Turizmi i dëborës, dashuria më re e shqiptarëve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Turizmi i dëborës duket se është shndërruar së fundmi në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror. Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë

Pushime në det? Në Turqi për Vit të ri? Në Sharm El Sheikh? Jo faleminderit. Këto janë disa nga pyetjet që të gjithë i bëjnë vetes se ku dhe si mund të kalojnë pushime argëtuese në sezonin e dimrit.
Tashmë shqiptarët e kanë ngopur kureshtjen dhe dëshirën për të provuar aventurën thuajse snobe për të vrapuar ditëve të fundvitit nëpër vendet e nxehta ku dielli nuk mungon as muajve të dimrit, për të provuar rrezet e tij dhe për t’u kthyer në Shqipëri “të abronxuar”, duke zgjuar edhe njëfarë zilie tek ata që e kanë humbur me kohë ngjyrën e bukur të plazhit të verës që shkoi.
Për të qenë realist së fundmi shijet e shqiptarëve janë tjetërsuar krejtësisht. Dialogjet më të shpeshta që dëgjoheshin për planet e pushimeve për ditët e fundit të 2009-s dhe ditët e para të 2010-ës, ishin: “Këtë vit do të shkojmë për ski”, ose edhe thjesht “Në mal”, për të ndier kënaqësinë e oxhakut të ndezur, lojës me dëborë, shëtitjeve me kuaj apo edhe skive, si një nga argëtimet e mundshme të turizmit dimëror. Kjo tregon se shqiptarët kanë filluar jo vetëm t’i shohin ndryshe pushimet dimërore, si të vërteta në kuptimin e mirëfilltë, por si një kulturë ku elementi dëborë përbën edhe thelbin e tyre.
26054_401904015989_164162295989_4824740_599809_a.jpg
26054_401904330989_164162295989_4824741_1384749_a.jpg

Vendet perfekte
Po ku mund të shkohet për turizëm dimëror në Shqipëri? Sepse në fakt nuk është se gëzojmë privilegjin e ndonjë infrastrukture aq shumë të zhvilluar siç ndodh me detin. Vërtet kemi shumë male por a janë të gjithë “mikpritës”?
Në qendrat kryesore të parqeve kombëtare, ka patur gjithmonë një bërthamë që të lejonte së paku të bëje shëtitje ose piknikë në periudha të ndryshme të vitit, në formën e aventurës. Por sot, këto bërthama janë veshur edhe me frute të shijshme kompleksesh turistikë, që të mundësojnë jo vetëm pushime aventurore por edhe fundjava të vërteta luksoze në shumë pika dimërore të Shqipërisë.
Kështu prej kohësh në Malin e Dajtit, ju mirëpret qendra turistike Panorama, e cila ofron mundësi të pafundme për të shijuar kënaqësinë e dëborës. Kolibet e mbuluara nga bardhësia dhe të shijuarit e ngrohtësisë së zjarrit në oxhakun me dru, formojnë konturet e vërteta të një peizazhi dimëror pushimesh.
Juglindja dhe verilindja e Shqipërisë, po bëhen së fundmi destinacioni i synuar fort, pas ndërtimit të hoteleve dhe fshatrave turistikë modernë.
Hoteli i mrekullueshëm në Dardhë të Korçës, i cili hapi dyert pak para vitit të ri, nuk ka asgjë më pak se hotelet në pika dimërore të Europës. اmimet përafërsisht fillojnë tek 8000 lekë për një çift.
Po nëse nuk doni ose nuk mund mundeni të shijoni kushtet luksoze që pa dyshim kushtojnë, të gjitha shtëpitë e Dardhës do t’iu mirëpresin me zjarrin në oxhak dhe me gatimet e shtëpisë, duke iu bërë të ndiheni mes miqsh.
26054_401904745989_164162295989_4824754_3898211_a.jpg
26054_401904830989_164162295989_4824757_3836156_a.jpg

