Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

E vertet....grate kane me shume detyra sesa burri :D
Njera eshte te "rrisin" burrin e tyre...se kohet e fundit si shume po u pelqen vetja meshkujve Shqiptare :p

Ta rrisesh burrin eshte nje detyre, ose nje problem, ndersa te mbash shtepi siq ndodh ne shumicen e rasteve tek shqiptaret qe gjithqka kerkohet nga burri, dalin 1 milion probleme. Pastaj, ate qe ke fut ne thonjza e ke pas veq per me kall kasht ktu LOL, sepse ne te kunderten neve edhe duhet te punojme edhe ti edukojme grate duke ju sugjeruar qe ne vend te sendeve tkozmetikes mund te bleni nje tv per mi pa serialet ndhom nvete e mos mi pengu askujt, ose nvend te garderobes qe bleni perinat shoqeve mund ti kompenzoni ato para per t'i heq gjysmen e harxhimeve qe beni ne pushime me burrin.
Ka shume e shume shembuj te tjere. Por prap, tek shumica e femnave kto ne njerin vesh hyjn e ne tjetrin dalin.
Sepse femrat jane si gjeneralet, atyre nuk u intereson c'humbje u kushton nje fitore. Por gjeneralet e kan nje dobsi qe kur fitojne nje beteje festojne aq sa ne te shumten e rasteve harrojne qe lufta ende ska perfunduar, dhe kshtu humbin luften sepse cili qesh ne fillim qan ne fund.
A po ju vjen inat po ?
He mos po plasni ishalla
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Nuk e di se qfare te them ne kete tem ende nuk jam martu qe di si eshte dihesh burre ky eshte mendimi personal.

Me Rrespket

Nga

Qendrimi Bossi
Antari i forumit
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Eshte e vertet qe jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas??
Si dhe perse?

p.s Mendimin time personal e them ne vijim :rolleyes:

Une mendoj se ju e keni dhene mendimin tuaj tashme, sepse ne vend qe te drejteoni a eshte ose ta beni ate nje fjali pyetse ajo eshte me shume pohore qe ne fjale te tjera jep edhe mendimin tuaj.

Une mendoj se jane aspekte te ndryshme qe duhen pare pasi jo te gjitha femrat e aq me teper ne vende te ndryshme te botes te kene jete te njejta, te kene te njejtat privilegje dhe te drejta. Nje tjeter aspekt qe duhet pare mendoj une eshte fakti qe jo te gjithe meshkujt i trajtojne femrat ne te njejten menyre, psh studimet tregojne se ato qe jane me te edukuar, qe kane shkollim me te shumte ne pergjithesi kane tendencen per te arritur nje fare ekuilibri.

Eshte e pakundershtueshme mendoj une qe jane fusha ne te cilat femra e ka jeten me te "veshtire" por kjo nuk do te thote qe perfundimisht eshte faji i meshkujve. P.sh nuk ka qene zgjedhja e meshkujve qe femra te lind femijen dhe jo ai, ose qe ajo te kaloje periudhat e menstruacionit.

Por nga ana tjeter eshte i paevitushm fakti qe jeta e tjetrit pare nga "kamera" apo pershkrimet ne letra eshte nje tjeter perjetim nga ai personal. P.sh eshte ndryshe te perjetosh nje ngjarje diku ne nje pjese te botes e cfaredo llojit te jete nga ajo e nje eksperience personale. Kam pershtypjen se grupet feministe gjithnje arrije te deshtojne ne aspkete te tilla.

Une kam pershtypjen se bota feministe me ate patriarkale dhe grupet e moderuara skane arritur dhe as nuk tregojne shenja se do te arrijne te krijojne kompromis qofte edhe per krijimin e nje teorie te perbashket. Arsyeja eshte kjo: feministet i cilesojne meshkujt si shkaktaret e cdo problemi ne bote "Meshkujt kane dy gabime te medha, ato qe thone dhe ato qe bejne", meshkujt patriarke besojne ne te drejte e mashkullit per te qene superior ndaj femres, kjo bazuar ne historine e shoqerive, mesimet fetare e thjeshte adoptimi i tipareve kulturore te shoqerive te planetit. Nga ana tjeter te moderuarit i jap te drejte te dyja grupeve ne aspekte te vecanta dhe nuk tregojne gishtin ndaj njeres pale apo tjeteres duke argumentuar qe te gjithe kane jete te veshtire, te gjithe vuajne dhe thjeshte bejne jete. Jeta e mundimshme eshte e paevitueshme.

* Une anoj me shume nga kjo e fundit.

Shoqerite e botes nuk kane qene ndonjehere dhe gjasat jane qe asnjehere nuk do te arrijne qe te jene perfekte tregon faktin se ndryshimet radiakle per barazi dhe drejtesi ndaj gjinive nuk do te mund te arrihen ndonjehere.
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Shoh qe ndryshimi i mendimeve ne kete teme (te pakten per mua) vjen nga kendveshtrimi i problemit. Ata qe kane thene qe te dyja palet ndajne veshtiresite e tyre ne jete dhe nuk mund te matet veshtiresia, e shohin problemin duke marre parasysh jeten qe jetojne vete.

Une qe kam thene qe femra ne pergjithesi e ka me te veshtire, marr parasysh se c'heqin shumica e femrave te shkreta neper bote. Duke llogaritur qe 85% e popullsise se globit jeton ne hemisferen e jugut, dhe qe nje pjese e bollshme e popullsise se hemisferes se veriut akoma nuk ka arritur ne stadin e pranimit qe pike se pari, femra eshte njeri, dola ne perfundimin se femrat vuajne me shume ne kete bote se sa meshkujt.
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

SempreBarca (ne mos gaboj nickun se nuk e fiksova mire).........Ne femrat (grate) kemi tere keto impenjime ne jeten bashkshortore, te gjitha keto qe ti i the me te qeshur :D...Por vertet, nese gruaja nuk kujdeset per veten, per burrin, per jeten shoqerore te ciftit e marrdhenien midis tyre si ekonomike dhe sociale...aha te jete per burrin, nje gazete, nje sport dhe nje kolltuk do tere jeten :p:espuls:

Tani per te qene disi me serioze :uffa:
Atehere, duke i lene provokimet (une), dhe duke ju permbajtur mendimit tim te pare (nese e lexoni nuk eshte feminist dhe nuk bej diferencime aq te medha:p)...dua ti shtoj atij mendimi dicka tjeter, e si nje femer te pjekur qe e konsideroj veten :D...dhe me nje inteligjence jo siperfaqesore. :cheer:
Ne femrat jemi emotive, dhe kete sens emotiviteti ne e shfaqim me teper se meshkujt. Duke qene keshtu jemi me te ndjeshme dhe me te aferta ndaj veshtersive, me te prekura emotivisht dhe fizikisht.:D.....Pastaj nga kultura perendimore ne jemi keshtu, meshkujve u mesohet te mos qajne e te tregohen me te forte, ndersa ne femrave ne te kundert na lejohet ta demostrojme kete ane delikate tonen.
Sigurisht qe nuk duhet te pergjithsojme, vuajtjet bejne pjese tek te gjithe personat, disa e shprehin, e ndjejne me shume dhe e shfaqin me teper, e disa te tjere jane me te forte dhe e perballojne brenda tyre.......Nuk ka nje pergjigje universale, por pergjigje dhe pikpamje personale te ndryshme:p
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Ne nje kohe te pa kohe, para agut te mengjezit deri sa po pinim cigaret e clodhjes me Elvinaz vejushken me tha:''Ndegjo cuno, gruaja qe eshte gru burrin budall me e pas e rendis ne rend te burrave:p:ppastaj me tha se gruaja eshte kulmi i shtepise.:mah:mahNuk e di a ja ka qellu, veq bukur hjeshem mu dok kur mi tha keto fjale:shsh::shsh:
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Eshte e vertet qe jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas??
Si dhe perse?

p.s Mendimin time personal e them ne vijim :rolleyes:

