Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ky është një libër memorial - dokumentar i rëndësishëm që vjen në kohën e duhur, në 10-vjetorin e Konferencës së Rambujesë, që hodhi themelet për zgjidhjen e të ardhmes së Kosovës dhe përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si rrjedhojë e kësaj Konference. Autori i librit, historiani, diplomati dhe politikani i njohur Paskal Milo, ka qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997 - 2001, në momentet nga më të rëndësishmet dhe më të vështirat të historisë së kohës së sotme për vendin dhe botën shqiptare në Rajon, që njihen tashmë në historiografi dhe media si vitet e konfliktit në Kosovë. Konciz dhe i drejtpërdrejtë, i përpiktë, shkruar këndshëm dhe me ngjyra letrare, "Ditari" i Milos, i hedhur në letër në momentet kur kanë ndodhur ngjarjet dhe i botuar me besnikëri sipas shënimeve të asaj kohe, është një kontribut i vyer për të kuptuar atmosferën kur u zhvilluan ngjarjet dhe ku vepruan aktorët kryesorë të këtyre viteve, personalitetet më të njohur të botës shqiptare dhe ata ndërkombëtarë. Të vërtetat që dalin nga botimi i këtij libri, të thëna e të pathëna për arsye të ndryshme gjatë këtyre 10 vjetëve, janë një ndihmesë e çmuar për të kuptuar realisht ato që kanë ndodhur gjatë kohës së Konfliktit, në Kosovën e pasluftës e deri më sot. Përpos vlerave njohëse dhe rëndësisë për historinë, idetë dhe mesazhet që marrim nga ky libër - ditar janë të shumta, por stigmatizimi i natyrës kriminale të regjimit të Millosheviçit, mbështetja e fuqishme dhe e vendosur ndërkombëtare, qëndrimi i vendeve fqinje, roli historik i vendimit të vështirë të Delegacionit Shqiptar për të firmosur në Rambuje, qëndrimi i secilit anëtar delegacioni dhe sa ndikoheshin nga pozicionet politike që përfaqësonin janë disa prej kulmeve që ngjallin dhe më shumë kuriozitet për lexuesit.

Titulli: DITARI I NJث MINISTRI Tث JASHTثM
KONFLIKTI I KOSOVثS 1997 – 2001

Autori: PASKAL MILO
Botoi: Toena
Faqe: 480
اmimi: 1500 lekë


IBRAHIM RUGOVA NUK BASHKثPUNON ME QEVERINث SHQIPTARE
31 maj 1998


Edhe këto dy javë politikën tonë të jashtme e ka dominuar çështja e Kosovës. Bisedimet vetëm sa kanë filluar. Pas takimit në Beograd Millosheviç-Rugova, midis të dy palëve u bë edhe një takim tjetër në nivel më të ulët në Prishtinë, ndërsa në 5 qershor është lënë takimi i tretë. Ashtu si edhe dyshoja, partitë politike në Kosovë u përçanë për çështjen e bisedimeve. Rugovën e sulmuan pothuajse të gjithë, përfshirë Demaçin dhe Qosjen. UاK-ja vazhdon të rritet dhe të popullarizohet në dëm të influencës dhe reputacionit të Rugovës. Ne nuk kemi informacione dhe lidhje të drejtpërdrejta me Rugovën. Ai po u shmanget kontakteve me ne dhe kjo është e çuditshme. I ngarkuari ynë me punë në Beograd, F. Nova disa herë ka kërkuar ta takojë, por ai është shmangur. Përfaqësuesi i Kosovës në Tiranë, I. Rahmajli është i painformuar ose është i porositur të mos na informojë. Se cila është arsyeja, koha do ta tregojë. Për mendimin tim, në këtë rast Rugova vepron gabim. I pëlqen ose jo Nano apo qeveria shqiptare, ata janë përfaqësuesit e shtetit amë që po investon dhe që po rrezikon kaq shumë sot në situatën në të cilën ndodhet vendi. Rugova e ka për detyrë që të bashkëpunojë me ata. Ne jemi angazhuar totalisht brenda
vendit dhe në planin ndërkombëtar për Kosovën, po rrezikojmë Shqipërinë dhe po përgatitemi të presim edhe refugjatë. Rugova, këto ditë së bashku me F. Aganin, B. Bukoshin, V. Surroin ishin në SHBA-ja, ku u pritën nga presidenti Klinton, sekretarja e shtetit Ollbrajt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Ftesa dhe pritja ishin një mesazh i
qartë që amerikanët u dhanë të gjithëve: "Kosova po përfshihet në sferën e interesave amerikane së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë". Mendohet se Rugova u ka kërkuar amerikanëve dhe këta e kanë kuptuar se UاK-ja nuk duhet të quhet terroriste. Në fakt, në deklaratat e fundit të BE-së dhe NATO-s për Kosovën, UاK-ja nuk cilësohet më terroriste dhe as nuk përdoret më kjo fjalë. Beogradi dhe Moska e shfrytëzuan dhe përfituan mjaft nga përdorimi i këtij termi. Amerikanët disa herë na kanë kërkuar që të mbështesim fort publikisht
Rugovën dhe ne e kemi bërë. Ata kanë frikë nga rënia e popullaritetit të
tij dhe prandaj e ftuan në SHBA. Kam përshtypjen se amerikanët, pas ardhjes së Hollbrukut, sikur e ulën intensitetin e kontakteve. Ne ua thamë, por, si duket, ata e kuptuan se ne mund të ndikonim pak te Rugova.

