Lajme nga futbolli .

Ahahahaahahahaaaa t’hart dreshi n’bark t’hart???
Ishte hap kisha per her te pare pas 90 ne katun.. vjen Prifti italjan djal i ri .
Ne rrjesht te pare katunaret..une i dijsha konservative.. dmth me shume se ne ..
Ra qetesi absolute.
Kur i thote njera , shoqes..
Shpresbam Zotin si qaka si gjath i njom ??
Imagjino mezic mbaja lotet nga e qeshura @N0
 
Kukësi nuk ia del dot ndaj Volfsburgut, gjermanët e eliminojnë me 4 gola në “Air Albania”
Ka marrë fund ëndrra e Kukësit për të eliminuar Volfsburgun në Ligën e Europës dhe për të kaluar në raundin e tretë kualifikues. Verilindorët janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin 4-0, nga gjermanët e Volfsburgut. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gegës, të cilët tentuan të surprizonin gjermanët, me disa raste, por pa sukses. Volfsburg1.jpg

Ishte Veighorst që shënoi për gjermanët në minutën e 20′, duke përfituar nga një gabim i lojtarëve të Kukësit. Volfsburgu përfitoi përsëri nga një gabim i verilindorëve, pasi portieri Elezaj ishte i pasigurtë në një dalje të tij dhe kjo i kushtoi me gol në minutën e 32 duek shënuar Lakruah.

lg.php



Vetëm dy minuta më vonë Rroca kishte mundësinë të shënonte për ekipin e Gegës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i gjermanëve.

elezaj1.jpg

Në pjesën e dytë, Kukësi u përpoq të reagojë me Gashin që goditi traversën në minutën e 57. Pas kësaj gjermanët kishin raste më të pastra, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Veighorst në minutën e 74 dje Mehmedin në minutën e 89’

FT| KUKËSI – VOLFSBURG 0-4
 
EKSKLUZIVE/ “Bombë” në Kategorinë e Parë, FSHF përjashton dy skuadra dhe ndryshon formulën e kampionatit
“Bombë” në Kategorinë e Parë, FSHF vendos të përjashtojë për sezonin 2020-2021 dy klube për shkak se nuk përmbushin asnjë kriter për të vazhduar garën.

Elbasani-Shenkolli-e1593537182864.jpg


lg.php



“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Komisioni i Licencimit në FSHF ka vendosur që Elbasani dhe Erzeni i Shijakut të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këto kushte, duke qenë se mbeten vetëm 16 ekipe nga 18 që ishin, FSHF pritet të ndryshojë edhe strukturën e Kategorisë së Parë.

erzeni-lushnja.jpg

Pra, nuk do të ketë skuadra që do të ndahen në dy grupe, por thjesht një kampionat me 16 ekipe. Gazeta mëson se Erzeni dhe Elbasani kanë të drejtë apelimi pas këtij vendimi drastik të Komisionit të Licencimit, që i zbret në Kategorinë e Dytë
 

Attachments

  • Elbasani-Shenkolli-e1593537182864.jpg
    Elbasani-Shenkolli-e1593537182864.jpg
    152.3 KB · Shikime: 0
  • erzeni-lushnja.jpg
    erzeni-lushnja.jpg
    48.2 KB · Shikime: 0
  • Elbasani-Shenkolli-e1593537182864.jpg
    Elbasani-Shenkolli-e1593537182864.jpg
    152.3 KB · Shikime: 0
  • erzeni-lushnja.jpg
    erzeni-lushnja.jpg
    48.2 KB · Shikime: 0
Një vajzë që pëlqen futbollin është si goli në transferë”/ Tifozja e Juventusit tërbon fansat me fotot hot
“Një vajzë që pëlqen futbollin është si një gol në transfertë, vlen dyfish”, kjo ishte shprehja që DJ superseksi, Kristi Suan (Kristina Rescingi) fitoi zemrën e shumë sportdashësve, kryesisht tifozëve të Juventusit.

modelja1.jpg

lg.php



Edhe pse me axhendën e ngarkuar për shkak të profesionit të saj si DJ, bukuroshja italiane, protagonist e programit Temptation Island, kur ka kohë të lirë, nuk nguron të jetë prezente në stadium, për të ndjekur skuadrën e zemrës, si dhe ndeshje të tjera.

Përveçse një DJ e suksesshme, Kristina Rescingi, preferohet shumë nga fansat edhe për format e saj bombastike, si dhe për fotot hot që ajo poston në rrjetet sociale.

60760032_1054281881436106_3670172695439343616_o.jpg



20200918_000915.jpg20200918_000859.jpg
 

Attachments

  • modelja1.jpg
    modelja1.jpg
    104.5 KB · Shikime: 0
  • modelja1.jpg
    modelja1.jpg
    104.5 KB · Shikime: 0
  • 60760032_1054281881436106_3670172695439343616_o.jpg
    60760032_1054281881436106_3670172695439343616_o.jpg
    138 KB · Shikime: 0
  • 60760032_1054281881436106_3670172695439343616_o.jpg
    60760032_1054281881436106_3670172695439343616_o.jpg
    138 KB · Shikime: 0
E kërkon Konte, Interi gati të rikthejë mbrojtësin e Mançester Junajtid në Serinë A
Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Kris Smolling kërkohet nga trajneri i Interit, Antonio Konte. 30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Ole Gunar Solskjaerit.

SMALLING.jpg

lg.php



Smolling është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, teksa është në pritje për tu larguar. Interi tani i është bashkuar Romës në garë për shërbimet e mbrojtësit. Zikaltërit kërkojnë ta marrin për 1 vit në huazim, dhe janë gati ti ofrojnë 120 mijë euro në javë rrogë. “The Sun” zbulon gjithashtu se në fund të huazimit do ketë detyrim blerjeje.

Kontrata e Smolling me Mançester Junajtid skadon në 2022. Mbrojtësi e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në huazim tek Roma, dhe verdhekuqtë e duan sërish në skuadër.
 

Attachments

  • SMALLING.jpg
    SMALLING.jpg
    53.2 KB · Shikime: 0
  • SMALLING.jpg
    SMALLING.jpg
    53.2 KB · Shikime: 0
Duka, letër të hapur Ramës: ‘Teatri’ i futbollit u shemb pas katër vitesh, mbani premtimet dhe jepini fund bojkotit
Presidenti i FSHF-së Armand Duka i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me situatën e nderë të krijuar në futbollin shqiptar pas bojkotimit të kampionatit.
Duka-rama.jpg
Kreu i futbollit shqiptar kritikoi dhe akuzoi grupin e punës të udhëruar nga shefi i ekzekutivit për diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në futboll se “ u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport”.

Ndërkohë, Duka shton se ‘teatri i futbollit në Shqipëri është shrmebur 4 vjet pas propozimeve të para për ndryshime ligjore dhe ekonomike në futbollin vendas.

lg.php



Presidenti i FSHF-së kërkon që Rama dhe qeveria e tij të plotësojnë 4 kërkesat primare të Ligës Profesioniste për të mbyllur njëherë e mirë bojkotin.

Letra e presidentit të FSHF-së Armand Duka drejtuar kryeministrit Edi Rama

I nderuar zoti Kryeministër!

Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetëm për të kapërcyer gjendjen, në të cilën ndodhemi, por për të çelur rrugën e zhvillimit normal e të formalizuar.

Sot, ndodhemi në një situatë jo normale, të pazakontë e të padëshiruar. Është bllokuar rrotullimi i topit në Kategorinë Superiore e në akademitë e tyre, jo vetëm futbollistët profesionistë, por edhe fëmijët kanë mbetur pa dashurinë e tyre të madhe: FUTBOLLIN.

