Ne France 92% e banoreve perdorin celular

sabah

Anëtar i Respektuar
PARIS (Reuters) – Numri i përdoruesve mobilë vazhdon të rritet në Francë me 91.8 përqind të banorëve të pajtuar në shërbimet pa fije (wireless) në fund të Qershorit, rritje kjo nga 88.1 përqind që ishte vitin e shkuar, thanë rregulluesit e telokomit të mërkurën.

Operatorët francezë pa fije, përfshirë Orange, Bouygues Telecom dhe SFR, së bashku tërhoqën 678,000 klientë gjatë tremujorit të dytë, duke e rritur numrin e përgjithshëm me 1.2 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e shkuar.

Në 2008, rritja tremujore arriti 0.5 përqind nga viti në vit, tha Arcep.

Operatorët e rrjetit virtual mobil, (MVNO) të cilët blejnë minuta me shumicë nga operatorët e mëdhenj, numëruan 2.9 milionë abonentë në fund të Qershorit, duke u dhënë atyre një pjesë tregu prej 5.3 përqind nga 4.6 përqind që ishte në të njëjtën kohë para një viti.

Në 30 Qershor, Franca pati 58.905.000 abonentë të shërbimit celular.
 
po shqiperia sa mund te kete ?
 
Ne rast se ne France njerzit perdorin nje telefon celular,ne shqiperi celularmania eshte bere nje ves i keq per nje pjese te madhe te popullsise per te pasur me teper se nje aparat telefoni celular.Sipas deklarimeve te peraferta te AMC ,Vodafone dhe EagleMobile numri i aboneteve shqiptare eshte eshte rreth 5 miljon .Me keto shifra i bie qe cdo shqiptar disponon mbi dy telefone celular per person.
 
epo shqiptaret i kane pordhet e medhajaaaaaaa. Duan dhe shume cell, se 1 nuk eshte mjaft. Lol

Eshte nje menyre kursimi te kesh te gjitha kartat e sim se flet psh amc me amc vod me vod etj. pra flet me lire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top