Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI

fshatari

Anetar
_-berisha--.jpg

Vatikan-Takimi i sotëm i 12 dhjetorit 2009, përkoi me atë të 543 viteve më parë po në Vatikan, kur më 12 dhjetor 1666, Gjer Kastrioti – Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve, u prit në një takim nga Papa Pali i Dytë.
Kryeministri Sali Berisha u prit sot në një takim të veçantë në Vatikan nga Ati i Shenjtë Papa Benediktin e XVI. Për koincidencë, takimi i sotëm i 12 dhjetorit 2009, përkoi me atë të 543 viteve më parë po në Vatikan, kur më 12 dhjetor 1466, Gjer Kastrioti – Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve, u prit në një takim nga Papa Pali i Dytë. Në takimin e sotëm, kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen e thelle të tij, të qeverisë që ai drejton dhe të popullit shqiptar, për të gjithë mbështetjen që selia e shenjtë i ka dhënë zhvillimit të demokracisë në vendin tonë, por edhe zhvillimit ekonomik e kulturor të Shqipërisë, që në fillim të viteve 90 me hyrjen e demokracisë. Në këtë kuadër, Papa Benedikti i 16-të, u shpreh se selia e shenjtë do të mbështesë plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimin e vendit në të gjitha fushat. Ndërkohë, Berisha i dorëzoi Papës Benedikti i 16-të, ftesën për një vizitë në Shqipëri, për 100 Vjetorin e Nënë Terezës. Duke folur pas takimit me Papën Benedikti i 16-të, Berisha pohoi se për të, ky takim merr një vlerë edhe më të veçantë dhe do të mbetet i paharrueshëm për memorien e tij për një arsye historike sepse 543 vjet më parë, Skënderbeu më 12 dhjetor 1466 ishte pritur në audiencë nga Papa Gjon Pali i Dytë. Ndërkohë, Vatikani në një komunikatë zyrtare që lëshoi pas takimit, tha se gjatë bisedës me Papën Benedikti i 16-të, u rrahën çështje që lidheshin kryesisht me zhvillimet ndërkombëtare dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, u shqyrtuan aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe u konsiderua si pozitiv fakti i vlerave të familjes tradicionale, si dhe u vlerësua trashëgimia e popullit shqiptar. Kryeministri ftoi Papën të vizitojë Shqipërinë në 100-vjetorin e Nënë Terezës. Kreu i qeverisë shqiptare i ka shprehur mirënjohje Papa Benediktit XVI për mbështetjen ndaj Shqipërisë. “Selia e Shenjtë ka dhënë mbështetje të vyer për Shqipërinë”, deklaroi kryeministri. Nga ana e tij, Papa Benedikti XVI tha se Vatikani do mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha u shpreh para mediave: Në radhë të parë dua të theksoj, se ishte një takim i shkëlqyer, jashtëzakonisht i përzemërt. Ishte një rast shumë i veçantë për mua, për t’i shprehur Shenjtërisë së Tij, mirënjohjen më të thellë, timen dhe të mbarë shqiptareve. Kombi shqiptar dhe Vatikani, kanë një histori të gjatë bashkëpunimi aleance, rreth vlerave të mëdha të njeriut, të shoqërisë dhe besimeve. Por unë gjithashtu, kisha një rast akoma më të veçantë, sepse duhet ta dini se në dhjetor të viti 1990, të parët e më të parëve, që erdhën për të mbështetur opozitën shqiptare, që erdhën për të mbështetur shqiptarët në rrugën e lirisë, ishin përfaqësuesit e Papës Gjon Pali II, monsignor Vicenzo Paglia dhe të dërguar të tjerë të Vatikanit, të cilët na shoqëruan ne, na ndihmuan ne, në betejën tonë për të nxjerrë vendin nga diktatura dhe për të arritur atë fitore që arritëm më 22 mars të viti 1992. Një mirënjohje tjetër e madhe, e thellë, ishte se shqiptarët këto 19 vite përjetuan procesin e ringjalljes së vërtetë, ringjalljes së besimeve të mëdha, ringjalljes së vlerave të mëdha, ringjalljes ekonomike, ringjalljes sociale. Në të gjitha këto fusha, Selia e Shenjtë ka kontributin e vet madhor, si në ringjalljen e vlerave dhe besimit te Zoti, rindërtimin e infrastrukturës shpirtërore të shqiptarëve, ashtu dhe në fushën e arsimit, në fushën e ndihmës humanitare, në fushën sociale, në të gjitha fushat e tjera. Por në memorien e shqiptarëve do të mbetet gjithmonë e gjallë mbështetja e madhe që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës, në përpjekjet e tij për liri dhe dinjitet. Interesi direkt i Papa Gjon Palit II, nxjerrjes e tij nga kthetrat e Millosheviçit me anë të dërguarve të tij direkt në Beograd me angazhimin e tij, të gjitha këto janë momente të mëdha në miqësinë midis Vatikanit dhe Shqipërisë. Natyrisht në bisedimet dhe në audiencën shumë të ngrohtë dhe të përzemërt që më rezervoi, i shpreha mirënjohje për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë në procesin e integrimit. Papa Benedikti XVI më garantoi se ai dhe Selia e Shenjtë, mbështetin plotësisht procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndjekin me admirim arritjet e vendit në këtë drejtim dhe janë të sigurt në të ardhmen e shkëlqyer evropiane të Shqipërisë. Viti që vjen është një vit i madh për mbarë njerëzimin, është 100-vjetori i Nënë Terezës. Unë e shfrytëzova rastin dhe i dorëzova ftesën Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikti XVI, të cilin e ka ftuar edhe Episkopati i Shqipërisë, që këtë 100-vjetor, ta kthejmë vizitën e tij në një ngjarje kulmore, në festimin e 100-vjetorit që Nënë Tereza meriton. E njoha gjithashtu me përpjekjet që ne po bëjmë, për ta festuar sa më me dinjitet, për ta nderuar sa më me dinjitet, këtë bijë të madhe të Shqipërisë dhe të mbarë njerëzimit. Por nuk mund të mos theksoj në këto çaste, një moment kulmor që do të ngelet përjetë në memorien time. Sot e 543 vjet më parë, më 12 dhjetor, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar, Skënderbeu u prit në Vatikan, nga Papa Pali II. Ai erdhi këtu për të kërkuar dhe gjeti mbështetje në përpjekjet e tij legjendare, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, vlerat e mëdha të perëndimit në rajon kundër invadorëve. Nuk besoj se do të mund të ishte gjetur gjë e më e bukur, gjë më domethënëse në jetën time, për mua dhe shqiptarët, se sa kjo audiencë, kjo pritje që më akordohet më 12 dhjetor, në këtë përvjetor të madh të marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë. Edhe një herë, një mirënjohje shumë të thellë Atit të Shenjtë për audiencën që më akordoi.
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

