Durrës-Kukës, kostoja 1.5 miliardë euro
Kontrata "Projekto dhe ndërto" i ka zhvatur qeverisë pjesën më të madhe të buxhetit
Rruga Durrës-Kukës do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1.5 miliardë euro. Nga llogaritjet e fundit, rezulton se kostoja totale që ishte planifi - kuar për rrugën ndërlidhëse të
Shqipërisë dhe Kosovës është dyfishuar. Në muajin tetor të vitit të kaluar, sipas përllogaritjeve të organit të akuzës, rruga kushtonte rreth 1 miliardë e 25 milionë euro, ndërsa dëmi ishte 230 milionë euro. Por fondet e akorduara kanë rritur koston e rrugës, e cila ka shkuar në shifra stratosferike. Kur duhen edhe 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare,rruga "patriotike" ka marrë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit. Kontrata "Projekto dhe ndërto" duket se nuk ka qenë frytdhënëse për shtetin shqiptar, pasi fi rmat zbatuese të vendimeve të qeverisë dhe Ministrisë së Transporteve po hasin
shumë vështirësi në terren për rrugën. Ndërkohë, prokuroria thotë se çmimet e punimeve për rrugën janë rritur pas raportit të ekspertëve kontabël. Nëse hapet shqyrtimi gjyqësor dhe gjykata vendos disa ekspertë për vlerësimin e dëmit, atëherë
kostoja dhe dëmi i llogaritur mund të shumëfi shohet, si pasojë e një kontrate në dëm të
shtetit shqiptar. Firma zbatuese e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, sipas organit të akuzës, është favorizuar nga qeveria. Të gjitha punimet e saj paguhen më tepër sesa fi rmat e tjera që punojnë në segmente të tjera të rrugës Durrës-Kukës. Projekto dhe ndërto Nga hetimi është provuar se në tremujorin e parë të vitit 2006, ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, i është paraqitur në rrugë informale një propozim i pa kërkuar nga kompania "Bechtel-Enka" për mënyrën e ndërtimit me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash nëpërmjet
aplikimit të një kontrate "Projekto e ndërto", në bazë të çmimeve për njësi të fiksuara.
Sipas prokurorisë, janë zhvilluar disa takime bilaterale ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë "Bechtel-Enka" dhe ministrit Lulzim Basha, për të diskutuar këtë propozim të pa kërkuar. Në vazhdim, bazuar në propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM nr. 481, datë 14.06.2006, "Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit të hapur ndërkombëtar, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës- Morinë". Nga negocimi i kryer janë pranuar çmime për njësi pa një analizë strukturë kostoje
dhe shumë më të larta se çmimet për njësi të miratuara dhe të përdorura nga Drejtoria
e Përgjithshme e Rrugëve për ndërtime rrugësh, me fonde buxhetore në vendin tonë gjatë vitit 2006. Në konkluzionet e paraqitura nga ekspertët e caktuar nga prokuroria, janë krahasuar çmimet për 25 zëra punimesh të aplikuara në kontratën
e lidhur me shoqërinë "Bechtel-Enka", me çmimet e të njëjtave zëra punimesh të aplikuara në kontratat e lidhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet rrugore nga Kalimashi në Morinë. Nga krahasimi rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë "Bechtel-
Enka" janë shumë më të larta. Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit përfundimtar për rrugën Rrëshen-Kalimash, rezulton se shoqëria "Bechtel- Enka" është favorizuar me një shumë prej 114851604 eurosh krahasuar me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet e rrugës
në vazhdim, pra nga Kalimashi deri në Morinë. Favorizimet Sipas prokurorisë, mosnxjerrja
e një urdhri nga ministri Lulzim Basha në zbatim të pikës 1, germa "dh" dhe pikës 2 të
VKM nr. 481, datë 14.06.2006, ka lejuar shoqërinë "Bechtel-Enka" të vendosë në kontratë çmimet për njësi që ka dashur vetë, duke shmangur negocimin e tyre me
palën shqiptare. Projekt-kontrata është dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave nga ministri Lulzim Basha, më datën 25 shtator 2006. Në relacionin shoqërues, të përgatitur nga shtetasi Andi Toma dhe të fi rmosur nga ministri Lulzim Basha, paraqiten rrethana të rreme në lidhje me faktin se ndërmjet kujt janë zhvilluar negociatat, si dhe
në lidhje me negocimin e çmimeve për njësi. Lidhur me faktin se ndërmjet kujt janë zhvilluar negociatat, në relacion thuhet: "Në këto negociata të zhvilluara në Londër dhe Tiranë, të drejtuara nga konsulenti ‘Ecorys‘, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MPPTT-së dhe DPRR-së, u morën parasysh eksperiencat e mëparshme të kontratave të ngjashme të zbatuara në vendet e rajonit, si në Rumani e Kroaci, si dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të pavarur mbi nivelin e besueshmërisë dhe saktësisë së çmimeve". Pra, sipas akuzës, paraqitet situata sikur negociatat janë zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, nën drejtimin e
konsulentit. Në fakt, nga hetimi është provuar e kundërta, që negociatat janë zhvilluar ndërmjet konsulentëve, "Ecorys Group" dhe shoqërisë "Bechtel-Enka", ndërsa dy përfaqësues të palës shqiptare, vetëm kanë asistuar konsulentin Ecorys Group gjatë periudhës së negocimit.

Last edited by a moderator: