Bilderberg
Anëtar i ri
Antisemitizmi (racizmi antihebre) në mendimin shqiptar.
26/05/2005 (Protokollet e Zionit)
Në Shqipëri është folur shumë për mbështetjen që u kanë dhënë shqiptarët hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por nuk është folur fare për aspektin tjetër, pra për antisemitizmin (racizmin antihebre) në mendimin shqiptar. Antisemitizmi është një doktrinë urrejtjeje, sipas së cilës hebrejtë janë bartës genetikë të së keqes.
Artikulimi i hershëm i antisemitizmit shqiptar-Fan Noli
Artikuluesi i parë i antisemitizmit në mendimin shqiptar ka qenë Fan Noli. Në vitin 1912, Noli, në një artikull në gazetën "Dielli" nr.169, që botohej në Boston të SHBA-ve, kështu shkruante në lidhje me misionarët protestantë që kishin filluar të vinin në atë kohë në Shqipëri:
«Këta njerëz vijnë në Shqipëri me pretencien arrogante të na qytetërojnë. Nuk u përgjigjemi që s’duam të qytetërohemi, por kemi të drejtë t’i pyesim çfarë qytetërimi ëndërrojnë të futin në Shqipërinë e gjorë. Natyrisht do të na përgjigjen: ‘Qytetërinë anglo-saksone protestante’. Këtë qytetëri, zotërinj, s’e duam se jemi njerëz mjaft të letruar sa të dimë që ka një qytetëri të vërtetë në botë, qytetëria greko-romake, ose latine dhe që qytetëria juaj është një qytetëri çifute e degjizuar (maskuar-K.M.)… E tepërt të thom, që sëmundja e mvrojtësirës protestante mbuloi gjithë botën dhe çifutëria mbretëroi ku në një formë të ëmbël, ku në një formë më të ashpër, por kudo e mërzitur dhe e urryer». (Fan Noli: Vepra 2, Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë 1988, f. 415.)
Nga këto rreshta, del se Noli ka një urrejtje të thellë ndaj hebrejve dhe se është një ithtar i teorisë antisemite të konspiracionit hebre për dominimin e botës, sipas së cilës hebrejtë kanë arritur të nënshtrojnë anglo-saksët në dy anët e Atlantikut dhe po i përdorin si një instrument për nënshtrimin dhe sundimin e botës. Për Nolin, kultura hebreje është "kudo e mërzitur dhe e urryer". Nën rreshtat e mësipërme të Nolit do ta kishte vënë firmën me shumë kënaqësi edhe vetë Adolf Hitleri.
Antisemitizmi tek Enver Hoxha
Antisemitizmi, i mbuluar me "gjethen e fikut" të antisionizmit, qe një nga drejtimet kryesore të propagandës komuniste. Studiuesi amerikan, Pol Johnson, konstaton:
«Tepër kuptimplotë është fakti që të gjithë regjimet marksiste të bazuara në një shpjegim paranoik të natyrës njerëzore degjenerojnë në antisemitizëm». (Pol Johnson, "Kohët Moderne", "Apolonia", Tiranë 1996, vol. I., f. 124.)
Për komunizmin, Sionizmi qe pjesë e quintia essentia-s të Reaksionit internacional, ndërsa shteti i Izraelit, dëshmi e konspiracionit imperialist perëndimor kundër popujve të varfër, në këtë rast kundër popujve arabë. Të njëjtën pikëpamje kishte edhe regjimi komunist shqiptar. Regjimi i Enver Hoxhës nuk e njihte shtetin e Izraelit dhe nuk mbante me të marrëdhënie diplomatike, për të mos folur për marrëdhënie të tjera. Qëndrimi i regjimit komunist shqiptar ndaj Izraelit qe skajshmërisht armiqësor. Në tribunat diplomatike ndërkombëtare, si në OKB, qendrimi zyrtar i shtetit shqiptar qe praktikisht domosdoshmëria e zhdukjes së shtetit të Izraelit me anë të forcës nga ana e vendeve arabe. Regjimi komunist shqiptar strehonte dhe stërviste në Shqipëri terroristë arabë, kryesisht palestinezë, që kryenin akte terroriste kundër Izraelit. Komuniteti hebre në Shqipëri nuk lejohej që të vizitonte atdheun e vet, Izraelin.
