbrëmshme të Berishës pas kthimit nga Brukseli.
Gjatë një komunikimi me mediat, Rama deklaroi se tashmë të gjithë e dinë se sukseset e të parit të qeverisë janë imagjinare, ndërkohë që vendi vuan krizën ekonomike dhe rrënimin e demokracisë.
Ai ftoi qytetarët të gjithë në protestën e 30 prillit, ndërsa shtoi se 1 maji do të jetë protesta më e gjatë që një popull bën për të ndalur rrënimin e provokuar nga qeveria e vet.

Më poshtë fjala e Ramës
Ishte një shfaqje shqetësuese sepse tregoi fare qartë se i pari i qeverisë është i fundit njeri i interesuar në këtë vend për të zgjidhur krizën therëse që po prek përditë si një epidemi varfëruese familjet shqiptare.

Zoti Berisha foli për suksese imagjinare pikërisht në ditën kur u provua publikisht se vetëm në tre muajt e fundit 71 mijë vetë kanë humbur vendin e tyre të punës.

80 mijë vende pune premtoi zoti Berisha kur kërkoi votën e shqiptarëve dhe pasi u grabiti votën ka nxjerrë në rrugën e papunësisë mbi 100 mijë njerëz në më pak se një vit.

Zoti Berisha u tha se nuk e mori vesh në Bruksel se kur do të liberalizohen vizat për shqiptarët dhe këtë ai e quan një vizitë të suksesshme, ndërkohë që deri para pak javësh i siguronte njerëzit se këtë verë do të dilnin nga kufijtë pa viza.

Mesa duket edhe një gjashtëmujor tjetër po digjet pa heqje vizash, sepse ky pushtet që i ka vënë vizën parimeve e vlerave më elementare të qeverisjes në demokraci, nuk është në gjendje t'u ofrojë njerëzve asgjë më shumë sesa zhgënjim, ndërkohë që duke i gënjyer papushim vijon të rrijë në këmbë për të grabitur sa të mundet, ku të mundet e çfarë të mundet.

Zoti Berisha jo vetëm u vodhi votën shqiptarëve, por nën pushtetin e votës së vjedhur njerëzit po humbasin përditë vende pune duke paguar përditë e më shtrenjtë ushqimin, dritat, ujin, ilaçet. Kurse qeveria u tregon përditë gënjeshtra e përralla tallëse për rritje spektakolare ekonomike dhe mrekullira ekonomike planetare, të cilave njerëzit duhet e do t'u përgjigjen me protesta të përshkallëzuara deri në 30 prill e më tutje.
Ndërkohë që tanimë u provua zyrtarisht, mbështetur mbi dokumentet e Bankës së Shqipërisë, se rritja ekonomike e vitit 2009 ka qenë jo më shumë se 0%, se rritja e papunësisë është një tendencë e pandalshme shkatërruese për ekonominë e familjeve të pambrojtura dhe se investimet publike apo private janë në rënie të vazhdueshme, s'ka asnjë pikë dyshimi se ky vit është ekonomikisht edhe më i keq se i shkuari.

Kjo e keqe i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të votimit dhe fajtori i vetëm për këtë gjendje alarmante të demokracisë e të ekonomisë së vendit është keqqeverisja që duhet ndalur me çdo kusht. Protestat janë mjeti që populli ka në dorë për të zmbrapsur fuqinë abuzive të një qeverie të pushtetarëve që kërrus përditë kurrizin e qytetarëve me korrupsion e varfërim.

30 prilli do të jetë dita kulmore e protestave të përditshme që po zhvillohen kudo për hapjen e kutive të krimit elektoral dhe 1 maji do të gdhijë si dita e betejës qytetare për nxjerrjen e ekonomisë së vendit nga kutia e një krize që e thellojnë përditë pushtetarët dhe e paguajnë në fund të çdo muaji qytetarët.

Shfaqja shqetësuese e zotit Berisha mbrëmë është një arsye më shumë për të dalë në 30 prill e në 1 maj në protestën më të gjatë e më të madhe që një popull mund të bëjë për të ndalur rrënimin e provokuar nga qeveria e vet.

______________

Deklaratat e Berishës, PS: Kryeministri në botën e ëndrrave, jashtë realitetit
TIRANث - Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka reaguar pas konferencës së Kryeministrit për vizitën e tij në Bruksel.
"Sot pamë kryeministrin të flasë për çdo gjë përveçse Shqipërisë reale. Pas ai nuk ka asnjë lidhje me realitetin e shqiptarëve", tha Shalsi, ndërsa shtoi se "pushteti i tij ngrihet mbi vjedhjen e votës, mbi vjedhjen e pronës, mbi korrupsionin, mbi dhunimin e fjalës së lirë, mbi dhunimin e institucioneve të pavarura".
"Shqipëria e vërtetë është ajo që publikoi INSTAT sot. 75 mijë shqiptarë kanë dalë të pa punë vetëm brenda 3 mujorit të parë të këtij viti.
Kjo është Shqipëria e vërtetë! Kjo është arsyeja sepse ne do protestojmë në 30 prill, kjo është arsyeja sepse më 30 prill shqiptarët do protestojnë masivisht në bulevardin qendror të Tiranës, deri në largimin e Sali Berishës".

Berisha: KE na mbeshtet

"Në Bruksel shkova për të paraqitur përpara Komisionit Europian librin e të vërtetave më të mëdha të shqiptare, që përmban të gjitha të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 18 vite, përmban të gjitha ligjet, praktikën, reformat, me të cilat shqiptarët ndërtuan demokracinë funksionale, idealin e tyre europian", u shpreh Berisha në daljen e parë publike pas vizitës në Bruksel.
Ai përmendi të gjitha takimet me drejtues të lartë të Komisionit Eruopian, duke i cilësuar si të frytshme për vendin tonë. Ai tha se i informova personalitetet më të larta europiane se qeveria do bëjë çdo përpjekje për të zgjidhur ngërcin politik, sic tha ai duke respektuar Kushtetutën e vendit dhe transparencën e formës europiane.
"Institucionet demokratike të këtij vendi kanë të gjitha proceduarat jo vetëm për të hapur kutitë por dhe kasafortat më sekrete të këtij shteti. E rëndësishme është ti përmbahesh Kushtetutës dhe rregullave të shtetit ligjor" u shpreh Berisha.
Ndërkohë, foli me superlativa për përparimet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit. "Në vizitën time të parë në Bruksel mund të thuhet pa ekzagjeruar se në disa aspekte vendi ndodhej edhe shekuj larg Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Pas 18 vitesh , unë në Bruksel përfaqësova një vend anëtar të NATO-s, të Këshillit të Europës, që ka firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit. Përfaqësova një vend që bëri zgjedhje të lira e të ndershme, një vend që i rezistoi krizës ekonomike", u shpreh Berisha.

Shekulli
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

ka moral ky person te protestoje
ja beri protesta me te njejte persona ne cdo qytet te shqiperise dhe cfare ndriti?!!me degjenarat nuk ka velere ti shikosh!
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Leter e hapur Drejtuar zotit Ramiz Alia dhe partive vegla te tij.

