Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

vitk

Anëtar i Respektuar
Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.
Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.
"Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.
Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:
"Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t'i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë".
Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.
"Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit".
Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. "Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë." Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.
Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.
"Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme"-thotë Azemi. "Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh".
Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.
Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.
Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. - Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor - na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

moooos...kane ikur bota per lesh
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

ka ndonje foto te kesaj kavajses, te pakten ja vlen fytyra per te prishur martesen per hir te Bigut . Loool
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Po cfare kerkojne ne big brother njerezit e martuar ore. Kete s'mund ta kuptoje.
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Njerezit e martuar ne big brother kerkojne divorcin ,lol
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Sa mbrapa bote eshte shqiperia!!
E ku qendron e keqja se shkoji ne nje realiti show?
U be biografia me njolle se shkoji nusja ne reality show,,,ja te mar eurot nusja e te shohim ca do bej vjerri !
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Aty nuk e di veq, me duket shume palidhje te futen te martuarit aty. Sic po shihet, paska qene e lumtur me burrin e saj, perse ta rrezikoje dhe ta humbas ate dashuri/lumturi martesore, per nje show ? pfffff
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

aman cja fusin kot dhe kta..mesa di un kjo nuk ishte e martuar,por e fejuar..nje,dhe e dyta..per mua kjo esht nji shpifje me teper nga gazetaret sic paten ber per fjalet qe supozohej se kishte then nena e nje konkurente ke kafazi kunder vajzes se saj..........
per mua budallalleqe gazetaret qe shkruajne kot...super budallalleqe po te kete dhene interviste vertete ky vjehrri ...se ne fund te fundit kujt po i intereson nga populli,sa her ndahet e martohet adelajda apo 100 si puna e asaj.:p..
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Ti vi turp ksaj qafires, pa pyt njerzit ka ik paska gjet burr te but, e ka tregu veten se ça femre ishte..
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Mund te kuptoj qe burri mund te kete ndonje gje per te thene qe nusja se ka pyetur...Po prinderit e burrit pse fusin turinjte??? Pse ata do pyese ajo se çfare do beje me jeten e saj??? :mah
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Keto budallalleqet nga te te "vetquajturit gazetar" ose thashethemaxhi ...as qe dua tia hedh syt,se lan nam duke shpif gjithcka si e si t shesin ato copa letre pa vler !

Une e pash Adelajden, kur po "rrefehej' ne lidhje me kte histori, gjithcka qe tha ishte : "Njerzit qe dua dhe me duan duhet te me rrespektojn si mua /deshirat e mia. Nese endrrat e mia per ta nuk kan rendesi atehere dal e parendesishme per ta. Dhe mbi te gjitha , tha, une akoma vuaj se mos ndoshta i kam lenduar me veprimin tim (qe ishte hyrja ne B B ) !!!! Pak a shum kto fjale tha, me kte kuptim, dhe NUK ishte e martuar por Fejuar , apo crendesi ka
Robi do t provoj nje eksperienc te re ne jet o, do t shkeputet per nje kohe nga ajo rutina shkatrruse qe behet nganjeher, dhe tani hajdeni se paska bo mekat goca se na hyri n BB !!! Pune e madhe, eshte jeta e saj, qe as se kam njoft ndonjeher e as se njof, e cme duhet mua nese esht ndar apo c vendime ka mar. I takojn vetem asaj
Sa te peshtir qe behen kta gazetaret ndonjeher aman !

ah, c mjerim !
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Ju lumte gazetareve qe ja fusin kot,duhen shite gazetat apo jo.
Adelajda!kush eshte kjo.
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

gabim femra sbehet 1 hap i tille pa pyetur burrin . Dhe me vika me qesh hahahaha se paska ndodh ne kavaje (kijdes Faqen 3 kilometra ) hahahhaahha
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Akoma me keq qe paska qene vetem e fejuara dhe vjehrria paska futur hundet....:mah
I dija me te emancipuar une kavajsit...
 
hahahahha cma kujtove dhe mua tani batuten

ik re dreq, nuk shikon ti se duhet mbajtur zi qe ka len gruja burrin e vet e ti na ben batuta :p LOL

Pastaj , kjo e kishte pyetur , por ai se kishte perkrahur ! E cburre eshte ai qe se perkrah gruan per te ndjekur dhe prekur endrrat e saja??? :D
LOL
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Akoma me keq qe paska qene vetem e fejuara dhe vjehrria paska futur hundet....:mah
I dija me te emancipuar une kavajsit...

