Emigranti vret vjehrrin, vjehrrën, të birin, në fund veten

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Petrit Zaimi, ekzekutoi dje me pistoletë babain dhe nënën e gruas së tij, pasi i akuzonte se i ndërhynin në jetën bashkëshortore

Nga plumbat mbeti i vdekur djali 14 vjeç i autorit, që dyshohet se është vrarë aksidentalisht kur ai po shuante sherrin


TIRANE- Masakër në kryeqytet, pas divorcit, dhëndri emigrant vret vjehrrin, vjehrrën, më pas djalin dhe në fund veten. Azbi Gjoni, 70 vjeç, Nadire Gjoni 65 vjeç, nipi i tyre Klevi Zaimi, janë qëlluar me pistoletë në shtëpinë e tyre në rrugën "Selaudin Zorba", në Allias dje në mesditë, nga dhëndri, Petrit Zaimi, 40 vjeç, nga Skrapari.

Në fund autori i krimit, sipas policisë, qëlloi veten poshtë mjekrës, sapo kishte mësuar se vjehrri kishte ndërruar jetë. Djali i tij, Klevi Zaimi 14-vjeçar, ka mbërritur i vdekur në spital ndërsa është dërguar nga disa fqinjë.

Ndërkaq, vjehrra e autorit të masakrës, Nadire Gjoni është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak nga një oficer i komisariatit nr.4, i cili kishte mbërritur në vendin e ngjarjes pas njoftimit që kishin marrë uniformat blu për krimin e rëndë në familje. Gruaja e moshuar ende gjatë orëve të pasdites së djeshme ka qenë duke luftuar me vdekjen për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në trup.

Policia është njoftuar nga banorë godinës ku banonte Azbi Gjoni, ndërsa ka mbërritur aty për të me shpejtësi, për të ndaluar autorin, ndërsa ai vrau veten ende pa mbërritur policia.

Shkak për të gjithë ngjarjen sipas burimeve të policisë dyshohet se ka shërbyer procesi i divorcit në të cilin ishte futur çifti në mënyrë përfundimtare pas shumë shkëputjesh që kishte pësuar gjatë më tepër se 15 viteve martesë që Petrit Zaimi kishte pasur me Brunildën.

Ndërkaq, dyshimet e policisë janë se krimi ka ndodhur me paramendim, çka sipas tyre shpjegohet edhe me faktin se Zaimi, kishte pasur me vete edhe një pistoletë të markës "TT", me dy krehëra me fishekë, armë me të cilën ndodhi edhe krimi i djeshëm.

Konflikti në bukë

Prej disa javësh, Petrit Zaimi dhe djali i tij Klevisi, kishin mbërritur në Shqipëri nga Greqia ku jetonin që prej kohëve, ndërsa mes Petritit dhe gruas së tij, kishte mbërritur divorci pas më tepër se 15 vite martesë.

Për të diskutuar këtë problem, dje në shtëpinë e Azbi Gjonit, kishte shkuar Petriti, i cili ishte martuar me vajzën e madhe të familjes Gjoni, Brunildën. Mesditën e djeshme, Petriti ka mbërritur në shtëpi me të birin ndërsa me ta nuk ka qenë edhe Brunilda. Në dhomën e pritjes qe shtruar dreka, kur debatet sapo patën nisur mes vjehrrit dhe dhëndrit të tij.

"Disa gota qenë mbushur me koka kola, ndërsa dy të tjera ishin me raki të pazbrazura. Asgjë në tavolinë thuajse nuk ishte prekur, kur besohet se ka nisur konflikti mes autorit të masakrës dhe vjehrrit të tij,- tha dje për "Shekullin", një hetues i zyrës së vrasjeve pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Debati sipas burimeve të policisë mendohet se ka nisur për shkak se Zaimi pretendonte se prindërit e gruas përziheshin në marrëdhënien e tij bashkëshortore. Ende nuk dihet se çfarë kanë debatuar saktësisht, por sipas rrëfimit të bashkëshortes së Zaimit, debati është përqendruar më tepër në ndërhyrjet në çiftin të prindërve të Brunildës.

Ndërsa po nisej dreka, të konsumohej, Petriti 40- vjeçar dhe vjehrri i tij 70- vjeçar janë goditur mes tyre. Për t'i ndarë ata ka ndërhyrë Nadirja, vjehrra e Petritit, ndërsa situata ka nisut të acarohet. Këtu sipas policisë ka niur edhe masakra që përfundoi me, tre të vrarë dhe një të plagosur rëndë.

Krimi

Më pas Zaimi, ka nxjerrë armën, dhe ka qëlluar tri herë mbi atë që duhej të quhej ish-vjehrri i tij. Ekspertët kanë vënë re tre plumba në trupin e Gjonit, një në gjoks, një pranë zemrës dhe një në dorë. Më pas ai ka qëlluar ndaj vjehrrës së tij Nadires, duke e lënë atë të plagosur rëndë me disa plumba në trup.

Për të penguar veprimet e Zaimit, është munduar të ndihmojë edhe djali i çiftit që po divorcohej, Klevisi. Ky sipas ekspertëve dyshohet se ka marrë aksidentalisht një plumb në zemër, çka i ka shkaktuar plagë të rëndë. Nadirja ka mundur të largojë nipin e saj, i cili është shembur në rrugicën poshtë shtëpisë ku ndodhi ngjarja, ndërsa gruaja e moshuar ka mbetur në shkallë.

