Për festa dhuroni dhëmbë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për festa dhuroni dhëmbë

Mos i hidhni dhëmbët e vjetër, sepse artistja Polly van der Glas do t’i rregullojë ato në një unazë interesante, të cilën mund t’ia dhuroni të dashurve tuaj.
Polly van der Glas krijon unaza nga dhëmbët e njerëzve, ndërsa mund të porositen edhe qafore të cilat zbukurohen me një dhëmb të vetëm.

Artistja e re nga Melburni pranon se e ka të vështirë që të sigurojë dhëmbët e njerëzve, dhe rrallëherë merr ‘donacione’.

“Me vite të tëra grumbulloj flokë, dhëmbë dhe thonj, të cilët i përgatis në punëtorinë në banesën time, ndërsa ngjyrat dhe teksturat e tyre, janë thjesht të jashtëzakonshme”, thotë ajo.

Dhëmbët sterilizohen para përdorimit, dhe pastaj vendosen në unazat e argjendta. Një unazë kushton 250 funte britanike. /Telegrafi/
human-teeth-jewelry-1.jpg
 

Attachments

  • human-teeth-jewelry-1.jpg
    human-teeth-jewelry-1.jpg
    42.5 KB · Shikime: 11
Titulli: Për festa dhuroni dhëmbë

Interesante ....ndoshta dhembin tim mund ta pranoja ta mbaja ne unaze ...por dhembet e te tjerve se si do me dukej .
 
Titulli: Për festa dhuroni dhëmbë

Po nuk prishet dhembi nga faktoret atmosferik dhe per me teper qe nuk ushqehet me se eshte i shkulur nga mishi .
 
Titulli: Për festa dhuroni dhëmbë

Te them te drejten mua mu shpif vetem duke i pare ketu e jo me ta mbaj ne gisht
 
Titulli: Për festa dhuroni dhëmbë

Te ishte ndonje dhemb peshkaqeni hajde po njeriu bliahhh
 
Titulli: Për festa dhuroni dhëmbë

Te them te drejten mua mu shpif vetem duke i pare ketu e jo me ta mbaj ne gisht

Eshte pak e cuditshme fakti qe :

Kur prek floket e te dashures/it te duket dicka e bukur, te pelqen.
Kur i sheh se kan rene ne toke, ta neverisin.

Kur i sheh thonjt e lyer te dashures, te pelqejn, madje i puth edhe doren..
Kur e sheh nje thua ne toke, ta neverit.

Kur i fut llapen edhe puthesh, normale ato dhembet ste bejn pershtypje, madje aq me thelle te hyje gjuha aq me mire eshte, i ben masazh me gjuhe neper dhembe e gjuhe me gjuhe :p

Ama kur e sheh nje dhemb ne nje unaze te tille, ta neverit.

Si ka mundesi?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top