Vendet e zgjedhur për pushime nga politikanët shqiptarë

*deliza*

VIP
V.I.P
Vendet e zgjedhur për pushime nga politikanët shqiptarë

Berisha-Meta në jug të Shqipërisë, Rama në Shtetet e Bashkuara
Nga data 1 gusht politikanët shqiptarë kanë hequr kostumin e përditshëm dhe janë veshur me rroba banje. Thuajse të gjithë, pa përjashtim, janë nisur drejt detit. Aq më tepër që ky ka qenë një nga vitet me aktivitete më të ngjeshura politike për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri Berisha, i njohur tashmë për intervale shumë të shkurta të pushimeve, ka vendosur që disa ditë t’i kalojë në vilat qeveritare në Vlorë. Pushimet, Berisha i ka shfrytëzuar dhe për inaugurime. Ditën e djeshme inauguroi disa rrugë në bregdet. Kreu i opozitës është nisur për në SHBA, ku këtë herë pushimet do t’i ndërthurë me politikë. Ndryshe nga vitet e tjera ku Rama ka preferuar t’i kalonte në Vjenë, këtë verë do të jetë përtej oqeanit. Ilir Meta ka zgjedhur Dhërmiun si vend për të pushuar këtë verë.

Berisha-Rama-Meta

Drejtuesit e tre partive kryesore në vend kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për të kaluar pushimet. Pas një fushate stërmunduese, Berisha i kalon ditët e pushimeve së bashku me bashkëshorten në jugun e vendit. Fundjavën kryeministri e kaloi në vilën qeveritare në Vlorë. Kreu i opozitës këtë vit duket se do të ketë pushime të dyzuara mes qejfit dhe punës. Prej disa ditësh, Rama është nisur në drejtim të Shteteve të Bashkuara për të takuar familjarë të tij, por gjithashtu është duke zhvilluar takime me autoritete të njohura për të denoncuar shkeljet sipas tij, që kanë ndodhën në zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është në Dhërmi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. Kreu i LSI është në ditët e fundit të pushimeve, pasi shumë shpejt do të jetë në Tiranë për të nisur negociatat me kryeministrin për Qeverinë e re, e cila do të dalë nga koalicioni PD-LSI.

Deputetët
Të gjithë deputetët e Parlamentit të ri janë nisur për pushime. Berisha dhe Rama u kanë dhënë vartësve të tyre dhjetë ditë të plota, që të rrinë pranë familjarëve në pushimet e verës. Në Partinë Socialiste zyrat janë thuajse të zbrazura. Vetëm Arta Dade, e cila është kthyer nga pushimet, është parë të hyjë dhe të dalë nga selia rozë. Po ashtu, dhe deputeti i Librazhdit Taulant Balla, i ka shtyrë pushimet deri sa të kthehen deputetët e tjerë.
Në PD deputetët e rinj kanë lënë selinë deri në datën 15 gusht, duke bërë që korridoret e selisë blu të jenë bosh si rrallëherë.

Sali Berisha

Kryeministri Berisha, i njohur tashmë për intervale shumë të shkurta të pushimeve, ka vendosur që disa ditë t’i kalojë në vilat qeveritare në Vlorë. Kreu i selisë blu i kalon pushimet duke lexuar.

Edi Rama

Prej disa ditësh Rama është nisur në drejtim të Shteteve të Bashkuara për të takuar familjarë të tij, por gjithashtu është duke zhvilluar takime me autoritet të njohura për të denoncuar shkeljet sipas tij që kanë ndodhur në zgjedhje.

Ilir Meta

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është në Dhërmi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. Kreu i LSI është në ditët e fundit të pushimeve, pasi shumë shpejt do të jetë në Tiranë për të nisur negociatt me kryeministrin për Qeverinë e re, e cila do të dalë nga koalicioni PD-LSI.

Arben Malaj

Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste është duke bërë pushime me mendjen tek Kongresi. Para pak ditësh, Malaj ishte në Itali me familjen dhe prej andej komunikonte me median lidhur me qëndrimet e tij për situatën politike në vend.

Ben Blushi
Një tjetër rival i Edi Ramës, pushimet duket se do t’i të bëjë të copëzuara. Pak ditë më parë, Blushi ka qenë në Greqi në shoqërinë e bashkëshortes dhe miqve të tyre. Momentalisht Blushi ndodhet në Tiranë dhe shfrytëzon kryesisht fundjavat për të pushuar.

Rudina Seseri

Deputetja e sapo zgjedhur e Partisë Socialiste do t’i kalojë pushimet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pres disa ditësh Seseri është nisur nga Rinasi për në SHBA ,ku do të jetë së bashku me familjarë të saj.

TO
 
Bianca Sk Kiss Kiss
Eshte e vertet, qe mos ju prift zoti mbare ishalla
Jan mashtursa
Jan vampira kta re!
 
nuk po arrije ta kuptoje se keta gazetaret kur studiojne neper selite e partive apo universitete nuk hape dot tv se vetem politikanet shikone ,hape gazeten te njejten gje epo shyqyre qe jane pushimet dhe te shikojme ndonje te ashtequajture VIP(kengetare apo ndonje dreqe tjeter) me cica jashte apo rrobe plazhi po jo nuk eshte e then prape berisha ,rama,meta dhe blushat do shikojme perseri se na kane nderuare ?
 
Po mire duke qene qe muajin e mjaltit ciftit ja paguajme ne pse nuk na lejon ti zgjedhim edhe vendin se ska lezet dhuratat behen te plota.
Hajde te na trashegohen cifti Berisha-Meta
 
Berisha thyen rekordin personal në not, 3 minuta not më shumë se vitin e kaluar


Fundjavën e kaluar, Kryeministri Sali Berisha e kaloi në Dhërmi, gjatë së cilës si aktivitet kryesor pati notin. Në ujërat e gjirit të Dhërmiut, Kryeministri Berisha theu një rekord personal, me atë të mëparshmin.

Rekordin e notit të Berishës e ka bërë të ditur zyra e kryeministrisë sipas së cilës këtë vit ai kreu i qeverisë ka kryer 3 minuta më shumë not se vitin e kaluar.

Kështu nga 120 minuta not që bëri një vit më parë, këtë fundjavë notoi 123 minuta. Ndonëse Kryeministri Berisha preferon për pushime më shumë zonat malore, vajtjen në Dhërmi për fundjavë gjatë muajit gushtit e ka kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.

berisha_12.jpg

berisha_31.jpg
NOA​
 

Attachments

  • berisha_12.jpg
    berisha_12.jpg
    13.1 KB · Shikime: 0
  • berisha_31.jpg
    berisha_31.jpg
    12.6 KB · Shikime: 0
Eshte i forte berisha...rrezik deri ne 2015 kryeminister e kemi :p
 
Kur i do keta peshkaqenet sdodhen kurr atje ku duhet....:( ca dreqin duan ne Australi ata bukuroshet dhe hane ata serfistat e shkrete qe skan as mish te vijne nje xhiro ketej nga lagja tone....Dhermi etj etj.... Apo ska Meta mish nje vit me mish i mban.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top