Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

na e shpifen me te njejtin muhabet ka qe 3 dite.......
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Vajza X: Ylli Pango na e lehtesoi punen


Ne nje interviste ne "Top Story", 23 vjecarja qe realizoi kameren e fshehte ndaj ish ministrit Ylli Pango, e quajtur vajza x per arsye sigurie, ka rrefyer disa nga detajet e momenteve te regjistrimit te video-skandalit.


"Ashtu sikurse e tha edhe Armir Shkurti, ideja ishte e rende sepse behej fjale per nje pushtetar. Ajo qe na lehtesoi punen ishte fakti se ministri kishte tentuar edhe me vajza te tjera. I gjithe stafi ishte i bindur se sjellja e Pangos do ishte e njejte me ate te sjelljes me vajza te tjera. Nga ana jone nuk ka pasur asnje lloj provokimi. Ne cdo rast kam pasur komunikim me shefat e mi qe me kane mesuar deri diku, duke pasur parasysh pikerisht piken e provokimit", eshte shprehur vajza x.

Ne vijim te intervistes, ajo pohoi se u ndie keq ne ato momente. "Si femer jam ndier shume keq dhe ne raste te tilla te ben te mendosh sa e veshtire eshte te jesh femer ne kete bote. Asgje me pak dhe me shume nga ajo qe eshte transmetuar nuk ndodhi. Pata frike sepse gjerat mund te shkonin me thelle dhe ne nje pike pa kthim per mua, duke pare reagimin e tij shume agresiv", thekson gazetarja investigative e "Fiks Fare".

Pyetjes nese mendoi qe gjithe skenarin ta linte pergjysme, ajo i eshte pergjigjur duke thene se shume here gjate realizimit te kameres se fshehte, e mendoi kete. "Mendova te lija gjiththcka, por ana profesionale me shtyu te shkoja deri ne fund. Me vjen mire qe u sherbeva githe atyre vajzave qe sapo dalin nga bankat e universitetit dhe shpesh here hasin kete si kriter per t'u punesuar", perfundon vajza x./top-channel/
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Si ne cdo thashethem qe behet, edhe ne kete rast, publiku arrin te nxjerre konkluzionet e ndryshme te ketij "fenomeni" peshtirues...

Ajo qe me ben me shume pershtypje me median dhe opinion shqiptar eshte fakti se si publiku arrin te nxjerre te gjitha konkluzionet e ndryshme per ate qe beri fiksi, duke justifikuar apo anashkaluar sjelljen e "PROFESORIT" dhe duke harruar thelbin e "provokimit".

Ylli Pango ne kete rast nuk ka vetem "perparesen" e nje profesori, por ka togen e nje mashkulli, ka postin e nje drejtori, ka postin e nje politikani, ka postin e nje ministri etj etj etj.

Ne vend te flitet mbi sjelljen e ndyre te nje personi (me te gjitha karakteristikat qe citova mesiper) kundrejt nje krijese me te dobet, ketu njerezit flasin "perse lajmi doli tani"....

Eshte vertete per te ardhur turp kur lexon ca pergjigje "jashte teme" si e si per t'iu larguar skandalit te vertete!
Te kene edhe keta persona te njejtin nivel si Pango?
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

I bashkohem mendimit te briciolos per faktin se duhet theksuar deri ku ka arritur skizofrenia shqiptare. Ne vend qe te ngushellohet me faktin se te pakten njehere po tentohet te denohet nje prej keqberesve te perhershem, na dalin me mbrojtje te tij, duke e anashkaluar thelbin dhe duke u marre me konspiracione te pavlere.

Ne themi kemi kapur ujkun, disave u ben pershtypje perse e kapem perpara stines se dimrit, injorance arrogante.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

nostra a eshte videoja e opinionit ku ka dale ky ne internet? si mudn ta gjej? me ndihmo cik te lutem, se ate te fiksit e pashe
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Ky fiks fare po i merr njerzit ne qaf , duke i provokuar me metoda imorale,
po i heq nga puna , gjynaf , por dhe po shkakton konflikte .
Thua ta kene per te miren e popullit , apo thjesht per te nxjerrur kafshaten e tyre ,
duke ja marre tjetrit nga goja .
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Hartin me cudit qendrimi yt. ME fal nese te kerkoj te vihesh ne poziten e nje prindi qe ka shkolluar vajzen e tij me qindra sakrifica, eshte diplomuar me nota te shkelqyera dhe qe te nise pune u dashka ta beje njehere me ministrin...

Nuk mendoj qe ne kete rast do te te dhimbsej puna e pseudozoterise apo suksesi i Fiks Fare qe arrin te beje ate qe vete institucionet perkatese nuk duan ta bejne...


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=pZ3ckh43C34]YouTube - Prononcohet Z Ylli Pango ne Opinion 05 03 2009[/ame]


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=MpbakCIRlAk]YouTube - Prononcohet Ylli Pango ne studio opinion pjesa I 06 03 2009[/ame]
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

O nostra , ajo goca ishte e punesuar diku , pra nuk kerkonte pune ,
por .......
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

nuk besoj qe ka qene ndonje shkelje e madhe e ligjit sepse ne vendin me te zhvilluar ne bote (France) lidhjet private nuk duhet te dalin ne publik nese nuk jan dakort personat ne fjale.

e dyta Berisha ka bere gabim qe e ka shkarkuar tani , do ishte mire qe ti hapte rrugen debateve te opozites dhe medjave te cilet do kerkonin me c'do kusht shkarkim e tij.

mbas kesaj berisha ta kishte bere shkarkimin dhe do ishin ne qetesi te gjith.

eshte ngutur dhe nuk eshte perdore taktika diplomatike nga keshilltaret e berishes fare.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

O nostra , ajo goca ishte e punesuar diku , pra nuk kerkonte pune ,
por .......

Mendon ti se duhej qe nje vajze te sakrifikonte veten per te demaskuar nje pervers kaq te mirenjohur qe endej i lire me titullin minister KULTURE...

Ai ka vepruar ne kete menyre ne cdo post qe ka patur ne menyren me te paturpte, me te felliqur, duke ofenduar moralin mashkullor, familjen si intitucion dhe si prind, duke perdorur dhe ofenduar nje titull si minister.

Do doja vertete qe te mblidheshin bashke nje pjese e mire e te abuzuarave edhe pse e di qe eshte shume e dhimbshme dhe ta kalbnin ne burg.

Vajza qe e denoncoi ne Fiks Fare nuk ishte gazetare, por ishte nje qytetare e ketij kombi te ciles ia rrezikua reputacioni dhe morali nga nje minister... Sa te tjera kane heshtur ?

Qe kur nje minister paska te drejte te punesoje njerez ? Qe kur nje minister dergon makinat dhe shoferet e tij ne sherbim te interesave personale ? Qe kur nje minister shkemben numra telefoni me qytetare ne nevoje per punesim ?
Qe kur nje minister organizon takime ne shtepine e tij ???

Mos te behemi te verber me pahir, minimalisht kryeministri eshte shokuar duke e shkarkuar ne nje kohe rekord.

Mos duhej ne skandalin e Klintonit te mbanim krahun e denoncuesit ?

