Bota përkujton 65-vjetorin e çlirimit të Auschwitz

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Bota përkujton 65-vjetorin e çlirimit të Aushvicit Gjenocidi nazist që shkaktoi më shumë se një milionë të vdekur në kamp

aushvic.gif
Të mbijetuarit e moshuar të Aushvicit të grumbulluar deng përballë të ftohtit dhe borës u mblodhën të mërkurën në vendndodhjen e dikurshme të kampit të vdekjes, për të përkujtuar 65-vjetorin e çlirimit të tij. Të mbijetuarit, tashmë me fëmijë të rritur dhe të tjerë që ishin mbledhur për të nderuar kujtimin e miliona hebrenjve të vrarë nga nazistët lëvizën përgajtë barakave dhe kullave të rojës së Aushvicit dhe Birkenaut, kampeve fqinje që janë simbole të fuqishme të Holokaustit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu bashkua liderëve polakë në ditën e ceremonive përkujtimore në Birkenau, më i madhi i dy kampeve, ku rreth 1 milionë hebrenj u vranë. Tributi shënon ditën që Ushtria e Kuqe çliroi kampin në vitin 1945 dhe është pjesë e ngjarjeve mbarë-botërore të Ditës Përkujtimore Ndërkombëtare të Holokaustit, e themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005 si ditë botërore përkujtimore. Një e mbijetuar, polakja 84 vjeç Jadwiga Bogucka i dërguar në Aushvic në vitin 1944 në një ndëshkim masiv kundër rezidentëve të Varshavës që u ngritën kundër regjimit brutal nazist kujton se koha ishte e njëjtë me atë të 27 janarit 1945, kur u zgjua dhe pa se nazistët ishin zhdukur nga kampi. “Gjithçka ishte e mbuluar me dëborë dhe ishte shumë ftohtë. Në mëngjes nuk ra gongu si zakonisht për mëngjesin, por natën e mëparshme kishte pasur terroin e zakonshme e madje me keq”, thotë Bogucka, e cila në atë kohë ishte 19 vjece. “U largova nga barakat për të parë se ç’po ndodhte dhe kishte trupa të pajetë kudo sepse gjermanët kishin qëlluar këdo që ishte në gjendje të lëvizte apo që ishte përpjekur të arratisej”. “Mos lejoni të harrohet Aushvici” - titullohet shkrimi në të përditshmen britanike “Guardian”. Gazeta thotë se, megjithëse shumë gjermanë tash po përballen me ndjenjën e fajit nga e kaluara dhe përgjegjësitë e sotme, rruga deri aty nuk ka qenë e lehtë. Duhej të kalonin rreth 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore që presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë të deklaronte më 8 maj, në ditën e kapitullimit të armatës hitleriane, se kjo ishte edhe ditë e çlirimit për gjermanët. Së fundi, vazhdon gazeta britanike, Papa gjerman, Benedikti XVI, e shfrytëzoi vizitën në Aushvic që t’u sugjerojë gjermanëve se kanë qenë viktima të “bandës së kriminelëve”, që e morën pushtetin me gënjeshtra dhe terror dhe e përdorën popullin gjerman “si një instrument”, duke mohuar kështu se nazistët ishin shumë të hapur në antisemitizmin e tyre, se erdhën në pushtet legalisht dhe se qindra mijëra gjermanë morën pjesë vullnetarisht në “Zgjidhjen Finale”. Madje edhe sot ka ndjenja të përziera te gjermanët. Por, tmerret e stalinizmit dhe antisemitizmi vrasës i islamistëve, si presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, duket se lënë të kuptohet se vendi i Gjermanisë në histori nuk është i vetëm, shkruan “Guardian”. Por, “Jerusalem Post” shkruan se krahas viktimave të nazizmit, po bëhen përpjekje që të përkujtohen edhe viktimat nga stalinizmi. Në editorialin me titull “Holokausti të përkujtohet me saktësi”, gazeta pohon se ka arsye për shqetësime nga përpjekjet e përsëritura për të barazuar politikat gjenocidale të regjimit nazist, të cilat në qendër kishin Holokaustin, me veprimet tjera vrasëse apo shtypëse, gjë që do ta