Libri i Enver Hoxhës, «Shënime për Lindjen e Mesme» (1984) është sigurisht kulmimi i antisemitizmit në mendimin e Enver Hoxhës. Në rast se do të klasifikohej literaturë anti-Semite botërore, atëherë me siguri që ky libër do të zinte vend në dhjetëshen e parë. Enver Hoxha shkruan, më 6 qershor 1967:
«Izraeli është një shtet i krijuar nga imperializmi dhe sionizmi botëror, duke përdorur diasporën izraelite. Asnjë qëllim altruist, ose i bazuar në ndjenjat nacionale nuk i ka shtyrë as imperialistët anglezë, as ata amerikanë, për të krijuar shtetin e Izraelit. Qëllimet e tyre kanë qenë të lidhura me interesat e tyre grabitqare, ekonomike dhe strategjike në Lindjen e Mesme, për të ruajtur bazat e tyre, për të pasur një qendër diversioni në gjirin e shteteve arabe. Në këto kondita, shteti i Izraelit u krijua, sidomos me emigrantë polakë, ukrainas, rumunë e nga vende të tjera, që iu bashkuan kontigjentit çifut vendës. Shteti i Izraelit është nën sundimin e reaksionit sionist dhe amerikan». (Enver Hoxha: «Shënime për Lindjen e Mesme», «8 nëntori», Tiranë 1984, f. 42-43.)
Termi "sionizëm botëror", që përdor Enver Hoxha, ka qenë dhe pjesë e fjalorit të Hitlerit. Ky term është pjesë e teorisë së konspiracionit hebre kundër njerëzimit, për ta sunduar këtë të fundit. Aspirata e hebrejve për krijimin e shtetit të tyre, sionizmi, definohet nga Hoxha si reaksionare, në një kohë që popujve të tjerë Hoxha ua njihte këtë të drejtë dhe ua përkrahte. Kjo kontradiktë nuk mund të shpjegohet veç me antisemitizmin e Hoxhës.
Sipas Enver Hoxhës, hebrejtë nuk kishin të drejtë që të krijonin shtetin e tyre, të cilin e kishin patur që në kohën antike, për faktin se kjo aspiratë e tyre përkonte me interesat amerikane dhe britanike. Sipas kësaj logjike të Enver Hoxhës, edhe shqiptarëve duhet t’u mohohej e drejta e krijimit të shtetit, për shkak se kur u krijua shteti shqiptar në 1913, kjo gjë u bë nga ana e fuqive të mëdha të interesuara, Austro-Hungarisë dhe Italisë. Dhe, sipas kësaj logjike të Enver Hoxhës, Shqipëria më mirë duhej të ishte coptuar në 1919-1920, sesa të mbijetonte si shtet me ndërhyrjen e SHBA-ve. E njëjta logjikë vlen dhe për çlirimin e Kosovës në 1999 dhe pavarësimin e pritshëm të saj; kjo nuk duhet të ndodhë, pasi përkon me interesat amerikane.
Sigurisht që SHBA dhe Izraeli lidhën që në fillim të ekzistencës së shtetit të Izraelit një aleancë të fortë, por kjo nuk ndodhi aq për faktin se influencoi lobi hebre në SHBA, sesa për faktin se i ashtuquajturi nacionalizëm arab, që në fakt qe panislamizëm, pati një komponente të fortë majtiste, socialiste (më tepër për demagogji në politikën e brendshme), që e bënte atë të prirur për afrim me Bashkimin Sovjetik. Kjo e bëri nacionalizmin arab armik të SHBA-ve, të etiketuara si qendra e imperializmit botëror dhe e konspiracionit neokolonialist për riskllavërimin e popujve arabë.
Më 25 maj 1967, Enver Hoxha shkruan:
«Izraeli, një shtet i krijuar nga imperializmi dhe nga sionizmi reaksionar në Lindjen e Afërt, është si një kobure në gjirin e popujve dhe të shteteve arabe, në këtë pellg të rëndësishëm nga ana ekonomike dhe ushtarake». (po atje: f. 35.)