Zoti Ramiz Alia.Delegacioni i perfaqesuar nga partite tuaja, me ne krye besnikun tuaj, te bindurin zotin Berisha erdhen shendoshe e mire ne pallatin e njohur ne Bukuresht.

Ju e dini shume mire historine e ketij pallati...Delegacioni me Berishen po te vjen si moll e kuqe ne Tiranen e kuqe. Amanetin po ta sjell ne nje cante te mbushur me letra, por eshte ndryshe nga canta e vitit 1986. Canta e 1986-tes, ishte e madhe dhe me letra shume. Ne te kish shume hidherim per shqiptaret dhe Shqiperine. Atje ishte vula e vdekjes per intelektualet, per shqiptaret me gjak shqiptari. Ishte canta e Gorbacovit. Ne te ishin planet e Katovices 1986, kurse ju e quajtet materialin e Gorbacovit, “Katovica 1986“....Canta e sotme e Berishes, canta 2008-te ka me pak letra. Quhet cante-aplikimi, e ne kete cante gjenden letrat per aplikim. Mesazhi eshte teper I qarte:-Urgjent zgjedhje te parakoshme me nje politike shqiptare me protagonist shqiptar me gjak shqiptari. Letrat ne cante permbajne kushte shume te te ashpra per shqiptaroshkaterruesit:

- Te largohen partite e Alise, spiunet, imoralet!Ne Bukuresht * e pat fytyren e Sali Berishe dhe shokeve te tij? Po ju bente karshillek me fjale te pa kuptueshme, buzeqeshje cinike, zgerdhirdhje artificiale prej dylli.

Partite tuaja zoti Ramiz Alia, e kane nje JO te madhe nga do qe te vene. JO ne NATO! C’fardo teatri dhe levizje te bejne JO-ja e madhe do te jete prona e tyre. Kurren e kurres nuk do t'i leme spiunet, imoralet te firmosin anetaresimin e NATO-s , sepse ai do te perdoret si maske per ti zgjatur jeten rregjimeve kriminale dhe mjerimi dhe vrrasjet qeveritare te popullit te vet do te shtohen.Ne Patriotet Shqiptare jemi kudo. Ne i kemi ftesat e vecanata. Patriotet, sherbetoret e kombit do te te firmosin anetaresimin e Shqiperise ne NATO… dhe mesazhi erdhi si drita e Diellit. Presidenti Bush vizitoi Fushe-Krujen, aty ku ishin shqiptaret. Aty ne Fushe-Kruje ku u prit Skenderbeu, Presidenti Bush tha;"Kosove e Shqiperi, shqiptare cohuni!” “largojini keta qe ju kane sjelle vec mjerim dhe deshperim!“ “Largojini politikanet dhe qveritaret me maska!“ Mesazhi eshte i qarte. Amerika pret zgjedhje te reja, e nje politike te re e te vertet demokrate dhe jo farse. Urgjentisht zgjedhje te reja, me protagonist shqiptare me gjak shiqiptari. Nuk ka rruge tjeter.Zoti Ramiz Alia!

Materialet qe ju * dergoi Gorbacovi, ju zoti Alia i studiuat per rreth dy vjet me specialist serb te tipit Miladin-Dushan dhe me spiunet e Sigurimit te Shtetit dhe spiun te jashtem. Ju e quajtet "strategji ne dy drejtime". Ju krijuat partit, "te majta, te djathta, te qendres. Ju u bazuat ne strategjine-katoviciane. Ju formuluat programet e themelimit te ketyre partive. Ne krye te ketyre partive emerove te perkedhelurit e regjimit komunist, besniket qe i sherbenin me devotshmeri Sigurimit Vrastar te Shtetit. Ne krye te ketyre partive emerove ata qe perkrahnin strategjine katoviciane. Po te njejtet kryetar, po te njejtet vegla qe ishin dje jane edhe sot, Sali Berisha, Fatos Nano, Neritan Ceka, Sabri Godo, Skender Gjinushi... Shqiperise meme iu shkeputen bijte dhe bijat e saja te urritur, te ushqyerit me tollona. Ata te detyruar lane pas prinderit, gjithe te dashurit e tyre, token trashegim te te pareve, varret e prinderve dhe te te pareve te tyre, vendlindjen e shtrenjte… Vargu i te detyruareve, i te te ikurve, de facto i te debuarave eshte shume i gjate, i pandalshem, i perditshem qysh prej 18 vjetesh pa pushim. Vargu i moshave dhe profesioneve te ndryshme, drejt nje shteti te huaj, pa e ditur as ata vete se ku shkonin dhe c’fare i priste. Ne vargun e gjate edhe krijuesa te shumte, talente, artist, piktor, poet, politikan, shqiptare te vertet qe e donin Atdheun. Shqiptareve qe ju mohua e drejta e krijimit, e drejta e pronesis, e drejta e lirise ne token e tyre.Partit e Ramizit me strategjine e Katovices, iu hapen rrugen atyre, te perkedhelurve, spiunve te regjimit komunist...

Me pronen dhe gjakun e shqiptareve u pasuruan serbo-greket, spiunet, tipa te fares se Kosta Trebicka, Mihal Delijorgji me shoke. Gjeneral Anastas Janullatosi na hapi edhe varret dhe beri pazar me eshtrat e te pareve tane... , por mjafte me. Ne, ju bejme thirrje z Ramiz Alia te veproni. Mosha bene punen e vete. Vitet e fundit ndoshta duhet t'i gezoshe ne shtepi me te dashurit e tuaj, por ne nuk i leme me kohe lojes tuaj. Koha nuk pret. Z. Ramiz Alia,ju duhet te deklaroni urgjent ne publik dhe te reflektoni kthjellesisht ceshtjet e quajtura nga ju vete si, "strategji-Katovice ne dy drejtime"... Ne te kunderten, nese nuk deklaroheni hapur, shpirti juaj ndoshta nuk do te gjeje qetesi edhe ne banesen e perjetshme. Partite tuaja…, pergjegjesit do te perfundojen ne gjyqin e Hages.