Kush e ka thënë këtë ta marrim vesh njëherë pastaj bo vaki jap nai përgjigje tamon...
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Te jesh grua sot eshte e veshtire ne te gjitha kuptimet...Te jesh grua do te thote ta kesh te shkruar vuajtjen ne balle sado e lumtur te jete nje grua ska moment ne jeten e saj qe te mos lere gjurme qofte per te mire qofte per te keq.. gruaja mban mbi shpine barren e familjes femijeve dhe asnjehere seshte e qete...
Ehhh sa shume mund te flasesh per kte teme por se di pse jam kaq pesimiste sonte e me vjen keq qe jam lindur per te vuajtur..
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

burri shkret me shtatezanine duhet t errisi kalamajte gatime hekurosje eh jeta e burrit nuk eshte e thejshte un mendoj se burri ka me vuajtje gruja vetem telenovela shikon hahahaha sa i keq mios me shani se po bej shaka
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Nje sugjerim per cunat :D, nese nuk mendoni se veshtiresite ndahen sipas gjinive, apo se femrat kane jete me te veshtire me mire te mos ja diftoni bashkshortes tuaj nofken e fv ose me keq fjalekalimin pasi as qe mund te imagjinohet demet qe mund te vijne si pasoje e kesaj.

Eshte e pamohueshme qe ne pergjithesi femrat bejne jeten ne kushte shume me te veshtira se ato te meshkujve. Psh ne vende ku ato nuk kane te drejte te mbajne poste te larta, ku nuk mund te edukohen, ku nuk mund te vendsin per fatin e tyre. Po ta shoh edhe nga kendveshtrimi im personal eshte e paevitueshme qe liria ime si cun ka qene gjithnje me e madhe sesa e nje shoqeje te se njejtes moshe me mua duke dalur ne piace me nene per dore dhe une duke gjuajtur, bredhur dhe kaluar kohen e lire me shoqerine. Nje tjeter eshte kontrolli ne telefon, ndersa une se kam patur nje limit te tille. E shume e shume raste te tjera qe ne thjeshte i menjanojme sepse shoqerite jane te ndertuara keshtu ne baza patriarkale.
 
:D....Ah alfonc pergjigjet e tua te dyja me pelqyen, dhe postimi im i fundit per kete teme...eshte nje "citim" edhe per postimin tend me pare :)

2 ntythree...eshte pyetje e shtruar nga une bella....ben vaki tani :p
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Nuk e bej dot krahasimin, sepse duhet provuar te dy format per te dhene mendimin....
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Nuk e bej dot krahasimin, sepse duhet provuar te dy format per te dhene mendimin....

Eshte e pavertete, dicka e tille eshte shume e dukshme dhe nuk eshte nevoja per ta eksperimentuar personalisht.

Jane raste te pafundme ku femra eshte e izoluar, dhe me te drejta te limituara sepse shoqeria jone patriarkale tashme eshte ne norme si praktike dhe gjera te tilla as qe vihen ne qender te vemendjes.

Gjera te tilla si martesa me shkuesi, si konceptimi se femra duhet te rrise femijet, qe duhet te kujdeset per bashkeshortin, te gatuaj e te tjera pa fund vetem ne shtepi e tregojne nje pabarazi.

Raste te tilla jane te pafundme qe secili i ka eksperimentuar vete por qe nuk ju ka kushtuar vemendje ndonjehere. Psh eshte tipike qe nje cun te leje shtepine ne mengjes dhe te kthehet ne darke vone, dhe familja nuk eshte e shqetesuar, ndersa vajzat shoqerohen edhe per ne shkolle, lere pastaj qe te dalin. Ne pergjithesi ato pyeten se me ke do te dalin, ku do te shkojne, sa do te rrine e shume e shume llogari te tilla. Sa problem eshte per nje cun nese ai ka nje te dashur per motren dhe familjen e tij, sa llogari do i kerkojne ato atij per nje gje te tille, tani mendo situaten sikur nje femer te kete nje te dashur, sa do ta kundershtonte familja dicka te tille???