Megjithate kjo eshte edhe me e rende. Nuk behet fjale per nje lidhje jashtemartesore, por po diskutohet per nje minister qe shfrytezon pozicion e tij te punes per te kryer marredhenie me femra te reja te sapodiplomuara, qe neser pasneser jane grate e shume prej nesh...
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Dialogu "i nxehtë" i Pangos

Publikohet biseda e patransmetuar. Dialogu i plotë i vajzës së parë me ish-ministrin në zyrën e tij, pas telefonatave mes tyre​
Në emisionin "Top Story" në "Top Channel" të gazetarit Sokol Balla u transmetua edhe biseda e patransmetuar në emisionin investigativ "Fiks Fare". Të ftuar në "Top Story" ishin zv/kryeministri Genc Pollo, kreu p Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i njohur si një nga kundërshtarët më të egër politikë të ish-ministrit Ylli Pango, kryeredaktori i emisionit "Fiks Fare", Armir Shkurti dhe analisti Henri اili. Fillimisht, Shkurti ka shpjeguar mënyrën se si është vepruar në rastin "Pango". "Pse e realizuam kamerën e fshehtë Procedura është standarde në ‘Fiks Fare‘. Pra, që pas çdo ankese apo informacioni nis investigimi", tha kryeredaktori i "Fiks Fare", duke shtuar se edhe më parë, për Pangon ka pasur sinjalizime të ndryshme. Por në këtë rast, përgjegjësia ka qenë shumë më e madhe, për shkak të pozicionit zyrtar të Pangos. Më pas ai ka treguar dhe mënyrën si u realizua kamera e fshehtë, që zbuloi skandalin seksual të Pangos. Ndërsa Gjinushi tha se në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjesht me një skandal seksi, por me një rast të pastër korrupsioni, një trafik seksi, ku në këmbim të një vendi pune ose tenderi kërkohen përfitime në natyrë. Analisti اili, megjithëse iu bashkua reagimit të gjerë të opinionit publik dhe politikës, tha se i ngjan pak si një histeri kolektive. Nga ana e tij, zv/kryeministri Pollo tha se ngjarja shkakron indinjatë dhe ka një person përgjegjës, që është ndëshkuar. "Eshtë e rëndësishme që ai u ndëshkua menjëherë", theksoi ai. Gjatë emisionit, është transmetuar edhe intervista e vajzës që bisedoi me ish-ministrin Pango si dhe u transmetua i plotë dialogu i plotë i vajzës së parë në zyrë me Pangon, ditën e fundit (pas telefonatave mes tyre), dialog i patransmetuar nga "Fiks Fare".



BISEDA E PLOTE

Takimi i vajzës së parë në zyrë me Ylli Pangon, ditën e fundit (pas telefonatave)


Ylli Pango: Si jeni?

Fiksi: Përderisa kam aplikuar, do të thotë që jam e interesuar.

Ylli Pango: Ti s‘vjen, mbyll telefonin, s‘interesohesh...

Fiksi: Në ç‘mënyrë luftohet?

Ylli Pango: Në çdo moment luftohet.

Fiksi: Duhet të kisha ardhur, ndoshta kam neglizhuar, por duhet të kisha ardhur.

Ylli Pango: Ngela një çikë i habitur. Tani historia ka qenë kështu, që ta dish thjesht fare. Ti kishe idenë që do të vije në Institut dhe do të të hante ndonjë ari? اfarë kishe?

Fiksi: Jo, jo, nuk kisha asnjë ide, por thjesht që kërkova punë në ministri.

Ylli Pango: Nuk të tha njeri që nuk do të punoje në ministri...

Fiksi: Nuk e kam kuptuar.

Ylli Pango: Oferta ishte goxha e mirë.

Fiksi: Unë nuk kisha nevojë për një makinë, për të ardhur në Institut. Fakti që do t‘ju takoja në Institut më bëri të ndihesha keq. Juve nuk ju kam mik, ju njoh, kam shumë respekt...

Ylli Pango: Rrofsh! Tani edhe një herë, pyetja është kjo: çfarë të shqetësonte që do vije aty? E kam kuriozitet...

Fiksi: Nuk më shqetësonte asgjë, thjesht fakti që kërkova të punoja në ministri dhe të takohesha në një Institut, kur nuk e njoh fare...

Ylli Pango: Po të flas troç fare... edhe një përgjues këtu (vendos dorën poshtë tavolinës), çfarë nuk kam dëgjuar, qoftë edhe për këtë. Kjo ishte arsyeja, domethënë...

Fiksi: Nuk besoj se po bëjmë një gjë, që është jozyrtare...

Ylli Pango: Absolutisht. Edhe atë detyrë që do të fillosh ti. Unë kam qëndruar me çdo njeri, është marrë, është interpretuar, është folur, të gjitha. Aty jam shumë i qetë, e kam pronën time private. Ne jemi njerëz në radhë të parë, kemi një minimum besimi gjithmonë.

Fiksi: E kuptoj!

Ylli Pango: Duhet të dish që, kontrata e parë që është bërë në këtë botë nuk është bërë me firmë dhe me vulë, por ka qenë një kontratë besimi, pastaj hynë vulat dhe firmat.

Ideja ishte të ishe këshilltarja ime, me rrogë shumë të mirë, sepse do të ishe e kabinetit. Plus, meqenëse ministrat shkojnë e vijnë, konjukturat ndryshojnë, unë nuk kam ndërmend të ndryshoj, por për çdo rast lëviz andej, në ndonjë ministri tjetër... nesër, pasnesër... Kuptohet, pas zgjedhjeve, se në këto zgjedhje deri në shtator, ne këtu jemi. Unë kam një Institut dhe po të kishe ardhur, do të të kisha treguar disa gjëra shumë interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime të Institutit, botime ku unë kam pasur të aktivizuar pedagogë dhe studentë të fakultetit... dhe ky Institut ka qenë shumë i fuqishëm, ka marrë edhe projekte 100 mijë, 200 mijë euro, 500 mijë euro të Komunitetit Evropian, UNDP... dhe gjithmonë ka pasur nevojë për njerëz. Njërën prej këtyre që ka punuar në Institut, unë e kam drejtoreshë këtu, edhe e kam nga më të mirat... ثshtë Suela Kursi, është një që merret me… një Nardi Nardi.

Dhe ç‘kam bërë? Kam kombinuar që njerëzit më të besuar t‘i kem dhe në ministri, t‘i kem edhe në Institut. Meqë unë jam në ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them që janë ca gjëra që me dash keq... prandaj doja të flisja në konfidencë. Institutin ia kam kaluar mbesës sime, që ta komandojë ajo si emër, por ndërkohë këta njerëz vazhdojnë punojnë dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti në këtë ekip, e para këtu e mbaje variantin, e dyta siguroje edhe një të ardhur tjetër atje, që ishte goxha, ndërkohë që isha edhe unë në plotësimin e stafit.

Fiksi: Ju kuptoj dhe ju falënderoj që më vlerësoni pa më njohur, më fusni te miqtë, te njerëzit e besuar...

Ylli Pango: Ka edhe njerëz që unë nisem me goxha paragjykim pozitiv dhe nuk dalin të tillë. Ti mund të jesh goxha e kapur, po të shikoj nga veshja, nga makina, nga të tëra. Dukesh që i ke siguruar të tëra mjetet e tua.

Fiksi: Faleminderit, por m‘i ka siguruar familja, nuk varet nga unë fare.

Ylli Pango: Edhe kjo ma bën qejfin, shumë mirë. Kështu që do të bëja një muhabet shumë më të gjerë... Ti, në qoftë se do të ishe e angazhuar tamam për këto gjëra, do të kishim prapë një lloj kontrate morale bashkë, që mos ndodhte siç ka ndodhur me disa të tjera që kanë ardhur, kanë ndenjur ca kohë... dikush ka ikur, dikush ka bërë... E ndajmë mendjen të punojmë bashkë?

Fiksi: Sigurisht, kam ardhur të zë një vend, një vend pune pa dashur të lëviz dy muaj.

Ylli Pango: Si person vetë ke marrë ndonjë rrogë?

Fiksi: Unë, s‘është se kam punuar. Edhe kur kam punuar, kam punuar në një tv lokal dhe kam punuar për kënaqësi. Nuk është se kam punuar për pagesë.

Ylli Pango: Rrogë të madhe?

Fiksi: Jo, vetëm kur kam prezantuar aktivitete kulturore.

Ylli Pango: Kjo nuk do të thotë që ti nuk e vlerëson pagën?

Fiksi: E vlerësoj sigurisht, sepse vlerësohet puna ime, por kjo nuk do të thotë që punoj vetëm për pagesë, ose nuk do të thotë që duhet një punë patjetër për pagën.

Ylli Pango: Mund edhe të mos punosh fare, pa pagë. Je e qetë pa pagë?

Fiksi: Do më vinte mirë që, për sa kam studiuar, të merrja një pagë që të vlerësohej puna ime, por që ta kem qëllim në vetvete pagesën... Më intereson një punë që ta kem edhe si kurrikulum, dhe të ndihem mirë.

Ylli Pango: Duhet të bëhej një bisedë, qoftë edhe pak më e gjatë... nuk e kisha parashikuar, qoftë edhe në ndonjë lokal që do të kishe qejf ti më shumë... Kështu që të ishe më e qetë ti...

Fiksi: Unë jam shumë e qetë në fakt.

Ylli Pango: S‘jam unë i qetë, se edhe njerëz më presin prapa dere, edhe mbledhje qeverie kam dhe asnjëherë nuk besoj, siç është krijuar kjo situatë... Ti s‘ke asnjë problem, ti je grand, por duhet parë raporti i brendshëm, duhen parë të dy njerëzit. Sepse ideja tjetër ka qenë edhe kjo... zakonisht sot, nëse ti e ke ndarë mendjen, është thjesht puna te rroga.

Fiksi: ثshtë hipokrizi të them që nuk më pëlqen.

Ylli Pango: Sot, ecja përpara në një fushë të caktuar, kërkon një lloj stabiliteti dhe ti këtë stabilitet është kur ke një rrogë, je rehat fare. Një aspekt tjetër është kur ke lidhje me një njeri që ka fuqi, ka mundësi, të merr, siç ka ndodhur me ministri të tjera... po... njerëz që kanë bërë biznes dhe këta njerëz i ke të afërt. Oferta ime ishte goxha e lartë në të gjitha aspektet, qoftë për punën në ministri, qoftë në Institut. Dhe këto ishin gjëra me më shumë detaje, duhet të ishte bërë muhabet më hollësisht. Megjithatë prapë, mos e merr për kështu që më ka ngel hatri i madh... erdhe, s‘erdhe.

Fiksi: Ju kuptoj.

Ylli Pango: Nuk është çështje që nuk u tregove korrekte, nga ana zyrtare, se ti nuk kishe filluar punë me mua. Më tepër ishte që unë doja të të jepja besim dhe ti s‘e çave shumë kokën dhe bile ndërpreve dhe telefonat e të gjitha. Kështu që unë krijova një ide që s‘e paske shumë të rëndësishme. A e kupton?

Fiksi: Përderisa kam aplikuar...

Ylli Pango: Ka aplikime që janë domosdoshmëri, dua të filloj edhe unë, dua të bëj diçka e hajde të ecim në këtë rrugë. Ka aplikime që mund të bëhen, që nuk janë keq… që nuk bie poshtë, që e di se kudo më kërkojnë, nuk është se bie poshtë...

Fiksi: Duke ditur që kam një mesatare te të lartat, mendova të punoj në ministri, është një gjë jo shumë e vështirë, mendova unë...

Ylli Pango: S‘është edhe aq e lehtë, po ta shikosh nga një aspekt.

Fiksi: Mendoja që e meritoja. Duke qenë se ju më kaluat në Institut...

Ylli Pango: S‘të kalova aty, ishte një rrogë shtesë, ta shpjegova ç‘ide kisha, pastaj do të ofroja diçka tjetër, sepse edhe ti mendova që doje të kishe një punë me një njeri që të ecje, të bëje përpara, të kishte stabilitet. Sepse kështu ecet sot...

Fiksi: Faleminderit, e vlerësoj shumë.

Ylli Pango: Këto formulat i paske kështu...

Fiksi: Jam zyrtare. Që të mos ju ha kohë...

Ylli Pango: Jo, ti s‘ke qenë zyrtare ndonjëherë, këto anët e politesës që i shikon nëpër televizione, nëpër këto... Më tepër për mua, më formale me mua, sepse edhe unë po të flas më tepër joformalisht, sesa formalisht.

Fiksi: Po, po, ju kuptoj, faleminderit për konfidencën.

Ylli Pango: Unë, këtë ide në përgjithësi ta shtjellova. Nuk e di çfarë...

Fiksi: اfarë, kur të kesh ndonjë gjë më të qartë për në ministri...

Ylli Pango: Si?

Fiksi: Për vendin që ke bosh, mund të telefonosh edhe... ç‘mund të bëjmë, nëse duhet t‘i nënshtrohemi ndonjë testimi apo nuk e di... si funksionon këtu...

Ylli Pango: Domethënë, kombinimin që të kesh edhe këtë, edhe atë?

Fiksi: Institutin... phhh (mohon)

Ylli Pango: S‘i bën të dyja? Do vetëm një punë këtu? Të zakonshme, të zakonshme, jo nuk ka ndonjë gjë, se unë të thashë që kam disa njerëz, edhe këtu, edhe atje, e që më bëjnë goxha punë... Kam një projekt me disa italianë tani dhe, me thënë të drejtën këta më kanë mbajt... dhe jurist nuk kam atje. Mirë, unë do të bëj telefon, për çdo rast.

Fiksi: Shumë faleminderit!


http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=60153
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

O nostra , ajo goca ishte e punesuar diku , pra nuk kerkonte pune ,
por .......
O hartino ajo goca gazetare ishte ne krye te detyres se saj si gazetare !! Kupton hartino?? Goca gazetare po kryente pune e saj si gazetare investiguese per te cilen paguhej!!
Eshte ajo fraza e Makjavelit tek "Princi" : "Qellimi justifikon mjetin"
Dhe ne rastin e Pangos mjeti i perdorur ishte e vetmja menyre per ti dhene fund epsheve te Ministrit te Kultures!!

Duke lene menjane aspektet e intrigave politike qe mund te qenrojne mbrapa kesaj çeshtje, ajo qe ka rendesi te kuptohet eshte fakti se Pango nuk ishte hera e pare qe vepronte ne kete menyre ndaj femrave, madje kishte 20 vjet qe aplikonte metodat e tija "pedagogjike"!!

Per reston i bashkohem opinionit te Nostres!!
 

Attachments

  • yes we can pango style.jpg
    yes we can pango style.jpg
    55.7 KB · Shikime: 6
  • certifikate mjeshter ne zberthimin e kopsave.jpg
    certifikate mjeshter ne zberthimin e kopsave.jpg
    53.5 KB · Shikime: 6
  • sex party tek vila e pangos.jpg
    sex party tek vila e pangos.jpg
    86.1 KB · Shikime: 5
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Une shikova ne YT ,pak e cuditshme mu duk sjellja e vajzes,ne nje gjendje te tille si ishte ajo,u desht menjehere te e leshoj ate vend apo zyre cka ishte,e jo te rrij te vazhdoje me bisedu,ai pedofilli e sulmoi edhe fizikisht e kjo po vazhdon te rine ende aty.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Minimalisht duhet te denohet per:

Ngacmim Seksual

Shfytezim Posti per qellime personale!