Une Pellumb Pilinci kam patur fatin e madh te punoj dhe te keshillohem nga patriotet dhe intelektualet si Midhat Frasheri, Ali Kelcyra, Hasan Dosti, Profesor Stavri Skendo, Prefesor Isuf Luzaj. Une kam punuar dhe po punoje per me se 40 vjet ne Europe e Amerike, me progresistat per progresin. Ne rrezuame murin e Berlinit, por kemi per te rrezuar edhe “murin” e Tiranes se kuqe-spiune e do te cojme ne vend amanetin e te pareve tane;- "Bashkimin e Kombit Shqiptar brenda kufijve natyrore". “Begatim dhe mireqenia per te gjithe shqiptaret“. Patriotet e Shqiperise nuk vdesin. Ata nuk shuhen. Ata as shiten dhe as blihen. Misioni i tyre ka qene dhe eshte ne sherbim te Atdheut. Ata kane punuar pa u lodhur per qellimin e madh. Ata jane vigjilent, kane vezhguar dje e vezhgojne dhe sot te gjitha veprimtarit e brendeshme dhe te jashme ne dobi dhe dem te kombit tone. Asnje gje nuk na ka shpetuar dhe shpeton. Ne ishim ne djeni si flinte Enveri dhe veprimtarite e Alise. Ne dime edhe levizjen me te vogel tuajen edhe te klanit tuaj te farses demokratike. Fundi i Katovices shqiptare po afron. I bejme thirrje autoreve dhe aktoreve te kesaj farse ta lehtesojne fundin e tyre duke e nderprer lojen e piste ne kurrize te shqiptareve dhe vullnetarisht te deklarohen dhe te dalin nga skena publike.Fundi eshte afert dhe i sigurt. Mos ja shtoni hallet vetes tuaj!Popull shqiptar! Te keqes po i vjen fundi, ndaj mos e falni gjakun e paster te femijeve te urritur qe u masakruan qellimisht ne Gerdec. Mos e falni gjakun e pafajshem qe si nje ritual periodike ka qysh nga 1990 qe sperkat rruget e shkatruara qellimisht nga antishqiptaret, politikane dhe qeveritar. Kerkoni fajtoret! Maskat po u cirren. Virni me shpatulla per muri! Kerkoni te drejtat tuaja! Kerkoni nje jete me te mire per femijet dhe veten tuaj! Juve tashme nuk jani vetem ne perpjekjen tuaj.

Emigrant fatkeq i perbuzur ne toke te huaj! Emigrant i viteve te gjata e te pa shpresa te kurbetit! Nena Shqiptare pret brenda kater murreve bosh, e plakur, e thinjur, e munduar nga qeverisjet antishqiptare. Nena koke-ulur pret tek pragu i deres per diten e madhe, diten e "Lirise" diten e bardhe, diten e Buzeqeshjes diten kur ajo te takoj femijet e saje, qe riti me halle, te medha. Femijet e perzene nga partit e Ramiz Alise. Nena Shqiptare pret femijet - emigrant, si c'priti Kruja "Skenderben". Dhe ne e dime se shpirti dhe zemra juaj jane atje ne Shqiperine e vuajtur dhe ju me zi prisni rastin qe ti ndroni fatin Atdheut.Te dashur Vellezer dhe Motra ! * mundet te harrohen dhimbjet tona? * ka mundesi te harohen piramidat e Berishes e te Nanos? Patjeter qe s’munde te harohet 97-at, apo ngjarja e qellimshme e Gerdecit…, por neve ju betohemi se nuk do te kete me riciklime fatkeqsishe por riciklime buzeqeshjesh . Prandaj ne ju bejme thirrje;-“Ngrihuni!”, “Bashkohuni me ne!

” Se bashku ti ndrojme fatin Atdheut! Bashkohuni me ne per nje te ardhme plote shprese per femijet tane!Partia Shpresa Demokrate eshte parti liberale e "Djathte" mbi bazen e parimeve te demokracise amerikane. Ajo eshte dosja e hapur e Shqiperise, eshte realiteti i ndritur i shqiptareve. Eshte shpresa e fundit e Memedheut tone. Qellimi i Partise Shpresa Demokrate eshte qe te marre persiper,me pergjegjesi te plote perpara kombit, misionin e nxjerrjes se Vendit nga kriza ekonomike, politike dhe morale, ne te cilen e kane zhytur politikat antishqiptare te zbatuara nga qeverisjet e derisotme....

Bshkohuni me ne, motra dhe vellezer! Veri, Jug, Lindje dhe Perendim! Popull shqiptar ngrihuni ne mbrojtje te Shqiperise dhe vetes tuaj! Emigrante, bejeni kete per Atdheun, per familjet dhe femijet tuaj.Brezi i ri do te perfaqesoje Qeverin e re dhe Diplomacine, ai eshte i merseardhur…Pra, Shqiptaret e mi; Le te ngrihemi ne kembe e te hedhim per toke ligesine qe e ka emrin qeveri, qeverine e paligjshme, pjellen e Katovices, te paafte e te korruptuar qeverine e partive te Ramiz Alise. Partia Shpresa Demokrate eshte e vetmja parti, tek e cila te gjithe shqiptaret me gjak, gjuhe e shpirt shikojne simbolin e se ardhmes se ndritur te nje vendi te sfilitur e te zhytur ne papunesi, skamje, korrupsion, degradim moral, te nje vendi ku deri tani jane zhvleresuar vlerat e verteta kombetare, eshte dinigruar dinjiteti i nje kombi nga me te vjetrit dhe faktor i rendesishem historik edhe ne perparimin e shteteve evropiane... Bashkohuni me ne!

Zoti e bekofte popullin fisnik Shqiptar!
Zoti e bekofte popullin mik Amerikan!

Prof. Pellumb Pilinci

http://shpresademokrate.blogspot.com/

[email protected]
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

politike politike politike politike ......................pfffffffffff......ore ju qe shkruani e keni pare gje big brotherin ?? kush do te jete i eleminuari javes ? ke mendoni ju ??
une mendoj se ne big brother duhet te fusim te dy kreret e te dy partive te medha , do jete alamet reality show
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

me dat 30 do vin me autobuza falas ne tiran gjith protestusit ?
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

ooo po 1 maji eshte dite feste ,nuk duhen bere protesta politike :p
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

1 maji eshte dite proteste Ida eshte dita e punetoreve.Njehere e nje kohe festoheshe me protesta kjo dite.Punetoret mblidheshin dhe protestonin per te drejtat e tyre.si ka qene 8 marsi njehere e nje kohe ka qene dhe 1 maji
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

na shkoi jeta neper protesta (edhe pse nuk shkoj vete, po them popullit tone)
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

E mire mbase na e bejne dite pushimi te pakten dhe pse i bie dite e shtune me duket :(
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Lumsi ti yellow ruaj nje vend dhe per mua
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Fan Noli per Sali Berishen para mitingut
Nga Antena brenda familjes

Xhahil, rezil !

Shpellar, barbar!

Me shpure,me klike!

Bandit! ti ik!

Halldup, hajdut!

I lig, bandit!

Idiot, despot!

Vrastar, tradhtar!

Nopran, tiran!

Rrenac, rrugac!

I shkare, vulgar!

Vandal, banal!

I ndyre, paftyre!

Peder, pa nder!

Ke sha, ke vra!

Ke vjedh, ke rrjedh!

Zagar, tinzar!

Budalle, rrumpalle!

Ti horr e pyke!

Thy qafen, ik!

Mazut, barut!

Rrenim, shkaterrim!

Dhunues, mashtrues!

Tacist, i piste!

Fatos-Sali!

Mavri-mafi !

Berishe e Mete!

Nje bande-nje cete!

Lugat, satrap!

Dobic, Fazllic!

Sali-Medi!

Lubi-Mafi!

Shkelzen, Legen !

O Bin Laden!

O skrap, o Bukurosh!

Killer ne gen!

Me cike, me cun !

Me fis, me llum!

Kusar-bandit!