DELEGACIONI SHQIPTAR ثSHTث I MPIRث PARA PثRGJEGJثSISث Sث MADHE
19 shkurt 1999


Gjithnjë e më shpesh më takon të hedh shënime në aeroplan. Këtë po e
bëj tani, në orën 23.00 në linjën Kajro- Xhedah (Arabia Saudite) ku po shkoj për një vizitë zyrtare 24-orëshe. Sot deri në momentin që hipa në aeroplan, jam marrë me zhvillimet në Rambuje. Në mëngjes erdhi kryeministri Majko në mbledhjen e kolegjiumit të Ministrisë, ku u diskutua për fazën finale të Konferencës mbështetur edhe në nformacionet më të fundit që kishim. Më vonë prita pjesëtarë të familjes Jashari nga Kosova ku vitin e kaluar u vranë 52 anëtarë të saj. Nga kjo familje doli edhe komandanti i parë i UاK-së, Adem Jashari. Në fund dhashë një intervistë të gjatë në televizionin shtetëror për Rambujenë.
Nesër është dita e fundit e Konferencës. Sipas Grupit të Kontaktit, nëse
nuk do të nënshkruhet marrëveshja, do të ketë sanksione. Shanset për marrëveshje sot kanë qenë fare minimale. Millosheviçi dhe serbët po rezistojnë fort para presioneve të NATO-s dhe veçanërisht të amerikanëve. Hill sot shkoi prapë në Beograd, por nuk u prit nga Millosheviçi. Ky i fundit ka deklaruar se Kosovën, serbët nuk kanë për ta dhënë dhe sikur të shkatërrohe te gjithë Serbia! Millosheviçi dihet që luan fort deri në fund, por këtë herë luan dhe për fatin e tij personal. Ollbrajt ka ardhur përsëri në Rambuje. Thonë se mund të shkojë dhe në Beograd. Nuk besoj se amerikanët do të tërhiqen këtë herë dhe do të pranojnë sfidën e Millosheviçit. Hilli ma ka pohuar synimin. Si po vijnë punët, lufta është në fije të perit dhe do të na duhet të përballojmë rreziqe të mëdha e të shumta. Delegacioni shqiptar në Rambuje është
i mpirë, i frikësuar para përgjegjësisë së madhe për të hedhur firmën në
letër dhe para presionit që bëjnë segmente të UاK-së në terren për të mos nënshkruar n.q.s nuk përmendet referendumi në marrëveshje dhe nëse parashikohet që UاK-ja të shpërndahet pas marrëveshjes. Gjendja është me të vërtetë kritike. Sot Hashim Thaçi u largua nga Rambuje për në Lubjanë të Sllovenisë për të takuar A.Demaçin, me të cilin do të diskutojë rreth marrëveshjes. Demaçi është përfaqësues i atyre që kanë kundërshtuar dhe biseda me të ka pasur rëndësi për të përcaktuar qëndrimin e nesërm të delegacionit shqiptar. Ne sot dhamë mesazhin se vendimin do ta marrin vetë shqiptarët e Kosovës. Ne nuk na takon të marrim më tepër përsipër. Megjithatë, shqiptarët nuk duhet që të bëhen shkaktarë të dështimit të Rambujesë. Ata janë në pozitë të vështirë dhe delikate. Ne edhe sot jemi përpjekur t'i ndihmojmë.B. Shala tha se ndërhyrja ime te Hilli ka qenë e mrekullueshme. NATO-ja është bërë gati për ndërhyrje. Diplomatët e huaj kanë filluar të largohen nga Beogradi. Përsëri taktika e fillimit të tetorit të vitit të kaluar kur u arrit marrëveshja Hollbruk- Millosheviç. A do të tërhiqet nesër Millosheviçi? Po rusët a do të ushtrojnë presion? Të gjithë po presin me ankth orën 12.00 të ditës së nesërme,e shtunë 20 shkurt.
V.O
Berisha këto tri ditët e fundit doli me tezën e pavarësisë së Kosovës. Me
patetizmin e tij karakteristik u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të
luftojnë për pavarësinë. Ai e di mirë se tani pavarësia është e pamundur.
Atëherë pse e shpalli me kaq forcë e pasion? U inkurajua nga ongresmeni amerikan trafikant që Hilli e quajti të çmendur (crazy) apo kërkon të luajë kartën e nacionalistit e të fitojë ndonjë pikë, sepse e kuptoi se ne kishim iniciativën gjatë gjithë kësaj kohe për Kosovën dhe fituam më shumë autoritet në sytë e kosovarëve? Koha do ta tregojë.
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