Në po këtë libër, Enver Hoxha shkruan:
«Në planet e tyre antiarabe, Shtetet e Bashkuara e përdorin Izraelin si kobure, që e shkrepin kur të duan, pa djegur drejtpërdrejt duart, dhe Izraeli është ushtruar, është organizuar për luftë, është edukuar me një frymë agresive fashiste të atillë që nuk mund të rrojë jashtë rregullave të një jete banditeske. Izraeli, nga ana e tij, ka gjetur edhe padronët, edhe partnerët e përshtatshëm për të realizuar qëllimet e veta». (po atje: f. 127.)
E vërteta është se Izraeli që në krijimin e tij si shtet u sulmua ushtarakisht nga një koalicion i vendeve arabe fqinje, në 1948, për t’u zhdukur nga harta si shtet, duke u asgjësuar popullsia e tij me anë të genocidit. Izraeli u mbrojt trimërisht dhe u shkaktoi disfatë agresorëve. Shtetet agresore arabe nuk hoqën dorë nga objektivi i tyre barbar për ta zhdukur shtetin e Izraelit dhe madje e deklaronin këtë gjë zyrtarisht. Këto vende armatoseshin nga Bashkimi Sovjetik, i cili ndiqte kështu traditën antisemite të Rusisë monarkiste, vendit ku u sajuan «Protokollet e Zionit» dhe ku u bënë masakrat masive kundër hebrejve që i paraprinë Holokaustit nazist.
Si rezultat, Izraeli u detyrua të ndërmerrte dy luftra preventive në 1956 dhe 1967, ndërsa vendet agresore arabe qenë duke përgatitur sulmin e tyre final për shkatërrimin e Izraelit. Me këto veprime të imponuara Izraeli siguroi mbijetesën e vet si shtet. Që luftrat preventive të Izraelit qenë të përligjura kjo u provua në vitin 1973, kur shtetet fqinje arabe ndërmorën një aggresion në shkallë të gjerë për ta zhdukur shtetin e Izraelit nga harta, por edhe këtë herë dështuan.
Në një udhëzim, që Enver Hoxha i jepte më 17 shtator 1979, ministrit shqiptar të Tregtisë, para se ky të nisej për një vizitë zyrtare në Irak, i kërkonte që t’u thoshte autoriteteve irakene, ku atë kohë në pushtet qe Sadam Husein:
«T’u thuhet gjithashtu, midis të tjerave, që grupi i shteteve arabe ka një armik të përbashkët, Izraelin dhe gjithë ata që bashkëpunojnë me të. T’u vihet atyre në dukje se në luftën e tyre kundër Izraelit i mbështetim e do t’i mbështetim me të gjitha forcat, sepse ky është armiku ynë i përbashkët, bashkëpunëtor dhe vegël e imperialistëve amerikanë». (po atje: f. 328.)
Sadam Husein, të cilit Enver Hoxha i çon mesazh në këtë rast, qe një antisemit (në kuptimin e antihebraizmit) i skajshëm, që deklaronte hapur se Izraeli duhet goditur me të gjitha llojet e armëve, deri edhe me armë bërthamore. Ai filloi të zhvillonte një program të ndërtimit të armëve bërthamore, që në 1983 u ndërpre nga një mësymje e aviacionit izraelit që i shkatërroi reaktorët bërthamorë të ndërtuar në Irak.
Më 10 janar 1981, Enver Hoxha shkruan:
«Prej disa ditësh, në Lindjen e Mesme po vërtitet një nga armiqtë më të egër të popullit palestinez e të popujve të tjerë arabë, përkrahësi i lindur i çifutërisë ndërkombëtare, famëkeqi Henri Kisinger». (po atje: f. 387.)