Thy qa-fen, ik!

Me Lul, me Rul !

Mesile e Joz!

Me shpure,me klike!

Bandit! ti ik!

Me stan, me Klan!

Argite-Elvane!

Berishe, bandit!

Keput qafen, ik!

---------- Post added at 21:04 ---------- Previous post was at 20:41 ----------

Arsyet pse opozita duhet të përleshet me pushtetin!
Nga Mero Baze, "Faktori Plus"
Opozita shqiptare do të jetë prej nesër para një prove serioze për të mos zhgënjyer mbështetësit e saj, të cilët kërkojnë një betejë përfundimtare dhe radikale me qeverinë e kryeministrit Sali Berisha. Për gati një vit mbështetësit e saj janë ballafaquar me dy qëndrime politike, me qëndrimin konstant dhe të vendosur të Berishës për të mos përfillur kërkesat e tyre dhe për të ndërtuar një shtet klasor kundër çdo faktori opozitar në vend dhe nga ana tjetër me një politikë opozitare fleksibël, e cila i përshtatet rrethanave dhe këshillave ndërkombëtare duke humbur shpesh qartësinë e saj kundër pushtetit. Kjo gjë që ka bërë që një vit pas fushatës së fundit elektorale, opozita të jetë ende në rrugë duke përsëritur kërkesën e saj tashmë të papërfillur, për transparencën e zgjedhjeve, ndërsa Berisha të vazhdojë të qeverisë me arrogancë dhe me deformim të thellë të standardeve demokratike në vend. Tashmë besimi i qytetarëve shqiptarë te transparenca e zgjedhjeve, jo vetëm që ka rënë, por është bërë dhe një çështje e padobishme në raport me keqqeverisjen dhe papërgjegjësinë, me të cilën qeveria po zhyt vendin në krizë ekonomike dhe humbje të lirive njerëzore. Arsyet për t’u përleshur me pushtetin sot janë shumë më të mëdha se arsyet për të verifikuar mënyrën se si pushteti ka arritur të mos rrëzohet nga zgjedhjet. Arsyet për t’u përleshur për shtetin klasor të Sali Berishës, për arrogancën e qeverisjes, për rikthimin e figurave të periudhës më të errët të pluralizmit në Shqipëri, për zhytjen e vendit në krizë ekonomike dhe lënien e qytetarëve në mëshirë të faturave të çmendura të dritave, ujit dhe ushqimeve, janë sot arsye themelore që kanë rritur pritshmërinë e qytetarëve për një protestë masive dhe maratonë. Opozita gjendet kështu për herë të parë para një zgjedhje të vështira. Ajo duhet të zgjedhë mes taktikave të saj dhe strategjisë për të mposhtur arrogancën e pushtetit. Nëse do të vazhdojë të taktizojë duke u kompleksuar nga akuzat e qeverisë për radikalizëm dhe dhunë, ajo jo vetëm që do të dështojë në këtë protestë, por do ta ketë shumë më të vështirë për t’i rinxjerrë njerëzit sërish në rrugë kundër qeverisë. Beteja me pushtetin ka nevojë për qartësi dhe moral. Kur njerëzit vendosin të dalin në rrugë, duhet ta ndjejnë atë si detyrim të tyre, si problem të tyre dhe jo si problem të lidershipit të opozitës. Për këtë arsye me protestën nuk mund të luhet si me rrogat apo dietat e deputeteve. Ajo ose do të bëhet pjesë natyrale e protestës së shoqërisë, ose do të dështojë nëse bëhet pjesë e taktikave të lidershipit të opozitës. Arsyet për të protestuar sot janë shumë më të mëdha se ato që kanë ekzistuar më 20 Nëntor të vitit të kaluar dhe arsyet për të mos ndalur protesta, është shumë e fort se në çdo periudhë të qeverisjes së Sali Berishës. Në Shqipëri demokracia nuk ka qenë kurrë kaq e bllokuar pas vitit 1997 dhe shteti nuk ka qenë kurrë kaq shumë i shtrënguar në darët e pushtetit personal. Drejtësia nuk ka qenë kurrë kaq e pafuqishme ndaj krimeve në flagrancë të pushtetit dhe qytetarët nuk kanë qenë kurrë më të pasigurt për të ardhmen e tyre se sa sot. Për të gjitha këto arsye, sot nuk është opozita politike ajo që përfaqëson qytetarët që duan të protestojnë, por janë qytetarët ata që formojnë opozitën reale që kërkon të përleshet me pushtetin dhe ta fitojë betejën me të.
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

ka moral ky person te protestoje
ja beri protesta me te njejte persona ne cdo qytet te shqiperise dhe cfare ndriti?!!me degjenarat nuk ka velere ti shikosh!

Pse kush paska ftyre te protestoje?

Nuk mund te them se jam me pd se sjam.
Nuk mund te them se jam me ps se perseri sjam
..por mund te them qe po me Ilir meten sjam hic[politikani qe urrej me shume dhe i vetmi edhe pse i dyti vjen mediu]

Une shikoj rezultatin dhe rezultati favorizon shume Edi Ramen pasi po lufton vertet shume per dicka qe mendon se eshte e drejte[eshte apo seshte e vertet e drejte eshte pune tjeter]. Mund te them lol qe njerzit te ciloet e mbeshtesin partin e tij nuk i ka zhgenjyer pasi po lufton akoma.....

Dhe po ka te drejte dhe shum e te drejte ky person te protestoje per DICKA TE CILEN AI DHE TE GJITH NJERZIT TE CILET E MESHTESIN..mendojne se eshte e drejte , TE PROTESTOJNE ...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

por... PD + PS = PPSH + UDB + KGB + EYP + Sigurimi
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

me vjen shum keq,,kur shikoj Shqiptar qe flasin kot,,,pa as nje pik prokupimi ndaj Shqipris.

sidomos ata qe duan te mbeshtesin Edi Ramen,,,dhe e mbeshtesin ate,,,ne nje rrug e cila ne fund te fundit do te kishte nje Fitues,,,dhe qindra mira humbes,,me shqetson fakti kur shikoj kta njerez edhe pse statusi i tyre personal nuk do te ndryshonte shum,,pa mar parasysh se si do perfundoj e gjitha kjo.Nga ky kendveshtrim,,, kta Shqiptar qe e perkrahin bllokimin e proceseve integruese,,kontribojn jo vetem ne te keqe te vetes,,por per te keqen e te gjith Shqiptarve,,dhe ne te keqen e gjithshkaje qe ka te bej me ambicjet e Shqipes,,sepse Shqipja nuk esht nje qeveri,,apo nje kryeminister,,por esht nje Popull,,,,esht nje Kombm me gjithsha qe ka mbrenda vetes,,qe duhet te eci perpara ne te gjitha kendet e mundshme,,dhe nuk duhet te perkrahet asnje lloj bllokimi,,sepse po vonon te ardhmen,,dhe ajo esht shum e rendesishme per tu arritur sa me par,,,ne mynyr qe te perjetoj edhe kjo gjenerat sa me shum arritje dhe andra te kthyera ne realitet,,,nuk mund te jet e arsyetueshme,,ne asnje mynyr,,qoft kjo vertet edhe luft per nje parim,,ne fund te fundit ky parim,,nuk ka te bej me endrrat e verteta te popullit shqiptar dhe shqiptarve,,por ka te bej me pushtetaret,,dhe perkrahja per bllokimin i gjithshkaje,,per interesa te nje shtrese,,qe kshtu ashtu vet jeton pa asnje problem,,esht fakt trishtues dhe i neveritshem per mua.
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Ilirjam