PO milua me ke ka lidhje Me grekun
Sa inat i kam keta alabake shqiptare ( s'kam gje me ty fcbesia) qe mundhen nga dita ne dite si e si te nxijne njeri tjetrin
S'hoqem dore ne nga verbimi i shkelqimit te tjetrit
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

DELEGACIONI SHQIPTAR U PRIT NGROHTث Nث KOSOVث
1 mars 1999


Kthimi nga Rambuje në Tiranë, natyrshëm më vendosi në qendër të vëmendjes së medias elektronike e të shkruar. Organizuam një konferencë të posaçme shtypi, ku fola për Konferencën dhe rezultatet e saj. Por m'u desh që t'i përgjigjem edhe iniciativës së fundit të Berishës për Trans Rambujenë. Kryetari i opozitës për dhjetë ditë rresht, nuk la fjalë pa thënë kundër pjesëmarrjes së shqiptarëve në Konferencën e Rambujesë. Pas miratimit në parim të marrëveshjes, ai bëri kthesë 180 gradë dhe shpiku formulën e Trans Rambujesë, që do të thotë takim i të gjitha partive politike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi për të diskutuar e vendosur për nënshkrimin e marrëveshjes në 15 mars. Ne e kundërshtuam, sepse e dinim që ishte për konsum politik të ditës dhe e parealizueshme, sikurse e dinte edhe vetë autori i saj. Ndaj, edhe në konferencën e shtypit thashë se zotit Berisha i ka
ikur treni i Rambujesë, ai përpiqet ta arrijë, por nuk e kap dot. Miratimi në parim i marrëveshjes në Rambuje dhe shtyrja për tri javë e nënshkrimit të saj, ishte një vendim i mençur diplomatik i Grupit të ontaktit, por para së gjithash i amerikanëve. Kjo i dha frymëmarrje e kohë delegacionit shqiptar, e kryesisht Thaçit e drejtuesve të tjerë të UاK-së, që të ktheheshin në Kosovë, të bisedonin me komandantët e njerëzit e terrenit dhe pastaj të merrnin një vendim të pjekur mirë. Pritja e ngrohtë që iu bë delegacionit kur u kthye në Kosovë, e kishte bërë tashmë gjysmën e punës. Ne kemi vazhduar të ndjekim me vëmendje e optimizëm zhvillimet diplomatike rreth konferencës së ardhshme që do të mbahet në Paris, në 15 mars, pas Rambujesë, marrëdhëniet tona me liderët kryesorë politikë të Kosovës e me anëtarët e delegacionit, janë bërë më miqësore e më bashkëpunuese.U manifestua besimi i ndërsjellë, që dikur mund edhe të ishte vënë në dyshim. Vetëm Demaçi na kritikoi që ndihmuam delegacionin në Rambuje që të shprehej pozitivisht për marrëveshjen.