Nga cila pjese e videos e kuptove ngacmimin seksual dhe shfrytezimin e postit?

A i keni pare lajmet e Top Channellit qe transmetohen tere ndreprerje vetem per te nxjerre kuptime te ndryshme.

Tek ajo me ze apo ajo e modifikuar me Cool Edit Pro (program muzike)
Aty ku pamja ngecte apo aty ku nuk tregohet fytyra e denoncuesit (ky Fiksi si shum i cuditshe njehere mashkull e njehere femer)
Duke ditur se kush eshte Ylli Pango (cdo nxenes e quan profesorin qe nuk i jep provimin B***q***, Pe****, K***, Shk****, Ma****k, Mashtrues etj)

POR.......
Kush eshte FiksFare?

Ku e ka te drejten te beje keto lloj pergjimesh,
A e dini se nje pergjim pa mandat eshte prove e prishur dhe nuk ka asnje peshe ne gjygj po nuk u mbeshtet me prova te tjera dhe deshmitare?
A eshte mbeshtetur nga ndonje prokuror apo gjykates?
Sa veta jane denuar (pa llogaritur Mesuesin qe vrau veten)
kush i jep te drejten ta quaj denoncim.
Po vajza ku dhe kush eshte.
Sa vajza kane folur tek ajo video?
Pse nuk ka dhe version te plote pa nderprerje publicitare
dhe pse ne disa vende theksohen me titra dhe ne disa si te ishte miza ne qyp?
Pse ka dalur gati nje muaj me vonese ne TV?
Pse cuditrisht ka kaluar vetem nje jave qe kur u rrahen nga policia puntore te Kinostudios?

Nga videoja mu duk sikur njiheshin dhe vajza e pare nuk ishte e dyta (sa konfidence duhet te kesh qe ta therrasesh tjetrin Profesor dhe ti shkosh ne shtepi dhe te dije qe ke qene e shendoshe me perpara?
Sa duhet per te fallsifikuar nje dipllome me nota e mira, vetem ne rastin kur nuk eshte origjinale dhe pse duhej te punonte si gazetare nje person i tille me ate pergatitje.)
Pse denoncimi nuk shkoj ne Gjykate qe te nesermen e filmimit por u vonua 1 muaj? (Po Klani vetem per Eksluziven i largoj me shpejtesi te ftuarit..... dhe pse zgjodhi Klanin dhe TCH, edhe te TCH paska Burokraci?)
Pastaj tani qe Zoti Ylli Pango humbi gjthcka (puna si minister, karrjera politike, cfare do gjeje qe te ndodhi do te quhet njeri Imoral)
cfare do te beje Fiks Fare?
Do te denoncoje ndonje politikan tjeter apo do te beje ndonje mesues tjeter qe nuk i rreziston dot mishit te zhveshur te vrase veten (por dhe gjyshi im 80 vjec po pa ndonje femer nudo dhe po qendroj me shume se 5 minuta vetem me te ........)

Kryesorja eshte po sikur te dalin mashtrime?
Sikur te kete ngritur kurth Fiks Fare (dihet sherri qe me Piramiden e deri te Kinostudjoja midis Qeverise, Ministrit te Kultures dhe Top Channellit)
Po sikur te kete te drejte Ish Ministri.........
Cfare do behet?

Pse nuk ka reaguar menjehere Top Channel pas deklarates se Z. Ylli Pango te Opinion por vazhdioj me TopShow dhe me lajmet qe kishte trasmetuar ne mengjes........... (Kujt nuk do ti plaste zemra nese do te ishte ne vendin e tij "-Me xirrni dhe 8 Vete se me meire se vetja nuk me mbron njeri")

Pastaj mos harroni se cfare grade shkencore ka (tere ato libra per Psikologji....................................
Prandaj them une qe te mos merrni Dipllome se pastaj per ate veper qe do denoheshit 1 Vit nese jeni me 9-vjecare denohesh 10 Vjet se je me shkolle te Larte)

Si hidhen poshte me dicka qe nuk eshte vertetuar AKOMA?

Sikur ka ndodhur vetem ketu dhe ne zbuluam te paret sa e tmerrshme qenka.

----------------------------------------------------------------------------------
- I pandehur, ckeni per te thene ne mbrojtje?
- Ma ulni denimin se lam lodhur duke e zhveshur, sidomos per Tangat.
- Jo une kundershtoj. Tangat i Hoqa vete.
-----------------------------------------------------------------------------------
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango


A mund te behet minister kulture nje pervers i tille dhe amoral ?

Mos harro, ishte dhe ministri i RINISE!!!! Ia çfare e pret rinine shqiptare pasi te mare dimplomen. :blle
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Nga cila pjese e videos e kuptove ngacmimin seksual dhe shfrytezimin e postit?

A i keni pare lajmet e Top Channellit qe transmetohen tere ndreprerje vetem per te nxjerre kuptime te ndryshme.

Tek ajo me ze apo ajo e modifikuar me Cool Edit Pro (program muzike)
Aty ku pamja ngecte apo aty ku nuk tregohet fytyra e denoncuesit (ky Fiksi si shum i cuditshe njehere mashkull e njehere femer)
Duke ditur se kush eshte Ylli Pango (cdo nxenes e quan profesorin qe nuk i jep provimin B***q***, Pe****, K***, Shk****, Ma****k, Mashtrues etj)

POR.......
Kush eshte FiksFare?

Ku e ka te drejten te beje keto lloj pergjimesh,
A e dini se nje pergjim pa mandat eshte prove e prishur dhe nuk ka asnje peshe ne gjygj po nuk u mbeshtet me prova te tjera dhe deshmitare?
A eshte mbeshtetur nga ndonje prokuror apo gjykates?
Sa veta jane denuar (pa llogaritur Mesuesin qe vrau veten)
kush i jep te drejten ta quaj denoncim.
Po vajza ku dhe kush eshte.
Sa vajza kane folur tek ajo video?
Pse nuk ka dhe version te plote pa nderprerje publicitare
dhe pse ne disa vende theksohen me titra dhe ne disa si te ishte miza ne qyp?
Pse ka dalur gati nje muaj me vonese ne TV?
Pse cuditrisht ka kaluar vetem nje jave qe kur u rrahen nga policia puntore te Kinostudios?

Nga videoja mu duk sikur njiheshin dhe vajza e pare nuk ishte e dyta (sa konfidence duhet te kesh qe ta therrasesh tjetrin Profesor dhe ti shkosh ne shtepi dhe te dije qe ke qene e shendoshe me perpara?
Sa duhet per te fallsifikuar nje dipllome me nota e mira, vetem ne rastin kur nuk eshte origjinale dhe pse duhej te punonte si gazetare nje person i tille me ate pergatitje.)
Pse denoncimi nuk shkoj ne Gjykate qe te nesermen e filmimit por u vonua 1 muaj? (Po Klani vetem per Eksluziven i largoj me shpejtesi te ftuarit..... dhe pse zgjodhi Klanin dhe TCH, edhe te TCH paska Burokraci?)
Pastaj tani qe Zoti Ylli Pango humbi gjthcka (puna si minister, karrjera politike, cfare do gjeje qe te ndodhi do te quhet njeri Imoral)
cfare do te beje Fiks Fare?
Do te denoncoje ndonje politikan tjeter apo do te beje ndonje mesues tjeter qe nuk i rreziston dot mishit te zhveshur te vrase veten (por dhe gjyshi im 80 vjec po pa ndonje femer nudo dhe po qendroj me shume se 5 minuta vetem me te ........)