Në Voskopojë Hotel Akademia ka vite që pret jo vetëm turistë fundjavorë por grupe të tëra që zhvillojnë gara me ski në pistën e fshatit, përveç pushimeve dimërore.
Midis Ersekës dhe Leskovikut, ndodhet Farma Sotira, një fermë e këndshme që nëse gjatë verës iu ofron gjelbërimin, freskinë, zënien e peshkut vetë, apo shëtitjet në natyrë, dimri bëhet akoma më i ngrohtë dhe mikpritës. Pranë zjarrit, ju mund të shijoni momente të vërteta qetësie, duke provuar fruta të thata të mbledhura në pyll, të konsumoni zahiretë e dimrit në vakte vërtet të shijshme, të shëtisni me kuajt e fermës, apo thjesht t’i gëzoheni dëborës. اmimet fillojnë tek 3000-4000 lekë për një çift.
Në parkun Kombëtar të Tomorit, ka pista natyrale të mrekullueshme për ski, të cilat presin vetëm që ju t’i shkelni.
Në razëm të Shkodrës, gjithashtu mund të bëni ski, dhe pjesën e pushimit ta shijoni në Natyral Razma Resort, që është edhe kompleksi më i ri turistik, i cili përveç karakteristikave dimërore, (kuzhinë, ambiente të ngrohta, oxhak me dru etj), ju ofron edhe pishinë, sauna dhe shërbime të tjera luksi, që pa dyshim ekzaltojnë dhe mbushin me kënaqësi pushimet tuaja. ثshtë një alternativë e cila të ofron një larmi të pasur zgjedhjesh dhe argëtimesh.
Në Pukë është ndërtuar tashmë prej vitesh pista e skive, ku zhvillohen aktivitete të ngjeshura jo vetëm individuale por edhe të organizuara. Një prej shoqatave që operon në këtë zonë është “Dajti Alpina Turistik”. Ata ju mundësojnë edhe ture në Theth, në ato periudha kur ka dëborë në nivele të kënaqshme dhe kur rrugët nuk janë të bllokuara krejtësisht. Dhe ndalesën mund ta bëni tek Hotel Turizëm Puka, që i ristrukturuar krejtësisht, ju ofron kushte bashkëkohore, komoditet, kuzhinë me produkte natyrale dhe natyrisht guida njerëzore që ju ndihmojnë të eksploroni zonën në çdo stinë. اmimet e përafërta fillojnë tek 2000 lekë për person. Me pak fjalë do të mjaftonte një shëtitje e shkurtër në këto vende dhe ato do të shndërroheshin në destinacionet perfekte për të kaluar momente të bukura dimërore. Janë vendet ku turizmi i dëborës sa vjen dhe bëhet më i sofistikuar.
Po kur nuk ka dëborë?
Një tjetër pyetje që lind është se ku mund të argëtohemi dhe shijojmë turizmin e dëborës në kushte të tjera. Ku mund të provojmë sportet e guximshme dhe aventureske të dëborës kur nuk ka dëborë? E njëjta panoramë të ofrohet në pikat më të larta të këtyre vendeve. ثshtë thuajse e njëjta atmosferë nëse do të ndërmerrnit sërish një udhëtim për në mal ku klima është po aq e shëndetshme. Aty do të kishit sërish mundësinë për të provuar bukuritë e klimës malore në të gjitha këto pika turistike që iu përmendëm.

Detaje ndihmëse
Nëse nuk dispononi pajisje për ski, meqë është një dukuri relativisht e re, kërkoni ndihmë nga grupet e Outdoor Albania, të cilët jo vetëm që do t’iu ndihmojnë për to, por edhe mund t’iu shoqërojnë deri atje, me ture të vërteta. Ata organizojnë në të gjithë Shqipërinë ekspedita turistike dhe eksploruese jo vetëm për sportin e skive por për të gjitha aktivitetet në natyrë
26054_401905030989_164162295989_4824758_517277_a.jpg

Mos harroni
Në secilën prej këtyre destinacioneve që iu përmendëm, është mirë të merrni të paktën një kontakt paraprak për të prenotuar, pyetur për kushtet e motit, të rrugëve që të çojnë deri atje, për sasinë e borës apo në përgjithësi për gjendjen.

revista shqip
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turizmi i dëborës, dashuria më re e shqiptarëve

Sa vende te bukura...sikur sikur po fillon te levizi dhe turizmi shqiptar
 
Titulli: Turizmi i dëborës, dashuria më re e shqiptarëve

Puna eshte te investohet per kete turizem ......ne kemi vende shume te bukura malore...eshte gjynah te mbeten te pashfrytezuara .
 