DELEGACIONI SHQIPTAR KALON PثRMES TIRANثS PثR Nث PRISHTINث
20 mars 1999


Ndryshe nga ç'pritej, dje Grupi i Kontaktit vendosi ta ndërpresë konferencën e Parisit duke i bërë thirrje Beogradit që të reflektojë për herë të fundit për nënshkrimin e marrëveshjes. Bashkëkryetarët e Konferencës, Vedrin dhe Kuk, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp dhe shpërndanë deklaratën në të cilën thuhej se Marrëveshjet e Rambujesë janë e vetmja zgjidhje paqësore për problemin e Kosovës. Delegacioni i Kosovës e shfrytëzoi këtë mundësi, ndërsa delegacioni jugosllav është përpjekur t'i prishë ato. Në këto rrethana nuk ka kuptim që bisedimet të shtyhen më tej, vazhdonte deklarata, ndaj bisedimet u pezulluan dhe ato nuk do të rifillojnë në rast se serbët nuk shprehin pranimin e marrëveshjeve. Menjëherë pas kësaj, kryetari i radhës i OSBE-së, norvegjezi Knut Volebek, lajmëroi tërheqjen e vëzhguesve të OSBE-së nga Kosova, e cila u realizua plotësisht paradite (1381 vëzhgues). Unë i telefonova mbrëmë Volebekut që më informoi për tërheqjen. Po sot serbët kanë filluar një fushatë ofensive
të gjerë në Kosovën Qendrore dhe Veriore. Largimi i verifikuesve e lë Kosovën pa dëshmitarë para synimeve serbe për një fushatë të re spastrimi etnik e krimi në Kosovë. Amerikanët, por dhe shumica e evropianëve, po deklarojnë hapur se në rast se serbët nuk binden të nënshkruajnë mbi ta do të bjerë ndëshkimi i NATO-s. Këshilli i NATOs
vazhdon të jetë i mbledhur dhe po diskuton detajet e aksionit. Gjithçka duket si prag lufte. Ne jemi fare pranë saj dhe të rrezikuar nga një sulm i mundshëm i forcave serbe në kufijtë veriorë dhe verilindorë. Kemi diskutuar dje dhe sot në qeveri për marrjen e të gjitha masave në përforcim të mbrojtjes në kufirin verilindor. Vendosëm që të kryejmë nesër disa veprime për të mobilizuar vendin dhe popullin, për të dhënë mesazhe dhe për të tërhequr vëmendjen e Komunitetit Ndërkombëtar. Nesër Majko do të takojë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, ndërsa unë në orën 12.00 kam thirrur ambasadorët e vendeve të NATO-s për t'u folur për situatën dhe për të na ndihmuar në aspektin humanitar
për të përballuar një valë të mundshme refugjatësh nga Kosova. Po
nesër do t'i dërgoj një letër Solanës në të cilën do t'i kërkoj mbledhjen urgjente të këshillit të NATO-s për konsultime politike me Shqipërinë. Pasnesër vendosëm që të mblidhet parlamenti, i cili do të informohet për situatën dhe masat e marra. Në Shqipëri njerëzit endenuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm se jemi në prag lufte. Sot u ndal në Tiranë për rreth një orë e gjysmë delegacioni kosovar, i cili kthehej në Prishtinë përmes Shkupit. Të njoftuar nga ambasadori francez,Kristman, dolëm për t'i takuar së bashku me presidentin Meidani. Nga aeroplani ushtarak zbriti shumica e delegacionit: Thaçi me të UاK-së, Qosja me të tijtë, V. Surroi, B. Shala, F. Agani, I. Ajeti, etj. Mendova se I. Rugova nuk kishte ardhur. Por, nuk kaluan veç 20 minuta kur ai u shfaq në derën e sallës së bashku me dy-tre të tjerë dhe ambasadorin francez. Rugova nuk kishte dashur të zbriste nga aeroplani, por e kanë detyruar kur i kanë thënë se e priste presidenti Meidani. Erdhi dhe u ul midis nesh si i ndier në faj. Shkëmbyem përshëndetjet e rastit. Meidani nuk e di se për çfarë
arsye nuk i kushtoi vëmendje, ndoshta se e kishte ftuar disa herë dhe ai kishte refuzuar. Mua m'u desh ta mbaja në bisedë. Për të ngrohur atmosferën dhe duke e ditur edhe që e pëlqente, porosita dy gota raki kur të tjerët pinin vetëm kafe. Filloi një muhabet rakie dhe unë angazhova njohuritë e mia të varfra për këtë pije popullore shqiptare e ballkanike. E pyeta nëse kishte pirë ndonjëherë raki mani dhe kur më tha jo, atëherë i premtova se do t'i dërgoja dy shishe nga Boboshtica e Korçës, që shquhet për prodhimin e saj. Gjeta rastin dhe i thashë se e prita në Ambasadë në Paris para dy ditësh, por nuk erdhi. U përpoq të justifikohej. I thashë gjithashtu se nuk ka arsye pse të na mbesë hatri për njëri-tjetrin, mund të kemi edhe diferenca, por çështja kombëtare na bashkon. Më tha se nuk kishte deklaruar asgjë në publik dhe gjithë fajin ia hodhi shtypit që ishte shumë i papërgjegjshëm. Sigurisht që nuk tha të vërtetën, veç premtoi se do të kthehej në Tiranë në rastin më të parë që do të dilte jashtë Kosovës, premtim që e kishte bërë kush e di se sa herë. U larguan në orën 14.30. Në Tiranë mbetën 5 anëtarët e delegacionit të UاK-së: Thaçi, Krasniqi, Ram Buja, Azem Syla dhe Xh. Haliti (Zeka). Do t'i takoj të hënën në darkë. Të shohim se çfarë zhvillimesh do të ketë deri atëherë.

