Jeremiq në Vatikan bisedon për Kosovën

Kresha

A pretty face can never trick me
Vuk Jeremiq po qëndron në Vatikan ku do të takohet me përfaqësuesit e Selisë së shenjtë, tema kryesore do të jetë Kosova.


Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq po qëndron sot në Vatikan ku gjatë vizitës njëditëshe do të takohet me përfaqësuesit e Selisë së shenjtë, ndërsa tema kryesore do të jetë Kosova.

Sikurse njofton Ministria e Jashtme serbe Jeremiq do të bisedojë me sekretarin e Selisë së shenjt për punë të Jashtme, monsinjor Pjetro Parolini, prefektin e Kongregacionit për kishat lindore kardinalin, Leonard Sandrini dhe kryetarin e Këshillit të Papatit për avancimin e unitetit midis të krishterëve, Valter Kasper.

Jeremiq këtë vizitë në Vatikan po e realizon në prag të takimit që do të ketë në selinë e UNESKO-s si dhe në forumet tjera ndërkombëtare që kanë për qëllim "shënimin e pesë-vjetorit të përndjekjes së serbëve të Kosovës në ngjarjet e marsit të vitit 2004, kur janë shkatërruar 35 kisha e manastire ortodokse", njofton kjo Ministri serbe. /rtk/
 
Titulli: Jeremiq në Vatikan bisedon për Kosovën

Bjerini bjerin se i bini mire.....neser shkoni takoni Dalai Laman e me rradhe LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top