U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ishte shtirur si e semure per te qendruar ne Facebook dhe kjo i ka kushtuar punen nje 31-vjecareje nga Zvicra. Vajza punonte per nje kompani te njohur sigurimesh Nationale Suisse.
Ajo kishte munguar ne pune, duke thene se ishte e semure nga migrena, por punedhenesi ka zbuluar se gruaja navigonte ne Facebook dhe e ka pushuar nga puna. “Kush eshte ne gjendje te qendroje ne Facebook, mund edhe te punoje”, ka qene motivi. Ngjarja ka ndodhur nentorin e kaluar, por eshte bere publike keto dite nga gazeta zvicerane «20 Minuten» ne versionin online.

Vajza kishte thene se per shkak te dhimbjeve te forta te kokes nuk mund te qendronte perpara kompjuterit dhe kishte nevoje te rrinte ne erresire. Por dikush nga punonjesit e tjere e ka pare ne Faceebook dhe nje jave me pas ajo eshte njoftuar se duhej te largohej nga puna. “Nationale Suisse”, nderkaq ka hedhur poshte akuzen e spiunazhit.
facebook.jpg

Kompania pergjonte punonjesit, ndersa u kishte bere atyre nje kerkese false miqesie nga nje person qe nuk ekzistonte vertete. Drejtuesit e kompanise kane thene se aktiviteti i punonjeses ndersa nuk ndodhej ne pune, eshte zbuluar rastesisht nga nje koleg. Hyrja ne rrjetin social u bllokua nga firma per punonjesit e saj.

Gruaja qe nuk mund te kthehet me ne punen e meparshme, eshte mjaftuar duke thene: Facebook per mua ka vdekur.
TCH
 
Titulli: U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet

Ja nje pasoje e Facebook-ut!!!
 
Titulli: U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet

ncncnc un aty jam re po vetem luaj nuk shkruaj fare ahhah te semure kta tipa
 
Titulli: U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet

far budall ka bota , nuk e di qka ka n'Facebook qe rrin njerzt ? kaq shum .
 
Titulli: U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet

Facebok e hi5 sene ma palidhje,sdi qka i terhek aty qe me nejt.SHyqyr qe skom qel e sdu me qel kurr ksi muhalife.Ksajde mendimi jam!
 
Titulli: U shtir e semure, por ishte ne Facebook, pushohet

Stupid people ske ca i thua... E kane bere Facebook-un si pjestar te familjes...

Nuk dalin njerezit nga shtepia se flasin ne facebook, me ata njerez qe kane posht pallatit. Jane website-et me te pakuptimta per mua.
 
Facebook mu nga kto lajmet e kuriozitet eshte bere webfaqja me e klikuar ne bote. Un mendoj dhe besoj qe shumica nga kto tregime jan te montuara qe sherbejne thjesht per reklamim.
Vetem per disa muaj Facebook ka dyfishuar numrin e perdoruesve duke kaluar çdo kufij, mbi 200 milion. Kjo nuk behet ndryshe perveq se me montazha : ai la gruan pse kishte statusin single ne facebook, ajo u nda nga burri sepse nga facebook kuptoi qe ai kishte te dashur, kjo tjetra pushohet nga puna sepse u shtir e semur por ishte ne facebook, etj etj.
Spote publicitare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top