TAKIM Nث ROMث ME RUGOVثN, Tث LIRUAR NGA MILLOSHEVIاI
7 maj 1999, Ora 23.15


Sonte, në orën 21.00, u takova me Rugovën në Vilën "Panfilio", që është
rezidencë qeveritare. Kisha qenë njëherë në këtë vilë, në fund të korrikut 1997, kur shkuam me Nanon të ftuar nga qeveria italiane për të marrë pjesë në konferencën për Shqipërinë. Vila ruhej mirë nga policë dhe njerëz të shërbimeve sekrete italiane. Në takim shkova me ambasadorin اuçi dhe me E. Sulon. Për rëndësinë që kishte takimi i porosita rrugës për në vilë që të mbanin sa më shumë shënime e detaje dhe që gjithsecili do të shkruante në mënyrë të pavarur informacionin e tij. Doja të merrnim sa më shumë, por edhe saktë. Na priti Adnan Merovci, roja dhe këshilltari më i afërt i Rugovës. Rugova erdhi disa minuta më vonë. U përshëndetëm dhe pak minuta më vonë zbritëm poshtë, në dhomën e bukës për të ngrënë mocarela dhe domate që italianët na dhanë për darkë. Unë isha i përgatitur të dëgjoja sa më shumë dhe të kërkoja sqarime nga Rugova për tri-katër çështje për të cilat ai ishte përgojuar kaq shumë ose që kishin nevojë për një përgjigje nga ana e tij. E urova që kishte ardhur shëndoshë e mirë në Romë dhe që këtej e tutje do të bashkojmë përpjekjet nga afër për t'u çliruar sa më shpejt Kosova. I nënvizova se e kisha marrë këtë iniciativë për t'u takuar e biseduar me të dhe për të ndarë mendimet lidhur me të ardhmen edhe në frymën e deklaratës së G-8 në Bon.
...
I thashë që e prisnim në Tiranë, se populli i tij donte ta shihte dhe ta dëgjonte, se duhej t'i jepte një mesazh opinionit publik, për të shpërndarë dhe ndonjë "keqkuptim" që ishte krijuar për të. E informova se pritëm delegacionin e LDK-së në Tiranë para disa ditësh dhe biseduam me ta për nevojën e një takimi të të gjithë faktorëve politikë
shqiptarë të Kosovës në Tiranë për të rikonfirmuar qëndrimet e përbashkëta të marra në Rambuje dhe për të krijuar përfundimisht Qeverinë e Përkohshme. Që në fillim konstatova se Rugova ishte shumë i kujdesshëm në përgjigjet e tij. Fliste qetë dhe kërkonte të dukej i sigurt në ato që thoshte. Më erdhi keq për sforcimin që po bënte, sepse ai ndodhej para një shqiptari, i sigurt që unë e respektoja pavarësisht se unë jam ministër i një qeverie që ai nuk e Filloi të flasë duke më falënderuar për ftesën që i kisha bërë për të ardhur në Tiranë bashkë me familjen e tij dhe për solidaritetin që kisha treguar. Pastaj më tregoi për shkatërrimet në Kosovë, për shkretimin që ndihej aty, aq sa edhe qentë e lopët e ndjenin mungesën e njerëzve dhe ishin në kërkim të tyre. Më tregoi se gjatë kohës së izolimit në Prishtinë kishte pasur kontakte telefonike të shkurtra, por të përditshme me ambasadorin Hill, që e quajti mikun e tij.