relativizonte gjenocidin e hebrenjve nga regjimi nazist, por do të bënte edhe revidimin e historisë.Më 2 prill, 2009, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, ku 23 gushti, dita e nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop ndërmjet Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik, të shpallet si ditë përkujtimi për viktimat nga të dy regjimet. Për të qenë politikisht korrekt, Holokausti në mënyrë të prerë është përjashtuar nga ky krahasim. “Jerusalem Post” shkruan se, në qoftë se të gjitha viktimat do të përkujtoheshin njësoj, atëherë përjashtimi i hebrenjve të vrarë në Holokaustin nuk do të kishte kuptim. Një studim i Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) thotë se shkollat dhe muzetë evropiane duhet ta bëjnë të qartë lidhjen ndërmjet Holokaustit dhe të drejtave të njeriut kur mbajnë mësime për mizoritë naziste. Studimin do ta diskutojnë ministrat e arsimit nga vendet e Bashkimit Evropian. Grupet hebraike kanë shprehur shqetësime për atë që e shohin si rritje të antisemitizmit në disa vende evropiane dhe kanë bërë thirrje që të rritet edukimi mbi Holokaustin, në të cilin vlerësohet se u vranë 6 milionë hebrenj. “Gjetjet e studimit tregojnë se ndërlidhja e edukimit me Holokaustin dhe edukimin për të drejtat e njeriut paraqet sfidë të madhe jo vetëm për përkujtimin e ngjarjeve, por edhe për mësuesit në shkolla”, tha agjencia me seli në Vjenë. Sipas saj, “vendosja e lidhjes ndërmjet dy fushave është jetike, nisur nga fakti se njohuria dhe reflektimi për të kaluarën mund të shfrytëzohen për të diskutuar sfidat në shoqëritë e sotme”.
Presidenti izraelit në ceremoninë e përkujtimit të Holokaustit
Shimon Peres foli në fjalën e tij nisur nga dy perspektiva: ajo e vetë hebreut të prekur nga Holokausti dhe ajo e presidentit të Izraelit. Duke përcjellë rrënqethshëm historinë e ndarjes nga gjyshi i tij, rabin në qytetin bjellorus Vishnjevo, asokohe pjesë e Polonisë, ai tregoi se si pak kohë pasi Peresi i pati hipur trenit për të marrë rrugën drejt Tel-Avivit, qytetin e kishin pushtuar nazistët, të cilët i kishin djegur të gjallë gjyshin dhe gjyshen e tij: "Kjo urrejtje kaq e madhe ndaj hebrenjve, nuk mund të shpjegohet thjesht me antisemitizëm," tha Peres. Ai kujtoi planet e Adolf Eichmannit për të ashtuquajturën "zgjidhjen përfundimtare të çështjes së hebrenjve evropianë", duke filluar që nga tre milionë hebrenjtë e Ukrainës e Polonisë e deri tek ata dyqind që ndodheshin në Shqipërinë e vogël." 11 milionë hebrenj u dënuan me vdekje, kujtoi Peres, i cili gjithashtu u shpreh për dënimin e atyre që kanë përgjegjës. "Për nazistët hebrenjtë nuk përbënin kërcënim ushtarak, por moral", theksoi ai. Ceremoninë solemne e hapi presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, i cili duke përshëndetur mysafirin nga Izraeli theksoi karakterin e veçantë të marrëdhënieve mes dy vendeve: "Ato nuk janë normale dhe nuk ka pse të jenë të tilla," - tha Lammert. "Ato janë të ndikuara nga përvoja e pashembullt e së kaluarës. Izraeli është ngritur mbi hirin e Holokaustit, ndërsa për demokracinë e dytë të Gjermanisë konfrontimi me të kaluarën është një nga elementët bazë të kushtetutës." Krahas Peresit, folës nderi në seancën solemne ishte edhe historiani polak, profesor dr. Feliks Tych.Shumica e viktimave të përndjekjeve naziste në periudhën 1933-1945 kanë qenë hebrenj dhe polakë.to
 
Titulli: Bota përkujton 65-vjetorin e çlirimit të Auschwitz

Aty ka qene nje tmerr i vertete.I fusnin hebrejte te gjalle ne krematorium.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top