Fëmija është nisur për në spital nga disa fqinjë, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Gjyshja e tij, është dërguar në spital dhe për fatin e saj, ndodhej gjallë por në rrezik për jetën. Si është siguruar që vjehrri i tij ka ndërruar jetë, ndërsa ka parë fëmijën e tij të përpëlitet i ka dhënë fund gjithçkaje me një shkrepje poshtë mjekrës, duke u shembur pranë derës së apartamentit të vilës katër katëshe ku banonin.

I vetmi dëshmitar i ngjarjes se djeshme deri më tani, vjehrra e Petrit Zaimit, Nadirja e cila ndodhet në gjendje të rëndë n spita për shkak të plagëve të rënda të marra dje në trup. Mjekët kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale ndaj saj, duke e mbajtur në jetë, ndërsa shpresohet që ajo të kalojë ditën e sotme për të kaluar edhe rrezikun më të madh.

Të vdekur

Azbi Gjoni, 70 vjeç,
Petrit Zaimi, 40 vjeç
Klevis Zaimi 14 vjeç
E plagosur
Nadire Gjoni, 65 vjeç

3 janë është numri i personave të cilët mbetën të vdekur dje në mesditë, në banesën e Azbi Gjonit, kur dhëndërri i tij, Petrit Zaimi, qëlloi mbi të. Plagë morën edhe gruaja e Abziut, Nadirja e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mbeti i vdekur djali 13 vjeçar i Petritit, Klevis Zaimi.
14 fishekë kishte me vete vendosur në 2 krëhëra, Petrit Zaimi mesditën e djeshme ndërsa është drejtuar në shtëpinë e vjehrrit të tij, për të tij ku kishte vendosur të shkonte pas përplasjeve që kishte pasur në familje, ndërsa me të shoqen kishin nisur procedurat për t'u divorcuar prej kohësh.
7 fishekë ka qëlluar dje në mesditë në banesën e vjehrrit të tij, Petrit Zaimi, gjatë përleshjes me vjehrrin e tij, që besohet se ka pasur si shkak divorcin e nisur mes tij dhe bashkëshortes. Dhëndërri Zaimi sipas burimeve të policisë akuzonte vjehrrin e tij se i kishte prishur martesën.
Ekspertët sekuestrojnë shumë gëzhoja predha dhe një pistoletë
Në vendin e ngjarjes ekspertët kriminalistë kanë administruar 7 gëzhoja të qitura nga një pistoletë "TT" e cila sipas burimeve të policisë është gjetur në dyshemenë e apartamentit, të familjes Gjoni fare pak larg trupit të autorit të kësaj ngjarjeje, Petrit Zaimi. Ekspertëve iu është dashur të punojnë në një vendngjarje me sipërfaqe të konsiderueshme, që niste nga apartamenti i familjes Gjoni në katin e katërt, në shkallët e godinës katër katëshe, në oborrin e kësaj godine. Por jo vetëm kaq pasi ekspertëve iu është dashur të kryejnë veprime hetimore edhe jashtë rrethimit të godinës ku ndodhej apartamenti i Azbi Gjonit, në rrugën "Seludin Zorba". Ekspertët nga kqyrja kanë mundur të gjejnë së paku edhe katër predha të kalibrit 7.62 mm që besohet se janë qitur nga arma e që mbante me vete Petrit Zaimi. Kjo e fundit sipas hetuesve që kanë kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes ishte në dysheme, pak metra larg trupit të Zaimit, nën mjekrën e të cilit nj përrua gjaku, kishte mbushur dyshemenë e dhomës së pritjes së Azbi Gjonit. Vetëm pak më tej ishte trupi i të zotit të shtëpisë, kishte zënë gjysmën tjetër të korridorit. Të dy trupat e tyre tashmë preheshin në paqe, nuk kishin më vërejtje për njëri- tjetrin, as fyerje. Në morg i priste trupi i i fëmijës 14 vjeçar. Për fatin e tij të keq jeta e tij mbaroi dje, ndërsa nuk mundi të mbërrinte i gjallë në spital për t'i dhënë ndihmën e parë. Pas më tepër se dy orë kqyrjeje të vendit të ngjarjes, nga ekspertët kriminalistë dhe ata mjeko- ligjorë, kanë përfunduar veprimet e tyre ndërsa trupat janë dërguar në morgun e Tiranës. Këtu mjekët kanë kryer autopsinë e tre trupave, autopsia e të cilëve nuk qe e vështirë të përcaktonte se vdekja kishte ardhur nga plagët e marra me armë zjarri. Ekspertëve tashmë iu ka mbetur të provojnë vetëm formalisht faktin se gjurmët e gjetura në qytën e pistoletës "TT" që ndodhej në vendin e ngjarjes i përkisnin duarve të Petrit Zaimit, dhe se gëzhojat dhe predhat e dala nga një armë zjarri ishin pikërisht të asaj që është gjetur në apartament. SHEKULLI
 
اfarë po bëhet kështu nuk po marrim më vesh gjë ku i çon mushka njerzit :(
 
me te meta mendore i quaj un keta persona nese jeta familjarfe nuk shkon mire je i divorciuar gjej nje tjeter dhe jo te shkaterrosh nje familje cfare fitoi ky ne kete rast vete sjeton si dhe ka mar me vete dhe 3 persona te tjere :(
 
Njerez te tille vuajne nga truri i gjymtuar...Eshte per te ardhur keq qe sa hap televizorin degjon ngjarje te tilla te kryera nga njerez qe mendojne shume pak..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top