Ftesës time në emër të qeverisë për të ardhur në Tiranë iu përgjigj se do të vinte së shpejti, pasi të kryente disa angazhime ndërkombëtare në Evropë, Francë, Gjermani, Bruksel, Londër etj. Për propozimin tjetër për të mbledhur gjithë faktorët politikë të Kosovës në Tiranë, nuk e kundërshtoi, por tha se do te bisedojë me bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë të shpërndarë. Deklaroi se mbështet marrëveshjen e Rambujesë për krijimin e qeverisë së përkohshme, ndonëse la të kuptohet qartë se ai u kishte lëshuar pe në Rambuje njerëzve të UاK-së për hir të unitetit. Me sa kuptova, ai nuk e dëshiron tani këtë qeveri, me përkrahjen që po rigjen në Uashington, Romë, Paris e Londër, dhe mendon ta përmbysë situatën në favor të tij. Prandaj ai nuk do të nxitohet. Më shpjegoi se qëllimi kryesor pse kishte ardhur në Romë, ishte që të punonte që shqiptarët të riktheheshin në Kosovë, që të koordinonte përpjekjet me ne dhe me Fuqitë e Mëdha që kjo të realizohet sa më shpejt. Në moment ndërhyri Adnani, i cili shtoi se ka pasur keqkuptime për qëndrimet e Rugovës për vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë. Më kërkoi që të sqaroja se Rugova është për vajtjen
e NATO-s në Kosovë. "Filozofia që përdor Rugova, vazhdoi Merovci, është një filozofi pacifiste, për të nuk ka njerëz të liq dhe ndonëse ata mund ta sulmojnë, denigrojnë, keqtrajtojnë, e ka të pamundur të thotë fjalë të keqe." Por ajo që më bëri shumë përshtypje ishin fjalët e tij, se Rugova ndonëse i izoluar nga bota, në asnjë mënyrë nuk ka për të thënë një fjalë të keqe për Millosheviçin a ndonjë njeri tjetër, sepse kjo është jashtë mënyrës së tij të të konceptuarit të realitetit dhe të marrëdhënieve në shoqëri. Ajo që kërkoja të sqaroja më tepër, por edhe më habiti më shumë, ishte çështja e bisedimeve të tij me Millosheviçin, Milutinoviçin dhe nënshkrimi i komunikatës së përbashkët. Nuk bëri asnjë përpjekje për të krijuar përshtypjen se kishte qenë peng dhe se kishte qenë i detyruar që t'i bënte këto takime dhe të mbante këto qëndrime. Më deklaroi se kishte qenë i ndërgjegjshëm se këto takime duheshin bërë, se ai e kishte takuar edhe më parë Millosheviçin (maj 1998), se duhej krijuar besimi dhe se ishte në interes të të dy palëve të bisedonin.
Më habiti kur më tha se Millosheviçi, Milutinoviçi, Shahinoviç etj. ishin treguar realistë, se e kishin kuptuar situatën dhe nevojën e arritjes së
një marrëveshjeje se edhe këta njerëz janë, njerëz që mendojnë e kërkojnë një zgjidhje, çka do të thotë se pikërisht me këta jo vetëm duhet të bisedohet, por edhe të bashkëjetohet. Madje edhe për largimin e tij nga Prishtina më tha: "U thashë serbëve që të më lëshojnë se nuk kam se çfarë të bëjë në Prishtinë, se po të jem jashtë do të jem më i
dobishëm dhe do të punoj edhe për juve që të arrihet një marrëveshje."
U hoq se nuk i bënte përshtypje që disa njerëz e kishin quajtur tradhtar
dhe këtu u referohej njerëzve të UاKsë dhe se nuk do të jepte llogari për veprimet e tij si kërkonin ata.
Dje dhe sot, Rugova ka takuar këtu
në Romë Skalfaron, D'Alemën, Dinin,Kris Hillin dhe Petriçin. Ditët e ardhshme do takojë të tjerë nëpër Evropë. Sot, Krasniqi në Tiranë në emër të UاK-së e ka hedhur poshtë Deklaratën e G-8 dhe ka thënë se ata janë për pavarësinë. Ky qëndrim i tremb perëndimorët, ndaj edhe mbështesin Rugovën e moderuar që mund të bashkëjetojë me serbët. Për takimin me Rugovën, njoftova me telefon Meidanin, Majkon, Gjinushin dhe Godon. Shtypit nuk i dhashë asgjë.


Gazeta Shqiptare​
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

po pritoj me lexu , po ky tipi me shit ket liber sipas qeti titulli qe e ki qit FCBESIA rugova me foli mir per miloshevicin , kto jon rrena se a ka fol mir per to a keq , e kan pa njerzt n'HAG ;) kur u kon Rugova kunder milloshit . ;) e edhe ky si aj ben blushi qe e qiti kunder fes islame vetem me pas perfitime edhe ky tash me kit send veq sa me pas perfitime me ju shit libri se i intereson gjinve ;) se thjesht fjal t'kota Rugova u kon edhe ka mu kon gjithmon Heroi diplomatik i Kosoves ;)
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

po pritoj me lexu , po ky tipi me shit ket liber sipas qeti titulli qe e ki qit FCBESIA rugova me foli mir per miloshevicin , kto jon rrena se a ka fol mir per to a keq , e kan pa njerzt n'HAG ;) kur u kon Rugova kunder milloshit . ;) e edhe ky si aj ben blushi qe e qiti kunder fes islame vetem me pas perfitime edhe ky tash me kit send veq sa me pas perfitime me ju shit libri se i intereson gjinve ;) se thjesht fjal t'kota Rugova u kon edhe ka mu kon gjithmon Heroi diplomatik i Kosoves ;)

Black Devil:
Se sa eshte i vertete se dijme as une e as ti.
Spo du me thane qe Milo e ka thane te verteten po spo du as me thene qe Milo ka rrejt, se nuk e di,une thjeshte e gjeta kete material edhe e postova.
Milo ishte ne ate kohe minister i puneve te jashtme edhe librin e ka shkruar ne forme kronologjie, tash se a i ka paraqite te verteta ose jo, duhet te dali dikush qe "ME FAKTE" tja rrezoj fjalet qe i ka thene.
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

volla keq qe folni per njerztë qe nuk janë se .
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

Te ishte me orgjine shqiptare,Paskal Milo,do ta kisha besue.Fatekeqesisht,ai eshte grek dhe kjo shprehje eshte demostrim i kombesise se tij.
Mora si Paskal Milo,nuk mund te ulin dot figuren e te madhit Rugova.
Figurave te tilla Gjigante per kombin shqiptar,duhet tu ngrihet perkujtuese si Linkolnit ne Amerike.
Fatekeqesia e drejtimit shqiptar,i cili ka qene uzurpuar(dhe eshte) nga elemente mire te korruptuar,por edhe me origjine joshqiptare.Paskal Milo eshte simbol i rrenimit te Shqiperise,eshte i simbol i qeverisjes se Korruptuar dhe antikombetare.
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

Black Devil:
Se sa eshte i vertete se dijme as une e as ti.
Spo du me thane qe Milo e ka thane te verteten po spo du as me thene qe Milo ka rrejt, se nuk e di,une thjeshte e gjeta kete material edhe e postova.
Milo ishte ne ate kohe minister i puneve te jashtme edhe librin e ka shkruar ne forme kronologjie, tash se a i ka paraqite te verteta ose jo, duhet te dali dikush qe "ME FAKTE" tja rrezoj fjalet qe i ka thene.