Kryesorja eshte po sikur te dalin mashtrime?
Sikur te kete ngritur kurth Fiks Fare (dihet sherri qe me Piramiden e deri te Kinostudjoja midis Qeverise, Ministrit te Kultures dhe Top Channellit)
Po sikur te kete te drejte Ish Ministri.........
Cfare do behet?

Pse nuk ka reaguar menjehere Top Channel pas deklarates se Z. Ylli Pango te Opinion por vazhdioj me TopShow dhe me lajmet qe kishte trasmetuar ne mengjes........... (Kujt nuk do ti plaste zemra nese do te ishte ne vendin e tij "-Me xirrni dhe 8 Vete se me meire se vetja nuk me mbron njeri")

Pastaj mos harroni se cfare grade shkencore ka (tere ato libra per Psikologji....................................
Prandaj them une qe te mos merrni Dipllome se pastaj per ate veper qe do denoheshit 1 Vit nese jeni me 9-vjecare denohesh 10 Vjet se je me shkolle te Larte)

Si hidhen poshte me dicka qe nuk eshte vertetuar AKOMA?

Sikur ka ndodhur vetem ketu dhe ne zbuluam te paret sa e tmerrshme qenka.

----------------------------------------------------------------------------------
- I pandehur, ckeni per te thene ne mbrojtje?
- Ma ulni denimin se lam lodhur duke e zhveshur, sidomos per Tangat.
- Jo une kundershtoj. Tangat i Hoqa vete.
-----------------------------------------------------------------------------------

Do deshe gruaja jote motra jote nena jote cupa jote te kalonte ne krevatin e cdo karagjozi per tu punesuar ne po me vjen keq por ke problem ky duhet te denohet aq sa smerr me ;)
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Do deshe gruaja jote motra jote nena jote cupa jote te kalonte ne krevatin e cdo karagjozi per tu punesuar ne po me vjen keq por ke problem ky duhet te denohet aq sa smerr me ;)

Jo Spartak , nuk besoj se eshte kjo menyra per te diskutuar.
Te gjitha pikepyetjet dhe detajet e shtruara nga antari qe ti ke sulmuar
personalisht jane teorikisht te qendrushme , te pakten per mua qe nuk e njihja Yllin e kultures , rinise dhe sportit.
Ata qe e njihkan , kan te drejte ta demaskojne , por mr duket demaskim i vonuar , meqense e paskan njohur.
Ne fakt kemi vertet te bejme me nje pervers , kjo nuk diskutihet ,
pasi zhytet si Bukurosh , si te ishte liruar nga burgu apo ushtria
dhe jo si nje qytetar i kulturuar dhe aq me pak si minister kulture.

Ndoshta ashtu eshte mesuar me ato qe nuk e kundershtonin ne fakultet ,
prandaj dhe e paska bere metode te veten .

E theksoj perseri qe nuk jam dakort me metodat e fiksit ,
pasi nuk jane ligjire dhe morale.
Pastaj ketu ka nje gje . Shume nga antaret e forumit e paskan njohur
si pedagog imoral , perfitus dhe pervers , po kryeministri si ka mundesi
qe nuk e paska njohur dhe e paska emeruar minister kulture!!!!!!!
Atij vetem ky post qe nuk i shkon fare pershtat.µ
DHe me sa degjova , kryeministri e kishte shkarkuar kater minuta
pas publikimit te vidios dhe grackes,
çdo te thote kjo ??
Mos valle kryeministri nuk e njiht dhe me te pare gracken , e njohu
dhe e shkarkoi.
Duhej ai te bente nje ballafaqim me te dhe me medjat qofte dhe per sy e faqe ?
Duhet te kishte tendencen qe ta mbronte ministrin e emeruar nga vet ai ?
Mos ishte ne dijeni te asaj qe ndodhte dhe nuk vendoste dot , por i duhej nje alibi , nje fakt grack.
Apo eshte versioni tjeter , qe ne ate moment ai s'kishte me se te merrej se te gjitha punet i kishte mbaruar dhe mori ne dore situaten??


Nje gje me ben pershtypje tek ne shqipet ; deshira e papermbajtshme
per te bere kurbane . Duhet te jete nje rit qe vjen nga e kaluara .Rozafa.
Kush e ka radhe?
Ke do hame neser ,tha kryetari i fisit kanibal duke treguar me gisht
kazanin me uje qe vlonte me vrull siper flakes.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Ne thelb,ç’ka ka bere TopCH,eshte antiligjore.Nese kaseta e TV do t’paraqitej si prove ne nji gjykate amerikane,gjykatesi 100% nuk do ta pranonte.Por,dhe ka gjithmone nje por,nen rethanat e shtetit mosveprues shqiptar,cili organ duhet te beje punen?.Edhe pse eshte antligjor ne thelb veprimi,ai eshte nje mesim i mire moral per funksionimin real te shtetit dhe te zbatimin te regullave sjellore te nenpunesve.
Nese mban ment reth nji senatori amerikan,te cilin e akuzuan ligjerisht;per “kryerje veprimesh te turpsheme” ne nje banjo ajerporti.Kush e survejoj,Kush e kishte dhene leje per hetimin.Por,a mund te ndodhte kjo ne Shqiperi.Une them jo.Ne Shqiperi pushtetet praktikisht jane te pandara.Ka ndodhi shume me te renda korrupsion me fakte “male” dhe ne fund politikanet dalin palagur.Merite kjo e prokurorise se “pamvarur” dhe “profesionale”.Ndodhi gjithe ai Gerdec dhe perfundimin ligjor besoj se e ju dini mire.Mos te vazhdoje dhe me tej,ku ka vrases qe bredhin te lire rrugeve,merite kjo e “gjykatesve’ te drejte.
Shembuj ne boten demokratike?
Duhet te them se shume zbulime skandalesh te ekzekutivit jane bere nga mediat.Ndryshimi qendron;se ato nuk kane bere inskenim por vetem hetim dhe zbulim.
Gjithashtu,persa veprimi i TopCh nuk eshte ligjor,por ka vlere morale.,ashtu dhe vendimi kunder Y.P eshte me teper politik dhe moral,i rjedhur nga presioni dhe jo nga vete deshira ose dashja e kryeministrit.
Veprimi I TopCH do te kishte karakter ligjor,nese Y.P te kalonte ne gjykate me ane te nje padie te TV ose individit pjesmarres ne ndodhi.Ne kete rast nuk kemi padi,nuk kemi gjykate dhe si rjedhim diskutimi i fokusuar ne “ligjshmerine” e veprimit eshte i lekundshem.
Por nje gje une s'kam kuptuar deri me sot.Pse ne kete post te gjitha qeverite emerojne vetem LEGENA?
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

mendoj se top chennel ben shume gabim qe i ben publike video te tilla,fundja njeri eshte dhe ai
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

mendoj se top chennel ben shume gabim qe i ben publike video te tilla,fundja njeri eshte dhe ai

shume mire kane bere dhe ju ja doren per kete gje sepse po te mos ishin kamerat e fshehta keta legenat do benin palle,dhe ju studenteve qe do tju benin gjera te tilla nuk do ju besonte njeri pa prove optike.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

mendoj se top chennel ben shume gabim qe i ben publike video te tilla,fundja njeri eshte dhe ai

Kush ishte Ylli Pango, nuk po guxoj te them qe e dinte gjithe Shqiperia, por pjese e mire e TR e dinte..;) (femra dhe meshkuj)

Pra, kjo sjellje rrugace e tija njihej me kohe...Une pershembull, sjelljen e tij e njoh prej prinderve te mi te cilet e kane patur ne gjimnaz!

Duheshin vetem provat....Perderisa prokuroria apo istitucjone te tjera nuk kane kohe te merren me keto gjera, atehere, ze i popullit behet media!