Titulli: Turizmi i dëborës, dashuria më re e shqiptarëve

E kam thene edhe me heret se Shqiperia eshte nder vendet e rralla ne bote ku pothuajse pllazhin dhe skijimin munde ti shijosh brenda nje dite me dallime disa ore. Kjo mrekulli - mundesi natyrore nuk i eshte dhuruar cdo vendi. Flora dhe fauna si ne pyjet e thepisura e deri ke deti jane mrekullia tjeter.

E rendesishme eshte qe Shqiperia te hartoje nje legjislacion te fyqishem dhe ta fuqizoje ate ne norma nderkombtare me qellim te ruajtjes se bukurive natyrore. Me nje legjislacion te fuqishem dhe investime te mirefillta duke ruajtur ne menyre te duhur natyren them se Shqiperia munde te jete destinacioni i turizmit per shume njerez te botes per 366 dite brenda vitit. Mundesite jane te shumta vetem se kerkohet aktivizim i kujdesshem i kapaciteteve. :gjujpeshk:
 
Titulli: Turizmi i dëborës, dashuria më re e shqiptarëve

Ski dhe dëborë për pushime dimërore në Shqipëri

396638_10150619169435990_164162295989_10766612_1183804990_n.jpg



Mund të zgjidhni Thethin, Voskopojën, Dardhën apo Razmën. E nëse jeni të pasionuar pas sportit të skive mund të merrni shërbime nga profesionistë në ture si në malin e Jezercës apo Korabit. Zgjedhja është e juaja.
Institucionet promovuese të turizmit shqiptar thonë se janë bërë përmirësime në infrastrukturën e disa zonave malore, ndërkohë që me ligj garantohen lehtësi fiskale, si përjashtimi nga taksat për tetë vjet për çdo investim që kryhet për këtë qëllim

Dëborë, ski, shëtitje në mal, gatime tradicionale mund të jenë një zgjedhje për pushime dimri. E nëse jeni në mëdyshje për destinacionin që do të zgjidhni, Shqipërinë apo vendet fqinje si Maqedonia e Mali i Zi, atëherë kjo nuk është thjesht çështje buxheti. Paketat turistike së fundmi janë bërë joshëse, me çmime ekonomike, për shkak edhe të krizës ekonomike që po bëhet më e ashpër.

Fqinjët kanë rritur agresivitetin dhe lufta për ofertat “low cost” është e fortë. Vetëm pak ditë më parë, Maqedonia prezantoi për shqiptarët një fushatë marketingu joshëse.

Por turizmi dimëror vendas nuk duhet të bëjë llogari me konkurrencën që vjen nga jashtë, pasi në të vërtetë ajo është inekzistente. Ekspertët dhe operatorët e tregut flasin për turizëm që është në fillesa, që nuk ka një produkt të mirëfilltë, që zhvillohet në mënyrë individuale dhe që pothuajse nuk promovohet. Nga ana tjetër, institucionet promovuese të turizmit shqiptar thonë se janë bërë përmirësime në infrastrukturën e disa zonave malore, ndërkohë që me ligj garantohen lehtësi fiskale, si përjashtimi nga taksat për tetë vjet për çdo investim që kryhet për këtë qëllim.
Këto nuk janë problemet e vetme, pasi është edhe ai i mungesës së statistikave për këtë segment turistik.
Nuk dihet se sa është numri i vizitorëve që shfrytëzojnë destinacionet dimërore që ofron jo vetëm natyra, por edhe biznesi privat në Shqipëri.
Ajo që mund të themi me siguri është se alternativat argëtuese nuk mungojnë, madje i gjeni me çmime ekonomike. Tropoja mund të jetë një prej destinacioneve.
Një person mund të kalojë natën në një dhomë alpine me 15 euro, me ngrohje me dru dhe ushqim tërësisht bio.