Dialogu, mirëkuptimi e bashkëpunimi janë parësore në mentalitetin e sportistit dhe në botën e sportit. Nisur nga këto parime, Federata Shqiptare e Futbollit në vitin 2016 falë edhe rezultateve e paraqitjes së shkëlqyer të ekipit tonë kombëtar, i cili arriti objektivin më të madh historik, kualifikimin në finalet e Euro 2016, duke shfrytëzuar dhe vëmendjen e shtuar të qeverisë ndaj nesh, mori një iniciativë për propozimin e një pakete ligjore në interes të futbollit e të sportit në përgjithësi.

Në mënyrë të përmbledhur, kjo paketë ligjore përfshinte ndërhyrjen në disa ligje e vendime të Këshillit të Ministrave me qëllim krijimin e një ekonomie sportive autonome. Me iniciativën tonë përgatitëm disa projektligje së bashku me relacionet përkatëse. Propozimet tona u mirëpritën nga komuniteti sportiv dhe nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave ja përcolli këto propozime Ministrive për oponencë teknike.

Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Financave, nuk u reflektua asnjëherë një vullnet pozitiv. Për më tepër, përmes një oponence mediokër, konstatuam një mungesë vizioni për të ardhmen e sportit shqiptar. Në këtë oponencë, nuk pati një studim të mirëfilltë të fizibilitetit të përfitimeve, që këto ndryshime do të sillnin. Aq më pak, në këtë aspekt nuk u mor parasysh studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për kontributin ekonomik të sportit në ekonomi: “Ku çdo dollar i investuar, kursen katër të tillë, në shëndetësinë publike”.

Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime me sigurinë e garantuar, që ato do të kthehen katër herë më shumë në arkat e shtetit.

Të bindur në nevojën e një pakete gjithëpërfshirëse në dobi të sportit, e përsëritëm kërkesën tonë edhe në seancën dëgjimore të komisionit përkatës parlamentar, lidhur me “Ligjin e ri të Sportit” në vitin 2017.

Aftësia juaj për të transformuar krizat në mundësi, u testua dhe vërtetua, në mars 2019 gjatë takimit të zhvilluar me klubet. Ju i dëgjuat kërkesat e aktorëve të futbollit dhe i pranuat ato. Ju premtuat, se brenda një afati ambicioz prej 100 ditësh, t’i bëni realitet të gjitha kërkesat e tyre. U shprehët saktësisht, se duhet nisur një proces reformimi i thellë i futbollit. Kjo do t’u krijojë mundësi atyre që investojnë, që ta kenë investimin e garantuar, ndërsa atyre që janë jashtë, të jenë të interesuar për të investuar në futboll.

Vërej me keqardhje se për fat të keq grupi i punës i ngritur me urdhërin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanë transmetuar, nuk u materializua në një dokument reforme tërësore.

Sa i takon “Ligjit të Sponsorizimit”, nuk ka asnjë kuptim që ai të mos jetë favorizues për futbollin dhe në përgjithësi për sportin. Kaq e vështirë është të ndjekim shembullin progresist të Hungarisë apo Gjermanisë?! Apo më tej, të bëjmë atë që bënë me këtë ligj, vende me ngjashmëri ekonomie dhe problematikë të njëjtë si Mali i Zi e Kosova.

Siç edhe vihet re qartazi, “teatri” i futbollit nuk u shemb brenda natës, por pas katër vitesh insistimi për një shtrat ligjor që i shërben të gjithëve: Sportistëve, klubeve, bizneseve dhe vetë politikës, për të marketuar një premtim të mbajtur.

Në të kundërt, “teatri” profesional i politikës ngriti siparin, në mënyrë kërcënuese, duke etiketuar 20.000 futbollistë e kushedi se sa sportistë të tjerë, si mosmirënjohës.

Nuk ka mirënjohje për mëshirën. Mirënjohje ka për barazinë, solidaritetin në periudha të vështira dhe “fair-play”-n.

Mirënjohje ka për ndërtimin e një ekonomie te shendetshme sportive, e cila të mos jetë e varur nga lëmosha qeveritare.

