Shkon me dy nipat për t’i hequr një dru të mirë shoferit të furgonave të linjës Kamëz-Tiranës, që i ngacmonte vajzën, por ka marrë më qafë njërin prej nipave dhe ka përfunduar në spital vetë me nipin tjetër, i plagosur me armë zjarri. Ky ka qenë pak a shumë motivi, sipas policisë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orën 13:00, që shkaktoi një të vrarë dhe dy të plagosur në Tiranë. Kalimtarë të rastit dhe banorët e zonës së Doganës së Tiranës u bënë dëshmitarë të ngjarjes, që ndodhte përballë, në krahun tjetër të rrugës së Durrësit. Artan Allushi është qëlluar për vdekje me pistoletë, ndërsa xhaxhai, Kujtim Allushi dhe kushëriri, Nertil Allushi janë plagosur. Autorët, që sipas banorëve ishin tre, kanë mundur të largohen në drejtim të banesave private pranë shinave të trenit. Policia ka identifikuar Bashkim Qefalinë si autorin kryesor të dyshuar, madje kishte vendosur 500 mijë lekë të reja shpërblim për personin që do të siguronte informacionin për vendndodhjen e tij. Policia ka vendosur masa sigurie në banesën e Qefalisë për të evituar ndonjë përplasje tjetër të përgjakshme mes dy fiseve të mëdha.
Ngjarja
Kanë qenë Allushët ata, që me një automjet tip ‘Benz’ i janë afruar Qefalisë në vendin ku qëndronte me furgon. Kujtimi mësohet se akuzonte shoferin e furgonit se i kishte ngacmuar të bijën, dhe kështu ai kishte dalë ta kërkonte, i ndihmuar edhe nga dy nipat. Me të parë 40-vjeçarin, ata janë sulur dhe kanë debatuar me të. Mes tyre janë shkëmbyer edhe grushte e shkelma si edhe dërrasa e mjete të tjera të forta. Sipas banorëve, në përleshje ishin përfshirë një numër i madh personash, por në grindje e sipër, siç duket Qefalia ka nxjerrë një pistoletë, që sipas policisë e ka pasur pa leje, dhe ka qëlluar në drejtim Allushëve. Pasi i ka lënë të tre të rrëzuar përdhe nga të shtënat e armës, Qefalia dhe dy persona të tjerë që kishin ndërhyrë për të në sherr, janë larguar në drejtim të rrugicave që ndodhen pranë Spitalit Ushtarak. Tre Allushët u transportuan menjëherë për në Spitalin Ushtarak, por sipas mjekëve për Artanin kishte përfunduar gjithçka dhe ishte e pamundur kthimi i tij në jetë.
Policia
Me të marrë sinjalizimin përkatës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta të Komisariateve 2 dhe 3 të Tiranës, ndërsa drejtimin e hetimeve e kanë marrë përsipër vetë drejtori Tonin Vocaj me zëvendësin, Artan Cuku. Policia mundësoi identifikimin e të dyshuarit kryesor për këtë ngjarje, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes janë kryer kontrolle në disa banesa ku mendohej se mund të strehohej Bashkim Qefalia. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte mundësuar kapja e të kërkuarit, ndërsa ka pasur disa të shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
*g.shqiptare*