Promovim rastësor



Kur i pyet ekspertët dhe operatorët turistë për tendencat që do të ketë turizmi dimëror këtë vit, ata thonë se ky lloj turizmi është në hapat e parë dhe është aq sporadik sa që nuk mund të flitet për një produkt të kristalizuar, mbi të cilin mund të bëhen studime rreth efekteve që mund të kenë faktorë të ndryshëm mbi të. Drejtori i agjencisë “Albania Holidays”, njëkohësisht ekspert i fushës së turizmit, përmend si destinacione kryesore të turizmit malor ku ka disa zhvillime dhe investime të bizneseve private, Voskopojën, Dardhën, Llogoranë, Thethin, Valbonën, Razmën dhe malin e Dajtit. Në këto zona, thotë ai, ofrohet kryesisht vetëm thjesht akomodim dhe ushqim.
“Edhe këto struktura vuajnë nga sëmundja e hershme e turizmit shqiptar që është mungesa e argëtimit brenda dhe përreth qendrës. Mungojnë lehtësitë e nevojshme si pishinat e mbyllura ato të turizmit të shëndetit, si xhakuzi, banjat turke, sauna, wellnes, ambientet sportive, ato të kalimit të kohës së lirë si skitë, bowling, fusha tenisi, minigolfe, bilardo etj. Të gjitha këto do ta plotësonin këtë produkt, do ta bënin më konkurrues me alternativat e tjera turistike në vend, por edhe me produktet e ngjashme në rajon”, thotë z. Gërxhani.
Në Shqipëri, akomodimi në struktura që ofrojnë turizëm malor ka çmime të ndryshme në varësi të investimeve që janë bërë. Një njeri mund të gjejë çmime shumë ekonomike (20 euro fjetja dhe mëngjesi i përfshirë) nëse zgjedh të qëndrojë në shtëpitë e banorëve vendas (guesthouse), si në Theth, Valbonë, Voskopojë. Pak më i shtrenjtë (dy-trefish më të larta çmimet) nëse zgjedh hotelet që ofrojnë shërbime cilësore në Dardhë, Razëm apo Llogora. Drejtuesi i agjencisë “Albania Holidays”, thotë se ky lloj turizmi preferohet kryesisht nga vendasit për shkak se ky produkt ka ende nevojë që të plotësohet, për të qenë konkurrues me vendet e tjera të rajonit. Ai ka nevojë edhe për shumë marketing që të bëhet i njohur.



“Ka përmirësime në infrastrukturë në disa zona, siç është rruga e Voskopojës, Valbonës (e cila është hapur, por nuk është asfaltuar), ajo e Razmës dhe e Llogorasë, por është e nevojshme që këto rrugë të ngrihen në standardet perëndimore (sepse ato përdoren më shumë gjatë dimrit, kur edhe kushtet atmosferike janë më të vështira) dhe mbi të gjitha të hapen dhe shtrohen rrugët që të çojnë në destinacionet e tjera të bukura të vendit, si në Lurë, Vermosh, mali i Tomorit në Skrapar, Përmet etj.
Por ne ende nuk kemi investuar në pista skish. Shteti duhet të luajë rol shumë të rëndësishëm në stimulimin e këtyre investimeve, por edhe në promovimin tek investitorët që shprehin interes në këtë fushë”, thotë z. Gërxhani.
E në këto kushte, vështirë të thuhet se po konkurrojmë me vendet fqinje, deri-diku ndoshta vetëm me çmimin.



Vendet fqinje ofrojnë jo vetëm turizmin malor të relaksit me të gjitha facilitetet, por edhe atë malor aktiv, ku mbizotëron turizmi i bardhë apo ai i skive.
Turizmi shqiptar promovohet shumë pak në përgjithësi dhe pa një strategji të caktuar, kurse turizmi malor si produkt i ri edhe më pak. “Qeveria nisi të vlerësojë këtë turizëm me nismën që mori për të hequr të gjitha taksat, për ata që do të investojnë në turizmin malor.
Mendoj se e mira kryesore e kësaj lëvizjeje ishte thjesht sjellja në vëmendje e rëndësisë që ka zhvillimi i këtij turizmi te ne, ku dy të tretat e sipërfaqes janë zonë malore”, thotë drejtuesi i kësaj agjencie. Për ekspertin e turizmit zhvillimi i këtij segmenti me anë të stimujve fiskalë,por pa përgatitur më parë një strategji (ku të përcaktohet qartë se çfarë dhe si duhet të zhvillohet) mund të ketë efekte negative, siç mund të jetë zhvillimi kaotik që ka ndodhur në zonat bregdetare.



Të huajt, më shumë turizëm dimëror



Prezenca e disa hoteleve “endemike”, si në Razëm, Voskopojë, Dardhë, Llogora etj., është e ulët për ta përkufizuar këtë si turizëm dimëror shqiptar. Drejtuesi i agjencisë “Outdoor Albania”, Gent Mati, thotë se shqiptarët për të bërë turizëm dimëror preferojnë vendet fqinje. Gjatë muajve të dimrit, kjo agjenci organizon ekspedita ski-alpinizmi që fillojnë me çmime nga 400 euro në javë dhe ekskursione ditore me raketa dëbore (snow-shoes) me nisje nga Tirana, duke filluar nga 25 euro dita.



