Prifti (LSI): Vota ime për Berishën

Nuk e di a ekziston kjo tem ;)

Deputeti i mandatuar i LSI në qarkun e Fierit, Dritan Prifti deklaroi se mund të bashkohej me të djathtën për të krijuar qeverinë e ardhshme. Deklarata “shokuese” erdhi në emisionin Opinion që po zhvillohet këto momente në TV Klan.

“Mandati im nuk do të shkojë kurrë në favor të Edi Ramës, por mund të jetë edhe pro Sali Berishës në kuvend. Sali Berisha mund të numërojë që tani 71 vota”, deklaroi Prifti

“Vendi nuk ka interes të shkojë në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë krize ekonomike” tha ai. “Kushti im i vetëm është nxjerrja e një ligji të posaçëm për rinumërimin e votave por pa ndryshuar gjë. Dhe që Berisha të më garantojë se do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme që edhe këtë radhë nuk u arritën dot. Po pranoi këtë kusht timin, vota ime është për të.”

Prifti akuzon vazhdimisht Ramën për kodin zgjedhor, për mosbashkimin e së majtës. “Edi Rama donte të zhdukte të gjithë faktorët e së majtës”, deklaroi ai.

Prifti akuzoi gjithashtu PS dhe kryetarin e saj Edi Rama se ka bërë gjithçka për të vjedhur votat e LSI nëpër qarqe të ndryshme. “ثshtë bërë një luftë e paprinciptë dhe janë paguar para për të manipuluar votat e LSI në Fier e në Tiranë. Nga 25.000 vota që fitova, arrita të rifitoj 11.000 vota në Qarkun e Fierit”. /gazeta start/
 
Historikisht e majta ka qene e percare ...por neve na pelqen kjo percarje :p
 
na cmenen me duken te gjitha temat njesoj jan hapur aq shume sa spo mar me vesht
 
Kjo esht nje levizje politike,,qe mua personalisht nuk me duket e PASTER,,,

arsyet jan te shumta,,,,

nje nga to,,esht se ky tipi po komandohet nga vet meta,,,Meta do qe nje nga parfaqsuesit e ti,,,te pakten te jet ne pushtet,,dhe kshtu me rradh te zmadhohet levizja socjaliste per integrim,,,dhe te ket Ilir meta shansin per kater vjet te mbys Edi Ramen,,,

kjo me duket shum katile ne disa aspekte!!!
 
Jo ilirjam sepse po te bashkohet me Edin perseri ne pushtet eshte dhe jam shum i sigurt qe dhe nje ministri e merr ose hajt per hater 2. Por esht klysh i poshter sepse LSI perfaqson te majten kurrsesi te djathten dhe nje koalicion me te djathten esht e pamundur. Sic u shpreh Meksi i Polit te Lirise. Pamvarsisht tha se ne disa pika nuk jam dakort me Sali Berishen, vota ime nuk do jete kurrsesi e Edi Rames sepse un perfaqsoj te djathten...
 
E di se Parimisht esht e pa mundur,,mirpo praktikisht jan gjera qe ndohin ne Shqipri,,dhe un per kte thash se kjo esht nje levizje jo e paster politike,,
 
Historikisht ne duhet te vuajme per faj te LSI ....

Kta se kuptojne qe po te ishte i bashkuar edi rama me Ilir Meten saliu sdo ta shifte as ne enderr fitoren
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top