Zgjedhjet, Berisha: Pres rezultatin final

WxP

Staf në FV.AL
berisha-qeveria.jpg
Kryeministri Sali Berisha zhvillon mbledhjen e pare te qeverise qe pas perfundimit te zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat jane ende pa fitues. Duke falenderuar votuesit, komisioneret, numeruesit qe moren pjese ne kete proces, Berisha vleresoi se keto zgjedhje nderuan Shqiperine.

"Kjo qeveri do te vendose per t'i shperbleje komisioneret dhe numeruesit, pasi ata kane nje kontribut madhor", u shpreh Berisha, pavaresisht se procesi i numerimit nuk ka perfunduar ende.

Kryeministri premtoi 'bonusin' per numeruesit dhe komisioneret per punen jashtezakonisht te lodhshme.

Shefi i qeverise theksoi se zgjedhjet ishin me te kushtueshmet, nderkohe qe infrastruktura do te sherbeje edhe per proceset e ardhshme.
Berisha: Pres rezultatin
Kryeministri Berisha theksoi se per shpalljen e fitores do te prese rezultatin final te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

"Qeveria e re do te krijohet pas mbledhjes se parlamentit te ri dhe bashke do te vazhdojme reformat deri ne fund te mandatin tone. Perqendrim total ne detyrimet qe rrjedhin nga MSA dhe ne permbushjen e kerkesave nga Komisioni Evropian", u shpreh Berisha.

Mbledhja e qeverise vijon punen e saj per nje seri marreveshjesh dhe ligjesh, te cilat kryeministri ua paraqiti ministrave ne fillim te saj.

Top-Channel
 
Hajde SukSese PD dhe Sali Berisha
________________________________________________________________________
By Redi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top