Qysh kur UDB-ja kerkon perparimin e integrimin e shqiptareve?
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Ilirjam

Qysh kur UDB-ja kerkon perparimin e integrimin e shqiptareve?
Degjo ketu or ti zoteri, po te them boll me keto budalliqe qe shkruan, sepse je bere si ajo gjella bajate.......Po ti provokon inteligjencen e te tjereve , qe jane aq te zgjuar sa nuk i marrin ne konsiderate keto budallalleqe qe shkruan ti, ketu nuk jemi ne kopsht ku na tregonin perralla,por ne nje kontekst serioz, ku njerezit ndajne mendime dhe flasin me argumenta, e morem vesh tani qe na ke krijuar dhe nje parti fantazem , dhe patjeter qe do te krijosh edhe konsensus, por per mendimin time ke gjetur rrugen e gabuar.........

---------- Post added at 09:32 ---------- Previous post was at 08:57 ----------

me vjen shum keq,,kur shikoj Shqiptar qe flasin kot,,,pa as nje pik prokupimi ndaj Shqipris.

sidomos ata qe duan te mbeshtesin Edi Ramen,,,dhe e mbeshtesin ate,,,ne nje rrug e cila ne fund te fundit do te kishte nje Fitues,,,dhe qindra mira humbes,,me shqetson fakti kur shikoj kta njerez edhe pse statusi i tyre personal nuk do te ndryshonte shum,,pa mar parasysh se si do perfundoj e gjitha kjo.Nga ky kendveshtrim,,, kta Shqiptar qe e perkrahin bllokimin e proceseve integruese,,kontribojn jo vetem ne te keqe te vetes,,por per te keqen e te gjith Shqiptarve,,dhe ne te keqen e gjithshkaje qe ka te bej me ambicjet e Shqipes,,sepse Shqipja nuk esht nje qeveri,,apo nje kryeminister,,por esht nje Popull,,,,esht nje Kombm me gjithsha qe ka mbrenda vetes,,qe duhet te eci perpara ne te gjitha kendet e mundshme,,dhe nuk duhet te perkrahet asnje lloj bllokimi,,sepse po vonon te ardhmen,,dhe ajo esht shum e rendesishme per tu arritur sa me par,,,ne mynyr qe te perjetoj edhe kjo gjenerat sa me shum arritje dhe andra te kthyera ne realitet,,,nuk mund te jet e arsyetueshme,,ne asnje mynyr,,qoft kjo vertet edhe luft per nje parim,,ne fund te fundit ky parim,,nuk ka te bej me endrrat e verteta te popullit shqiptar dhe shqiptarve,,por ka te bej me pushtetaret,,dhe perkrahja per bllokimin i gjithshkaje,,per interesa te nje shtrese,,qe kshtu ashtu vet jeton pa asnje problem,,esht fakt trishtues dhe i neveritshem per mua.
Une jam dakorte me ato qe shkruan po per kete ceshtje duhet nje konsensur edhe me i gjere...Te gjithe duhet te kuptojme se nga kjo qe po ndodh, nuk del asgje e mire,...te gjithe ne duhet te bindemi se jane ne loje interesat e te gjithe neve...Ky nuk eshte niveli i vendeve te perparuara , qe eshte edhe objektivi qe ne kerkojme te arrijme, sepse jemi shume prapa, dhe nuk kemi kohe per te humbur. Edhe sikur ajo qe thote opozita te jete e vertete , zgjdhja nuk duhet te jete konfrontimi , ekstremizmi ,intoleranca por dialogu eshte i vetmi mjet ne nje shoqeri demokratike.Po une mendoj se kjo krize e krijuar nga opozita eshte artificiale sepse zgjidhja eshte shume e lehte , mjaftone qe opozita ti drejtohet gjykates kushtetuese dhe zgjidhja eshte 100% e mundur , sepse vendimi i kesaj gjykate do te ishte i padiskutueshem nga te dyja palet ....Por me sa duket ata nuk duan zgjidhjen e kesaj ceshtje por rrezimin e qeverise dhe marrjen e pushtetit me force, gje qe do te conte ne menyre te pashmangeshme ne destabilizimin e vendit, do te ishte nje ballafaqim i hapur midis te majteve dhe te djathteve dhe kjo do te ishte katastrofike per vedin tone, qe shume ka vuajtur nga lajthitjet e politikaneve drite shkurter...Me e keqja eshte, qe keta politikane, kane manipuluar opinionin publik , dhe per karriket e tyre jane gati te bejne gjithcka....eshte scandaloze qe nje djale i ri 20 vjecar, hyne ne greve te sakrifikoje jeten e tije per karriken e Edi Rames, jeta e tije eshte shume e shtrenjte, dhe nuk ia vlen te sakrifikohet per asnje politikane , sikur te ishte edhe politikani me i mire ne bote, ai duhet te jetoje jeten e tije qe zoti ja ka fale dhe askush nuk ka te drejte te kerkoje sakrificen e ketij te riu, kjo eshte skandaloze.......
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

me vjen shum keq,,kur shikoj Shqiptar qe flasin kot,,,pa as nje pik prokupimi ndaj Shqipris.

E di? Do te tregoj nje fabul te cilen ma treguan sot. [per punen e politikes] ishin kater kafsh ne pyll luani, dhelpra , lepuri ujku . Keta daloin per gjueti dhe vrasin nje ari. kur e kapin ariun te katert bashk bisedojne dhe bien ne nje mendje qe ta ndajne ne kater pjese. dhe te gjithe ishin dakord. tani kur vjen puna puna tek ndarja Luani thot kjo pjese e pare eshte e imja se mora pjese ne gjyetin. Kjo psesa e dyte eshte e imja se ju ndihmova juve ne gjuetin. Pjesa e trete eshte po prap e imja per mundin qe pata ne gjyeti. Tani kete pjesen e kater e do njeri? asnjeri nuk foli ne ate moment. ok THA LUANI MEQE SE DONI JU KETE PJESEN E katert PO E MARR PO UNE.

kshtu eshte dhe politika.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

E di? Do te tregoj nje fabul te cilen ma treguan sot. [per punen e politikes] ishin kater kafsh ne pyll luani, dhelpra , lepuri ujku . Keta daloin per gjueti dhe vrasin nje ari. kur e kapin ariun te katert bashk bisedojne dhe bien ne nje mendje qe ta ndajne ne kater pjese. dhe te gjithe ishin dakord. tani kur vjen puna puna tek ndarja Luani thot kjo pjese e pare eshte e imja se mora pjese ne gjyetin. Kjo psesa e dyte eshte e imja se ju ndihmova juve ne gjuetin. Pjesa e trete eshte po prap e imja per mundin qe pata ne gjyeti. Tani kete pjesen e kater e do njeri? asnjeri nuk foli ne ate moment. ok THA LUANI MEQE SE DONI JU KETE PJESEN E katert PO E MARR PO UNE.