Ti me te drejte thua qe edhe ai njeri eshte, e ke idene se cfare skandali kane pare nxenesit dhe nxeneset e tij gjate perjudhes kur ai ishte pedagog???


Vihu si ne poziten e nje mashkulli vitparist, i cili ka si shembull "morali" nje profesor qe shpreh karakterin e tij maniakal drejt gjinise femerore, drejt atyre qe jane shoqet e tyre moshatare, imagjino vetem per nje minute se cfare shembulli "mashkullor" kishin keta "psikologe" te ardhshem.


Dhe te lutem vihu ne poziten e atyre vajzave, qe ne mes te klases, pa pike turpi, poshteroheshin nga PROFESORI me shprehjet: "Per te kaluar provimin, vajzat duhet te kalojne ne zyren time njehere dhe te shohin tavanin"...

Keta lloj individesh qe une do GUXOJA ti quaja te semure, duhet te ndalohen patjeter se i bejne dem moralit dhe sjelljes dhe besimit gjithe shoqerise!
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

po cfare te bente i shkreti,dhe ai njeri eshte kur te vjen ne maje te hundes....ske se se cfare ti besh...
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

po ai edhe te justifikohet nuk dinte mbreme ne OPINION me blendi fejziun fliste perqarte edhe thoshte gjera pa kuptim ...........mendoj se ai ishte fajtor edhe e kishte bere perpara me sa dukej por ishte i shokuar sepse u kap ne flagrance ......keshtu qe do te vuaj pasojat kushdo qe shfytezon postin per ti dhene pune dikuje .........behen keta gjera eshte me normale njerez jemi gjithediten bashke rrime por me ndjenja .........jo hajt pa njohur fare ka hall goca huje opa te marrim avantazh se kemi post:p:p
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

po cfare te bente i shkreti,dhe ai njeri eshte kur te vjen ne maje te hundes....ske se se cfare ti besh...

Cedo qe i vinte shpesh ne maje te hundes ketij plere se :D tashme qe i dolen te palarat ne shesh , po dalin dhe studentesa te tjera qe po marrin guximin te denoncojn ne nje fare menyre ate cka kan pesuar nga ai si Pedagog kulture pale :(
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Ka reaguar për herë të parë pas videos së skandalit, ish-ministri Ylli Pango. Për emisionin Opinion në tv Klan ai ka treguar se "e vërteta ishte krejt ndryshe. Sipas tij vajza që bëri videon ishte e njohura e tij dhe i ishte ofruar për punë, pas sugjerimet që i kishte dhënë një mik i tij në Top-Channel". Unë e kam njohur atë vajzë prej kohësh dhe ka qenë ajo që më ka joshur, por këto biseda janë prerë nga Top Channel", është shprehur ai. Ndërsa shton se do ta sqarojë gjithë pozicionin e tij në një konferencë për shtyp. Ai thotë se kasata e plotë do të tregojë se si është e vërteta e ngjarjes.

“Tani që ndoqa dy emisionet tuaja në televizion, u ftillova se gjithçka është e montuar...”. Me këto fjalë të para ndërhyri me anë të telefonit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në “TV Klan”, ish-ministri i shkarkuar i Kulturës, Ylli Pango.

Intervista në emisionin Opinion

Fevziu: Si ia vini ju emrin gjithë kësaj që keni bërë?
Pango: Unë ia vë emrin një provokacion, shantazh dhe skenar i ndërtuar në mënyrë diabolike në cinizmin më ekstrem i cili mund të shkatërronte jetën e çdo njeriu këto dhe në botë.

Fevziu: Ndiheni fajtor?
Pango: Për këtë moment që ka parë publiku ku janë prerë sekuenca, unë e ndjej që duhet ti rezistoja këtij provokacioni dhe për atë moment i kërkoj falje publikut. Por në atë moment dhe atë periudhë që është shfaqur nuk i kam kërkuar absolutisht asnjë raport, dhe një pjesë e parë e kasetës shpjegon shumë për pjesën e dytë.

Fevziu: I keni kërkuar marrëdhënie seksuale kësaj vajze?
Pango: Absolutisht nuk është kërkuar asnjë marrëdhënie seksuale.

Fevziu: I keni kërkuar të ekspozojë me rroba banje?
Pango: I është kërkuar të ekspozohet sepse në mjaft nga pavionet ekspozohen femra me rroba banje dhe kam menduar që këtë ta bëjmë edhe në panairin tonë.

Fevziu: Pse duhet të ekspozonte në shtëpinë tuaj me rroba banje?
Pango: Përpara se të ndodhte kjo, kjo vajzë e cila është shumë e njohur për mua dhe nuk është njohur aty për herë të parë, por ka vite që njihet, ka ardhur dhe më vjen çudi si nuk e ka paraqitur kamera, me treçerekun e gjoksit jashtë. Kjo ngjarje është në shtëpi.

Fevziu: Një vajzë ju ka kërkuar përmes një rekomandimi të punësohet...
Pango: Kjo vajzë e cila ka kërkuar punë, ka ardhur me ndërhyrjen e Filip اakulit, i cili njihet me mua prej 40 vjetësh. Me këtë zotëri që ka paturpësinë të shkatërrojë jetën time, mu kërkua si nder, e mora parasysh. Kur pashë që notat ishin të mira i ofrova punë, madje edhe punë plotësuese, që u transmetua sot. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje siç thotë gazetarja e “Top Channel” që ka qarë.

Fevziu: Kësaj vajze i keni kërkuar takim në shtëpi?
Pango: Absolutisht. Kjo vajzë nuk i është ofruar punë vetëm në ministri, por edhe në Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike dhe i është kërkuar që të shkojë atje përpara se të shkoja unë, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në institut që prisnin. Kjo vajzë nuk ka dashur të interpretojë këtë gjë, e ka mohuar dhe e ka interpretuar sikur unë e kam ftuar në shtëpinë time. Kamera e “Top Channel” ka kapur poshtë “Ylli Pango”, ndërkohë që po të shkonte lart do shikonte “Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike”.

Fevziu: Kjo vajzë është parë me mikrofon, duke iu përgjigjur telefonatës suaj. Pse e morët në telefon këtë vajzë?
Pango: Më kishte marrë më përpara dhe më ka kërkuar punë me insistim dhe më ka ndërhyrë edhe Filip اakuli. Por nuk jepen këtu telefonata e vajzës, por ato që kam bërë. Ia bëra të gjitha këto (makina me shofer) për ti kryer komoditet. Shoferi është zyrtar. ثshtë ndërhyrja e mikut tim. Edhe ministrat bëjnë ndere. Kësaj vajze i është garantuar që në institut do të gjejë njerëz, kurse kamera ka fiksuar vetëm emrin tim. ثshtë kërkuar të vijë edhe në mëngjes edhe pasdite. Kjo vajzë është dashur aty, sepse ka pasur mungesë njerëzish dhe përderisa kishte nota të mira dhe kisha ndërhyrje mund të bënte këtë punë.

Fevziu: Ju kërkoi punë, i ofruar punë në ministri apo në institut?
Pango: Në të dyja dhe pastaj nguli këmbë për në ministri. Ajo vajzë nuk erdhi fare në institut, me pretendimin se aty mund ti ndodhte ndonjë gjë. Biseda e transmetuar sot i thashë se aty ka njerëz. Duke parë që nuk donte i thashë dakord për në ministri.

Fevziu: U punësua në ministri kjo vajzë?
Pango: Kjo u largua dhe nuk u kthye më fare.

