Зngjεll
___________
1,500 shtetas shqiptarë, prej të cilëve tetë janë më të kërkuarit, ndodhen në listën e personave të kërkuar të Interpolit.
Sipas mediave shqiptare, këtyre ditëve në të gjitha vendkalimet kufitare të Shqipërisë janë vendosur fotografitë e tetë shtetasve shqiptarë, të cilët kanë kryer vepra të rënda penale.
Mediat njoftojnë se në mesin e më të kërkuarve të Interpolit janë:
Dritan Dajti,
Marjan Roku,
Gentian Take,
Gjovalin Lesi,
Besnik Shakaj,
Ndriçim Sadushi,
Aleksandër Zulati
David Gjokeja etj etj
Sipas Interpolit, personat e lartpërmendur kanë kryer vrasje dhe vepra të rënda penale, për çka edhe janë dënuar. Normalisht, për ta janë shpallur fletarrestime edhe në shtetet tjera evropiane. /express/