Jane gjeste te tilla qe e bejne jeten e femres dhe mashkullit te pabarabarte. Jane shume e shume te tjera te pafundme, por keto jane nje fillim i mire per t'iu dhene idene se nje barazi e tille s'ka nevoje te eksperimentohet per tu njohur nga shoqeria jone.
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

:D....Ah alfonc pergjigjet e tua te dyja me pelqyen, dhe postimi im i fundit per kete teme...eshte nje "citim" edhe per postimin tend me pare :)

2 ntythree...eshte pyetje e shtruar nga une bella....ben vaki tani :p

atëherë meqë qenka e shtruar nga ti po ta jap këtë përgjigjen tamam :p
çdo gjini ka vështirësitë e veta...gruaja për të bërë një shembull ka vështirësitë për të rritur fëmijët për ti dhënë një farë edukate por edhe mashkulli ka vështirësitë për ti siguruar një jetë sa më të mirë gruas, fëmijëve dhe vetes.

pastaj me i marr tek për tek dmth me analizuar burrat po ti marrësh një grup edhe ato do kenë probleme të ndyshme edhe në një grup grash asnjëra sdo të ketë të njëjtin problem edhe pse në përgjithësi ato probleme janë të ngjashme por jo të njëllojta.

Pra për ti rënë shkurt si burri ashtu dhe gruaja kanë problemet e veta por ajo që duhet të bëhet nuk duhet të jetë që të zihen se kush ka më tepër probleme por duhet të kërkojnë ti zgjidhin së bashku.
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Varet..... s'do e ndaja ne k'te menyre sipas gjinise ,por sipas situates ne pergjithesi........

Por ajo qe kam vene re vitet e fundit eshte qe femra kerkon me domosdo ti ve kemben mashkullit ne pergjithesi, po I iken pak shija mbase edhe pse jane te detyruara pak a shume..... s'jam e qarte akoma, pse!! ne k'te pike :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Kjo eshte e vertet qe burrat kane jeten me te leht se femrat dhe vertetohet ne shume drejtime.

Burrat jane edhe me te qete dhe me direkt, ndersa femrat me shume te obliguara, te sunduara dhe te mbingarkuara jane, duke perjashtu jeten moderne.
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Femra vertet e ka jeten me te veshtire se burrat por nuk mund te themi se per burrat jeta eshte e lehte pasi burrat kane pergjegjshmerite e tyre ne jete. Ndoshta burrat e kane pak me te lehtesuar jeten duke qene se jane te ndihmuar shume nga grate ne kete lehtesim, por jo se e kane me lehte. Te dyja gjinite kane veshtiresite ne jete dhe nuk mund te themi ne pergjigje te prere qe po e kane me te lehte burrat apo grate.
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

Per mua ,Me falni mendimi jem , mvaret se ku jeto ,si jeton , esi te kan edukua .
 
Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?

aspak
meshkujt e kan me te veshtir, jeten sesa ne
ke par qe mashkulli tbehet sekretar,ose mashkull qe punon ne bank, ose mashkull qe esht edukator mashkull qe i marrin x bukuri per tber 1 reklam
hmm ne e kemi me tleht me nje buzeqeshje me pak mish jasht e sigurojm vendin e punes
edhe mashkulli krijon familje, nese nje mashkull esht pa shkoll e pa pun merr rruget e botes kurse femra rrin nshpi
kshuqe aspak sesht e vertet
 
Nuk me duket e drejte kjo fraze, sepse nqs ky eshte niveli per te fituar nje vend pune e nje mashkull ka "aftesite" e tij (jo tere punesuesit jane meshkuj, e nqs jane femra sjane te gjitha bi apo lesibiene lol qe te bien permbys me pak mish apo dy kembe).

Sa per temen, besoj qe cdo gjini perballet me veshtirsi te ndryshme, qe eshte veshtire ti ndash kush me shume e kush me pake.
Aq kohe sa te gjithe jemi njerez, besoj qe ka qene e "parashikur" te cojme aq sa na mundin supet, e jo me shume....
 
fAEpK.gif
 
Attachments

  • fAEpK.gif
    fAEpK.gif
    314.2 KB · Shikime: 0
  • fAEpK.gif
    fAEpK.gif
    314.2 KB · Shikime: 0
Varet ca e kane me te lehte , ca me te veshtire ... por ne pergjithesi menjanoj qe duke marre parasysh karakterin e tyre dhe "pergjegjesine" ne thonjeza , e kane me te veshtire se femrat packa qe ne siperfaqe ngjan e kunderta.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top