Fevziu: Përse një vajzë me rekomandim duhet të përgjohet? Pasi ka bërë përgjimin vajza është tërhequr se nuk ka dashur të përzihet. Kjo vajzë është e njohur apo e panjohur për ju?
Pango: Kjo vajzë është larguar sepse me të nuk u realizua dot pjesa e skenarit të përgatitur nga Filip اakuli dhe padroni i tij Edi Rama. Kjo vajzë ka bërë vetëm biseda telefonike. Ajo ka pretenduar se unë do i them ndonjë fjalë nga ato që donte Filip اakuli. Provokacionin e parë Ylli Pango e ka përballur. Kjo vajzë ka ardhur me veshje mjaft të papërshtatshme. Vajza ka bërë vetëm biseda normale. Unë do ti kërkoj prokurorisë të zbardhë të gjitha bisedat. Vajza siç erdhi dhe iku, pasi nuk u realizua dot skenari.

Fevziu: Pastaj erdhi një vajzë tjetër. E njihnit këtë vajzë?
Pango: Vite përpara. Në një emision publik si opinioni juaj, por jo i tillë. Për arsye etike se them sot, por jam gati ta them kur të doni dhe ku të doni. ثshtë e njohura ime dhe prandaj kam thënë që është një problem personal.

Fevziu: اdomethënë e njohura?
Pango: ثshtë njohur në rrethana publike. Kjo vajzë më ka kërkuar edhe shkollë kur kam qenë dekan dhe jam përpjekur ta ndihmoj brenda rregullave. E kam takuar edhe vite më parë, por jam habitur nga transformimi i saj kur më doli përpara në ministri.

Fevziu: Keni pasur marrëdhënie më parë?
Pango: Jo. I thashë ku ju kam parë unë ju. Momenti i parë ishte i habitshëm. Ajo më pas ma sqaroi. I thashë të kërkoj falje dhe pashë që kish rënë shumë kile në peshë. Pas kësaj unë kam ritakuar të njohurën time të vjetër, e cila është futur në rolin e gazetares investigative. Ajo që ka dalë në “Top Channel” është ajo, është një tjetër. ثshtë e dëshmuar që unë e njoh prej vitesh.

Fevziu: Jeni njohur personalisht?
Pango: Vite më përpara në studio dhe pastaj personalisht. Padyshim që e njoh. Atë ditë i thashë hajde nesër në orën 10.

Fevziu: Erdhi në ministri ç’ndodhi?
Pango: Nuk erdhi në ministri. I ka rënë telefonit, këto janë ato telefonata që nuk i zbardh “Top Channel” dhe më ka kërkuar kurdo sido që të ishte puna. I thashë do takohemi pasdite në ministri. Nuk erdhi pasdite. Pasdite në ministri ka njerëz deri vonë. Nuk ka ardhur në ministri dhe unë kam shkuar në shtëpi. Kur kam shkuar në shtëpi jam marrë në telefon nga zonjusha dhe më tha a të vij unë. I thashë jam shumë i lodhur dhe nuk jam më në ministri, jam në shtëpi. Ajo u tregua e gatshme të vij në shtëpi.

Fevziu: Pse duhet ta prisnit ju ministër në shtëpi?
Pango: Kam njohje të vjetër me të. Më ka kërkuar punë. Këtë njeri e kam ndihmuar. Mora përsipër ta ndihmoj. Hap derën dhe shoh një vajzë krejtësisht të transformuar, me një dekolte të ekzagjeruar. Ishte e njëjta vajzë. U ngjitëm lart dhe fillojmë bisedën për peshën.

Fevziu: U fol për një oxhak në shtëpinë tuaj...
Pango: Nuk kemi qenë pranë oxhakut, edhe kjo mund të dëshmohet. Filloi biseda për peshën. E gjithë kjo pjesë që duhet të zbardhet është prerë. I kam thënë që është e habitshme se si mund të bjerë njeriu kaq shumë dhe përgjigja ka qenë që marr disa ilaçe, që mund të më bëjnë dëm edhe në stomak, por me ato kam arritur të dobësohem kaq shumë. Në raste të tilla i thashë ndodh diçka që lëkura transformohet dhe rrudhet dhe aty është kapur ajo sekuencë që i kam thënë dale të shoh pak lëkurën. Duke pasur parasysh konfidencën e pasur që përpara me të, këtë gjë edhe mund t’ja thosha. Pastaj ka ardhur momenti, që u dha pjesa e amplifikuar për publikun, unë për këtu bëj apologji të thellë. Provokacione të tilla jam me të vërtetë nga më të rrezikshmet dhe janë skenarë të cilët janë të palejueshëm sepse janë me qëllim të përcaktuar. Nëse një vajzë vjen me veshje normale ka shumë më pak të ndodhin gjëra të tilla. Kur ka thënë të dalë nudo, i kam thënë jo, me rroba banje.

Fevziu: U ka thënë ajo të dalë nudo?
Pango: Po.

Fevziu: S’është kjo pjesë?
Pango: Po është. I kam thënë jo nudo, me rroba banje. Këtu nuk ka kërkesë për seks. Pas kësaj është kërkuar pjesa e sipërme dhe kjo pjesë është shkëputur, është dhënë shumë herë, me këtë pjesë është bërë xhiro botërore, me këtë pjesë unë dhe familja ime jemi të traumatizuar, ndërkohë që kjo gjë i ka ndodhur shumë njerëzve.

Fevziu: Më thonë që gazetarja është filmuar 3 herë në ministri. Ju thatë një herë...
Pango: Ajo kur ka ardhur në ministri ka shumë mundësi që të ketë takuar njerëz të tjerë, por jo mua. Megjithatë takimet që mbaj unë mend, janë një takim të dera, ku po dilja me nxit dhe pastaj takimi në shtëpi.

Fevziu: Më thonë që vajza nuk ka takuar të zhvishet, i keni thënë ju...
Pango: Përpara se të kalonim në bisedën e daljes me rroba banje për të bërë një ekspoze, kemi diskutuar për rënien e saj në peshë. Kjo pjesë është hequr.

Fevziu: Si një ministër merr një vajzë në shtëpi...
Pango: Ky është momenti që e pranoj dhe bëj apologji. Nuk i është kërkuar seks. Nëse do filmoni pozat e saj më përpara nuk është siç e nxjerr aty dhe pasi ka rezistuar i është thënë në rregull s’ka problem, mos u shqetësoni.

Fevziu: I keni thënë për mbërthecka që nuk hapen...
Pango: Ky është ai momenti për të cilin unë pranoj që rashë pre e provokimit e pamjes së saj dhe faktit që një femër vjen kaq natën vonë që edhe mundet të shikohet, por thjesht të shikohet. Pastaj u la.

Fevziu: Kërkoni falje?
Pango: I kërkoj falje për këtë pjesë. Në zyrë kanë ardhur dhe kam mbajtur qëndrimin më korrekt.

Fevziu: Ju duket e denjë për gjuhën e ministri, që të jeni e denjë për këtë vend pune...
Pango: E guximshme do me thënë që të kesh guximin të dalësh me rroba banje nëpër panaire. Kjo pjesë mund të interpretohet. Por nuk është kërkuar kurrë seks.

Fevziu: Si duhet ti ketë përmasat një femër që duhet të marrë pjesë në panaire...
Pango: Ju duhet ti dini se jeni djalë me gusto.

Fevziu: Topalli deklaroi se keni turpëruar moralin e PD...
Pango: I jap të drejtë Berishës që pas asaj goditje shokuese, të mbante qëndrimin që mbajti. Pa dyshim që ka qenë një qëndrim i cili s’mund të ishte ndryshe, pasi kjo media e orkestruar nga Edi Rama dhe vegla e tij Filip اakuli ka bërë një skenar diabolik që s’mund ti shpëtonte njeriu.