Sipas Genc Matit, ski-alpinizmi ushtrohet ekskluzivisht nga të huajt, pasi nevojitet teknikë, material dhe përvojë e jashtëzakonshme për këtë lloj aktiviteti disi ekstrem. Në ekskursionet me raketa dëbore, mund të marrë pjesë kushdo, ndaj vizitorët vendas dominojnë.
Infrastruktura në këto zona ku numërohen vetëm disa nisma private në hoteleri, thotë z. Mati, nuk ka pësuar ndryshime.Krahasimi me vendet fqinje si Maqedonia apo Kosova është pothuajse i pamundur e po kështu, mund të thuhet edhe për konkurrencën. “Secili nga vendet fqinje me Shqipërinë, përfshi edhe Kosovën ka mbi dy qendra skish të pajisur me infrastrukturë të plotë, si në hoteleri ashtu dhe në impiante. Për të mos folur më pas për një traditë turizmi dimëror të vërtetë, mbi 30-vjeçare, e konsoliduar tashmë. Prej vitesh ne nuk konkurrojmë, por vetëm furnizojmë fqinjët me klientë dhe të ardhura”.
Për Gent Matin, nëse flasim për turizëm dimëror në Shqipëri, në të vërtetë bëhet fjalë për restorante dhe hotele, që sigurojnë ngrohje dhe kushte për të pritur klientë dhe gjatë dimrit.
Por sipas tij, ky nuk është turizmi dimëror i ditëve të sotme, kur pushimet duhet të jenë të larmishme dhe dinamike.“Nevojiten projekte të mëdha për ngritjen e stacioneve të mirëfillta të skive, që do të mundësonin ekzistencën e turizmit dimëror në Shqipëri me standarde europiane. Pavarësisht mungesës së tyre ne vazhdojmë të promovojmë malet shqiptare brenda dhe jashtë vendit”, thotë drejtuesi i “Outdoor Albania”. Gjatë këtij dimri, kjo agjenci do të realizojë një takim ndërkombëtar për skiatorë ekstremë në Valbonë, “V-FREE” (Valbona Free Ride Experience), duke nisur edhe nga kërkesat në rritje për ekspedita në alpet tona.



Për një produkt të përbashkët



Teksa operatorët e turizmit flasin për një turizëm malor që është kryesisht sporadik, institucionet që merren me promovimin e kësaj fushe flasin për potenciale të pashfrytëzuara dhe për masa që po merren për nxitjen e tij.Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Shqipëria ofron një sërë mundësish për të shfrytëzuar këtë lloj turizmi dhe vit pas viti, situata ka ndryshuar në favor. Sipas drejtuesve të institucionit, infrastruktura është përmirësuar, në disa zona rrugët janë rehabilituar dhe kjo ka ndihmuar në shkurtimin e distancave.Një tjetër avantazh që ata rendisin është edhe vendimi që ka marrë qeveria për të lehtësuar nga barra fiskale investimet në zonat malore,duke i përjashtuar nga taksat për tetë vitet e para. Për drejtuesit e AKT-së, Shqipëria po synon të ofrojë një sezon turist të shtrirë gjatë gjithë vitit dhe kjo po garantohet edhe nga disa avantazhe.



Infrastruktura që është duke u përmirësuar (rehabilitimi i rrugëve, furnizimi me energji elektrike e ujë) po krijon destinacione të reja, që nuk ishin të arritshme më parë. Nga ana tjetër, thonë drejtuesit e AKT-së, përjashtimi nga taksat krijon avantazhe konkurruese për investime të reja,jo vetëm nga banorët lokalë, por edhe të huajt. Avantazh tjetër është diversiteti natyror, ushqimi bio, traditat dhe zakonet që i bëjnë të dallueshme zonat malore, destinacione të tilla si Valbona, Thethi, Dardha, Voskopoja, Kukësi, Razma, Këlcyra etj.

