Toka i takon atij qe e punon

Lauri

Anunnak
Qeveria po përgatit një projekt-ligj, i cili parashikon sanksione për të gjithë pronarët e tokave që i kanë lënë ato djerrë. Ligji, i cili do të hartohet brenda këtij muaji nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe do të shkojë për miratim në qeveri. Efektet e tij do të shtrihen tek të gjithë fermerët që kanë përfituar toka nga ligji 7501.
Kjo u bë publike dje nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, shteti do të mbajë qëndrim ndaj tokës së papunuar dhe se ajo është një dëm i rëndë i interesit publik për vendin.
Kryeministri tha se Shqipëria është një vend me pak tokë, pasi zonat malore zënë 2/3 e territorit. Kreu i ekzekutivit tha se megjithëse ka zona të mbjella në çdo centimetër katrorë, në shumë të tjera në ultësirën bregdetare dhe jo vetëm aty, ka mijëra hektarë që nuk punohen.
"Këtë tokë e kemi ndarë me ligjin 7501, një ligj që është bazuar në parimin 'toka atij që e punon' dhe 'atij që jeton aty'. Unë nuk them se do t'i marrim tokën atij që ia kemi dhënë me ligj e do t'ia japin dikujt tjetër, por kjo tokë do të kalojë në fondin e komunës dhe mbi bazën e ligjit do të jetë i detyruar ta japë me të dhjetë."- tha kryeministri.
Sipas tij, duke kaluar në fondin e komunës, kjo e fundit do të ketë të drejtë t'ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar dhe pronarit, që i ka kthyer shpinën tokës, t'i paguajë të dhjetën, pasi nuk mund të lihet as edhe një metër katror tokë të papunuar në vend.
"Ligji do të përcaktojë të gjitha procedurat e dhënies me të dhjetë të tokës, të cilat do të jenë transparente, jo me letra xhepi, por me opsion të hapur dhe me projekte.
E përsëris kemi shumë pak tokë. Mbi gjysmë milioni qytetarë shqiptarë jetojnë me një sipërfaqe toke për frymë jashtëzakonisht të papërfillshme. Nëse shkoni në Kurvelesh apo Mirditë do të shihni sesa tokë për frymë ka. Ndërkohë që ka fusha të tëra që rrinë djerrë. Kjo do të marrë fund",- tha Berisha.
Ai e konsideroi mëkat lënien e tokës djerrë në ultësirën perëndimore. "Ndërkohë që, nëse shikoni në kodrat midis Peqinit dhe Kavajës, do të mahniteni, sesi në majë të saj kanë punuar një parcelë edhe pse në dimensione jo të mëdha.
Po ashtu në Kuç, Progonat jetojnë me mikroparcela, në një kohë kur qindra e mijëra hektarë tokë rrinë të papunuara". Ai tha se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të luftuar varfërinë dhe varfëria më ekstreme sot është në zonat malore.
Projekti
Kalimi i tokës nga pronari tek ai që do ta punojë, duket i vështirë të gjejë zbatim. Disa fermerë shprehen skeptikë për metodën e gjetur për nxitjen e punimit të tokave në vend. Sipas tyre, kalimi i tokës në fondin e komunës dhe mënyrat e përzgjedhjes të kandidatëve për punimin e saj mund të sjellë konflikte mes palëve.
Ndërsa specialistët e bujqësisë thonë se një metodë për nxitjen e punimit mund të jetë taksimi i tokave djerrë. Në shumë zona të Shqipërisë, pronarët, që në disa raste kanë emigruar jashtë vendit, i lëshojnë tokat e tyre me qira.
Kjo mënyrë cilësohet nga ata një element që duhet shfrytëzuar nga shteti për të zbatuar një projekt më efektiv, sesa kalimi i pronës në fond komunar dhe dhënia për punim tek një tjetër nëpërmjet zyrtarëve lokalë.
Liberalizohet shit-blerja e tokës
Qytetarët me origjinë shqiptare do të kenë mundësi të blejnë toka në Shqipëri. Një ligj që pritet të miratohet brenda gushtit parashikon shitjen e tokës në të gjitha format, për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare. Aktualisht, toka në Shqipëri shitet për truall, por jo për qëllime të tjera.
Projekti u bë i njohur dje në mbledhjen e qeverisë, ku kryeministri Berisha tha se për të gjithë shtetasit e huaj me origjinë shqiptare do të përdoren si kombësia ashtu edhe origjina, sepse ka vende të cilat njësojnë kombësinë me shtetësinë dhe kjo i përjashton.
"Ndaj duhet që ligji të përgatitet me kujdesin më të madh, në mënyrë që çdo shtetas që ka nënën ose babanë shqiptar, që ka origjinë shqiptare, do të kërkoja që të mos ndiqnim vetëm linjën nga babai, por të pranojmë edhe atë të nënës, të kenë të drejtë të blejnë tokë në Shqipëri",- tha Berisha.
Ai theksoi se kjo prerogativë, brenda një kohe jo të largët, është e detyrueshme për t'u shtrirë për të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në ligj do të parashikohet që procedura do të jetë identike si për qytetarët me shtetësi shqiptare dhe se nuk do të ketë asnjë procedurë shtesë.
Shekulli Online
 