kshtu eshte dhe politika.
Po ketu ne rolin e luanit kush eshte Edi Rama, se ai kerkon ti mari te gjitha, do edhe pushtetin pa marre fare pjese ne gjueti, sepse ai nuk hodhi kandidaturen se nuk donte te linte edhe karriken e kryebashkiakut te Tiranes, sepse per vete ai i bene llogarite mire si thua,ti je e zgjuar dhe e kupton se politika eshte ceshtje interesash...Dhe interesi yne dhe i te gjitheve duhet te drejtohet , ne interesin e vendit tone, qe per te disaten here po bene figure te keqe para te gjithe botes, kjo nuk eshte mynyra per te zgjidhur problemin megjithese ata po te duan e zgjidhin dhe nuk pyesin fare salen per kete pune, po ti drejtohen gjykates kushtetuese qe eshte institucioni me i larte i shtetit shqiptar,problemi zgjidhet se eshte e drejte apo jo te hapen kutit e thote vetem gjykata kushtetuese, dhe nese kushtetuesja i thote sales te hap kutit ai eshte i detyruar ti hape se zbene...Por atij nuk i intereson kjo pune se ti duhet ta kuptosh qe eshte ne loje karriera e tije ne poitike, dhe cmimi per te eshte shume i larte, nese kushtetuesja thote qe nuk munde te hapen kutite ai eshte i detyruar te jap doreheqjen, qe eshte tallur me shqiptaret deri sote, po kete ai nuk e bene..pse se bene????...sepse preferon te fuse ne greve urie vasalet e tije, qe i perdore si te doje sesa te beje kete pune, po me e trishtueshmja eshte qe nje djal i ri , vetem 20 vjec desh u sakrifikua , dhe per cfare per karriken e rames, kjo eshte shume e trishtueshme, si thua???.....

---------- Post added at 17:59 ---------- Previous post was at 17:48 ----------

E di? Do te tregoj nje fabul te cilen ma treguan sot. [per punen e politikes] ishin kater kafsh ne pyll luani, dhelpra , lepuri ujku . Keta daloin per gjueti dhe vrasin nje ari. kur e kapin ariun te katert bashk bisedojne dhe bien ne nje mendje qe ta ndajne ne kater pjese. dhe te gjithe ishin dakord. tani kur vjen puna puna tek ndarja Luani thot kjo pjese e pare eshte e imja se mora pjese ne gjyetin. Kjo psesa e dyte eshte e imja se ju ndihmova juve ne gjuetin. Pjesa e trete eshte po prap e imja per mundin qe pata ne gjyeti. Tani kete pjesen e kater e do njeri? asnjeri nuk foli ne ate moment. ok THA LUANI MEQE SE DONI JU KETE PJESEN E katert PO E MARR PO UNE.

kshtu eshte dhe politika.
Po ketu ne rolin e luanit kush eshte Edi Rama, se ai kerkon ti mari te gjitha, do edhe pushtetin pa marre fare pjese ne gjueti, sepse ai nuk hodhi kandidaturen se nuk donte te linte edhe karriken e kryebashkiakut te Tiranes, sepse per vete ai i bene llogarite mire si thua,ti je e zgjuar dhe e kupton se politika eshte ceshtje interesash...Dhe interesi yne dhe i te gjitheve duhet te drejtohet , ne interesin e vendit tone, qe per te disaten here po bene figure te keqe para te gjithe botes, kjo nuk eshte mynyra per te zgjidhur problemin, megjithese ata po te duan e zgjidhin dhe nuk pyesin fare salen per kete pune, po ti drejtohen gjykates kushtetuese, qe eshte institucioni me i larte i shtetit shqiptar,problemi zgjidhet, nese eshte e drejte apo jo te hapen kutit e thote vetem gjykata kushtetuese, dhe nese kushtetuesja i thote Sales te hap kutit, ai eshte i detyruar ti hape se zbene...Por atij nuk i intereson kjo pune, sepse ti duhet ta kuptosh qe eshte ne loje karriera e tije ne poitike, dhe cmimi per te eshte shume i larte, nese kushtetuesja thote qe nuk munde te hapen kutite ,ai eshte i detyruar te jap doreheqjen, sepse eshte tallur me shqiptaret deri sote, po kete ai nuk e bene..pse se bene????...sepse preferon te fuse ne greve urie vasalet e tije, qe i perdore si te doje, sesa te beje kete pune, po me e trishtueshmja eshte qe nje djal i ri , vetem 20 vjec desh u sakrifikua , dhe per cfare per karriken e Rames, kjo eshte shume e trishtueshme, si thua???.....
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

IlirJam,

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Shqiptar !
Te gjithe ne shesh me fshesen e madhe sipas mundesive te pastrojme shtepine tone te perbashket, Shqiperine, qe lakejte me qellim sipas porosive dhe pagesave e kane bere te kuterboje ne te kater anet e botes.

Me fshese dhe me shkop ti tregojme vendin shkaktareve te gjendjes se qellimshme deshperuese te Nenes tone, Shqiperi. Ne shesh te gjithe per te gjithe, si vellai per vellane dhe jo te gjithe kundra te gjitheve sic ju kane katandisur te huajt nepermjet veglave te tyre shqiptare. Ashtu te gjunjezuar nga terrori i urise dhe mungesa e shpreses rezistoni sepse nuk jeni vetem dhe e sotmja shume shpejt do te ndryshoje ne favor te legjendareve shqiptar. Ashtu te urritur ndihmoni sipas mundesive qe keni, perqafoni individet atdhetare dhe progresist, perqafoni Partine Shpresa Demokrate. Flisni hapur kunder gjendjes mjeruese dhe shkaktareve te saj. Perbuzni me gjithe shpirt ata dhe politiken e tyre qe ju sakatuan dhe terrorizuan, ata qe ju bene te merrni arrratine ne te kater anet e botes, ashtu te lemerisur duke u ndare me te dashurit e zemres me lot ne sy dhe zemer te plasur, praktikisht te debuar nga tokat tuaja stergjyshore. Perbuzni me gjithe shpirt ate pakice te shiturish, shkaktare te tragjedise kombetare ne se nuk keni mundesi te tjera kundershtimi. Rezistoni! E sotmja dhe e ardhmja jane tuajat. Shume shpejt gjerat do te ndryshojne.

Anetare te thjesht dhe simpatizant te partive politike shkaktare te mjerimit shqiptar!

Braktisini dhe perbuzni tradhetaret. Bashkohuni me Partine Shpresa Demokrate si alternativa e vetme e permiresimit rrenjesor te mireqenies dhe dinjitetit shqiptar.
Nuk ka bese me te pabesin. Ju u bashkuat me ta , sinqerisht per nje Shqiperi Zonje. Ju bashkuat forcat per te begatuar Shqiperine por u prete ne bese dhe ashtu me thiken te ngulur pas shpine si gjithe te tjeret juve lotoni dhe kulloni gjak, ndaj braktisini tradhetaret. Perbuzini dhe i urreni ata.Verini shkaktaret para pergjegjesise. E natyrshme eshte evolucioni i bindjeve politike, ndaj me guxim braktisni partite "shqiptare". Bindjet dhe ndjenjat tuaja kombetare jane te shenjta dhe te pandryshueshme ne jete te jeteve, jane ato qe na bashkojne te gjitheve ne dite dimri dhe vere. Ato bindje dhe ndjenja kombetare si gjithe shqiptaret i mbani ne piedistal, ndaj bashkohuni Partise Shpresa Demokrate. Te gjithe se bashku per te ndryshuar fatin e Nenes Shqiperi. Te gjithe per te gjithe. Mirqenie dhe dinjitet. Ejani me ne!
Lakej, politikane dhe qeveritare "shqiptar"!
Kolaboracionista! Stop mjerimit te shqiptareve dhe shitjes se interesave shqiptare! Mos ja shtoni fajet vetes. Juve e keni shtyre kombin shqiptar ne kufijte e mbijeteses. Kjo eshte nje lufte e imponuar per jete a vdekje dhe juve jeni pergjegjes. Dita e llogarise per gjymtimin e Atdheut tone te dashur po afron. Llogarite tuaja per tu larguar nje dite nga Shqiperia me pasurine qe keni grabitur jane te gabuara.

Pasuria e vene ne menyre te paligjshme ne kurriz te shqiptareve dhe interesave te Shqiperise do t'ju konfiskohet kudo qe ta keni fshehur dhe do ti kthehet pronarit te ligjshem, popullit shqiptar. Juve do te pergjigjeni per katastrofen e qellimshme.

Diaspore shqiptare!
Diaspore e traditave dhe inicitivave kombetare. Faktore kryesor i mbijeteses se shqiptareve, Atdheu ju therret. Te gjithe atje per te marre ne dore fatet e rrezikuara te Vendit tone. Kthejeni shqetesimin dhe indinjaten tuaj per gjendjen e mjerrueshme te shqiptareve dhe Shqiperise ne aksion kombetar. Mundesite dhe aftesite tuaja jane te pakufijshme ne krahasim me bashkatdhetaret tuaj ne Shqiperi te cilet jane te poshteruar, terrorizuar, rrezikuar nga klikat kolaboracioniste. Fatkeqet shqiptare atje po therrasin, ndihme!

Nen gjurmet e Isamil Qemalit, Mitat Frasherit, Ali Kelcyra, Stavro Skendo, Isuf Luzi, Bahri Omari, Sami Frasherit, Isa Boletinit, Fan Nolit, Muharrem Rushitit, Ded Gjoluli, Adem Jashari... merrini ne dore fatet e Atdheut tuaj. Beni histori ne dobi te shqiptareve. Mundesite tuaja jane detyre kombetare ndaj Nena Shqiperi po ju therret, mblidhuni ketu. Mblidhuni ketu per te ndezur shkendijen e shpreses dhe udhehequr vendin dhe shqiptaret e terrorizuar drejt brigjeve te dinjitetit dhe mirqenies. Filloni dhe do te shihni se si populli do tu ndjek juve dhe shembullin tuaj dhe ashtu te bashkuar si uragan do te vini perpara gjembacet kolaboracionist.

Shqiptaro-amerikanet pozicionuan fuqine me te madhe ne bote ne anen e tyre. Vizita e Presidenit Amerikan, Zotit Xhorxh Bush ne Shqiperi, ne Fushe Kruje, ne daten e caktuar, i pashoqeruar nga politikane dhe zyrtare "shqiptar" eshte nje mezash i qarte per te gjithe. Amerika eshte me shqiptaret kudo qe ndodhen dhe jo me plackitesat qe fatkeqsisht i ka mbi krye. Pozicioni i qarte amerikan per Kosoven e pavarur nuk ka nevoje per komente.

Diaspore shqiptare! Ndihmoni me se te mundni! Kthehuni ne Atdhe! Me ju c'do gje eshte e mundur. Te bashkuar ne do te bejme histori.

Zoti i bekofte shqiptaret dhe aleatet e tyre amerikane....!

Partia Shpresa Demokrate

Telefoni: 04224560
E-mail:partiashpresa@aol

13 Dhjetor 2007
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

IlirJam,

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
o Petrit,,,kto qe thua ti jan gjera qe mua personalisht ne te vertet nuk me interesojn aspak,,

per momentin ka disa probleme tjera qe me shqetsojn,,,nuk me shqeteson gjendja depresive e edvin rames,,sepse ai c´do dit e me shum po i shtrengon fytin vetes,,deri si ti mari frymen vetvetes dhe te vdes nga inati dhe xhelozia,,,nga deshperimi qe c´do dit e me shum,,ai po behet vec se me i neveritshem,,per shqiptaret dhe per te gjith ata qe u a duan te miren shqiptarve,,dhe per kte ai esht i vetdishem,,prandaj kerkon te sakrifikoj gjithshka qe mundet,,perjashtuar ktu vetem veten dhe familjen e tij,,ai esht i gatshem ti ler te vdesin grevistet,,vetem per te arritur objektivat e ti personale,,,dhe me pas per ti shpallur heronj te demokracis dhe sakrifices,,qe kishte te bente vetem me te ardhmen e nje personi,,
i cili kishte humbur tashme gjithshka,,,dhe vazhdon te jet i gatshem per te sakrifikuar gjithshka,,vetem e vetem per te fituar serish dicka,

rama esht ne nje gjendje depresive,,,nese dikush do ti thoshte,,un do te nxjerr faqebardh nga kjo rrug qe je futur,,por me nje kusht,,
qe ti te firmosesh vdekjen e 1 miljon shqiptarve,,,gjithashtu ti garantone edhe se fai per kte do ti adresohej berishes,,edhe pse ai do te ishte i vetedishem se vet esht fajtori,,un jam 100% i bindur se ai do te pranonte pa hezitim dhe pa u menduar dy her ,,e per me keq,,,do ta ndinte veten nje fitimtar te vertet,,

Edi Rama per mua do te mbetet si kanceri i klases politike shqiptare,,

Si politikani me i pa moralshem si ne moralin politik,,,ashtu dhe ne ate normal familjar dhe shoqeror.

un nuk jam i kenaqur nga asnje politikan shqiptar,,sepse nga te gjith,,dhe gjithmon pres me shum nga secili..
por i vetmi per te cilin me vjen turp,,,esht Edi Rama,, un ate nuk do ta lejoja as me lopet,,,sepse ai do te ushtronte dhun ndaj tyre.
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

o Petrit,,,kto qe thua ti jan gjera qe mua personalisht ne te vertet nuk me interesojn aspak,,

Edi Rama per mua do te mbetet si kanceri i klases politike shqiptare,,

Si politikani me i pa moralshem si ne moralin politik,,,ashtu dhe ne ate normal familjar dhe shoqeror.

un nuk jam i kenaqur nga asnje politikan shqiptar,,sepse nga te gjith,,dhe gjithmon pres me shum nga secili..
por i vetmi per te cilin me vjen turp,,,esht Edi Rama,, un ate nuk do ta lejoja as me lopet,,,sepse ai do te ushtronte dhun ndaj tyre.