432239_10150717544585990_164162295989_11082769_558397991_a.jpg
429802_10150717545085990_164162295989_11082770_812845998_a.jpg
423945_10150717545380990_164162295989_11082772_14304627_a.jpg
417723_10150717546015990_164162295989_11082775_620321362_a.jpg


Pozita gjeografike që ka vendi jep mundësinë e arritjeve të destinacioneve në kohë të shkurtër. Nga ana tjetër, ne konkurrojmë, thonë drejtuesit e AKT-së me çmime të favorshme. Akomodimi, ushqimi dhe transporti kanë kosto të ulët për turistët. Por krahas këtyre avantazheve, Shqipëria nuk mund të konkurrojë dot e vetme përballë shteteve fqinje që gëzojnë jo vetëm përvojën e gjatë, por edhe infrastrukturë moderne dhe cilësore.Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, rajoni po bashkëpunon duke konkurruar. Kjo nënkupton se një turisti të huaj, me anë të projekteve konkrete, i mundësohet qëndrimi disaditor, në destinacione të ndryshme rajonale, në mënyrë që ai të përftojë vizita të efektshme dhe të njihet me kultura dhe shërbime të ndryshme. Ajo që pranohet edhe nga zyrtarët është se mungesa e investimeve të natyrës së turizmit malor, si qendrat e skive apo resortet, po bëhen shqetësim për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij turizmi.



Një guidë dimërore

Përhapja e gjerë e peizazheve malore, të cilat zënë dy të tretat e sipërfaqes së vendit, bën që të ofrohen mundësi të shumta për veprimtari turistike, të cilat zhvillohen në këto zona.
Zona kryesore për zhvillimin e sporteve dimërore është pika malore e Voskopojës, në Korçë. Këtu gjendet “pista e skive” ku zhvillohen edhe garat e kampionatit kombëtar. Një pistë tjetër është edhe ajo e Bigellit në Bonoshticë.
Sportet dimërore mund të zhvillohen në zona si Razma, Boga, Thethi, Shishtaveci, Grabova, Dardha, Biza etj. Trekingu dhe ngjitjet malore zhvillohen kryesisht në vargun e اikës, por edhe në zonën e Kurveleshit.
Itinerari më interesant do të ishte Dukat-Tërbaç-Vranisht-Kuç-Kudhës-Qeparo. Për këtë lloj aktiviteti mund të shfrytëzoni edhe pika të tilla si Vermoshi, Thethi, Razma, Boga, Valbona etj. Mali i Tomorit i shtrirë në rrethet e Beratit dhe Skraparit, Vithkuqi, Voskopoja, Drenova në Rrethin e Korçës, Guri i Kamjes në Rrethin e Pogradecit, Llogoraja në Rrethin e Vlorës, Korabi e Radomira në Rrethin e Dibrës, Gjinari në Rrethin e Elbasanit, lugina e Drinos në zonën e Dropullit në Rrethin e Gjirokastrës, itinerari Borsh-Zhulat që përshkon Kurveleshin etj.


Në lumenjtë dhe përrenjtë e shumtë malorë, peshkimi sportiv është një kënaqësi më vete. Zonat më të përshtatshme me bukuri natyrore për këtë lloj aktiviteti janë lugina e Valbonës, përroi i Thethit, lumi i Shalës në Alpet Shqiptare, lugina e sipërme e Vjosës etj.
Aktivitet tjetër argëtues janë biçikletat malore, të cilat mund të zhvillohen në zonën e Alpeve (Theth, Vermosh) etj.



Rajoni

Kur të gjithë janë duke vuajtur efektet e krizës ekonomike, shtetet fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia po rrisin përpjekjet për të thithur sa më shumë turistë, me paketa ekonomike.
Për muajt e dimrit, parashikohet që të huajt të shpenzojnë mbi 200,000 net qëndrime. Shteti fqinj verior, numëron 32 hotele në resortet e skive, të cilat kanë kapacitet të akomodojnë mbi 2,000 persona.Përgjatë bregdetit, numri i hoteleve llogaritet në 65, me kapacitet mbi 8,000 persona.



Tur për ski

Periudha më e përshtatshme për të ushtruar këtë sport është nga muaji nëntor deri në prill. Një itinerar interesant që ju sugjerohet për të bërë ski ose për të rrëshqitur me raketa dëbore do të ishte në malet e pjesës veriore të Shqipërisë:



Rrethinat e malit të Jezercës

(2,625 metra)

Rrethinat në Valbonë

Maja e Rosit (2,524 metra)

Mali i Korabit (2,751 metra)

maja më e lartë në Shqipëri Në Jug të Shqipërisë

Mali i Tomorit (2,416 metra)

Mali Nemërçka (2,489 metra)

Mali Ostrovica (2,383 metra)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top