Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Protestë para konsullatës greke në Stamboll, në mbrojtje të të drejtave të çamëve.
Shoqata “Vëllazëria Turko-Shqiptare” ka protestuar dje ndaj masakrave që shteti grek ka kryer kundër çamëve 65 vite më parë. Siç njofton këshilli drejtues i Shoqatës “Vëllazëria Turko-Shqiptare” me bazë në Stamboll, të shtunën, më 27 qershor, Shoqata, me qëllimin e përkujtimit të gjenocidit çam dhe viktimave të masakrave greke, organizoi një protestë para Konsullatës Greke në Stamboll, ku u vendos edhe një Kurorë e Zezë. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Vëllazëria Turko-Shqiptare”, Zoti Kamil Bitish lexoi një komunikatë për shtyp, përmes të cilës i bëri thirrje Greqisë të plotësojë kërkesat e çamëve.
Ja e plotë edhe Komunikata e Shtypit, e cila iu shpërnda organeve të ndryshme mediatike turke dhe atyre të diasporës shqiptare. “Jemi mbledhur këtu sot për të protestuar ndaj gjenocidit që ka ushtruar Greqia 65 vite më parë ndaj shqiptarëve të اamërisë. Më 27 qershor të vitit 1944, si sot 65 vite më parë, grekët kryen një gjenocid në shkallë të gjerë kundër shqiptarëve të اamërisë. Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria ranë dakord për të ndarë tokat e shqiptarëve pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe pasi krijuan Unionin Ballkanik sulmuan pa mëshirë nga të katër anët vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës, të banuara në shumicë nga shqiptarët. Sipas një marrëveshjeje të fshehtë që Greqia bëri me Serbinë më 1 qershor 1913, këto dy vende kishin në plan të fshinin nga harta Shqipërinë, ku Serbia do të pushtonte pjesën sipër Lumit Shkumbin, kurse Greqia pjesën e jugut të këtij lumi. Në vitet 1878-1880 serbët sulmuan fshatrat e banuar nga shqiptarë si Nish, Kurshimlia, Prokuple dhe Leskovec (afërsisht 600 fshatra), ku bënë masakra dhe nuk lanë gur mbi gur. Ata që e shpëtuan me vështirësi jetën nga këto masakra u strehuan në Kosovë. Por serbët nuk u mjaftuan me kaq, në vitet 1912-1913 ata e pushtuan edhe Kosovën dhe të njëjtat masakra vijuan edhe aty. Malazezët pushtuan Vilajetin e Shkodrës dhe të njëjtën masakër konsumuan ndaj shqiptarëve të veriut. Ndërkaq në Jug grekët ua kishin vënë syrin tokave të اamërisë, të banuar nga shqiptarë autoktonë. Për të shtënë në dorë këto toka, Greqia zbatoi një plan me tre faza. 1- Greqia kërkon që jugun e Shqipëria t’ua aneksojë tokave të veta. Atë e mbështeste Franca, Anglia dhe Gjermania. Italia doli kundër, pasi kjo binte në kundërshtim me interesat e saj ndaj Shqipërisë dhe me një vendim që u mor në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 zona e اamërisë iu la Greqisë. 2- Pas aneksimit të اamërisë, Greqia provoi çdo rrugë për të shpërngulur shqiptarët që jetonin aty, në veçanti shqiptarët e besimit mysliman. Greqisë i erdhi menjëherë në ndihmë Traktati i Paqes së Lozanës që u nënshkrua ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në 30 janar 1913. Sipas këtij Traktati, turqit që jetonin në Greqi do të dërgoheshin në Turqi, ndërsa grekët që jetonin në Turqi do të dërgoheshin në Greqi (Marrëveshja e Shkëmbimit të Popullsisë). Greqia regjistroi si turq edhe shqiptarët që jetonin në اamëri dhe në zona të tjera të saj dhe i dërgoi në Turqi. Vetëm nga اamëria në Turqi janë dërguar afërsisht 40 mijëshqiptarë çamë. 3- Po çfarë duhet të bënte Greqia me shqiptarët që kishin mbetur sërish aty? Natyrisht që duhej t’i zhdukte duke ushtruar ndaj tyre gjenocid, kurse ata që nuk i shfarosi dot, duhej t’i dëbonte për në Shqipëri. Ky aksion nisi zbatimin 65 vite më parë, me 27 qershor 1944, dhe vazhdoi deri në mars 1945. Ne, nuk e kemi harruar dhe nuk kemi për ta harruar këtë masakër. Ne duam që kjo masakër të njihet nga të gjitha vendet e botës, në veçanti nga vendet demokratike dhe kërkojmë që Greqia, një vend anëtar i BE, të zbatojë parimet që nënshkroi edhe vetë, duke plotësuar kërkesat e shqiptarëve të اamërisë”.
Gazeta Tradita 13-7/2009 organ i partive nacionaliste levizja e legalitetit dhe balli kombetar.