Jeta personale smund te paragjykohet nga asnje . fundja per dicka te degjuar ti ske te drejte ta flesh si te mireqenene . Ptasj Saliu nuk ngelet mbrapa shume. po ne kot qe flasim . sa harxhojme frymen e kohen kot.
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Degjo ketu or ti zoteri, po te them boll me keto budalliqe qe shkruan, sepse je bere si ajo gjella bajate.......Po ti provokon inteligjencen e te tjereve , qe jane aq te zgjuar sa nuk i marrin ne konsiderate keto budallalleqe qe shkruan ti, ketu nuk jemi ne kopsht ku na tregonin perralla,por ne nje kontekst serioz, ku njerezit ndajne mendime dhe flasin me argumenta, e morem vesh tani qe na ke krijuar dhe nje parti fantazem , dhe patjeter qe do te krijosh edhe konsensus, por per mendimin time ke gjetur rrugen e gabuar.........

Nuk ju pyet me kush se c'fare mendoni dhe kush jeni...

Po afrohet kopacja...

Tuesday, September 22, 2009
Rrembeni kopacet!

Na genjyen, na shane, na peshtyne, na vrane, na grabiten, na lemeriten, na sakatuan, na poshteruan…
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na mashtruan me “demokracine”, na e grabiten Autoqefaline.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na vodhen me skemat piramidal serbe ne Vlore, Tirane, Sarande, Tropoje.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na prene e na vrane, kerkuam djersen tone e Vatane.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Ne Permet na shiten, kockat e te vdekurve u lemeriten.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na vodhen e na sakatuan, na fiken na shuan ne Gerdec.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

UCK-ne na shane, Milloshevicin na e kenaqne.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Thesarin e shtetit i grabiten, gjithe dynjane e cuditen.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na bene te pare e te pasem, librin e shtepise na gajasen, qeveria Pango.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na i vrane deputet, na i vodhen votim-fleten.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na permendin Cameri, 225 km/katror falur Gerqise.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Gjithe shteti eshte i zene, me kopil, te shitur e bashtune.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

P.S
Ne se shteti dhe pushteti ne cdo qelize eshte kapur, sikurse eshte kapur ne Shqiperi nga krimi i organizuar per te harritur edhe objektiva gjeopolitike antishqiptare, ne se shteti shqiptar funksion si nje piramide kriminale, atehere c’fare na mbeti?Shqiptareve po i imponohet rezistenca. Ketu kemi te bejme me perpjkeje per mbijetese.
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Po afrohet kopacja...

Tuesday, September 22, 2009
Rrembeni kopacet!

Na genjyen, na shane, na peshtyne, na vrane, na grabiten, na lemeriten, na sakatuan, na poshteruan…
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na mashtruan me “demokracine”, na e grabiten Autoqefaline.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na vodhen me skemat piramidal serbe ne Vlore, Tirane, Sarande, Tropoje.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na prene e na vrane, kerkuam djersen tone e Vatane.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Ne Permet na shiten, kockat e te vdekurve u lemeriten.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na vodhen e na sakatuan, na fiken na shuan ne Gerdec.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

UCK-ne na shane, Milloshevicin na e kenaqne.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Thesarin e shtetit i grabiten, gjithe dynjane e cuditen.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na bene te pare e te pasem, librin e shtepise na gajasen, qeveria Pango.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na i vrane deputet, na i vodhen votim-fleten.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Na permendin Cameri, 225 km/katror falur Gerqise.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

Gjithe shteti eshte i zene, me kopil, te shitur e bashtune.
C’fare na ka mbetur? Druri. Rrembeni kopacet!

P.S
:)
Petrit te ka ardhur nje pergjigje nga PD,,

Sekretari per mardhenjet Virtuale . Aqif Kapertoni.

Rrembej kopacet,,,dhe bjeri kokes,,
se sot,,,,ne jemi,,,,,ne mesin e europes,
E c´te paska ngelur???? pyete veten tate,
E na thuaj po kur pate??? more surrat patate,: )
pate diktaur,,,,mes per mes mur,,
e sot jan shqiptart shum ma lirshem se dikur!!!
e qeverit pango,,,,e sa ka si pangOOOOOO,
po c´tu bejm atyre thuaj qe po veshin tango,
ose lakuriq,,,pa asnje pik seder,
ky sesht morali,,,,i Shqiptarve tvjeter,
po c´te ka ngelur???? as lesh mi vesh,
prandaj proteston dhe kerkon gjerat ne shesh,
sepse ball per ball,,,,nkuvend aty ne sall,
e din qe ska tbej,,,vetem me budall,
as ntelevizor,,,,nuk pranon te shkosh,
se duhet te mendosh aty dhe jo te rrecitosh,
ato qe shkruan para c´do interviste,,
tpergaditura nga klane,,,pro pagandiste,

:haha:
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Epitaf per Sali Berishen

Poshte kesaj pllake qe eshte porta e ferrit,
Digjet shpirti i derrbederit.
Poshte kesaj pllake plote zift e zjarr,
Torturohet Jagua shqiptar.
 
Titulli: Rama fton qytetarët: Protestë e gjatë më 1 maj. Të ndalim rrënimin

Perse te mos dalesh ne protesta kur te eshte vjedhur vota yte? Te gjithe duhet te dalin ne protesta, Berisha i ka vjedhur votat kete e kuptuam tanime te gjithe, dhe secilen here bindemi se Edi Rama ka te drejte me gjithe keto protesta qe po ben... E pergezoj per nismen qe ka marre dhe shpresoje qe sa me shpejte t'ia arrij qellimit te tij.
 
more ju me duket se jeni te gjith te marr!!!!

po kur u vjedhen votat??? kur e mori vesh edi rama qe ka humbur??? at´her u vodhen votat???

ke nje prononcim te edi rames,,i cili vet e ka pohuar po ate dit,,se kto zgjedhje ishin te standarteve me te mira qe ka njohur ndonjeher vendi.

kur pa qe ilir meta u bashkua me berishen,,dhe kur pa qe normalisht i duhej te jepte dorheqjen nga posti i kryetarit te partis,,filloj te ngrinte parullat e vjedhjeve te votave.. po kush i vodhi votat more njerez,,ato ishin nen vezhgimin me te rrept qe ka patur ndonjeher ndonje shtet i botes..
ato ishin ne vezhgimin e kamrave,,gazetarve,,komisjonerve shqiptar,,dhe OSB-es. si ka mundesi qe askush nga kta dhe kto,,,nuk doli dhe tha,,votat u vjedhen,,pervec EDVINIT,,qe filloj te fliste pasi e mori vesh 100% qe ka humbur.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top