te gjitha faktet dhe te gjitha jan pa ne HAG ;)
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

dhe se harrova siq ka then Unica . pse kto sende nuk i ka thon ky sa ishte gjall Ibrahim Rugova po tani ? ;)
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

Te ishte me orgjine shqiptare,Paskal Milo,do ta kisha besue.Fatekeqesisht,ai eshte grek dhe kjo shprehje eshte demostrim i kombesise se tij.
Mora si Paskal Milo,nuk mund te ulin dot figuren e te madhit Rugova.
Figurave te tilla Gjigante per kombin shqiptar,duhet tu ngrihet perkujtuese si Linkolnit ne Amerike.
Fatekeqesia e drejtimit shqiptar,i cili ka qene uzurpuar(dhe eshte) nga elemente mire te korruptuar,por edhe me origjine joshqiptare.Paskal Milo eshte simbol i rrenimit te Shqiperise,eshte i simbol i qeverisjes se Korruptuar dhe antikombetare.
:dong::dong::dong::dong:
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

DELEGACIONI SHQIPTAR U PRIT NGROHTث Nث KOSOVث
1 mars 1999
"Filozofia që përdor Rugova, vazhdoi Merovci, është një filozofi pacifiste, për të nuk ka njerëz të liq dhe ndonëse ata mund ta sulmojnë, denigrojnë, keqtrajtojnë, e ka të pamundur të thotë fjalë të keqe." Por ajo që më bëri shumë përshtypje ishin fjalët e tij, se Rugova ndonëse i izoluar nga bota, në asnjë mënyrë nuk ka për të thënë një fjalë të keqe për Millosheviçin a ndonjë njeri tjetër, sepse kjo është jashtë mënyrës së tij të të konceptuarit të realitetit dhe të marrëdhënieve në shoqëri.


Gazeta Shqiptare​


Nuk kam iden se ne cfare kontesti ka dashur z. Milo ta perdore kete argument por per nje gje jam bindur koheve te fundit: Plaku i urte, ishte nder te vetmit, madje munde te them se nder te rrallet Shqiptar te te gjitha trojeve qe sa do pak kishte arritur te nuhaste mendimberjen dhe dialogun diplomatik ne zhargonet e politikes boterore. Nuk them se ishte i pagabueshem ( kete do ta deshmoje e ardhmja), por per qe ishte i pakrahasueshem ne kohen ne te cilen jetoi, por edhe vazhdon me tutje, kjo nuk don shume debat.
Nje ceshtje me mundon shume ne kombin tim. Vetem tek ne munde te ndodhe qe muzgu i mbremjes te te zeje patriot e agu i mengjezit te te zbardhe tradhetar. :26::26:Kjo eshte veti karakteristike e jona. :nxef::nxef:
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

Shume e drejte kjo qe thote Kitrra. Duket sikur kemi hyre ne eopken e eleminimit te figurave tona kombetare, nuk duket fryme shqiptare ne fakt....
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

ne vitin 2001 kur kryengritesit shqiptar te UCK-se u ngriten ne lufte per te drejtat e tyre elementare ne shtetin maqedonas, Greqia kerkoj nese Nato do te bormbadoje guerilen e UCK, te perdoret dhe territori i shqiperise.
Paskal milo e perkrahu me deshire te madhe si minister i jashtem i shqiperise qe ishte,
deklaratat e Paskal milos i kundershtuan me force nga patriotet shqiptar si (Abdi Baleta-&-Sabri Godo)derisa keto te fundit e vune ne loje Paskal frikacak milon derisa terhoqi deklaraten.
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

Paskal Milo???
Nje diplomat dhe historian medioker, qe mungesen e lavdise ne zanatet e ushtruara eshte munduar dhe mundohet ta kompesoje me denigrime figurash te shquara shqiptare dhe kosovare. Kujtoni menyren diletante, hipokrite dhe antikulturore qe perdori kohe me pare per te groposur Kadarene. Atavizma mjerane, qe fatkeqesisht i rendojne akoma realitetit shqiptar.
 
Titulli: Paskal Milo:Rugova me foli mire per Miloshevicin!

ketij Paskal milos do kisha deshire ti dilja naten me nje thike, si ai(Ndrec Luca) ke filmi Udha e shkronjave.
e ti thosha (Tani jemi vetem per vetem zoti Paskal) lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top