Po gjejne menyra te reja per te vjedhur me duket mua....
 
Na ktheu Xhaxhin prape me kete slogan "toka i takon atij qe e punon "
Te gjoret pronare si s'pane nje dite te bardhe ne kete qelbesire vend e keto qelbesira politikane qe s'u ngopen duke vjedhur!!!!!!
 
Na ktheu Xhaxhin prape me kete slogan "toka i takon atij qe e punon "
Te gjoret pronare si s'pane nje dite te bardhe ne kete qelbesire vend e keto qelbesira politikane qe s'u ngopen duke vjedhur!!!!!!


Puna eshte se xhaxhi teoriksiht kishte te drejte por praktikisht i bente gjerat perseprapthi prandaj ka mbetur ne histori si diktator dhe jo si strateg shteti.


Nje video qe shpjegon llogjiken e shtrembert te shoqerise aktuale dhe difektet e saja katastrofike qe do na kushtojne shtrenjte nese nuk i futemi seriozisht punes per te investuar ne Shqiperi:

"Historia e Konsumizmit dhe si funksionon ky sistem"
"Story of Stuff- How Things Work, About Stuff"

YouTube - Story of Stuff, Full Version; How Things Work, About Stuff
 
Nje nga gomarlleqet e kesaj qeverie.
Emigrantet qe kane toke dhe jetojne jashte shtetit si tja bejne nuk eshte qe nuk e punojne sepse nuk duan por sepse skane mundesi.
Ky do te beje ndonje gje per shqiperine te shtoje ndonje linje avioni me cmime te ulta dhe shikoje qe ndonjeri per tu kujdesur per shtepine dhe token do vi ne shqiperi.
Toka eshte prone private une kam te drejten te bej cte dua me te dhe asnjeri ska pse te me thote gje perdirasa une mbi te paguaj cdo takse
 
qe eshte budallalleku i radhes as qe diskutohet por desha ti thosha ketij kryeministri se cfare ndodhe me ata fshatare qe mbollen qepe,grure dhe patate(pasi keto i kame para me syte e mi) qe dhe sote e kesaj dite i ke neper perrenjet apo kavaleta sepse nuk ka treg ose tallin Koken tregetaret si ju behet halli a do i pagush ti per shpenzimet dhe djersen qe kane derdhure apo kjo nuk te intereson se nuk ka korrupsion ket korrupsioni dhe leku qe bejne zagaret e tu jane neper dogana
mire tjua beje se kesij kombi jemi ne q...i nenen te te thone baba
 
Ky rob me duket eshte si Zogu i Gomarit , duke u rritur dhe duke u coroditur.
Ky i trashe ka lindur dhe i trashe do te vdesin.
Si nuk i vjen turp te thoje gjera te tilla.
Po si mundet te punohet toka kur duhen aq shume lek per ta punuar dhe mbjellur. qe ne fund te stines nuk je i zoti as te nxjerrish leket e atyre qe ke harxhuar , nje qeveri qe nuk te siguron shitjen e prodhimit , si guxon te nxjerre ligje te tilla.
Ne gjithe boten shteti te paguan per ta punuar token , kurse ne Shqiperi nuk te siguron as shitjen e prodhimit.
Gjithsesi nqs Berisha i siguron 1/10 e prodhimit pronareve . rreth 4-5 HA toke ja jap une ...
Ka gjera me interesante qe mund te investoje ne Shqiperi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top