ueeeeeeee paska ardh ky bukuroshi ne rome .... ta kisha dit do kisha shku me e taku atje ne vatikan
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

Po ne jemi shtet islamik.hallall papes ce e priti
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

Nuk e di qka e ka permend ky sali berisha Kosoven qe demek paska dhon ndihm tmadhe per Kosoven vatikani qe eshte e kunderta se qysh ne kohen e skenderbeut vatikani e ka tradhtu ne momentet e fundit Skenderbeun pastaj Ismail Qemalin , edhe ne Kosove vetem keq qka kan sjell kta , mas pari nuk e njohin pavaresin e Kosoves po jo vetem kjo por edhe lobojn kunder saj qe dmth jan ne krah te serbis , edhe na kan hek disa miliona euro nga buxheti i popullit per me ndertu ket ndertesen pa leje katedralen ne Kosove edhe pse ska qen askush kunder por na genjyn se than qe do e prishim shkollen dhe do financoj vatikani me ndertu nje shkoll moderne nuk e ben nje gje te till por as ket katedralen nuk i dhan lekt me ndertu por tash dhojn lek shteti me lekt e popullit edhe katolikt qe dhojn lek pra me ni fjal kurr diqka mir sna ka sjell vatikani po vetem keq .
 
Te prishi pune nje katedrale ty po ato xhamite apo vari leshte Kosova ne kushtetuten e saj shkruan qe eshte nje shtet laik dhe jo islamik (kush e di sa inat ju ka erdhur per kete gje ) Dhe Sal Berisha nuk eshte ai qe adhuroni ??? Kot nuk thone bota eshte e rrumbullaket do vije dhe rradha jone ;) Mire beri Sala te pakten nuk do beje hapjen andej nga arabet
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

اa pate ti zogu ta prishi qejfin Berisha ty ? E kishe si hero kombetar Berishen ti .
Ah apo me fal sa po permendet besimi katolik , ju bie si bombe.
Si te ja bejme pra , per fatin e keq tuajin feja katolke egziston para disa feve tejra ..
Berisha eshte si qen halabak , as nuk tin se cfare thote dhe se cfare ben .
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

Te prishi pune nje katedrale ty po ato xhamite apo vari leshte Kosova ne kushtetuten e saj shkruan qe eshte nje shtet laik dhe jo islamik (kush e di sa inat ju ka erdhur per kete gje ) Dhe Sal Berisha nuk eshte ai qe adhuroni ??? Kot nuk thone bota eshte e rrumbullaket do vije dhe rradha jone ;) Mire beri Sala te pakten nuk do beje hapjen andej nga arabet
cyber qdo postim po e shendrroni ne teme fetar ,nuk eshte ne regull.
P.s lexo kushtetuten ne gjuhen angleze dhe e merr vesh qka thuhet po shqiptaret kane deshire qe kur eshte qeshtja e fese ta ndryshojne
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

Cyber : shtet laik n'leter si intereson askujt Musliman jon shumica edhe Xhamit per at gje jan per popullin .