Termi "çifutëri ndërkombëtare" tradhëton një ndjenjë të fortë antisemitizmi. Në 11 prill 1981, Enver Hoxha, duke komentuar një operacion izraelit kundër terroristëve palestinezë në Liban, bën një paralelizëm krejt të pavend dhe diabolik midis serbëve dhe izraelitëve dhe shqiptarëve të Kosovës e palestinezëve:
«Këto veprime çnjerëzore, ky terror i egër kundër palestinezëve ma shtojnë dhimbjen që ndiej këto ditë për vëllezërit kosovarë, të cilët i janë nënshtruar një terrori të egër nga ana e serbomëdhenjve titistë. Njëlloj si çifutët racistë të Tel-Avivit edhe titistët serbomëdhenj ushtrojnë dhunën dhe terrorin e paligjshëm dhe antinjerëzor kundër shqiptarëve të Kosovës vetëm sepse këta kërkojnë të drejtat e tyre politike e ekonomike në bazë e brenda Kushtetutës së vetë Jugosllavisë. Por si izraelitët, ashtu edhe serbomëdhenjtë me këto veprime i bëjnë dëm vetëm vetes së tyre». (po atje: f. 393-394.)
Enver Hoxha me këtë krahasim u bënte një nder të madh serbëve e një dëm të madh shqiptarëve të Kosovës, pasi serbët krahasoheshin me hebrejtë, një popull ky historikisht i persekutuar dhe i dëbuar nga tokat e veta. Kështu Hoxha ushqente mitin historik serb të Kosovës si "Jerusalemi serb" prej ku serbët qenë dëbuar nga ana e shqiptarëve.
Enver Hoxha shkon deri atje sa verën e vitit 1982 të bëjë një studim prej 55 faqesh për historinë, fenë dhe kulturën e arabëve, ku shprehet në terma margjinalizuese për fenë e hebrejve: «Thelbi i dogmës monoteiste të islamizmit ishte i njëllojtë me atë të patriarkëve, profetëve Abraham, Moisi të judaizmit. Islamizmi u hoq si vazhdues i këtyre besimeve të shekujve para erës sonë, por, në fakt, Kurani ishte më i plotë, më i pastër se Bibla (Torah) e çifutëve, Ungjilli etj". (po atje: f. 445.)
Antisemitizmi islamik në mendimin shqiptar
Antisemitizmi (racizmi antihebre) është një doktrinë e vërtetë urrejtjeje në mendimin islam. Prejardhja e antisemitizmit islamik është kuranor dhe atë e ka përpunuar edhe vetë Muhamedi. Në konceptin kuranor, hebrejtë janë paganë të mallkuar nga Allahu, madje ata nuk jane njerëz, por kafshë. Në Kuran thuhet:
«Hebrejtë e quajnë Uzayrin një bir të Zotit dhe Kristianët e quajnë Krishtin i biri i Zotit. Kjo është një thënie prej gojës së tyre; ata veç imitojne çka jobesimtarët e hershëm kanë pasë thënë. Mallkimi i Allahut rënte mbi ta. Sa shumë ata janë larguar prej së vërtetës». (Al Taubah 9/30)
Jobesimtarët e hershëm janë paganët, idhujtarët, te të cilët përfshihen hebrejtë dhe kristianët. Allahu i fton myslimanët që t’i shfarosin jobesimtarët, paganët, si më të këqijtë e të cilëve ka quajtur hebrejtë dhe kristianët:
«Por kur muajtë e ndaluar (koha e Ramazanit- K. M.) do të kenë kaluar atëherë i luftoni dhe i therni paganët, gjithandej ku ju do të mundni që t’i gjeni ata». (Al Taubah 9/5)
Teologu islamik Salih Kurdi, në librin e vet "Tema islame" shprehet:
«Nga ana tjetër, trojet islame ende janë nën okupimin e kafirëve. Palestinën edhe më e shkelin hordhitë e egërsuara të hebrenjve, myslimanët nuk reagojnë. Zemra e Islamit është e lënduar ngase vendi i kibles së parë të myslimanëve është nën kontrollin e popullit për të cilin All- llahu, xhel- le shanuhu, ka thënë: Që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit (5: 60)» (Salih Kurdi: "Temat islame", "Drita e jetës", Gjilan 2000, f. 79- 80).