Deliron Basha: Do vijnë plehra nga jashtë, njësoj si mbetjet kimike të Ilir Kullës!

Deliron Basha: Do vijnë plehra nga jashtë, njësoj si mbetjet kimike të Ilir Kullës!​

1602953188530.png

Pas publikimit të fakteve mbi lidhjet e hershme me monopolet e trajtimit të mbetjeve në kohën kur drejtonte bashkinë Tiranë dhe dokumentit për ndërtimin e një impjanti që “do të groposte kazanët e kontenierët nëntokë”, kreu i PD-së ka shkuar në një “shkallë më lart” të delirimit.
Në daljen e tij publike tek Arjan Çani, ai u bë “homolog” me përpjekjen e ish-këshilltarit të Ilir Metës, Ilir Kulla, i cili arriti të publikoi në një portal fantazëm në Itali, një fakenews për gjoja ardhjen në Shqipëri të një ngarkese të madhe me mbetje toksike.

Fake news që u zbulua nga hetimi i Drejtësisë Italiane, që zbërtheu të gjithë skemën e publikimit të tij për të hapur panik dhe shkaktuar një skandal për të rrëzuar qeverinë shqiptare.


Basha tha se në inceneratorët e Shqipërisë do të depozitohen mbetje që vijnë nga vende të tjera. Një deklaratë e fortë, e cila nuk mbështetet nga asnjë burim, nga asnjë dokument, nga asnjë fakt, por ja faturon atyre që i quan ekspertë e që janë pjesë e militantëve të selisë blu.

“Pyetja këtu shtrohet: çfarë plehrash do të digjnin këta që kushtojnë kaq shumë?! Dhe përgjigja që ekspertët i kanë dhënë është se kjo është pjesë e një afere për të sjellë, për të importuar plehra nga jashtë!”, ishte fraza e Bashës.

Një deklaratë absurde dhe abuzive e një delirimi më shumë sesa politik. Pasi kemi të bëjmë me një fake news tipik abuziv, por që shtrohet nga “kandidati për kryeministër”.

Importimi i mbetjeve nuk është një gjë që bëhet as me “çanta” e as me “makina”, aq më shumë që nëse ndodh do të përfshijë shtete të tjera, me negociata e marrëveshje, por që në një hapësirë e kontrolluar e zonës së Bashkimit Europian, gjëra të tilla jo vetëm që nuk ndodhin por as nuk çohen ndër mend.

Vendet e zhvilluara, trajtimin e mbetjeve e kanë axhendë kryesore të menaxhimit të administrave lokale dhe qeverive dhe madje është vënë standard i lartë mjedisor nga Brukseli.

Deklarata të tilla “toksike”, përveç se helmojnë opinionin publik, ulin realisht nivelin e debatit politik në vend.

Dhe siç dihet tashmë e është aksiomë, dizinformacioni bëhet për të fshehur një ose më shumë zullume, apo edhe për të bërë të tjera më shumë.

Nuk është fare rastësi, që e gjitha kjo çakërdisje ka ardhur pikërisht pas publikimit të të vërtetave të hidhura mbi çështjet e trajtimit të mbetjeve nga qeveritë në kohën e qeverisjes së PD-së, ku janë zbuluar edhe lidhjet e ngushta e konfliktit të interesit...

©Copyright Gazeta Shqip
 
Po si i kishte thene gazetares?
Do ulim taksat per biznesin e vogel.

Kjo-Biznesi vogel nuk paguan taksa.Jane zeruar per nje vit.


Luli-Do ja ulim , do ja bejme 9%.

O shokuuuuuuu i kane 0 , nuk paguajne.


Opo m'le tani se do ja ul

???
 
Kur e meriton e meriton @NeVertit, nuk ka me lider suprem.
Keshtuqe duhet ta kuptoje, kur deliron.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top