Me duket se nuk dike gje ic :D kavasjit jan super fanatike lale LOL
 
Shife qfar paska bo poshtersina per fame e per 70 mij euro qe kto tfundit kurr ska me i fitu se un 24 or online kom me votu per me dal kjo sa ma shpejt pi qaty

Kjo nusja sigurt kohen e fundit e paska lexu thenjen e Henry Youngman
"E ç’vler ka lumturia? Ajo nuk ti blen dot parat "
Por ama kjo se paska ndi njo me tvlefshme qe esht shkruar nga Spike Milligan
"Gjithçka qe kërkoj eshte nje mundesi per te treguar se parat nuk me bejn të lumtur”
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Me duket se nuk dike gje ic :D kavasjit jan super fanatike lale LOL

Vero??? Epo kavajsi tjeter qe do me thote maloke do e ngordh...Nga anet e mia nuk degjohen gjera te tilla te pakten.Nusja ben ligjin...:p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

ceshtje kombetare e dites
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Nje grua qe merr vendime "N'krye veti" pa diskutuar me burrin, s'eshte grua e sinqerte.
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

ehhh su kon budall aj qe ka thon: Gruaja i sjell burrit vetem dy lumturi, diten qe martohen edhe diten qe e con ne varr :p

hahahahahaha LOL hahaha
 
Une sinqerisht nuk e shoh se cfare zhvillimi permban pjesemarrja ne nje reality show si Big Brother. Kendej nga ne ne show te tilla ne pergjithesi hyjne funderrinat e shoqerise, njerez pa pune ose qe kane nevoje per leke, njerez te zgjedhur enkas nga producentet qe t'i japin publikut show-shfaqje. Hajd ca ne Shqiperi futen per te bere gallate, por duhet ta kuptojne qe hyre aty, u bere kukulla e publikut. Dhe kjo goca s'ka rendesi ne ishte e fejuar apo e martuar, nqs ka hyre ne show pa dijenine e partnerit mua me duket se nuk dika te mendoka qarte, ose nuk di te dalloje prioritetet e veta( nje show permbi njeriun qe donte te kalonte jeten me te?????) Bohh, ca s'po bejne shqiptaret per pak fame.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Aman na ka ikur truri fare me kete injorance qe na rethon pereth,
Ku qendron e keqja se mer pjese ne nje show ,jemi jemi shume prapa ne cdo gje
 
Te shkonte gruaja jote dhe pastaj hajde dhe posto ketu....te behemi moderne nuk them te hecim perpara POR pse gjithmone duhet te fillojme nga keto gjera qe nuk shtojne asgje vetem se lozin me dinjitetin e njeriut.....
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Shqiptarit ku si prek te prapanica vet thote fanatika..
Skam Koment veq e di qe te s hqiptarte e shqiperis ka filluar te mungoje ajo qenesorja baza e nje familje te shendoshe...

Mos mu gjuni....

Qaq ..
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Une sinqerisht nuk e shoh se cfare zhvillimi permban pjesemarrja ne nje reality show si Big Brother. Kendej nga ne ne show te tilla ne pergjithesi hyjne funderrinat e shoqerise, njerez pa pune ose qe kane nevoje per leke, njerez te zgjedhur enkas nga producentet qe t'i japin publikut show-shfaqje. Hajd ca ne Shqiperi futen per te bere gallate, por duhet ta kuptojne qe hyre aty, u bere kukulla e publikut. Dhe kjo goca s'ka rendesi ne ishte e fejuar apo e martuar, nqs ka hyre ne show pa dijenine e partnerit mua me duket se nuk dika te mendoka qarte, ose nuk di te dalloje prioritetet e veta( nje show permbi njeriun qe donte te kalonte jeten me te?????) Bohh, ca s'po bejne shqiptaret per pak fame.

..................Skam qka i shtoj fjaleve te kesaj qikes ....Shume real je Krutonja ...
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

eh o xha vjerr familja tu shkaterua qe kur u fut ne shtepin tende nusja, e jo tani qe u fut te shtepia publike, tani qe ti biem drejt nje nuse nuk mund te futej ne Big, se as te grande fratello nuk kam par te futen nuse, ne shqiptaret paskemi dal me te civilizuar se italianet, dmth me katolik se papa
 
Titulli: Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

nuk cuditem me injorancen e burrit apo te familjes se tij,ajo qe per mua eshte shum e cuditshme eshte fryma e pergjithshme e ketih diskutimi ketu ne forum.
si ka mundesi qe djem te rinj e te dale ne bote ta quajne turp pjesemarjen ne big brother,apo te mendojn akoma se ka te drejte burri ta perdore gruan si prone e te vendose ai per deshirat e aspiratat e saj ne jete?!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top