“Giuseppina Adami ka përfunduar studimet e mesme në institutin e San Fioranos me rezultatin tepër të kënaqshëm 71/100”, ka bërë publike gazeta e botuar në qytetin e Veronas, “L’Arena”.
Sipas të përditshmes 72 vjeçarja është përgjigjur në mënyrë thuajse perfekte në provimin me gojë çka i ka lënë profesorët të mahnitur.
Por nuk përfundon me kaq. Gjyshja, që ka pasur një mbështetje të madhe nga nipër e mbesa, tashmë i ka vënë vetes një tjetër synim: të përfundojë studimet e larta.
*start*