Morina rregjistron rekord turistësh nga Kosova

Në kohën kur sezoni turistik shënon kulmin, numri i turistëve kosovarë, që kalojnë në pikën kufitare të Morinës ka shënuar rekordin e 10 viteve të fundit. Vetëm në 25 ditët e para të muajit korrik, përmes kësaj pike kanë kaluar rreth 400 mijë udhëtarë dhe afro 91 mijë automjete. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë qytetarë të Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet. Hapja e autostradës Kalimash – Rrëshen ua ka lehtësuar ndjeshëm udhëtimin dhe ka shkurtuar distancën me bregdetin shqiptar. Për të përballuar këtë fluks, policia kufitare e Kukësit ka marrë masa lehtësuese në kryerjen e procedurave.
Edhe kryeministri Berisha kërkoi një ditë më parë në një mbledhje të posaçme me anëtarët e kabinetit dhe krerët e disa institucioneve shtetërore, që të shmangen në maksimum burokracitë në pikat kufitare, gjatë sezonit turistik./TV Klan/
 
400'000 e pa besueshme por dhe e gezueshme,

faleminderit Kosove qe na vizituat,


Berisha eshte zot shtepie mos u merzisni rrini si ne shtepin tuaj, lol
 
Lum si keta qe po bejne pushime..........mua mu prishen te gjitha planet :(
 
Lum si keta qe po bejne pushime..........mua mu prishen te gjitha planet :(

cte gjeti ty moj a fitoj Berisha?
shko se je e lire tani se po te ishte Edi Rama do te dilte plazhit pa breke dhe do ikje nga frika se do kujtoje mos eshte gorille e ardhur nga Afrika, lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top