Benit : kunder katedrales nuk jam sepse po te isha ose po te ishim na nuk kish mujt mu ndertu ajo katedrale as kunder fes katolike nuk jam se s'me hyn ne pun asgje kam shok te asaj feje , por un thash pse eshte fut Kosova aty ose pse i falenderojn kta kur vetem dom i kan sjell edhe un thash ne postimin tim qe na kan genjy edhe nuk eshte hera e par siq thash prei kohes te Skenderbeut .

sju kthej mo.
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

Ore po pse merrni zjarr Berisha eshte ky nuk ka gajle se thote si tja ndjeje,kur theshte dikur per shamite ne shkolla ishte hero tani.......Nuk mesuam si u be u mbushen shkollat shqiptare me shami apo jo?Sa per temen nuk besoj se ndonje kryeminister tjeter mund te deklaronte ndryshe.
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

pas vizites ne vatikan, Sala ne Rom u prit edhe nga kryetari i shoqates ARCIGAY i cili e pergezoi Salen per ligjin e martesave homosexuale..... e shikoni popull ca kryeministri kemi, liberal fare, njesh eshte..... kur ska te tjere
 
e shikon ti veten sa i trash je????pse c´far te keqje paska ky ligj???
don demokraci apo diktatur???

ligji per martesat e homoseksualeve,,,esht nje e drejt njerzore,,

pse te egzistoj ligji,,,sdo te thot se do te detyroj kush ty me zort qe te martosh nje burr,,por nese ke deshir mundesia duhet te jet e hapur,,
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

aq i trash jam, sa qe ilirnukjam te kem mundesi te hapur...
ku dihet qe vatikani eshte kunder martesave te tilla,, ti dhe sala do benit mire te shkonit te arcigay e jo ne vatikan
 
vatikani esht nje institucjon fetar qe mbron parimet fetare,,

kurse ligji per te drejtat njerzore,,kalon mbi c´do institucjon fetar dhe mbron te drejtat njerzore,

shqiptarin nuk e prish hapsira ligjore,,, por jan ata qe i friksohen vetes dhe familjes se tyre,,te paret qe e kundershtojn kte ligj,,nga frika se mos do i koris ndonje pjestar i familjes,,,
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

e shikon ti veten sa i trash je????pse c´far te keqje paska ky ligj???
don demokraci apo diktatur???

ligji per martesat e homoseksualeve,,,esht nje e drejt njerzore,,

pse te egzistoj ligji,,,sdo te thot se do te detyroj kush ty me zort qe te martosh nje burr,,por nese ke deshir mundesia duhet te jet e hapur,,
kam dal prejt temes dhe kerkoj falje por nuk munda pa e bere kete pyetje ketij demokrati ketij atdhetari te shquar ketij patrioti te madh:
nese fillone dhe martohen burrat me burre me thuaj kush do ta shtoj kete popullin tend dhe timin o i nderuar? prandaj islami na nxite qe te martohemi hde te marrim grua e jo burr ,qe populli yne te shtohet dhe kjo duhet te ishte nje prej arsyeve qe duhet te logjikohet rreth kesaj feje.
e drejte njerzore te duket ty martesa e burrit me burr.jo burre i dheut ajo eshte anti njerzore dhe me thene me mire dalje jashte natyres se njeriut.
me trego a ka nje krijese tjeter pos krijeses njeri qe bene kete veper te ndyre,dhe plus asaj qe njeriu eshte paisur me logjike dhe te dalloj te miren dhe te keqen?
P.s dhe nje gje nuk logjikohet me ate qka ta merr mendja jote sepse ka njerez qe ta ndrrojne mendjen tende i nderuar
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

kam dal prejt temes dhe kerkoj falje por nuk munda pa e bere kete pyetje ketij demokrati ketij atdhetari te shquar ketij patrioti te madh:
nese fillone dhe martohen burrat me burre me thuaj kush do ta shtoj kete popullin tend dhe timin o i nderuar?

injoranca ne maksimum:ciaoo:

po mos te ishte islami qe te nxis te martohesh me femra,,do te ishe martuar me burra ti????

hahahahahaha ej ligji nuk nenkupton fillimin e detyrueshem te martesave burr me burr,,

nenkopton hapsiren demokratike qe ligji i jep NJERIUT,,

sepse edhe ata qe duan te martohen me njeri tjetrin jan njerez,,dhe bien ne dashuri me njeri tjetrin,,,,dhe si pasoj kan te drejt si gjith njerzit e tjer.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

injoranca ne maksimum:ciaoo:

po mos te ishte islami qe te nxis te martohesh me femra,,do te ishe martuar me burra ti????

hahahahahaha ej ligji nuk nenkupton fillimin e detyrueshem te martesave burr me burr,,

nenkopton hapsiren demokratike qe ligji i jep NJERITUT,,

sepse edhe ata qe duan te martohen me njeri tjetrin jan njerez,,dhe bien ne dashuri me njeri tjetrin,,,,dhe si pasoj kan te drejt si gjith njerzit e tjer.
jo burr i dheut po islami po i nxite ata qe jane ne humbje martohuni me gra se keto jane per juve e jo burrat.njerzit po pse nuk u pergjgje ne pyetjen tjeter .
p.s e kjo shkon enkas per ty i nderuar :2:6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

jo burr i dheut po islami po i nxite ata qe jane ne humbje martohuni me gra se keto jane per juve e jo burrat.njerzit po pse nuk u pergjgje ne pyetjen tjeter .
p.s e kjo shkon enkas per ty i nderuar :2:6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

ma cave Koken me islamin hahahahahaha

o shoku njeriu ka disa ndjenja ne brendesin e tij,,,,ndjenjat e dashuris nuk vin nga feja,,por nga mbrendesia e c´do individi,,

shqiptaret ne pergjithsi,,,nuk i ka mbrojtur ligji dhe feja per te mos u martuar burr me burr,,por i ka mbrojtur karakteri i tyre,,sa do qe te egzistoj ligji per martesat homoseksuale,,,karakteri i shqiptarit te vertet nuk ja lejon shqiptarit te martohet me nje burr,,,
dhe ska nevoj ta thot islami grat jan per juve,,sepse mjafton te shikoj njeriu organet e gjinive,,per te kuptuar se cila perputhet me cilen.
ik tashi se le nam.
 
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

Pergezoj vizite e kryeministrit Shqitar ne Vatikan.

Pa dyshim qe mbeturinat e Turkut 500 vjeçar nuk e shohin Shqiptarin dhe vizionin e tij drejt perendimit (Europes), por pekundrazi duke u jargavitur me propaganden islamiste,(mjafton ti hedheim nje sy forumeve "Shqiptare" Islamike) mundohen ta paraqesin Shqiptarin sikur Shqiptari te jet Avgan nga Lindja e Mesme dhe jo shqiptar ne mes te Europes.

Por, ç'far asht' ma e keqja, k'tyne mbeturinave Mongolo-Turko-Arabe ju bashkohen edhe shum Shqiptar musulman trushpelar dhe se bashku kerkojne qe Shqiptarin ta identifikojne me flamurin JESHIL Islamist dhe pretendojn qe ti nenshtrohet ligjit te qelbur te Sheharitit Gabelo-Arab.

Jan po kta Islamist "Shqiptar" (qe per hir te fes se Arabit) dalin hapur kundra figurave Kombetare Shqiptare, siç asht Skender Beu dhe Nan Tereza!

Jan po kta Islamist "Shqiptar" (qe per hir te fes se Arabit) thurin atentate kunder aleateve ton strateg, siç ishin ata 4 Dibranet koh ma par ne SH.B.A!

Jan po kta Islamist "Shqiptar" (qe per hir te fes se Arabit) e mohojn kontributin e vatikanit ne mbajtjen gjadh te kultures Shiptare!
Po ç'far mendoni ju, se do ta gjeni ne "faqen 13" te Kuranit (e di qe e keni lexu faqen 13) kontributin qe ka dhan nder shekuj Vatikani ne mbajtjen gjadh te kultures Shqiptare?

Shqiptar jeni JU???
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kryeministri shqiptar Sali Berisha takohet me Shenjtërinë e Tij, Papa Benedi

Pa pa pa ç'fare paralelesh historike qe hidhen n Sali Berisha dhe Skenderbeu .
Paaaaaara partizane!!

Sa per dijeni papa Skenderbeun e ka pritur mire por gurin ne trast ,
dhe keshtu me duket dhe me Salen.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top