Fevziu: Kur morët dijeni për videon?
Pango: Para emisionit me اashkun. Nuk dija asgjë dhe po vrisja mendjen. Fillova të pyes dhe ishte hermetike. E mora dhe اakulin më gënjeu disa herë që nuk ishte në Shqipëri. Ka pasur telefonata anonime që më është kërkuar ti përgjigjem kësaj.

Fevziu: Ju është kërkuar që të jepni para për këtë çështje?
Pango: Pikërisht pra. Unë nuk kam ofruar para. Më kanë thënë që është një çështje shumë e madhe dhe që digjesh përfundimisht.

Fevziu: E sqaruat kryeministrin për çfarë bëhet fjalë?
Pango: Sqarimi i sotëm është sqarimi i parë publik. Për të gjithë njerëzit që rri në shtëpi, kam qenë i goditur. Kryeredaktori i këtij emisioni, Armir Shkurti ka konflikt interesi, kunata e tij ka punuar te unë dhe më pas është hequr për paaftësi. Edhe nga grupi i PD-së që kanë fërkuar barkun, por edhe njerëz shumë korrekt.

Fevziu: Nëse ju merr të pandehur prokuroria çdo të bëni?
Pango: Do të kërkoj ato që thashë këtu sot. Të gjitha kasetat filmike.

Fevziu: Do ta dorëzoni mandatin e deputetit?
Pango: Mandatin ma ka dhënë zona 38, është një mandat i marrë me gjak, me luftë, me djersë, është një mandat që s’ma ka dhuruar asnjë deputet apo kryetar parlamenti. Heqja e këtij mandati nuk i bën mirë jo vetëm Ylli Pangos, por as PD-së. Të heqësh mandatin do të thotë të kërkosh zgjedhje në atë zonë dhe kjo s’realizohet dot.

Fevziu: Do kërkoni heqjen e imunitetit?
Pango: Patjetër. Do ti lutem prokurorisë të verifikojë autenticitetin e kasetave.

(Panorama/Shekulli)
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

Ne thelb,ç’ka ka bere TopCH,eshte antiligjore.Nese kaseta e TV do t’paraqitej si prove ne nji gjykate amerikane,gjykatesi 100% nuk do ta pranonte.Por,dhe ka gjithmone nje por,nen rethanat e shtetit mosveprues shqiptar,cili organ duhet te beje punen?.Edhe pse eshte antligjor ne thelb veprimi,ai eshte nje mesim i mire moral per funksionimin real te shtetit dhe te zbatimin te regullave sjellore te nenpunesve.
Nese mban ment reth nji senatori amerikan,te cilin e akuzuan ligjerisht;per “kryerje veprimesh te turpsheme” ne nje banjo ajerporti.Kush e survejoj,Kush e kishte dhene leje per hetimin.Por,a mund te ndodhte kjo ne Shqiperi.Une them jo.Ne Shqiperi pushtetet praktikisht jane te pandara.Ka ndodhi shume me te renda korrupsion me fakte “male” dhe ne fund politikanet dalin palagur.Merite kjo e prokurorise se “pamvarur” dhe “profesionale”.Ndodhi gjithe ai Gerdec dhe perfundimin ligjor besoj se e ju dini mire.Mos te vazhdoje dhe me tej,ku ka vrases qe bredhin te lire rrugeve,merite kjo e “gjykatesve’ te drejte.
Shembuj ne boten demokratike?
Duhet te them se shume zbulime skandalesh te ekzekutivit jane bere nga mediat.Ndryshimi qendron;se ato nuk kane bere inskenim por vetem hetim dhe zbulim.
Gjithashtu,persa veprimi i TopCh nuk eshte ligjor,por ka vlere morale.,ashtu dhe vendimi kunder Y.P eshte me teper politik dhe moral,i rjedhur nga presioni dhe jo nga vete deshira ose dashja e kryeministrit.
Veprimi I TopCH do te kishte karakter ligjor,nese Y.P te kalonte ne gjykate me ane te nje padie te TV ose individit pjesmarres ne ndodhi.Ne kete rast nuk kemi padi,nuk kemi gjykate dhe si rjedhim diskutimi i fokusuar ne “ligjshmerine” e veprimit eshte i lekundshem.
Por nje gje une s'kam kuptuar deri me sot.Pse ne kete post te gjitha qeverite emerojne vetem LEGENA?

Orakull, ajo cfare ben Emisioni Fiks Fare eshte puna qe duhet te beje shteti me zyrat e korrupsionit, zyra te cilave nuk u punojne as telefonat e denoncimeve, por edhe ne rastet kur mund te punojne, nuk i kap askush.
Duhet te dini dicka, Fiks Fare nuk dergon kaseta ne prokurori, eshte Prokuroria qe vihet para pozites dhe qe shkon te marre materialet e filmuara. FF vetem sa denoncon ne publik skandalet. Nuk ka per qellim asnje mase tjeter, nuk ka asnje kompetence tjeter.
Te dalesh kundra FF, eshte njesoj si te jesh pjese e politikes sone te kalbur, e cila nga kjo ngjarje shpresoj qe te marr nje shtytje qe te tilla raste, qe ka nga me te ndryshmet, te marrin fund njehere e mire.

Lexova tek tuk disa komente jashtezakonisht qesharake deri ne grada tragjike te menduari.

Une mendova se te pakten ne kete pike, te gjithe shqiptaret u bashkuan te pakten njehere. Per moralin tone, nje gjest i tille eshte i papertypshem, pavaresisht se moralin e kemi pertoke dhe vlerat morale ne degradim te perditshem.

Doja ti pergjigjesha pak edhe Simaps qe u mundua te beje rolin e avokatit te djallit. Dua te te them te mos merresh me denoncuesin kur skandali prek ne menyren me te paturpte moralin e shoqerise tone.
Justifikimet dhe alibite qe kerkon ti, jane tejet qesharake, fodulle dhe siperfaqesore per ti kushtuar rendesi. Eshte interesante qe kur behej fjale per nje "tragjedi", disa persona zgjedhin ti japin atribute vetes, duke nxjerre perhere teorira konspirative. Koha do te ti sqaroje te tera pikepytjet, nese sic thote orakulli je mendjehapur dhe i pandikuar.Te gjitha pikepyetjet e tua mund ti shuash duke ripare edhe njehere Fiks Fare te dates se sotme.
 
Titulli: Skandali, Shkarkohet Ministri Ylli Pango

po cfare te bente i shkreti,dhe ai njeri eshte kur te vjen ne maje te hundes....ske se se cfare ti besh...


supozojme qe eshte kurth dhe ky e hengri...
po qe te hajne kurthe te tilla ministrat i japim taksat ne? qe te hajne kurthe te tilla ministrat i votojme ne? qe te haje nje kurth te tille eshte ministri im ai? ai nuk eshte ministri i kultures time, nuk eshte ministri i kultures shqiptare... sepse kultura, tradita shqiptare e respekton femren, kultura shqiptare nuk eshte aq e perdale sa ajo qe na eshte survejuar...

te ishte ministri i bujqesise, shendetit... apo cfaredo lloj ministri tjeter... do te thoja: njeri pa karakter... dhe nuk do e zgjasja me...

ama ai ishte ministri i kultures... e kupton cdo te thote kulture?

ka pas aq shume peshe mbi supe saqe nuk duhet te ulej per te pushuar nga pesha e rende vetem se gjeti nje 'vrime' ku te 'ngrohej'...

... ku ka tym ka zjarr...
pse nuk provokuan, le te zejme shembull, ministrin e puneve te jashtme (nese ka qene provokim)?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top