I nderuar z. Kryeministër!

Kjo është një çështje vullneti dhe jo takimesh të tejzgjatura që nuk sjellin asnjë produkt. Varet vetëm nga JU, nga pushteti JUAJ. Prandaj ju bëj thirrje miqësisht, ushtrojeni pushtetin Tuaj në të mirë të futbollit e të ndërprerjes së bojkotit.

Me besim në ndërgjegjen Tuaj, ju kërkoj edhe një herë të mbani premtimin e dhënë për një fillim të ri për sportin shqiptar.

Sinqerisht,

Armand DUKA
 

Attachments

  • Duka-rama.jpg
    Duka-rama.jpg
    43.8 KB · Shikime: 0
  • Duka-rama.jpg
    Duka-rama.jpg
    43.8 KB · Shikime: 0
ZYRTARE/ Më në fund një lojtar i Liverpulit, Tiago firmos për ekipin e Klopit
Liverpuli më në fund ka zyrtarizuar Tiago Alkantarën. Mesfushori spanjoll vendosi të largohej nga Bajern Mynihu dhe kalo në Premier Ligë.

tiago-alkantara.jpg

lg.php



Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, Liverpuli njoftoi transferimin e Tiagos në rrjetet sociale. Mesfushori do veshë fanellën me numër 6-të.
 

Attachments

  • tiago-alkantara.jpg
    tiago-alkantara.jpg
    52.3 KB · Shikime: 0
ZYRTARE/ Kukësi mbyll bashkëpunimin me Eduart Rrocën. Futbollisti transferohet në Turqi
Eduart Rroca nuk është më futbollist i Kukësit. Mesfushori dhe klubi verilindor kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që lojtari të kalojë te skuadra turke Istanbulspor.

eduart-rroca.jpg

lg.php



Në një komunikatë zyrtare, Kukësi njofton se ka pranuar dëshirën e Rrocës për t’u transferuar te klubi i kategorisë së dytë të futbollit turk.

Rroca bëhet një tjetër largim me peshë nga Kukësi pas Besar Musollit. Të dy lojtarët luajtën dje kundër Volfsburgut ndeshjen e fundit me fanelën e Kukësit.

27-vjeçari luajti më shumë se 1 vit e gjysmë me Kukësin. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë në vitin 2019

Njoftimi i Kukësit

Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Wolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!

Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta ointe të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk. Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.
Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart!

kujkesii.jpg

Humbja ndaj Volfsburgut, dy lojtarë mbyllin aventurën me Kukësin

“Fanella më është bërë si lëkurë e dytë”, postimi emocionues i Musollit: Isha i detyruar për t’u larguar nga Kukësi
 

Attachments

  • eduart-rroca.jpg
    eduart-rroca.jpg
    119.3 KB · Shikime: 0
  • kujkesii.jpg
    kujkesii.jpg
    95.1 KB · Shikime: 0
  • eduart-rroca.jpg
    eduart-rroca.jpg
    119.3 KB · Shikime: 0
  • kujkesii.jpg
    kujkesii.jpg
    95.1 KB · Shikime: 0
Befasohet klubi i njohur pas shortit të Ligës së Europës, 12 persona me koroanvirus
Beshiktashi është goditur nga koronavirusi. Klubi turk konfirmoi në një njoftim të fundit se 12 pjesëtare të tij: 7 lojtarë dhe 5 punonjës të akademisë janë infektuar me COVID-19.
Besiktas-Vodafone-Arena-Stadium-1.jpg
Lajmi vjen në momentin kur bardhezinjtë turq kanë mësuar kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Europës. Nëse arrijnë të eliminojnë portugezët e Rio Aves, në fazën play-off të kompeticionit Beshiktashi do të përballet me Milanin, gjithmonë nëse kuqezinjtë bëjnë detyrën me norvegjezët e Bodo Glimt.
 

Attachments

  • Besiktas-Vodafone-Arena-Stadium-1.jpg
    Besiktas-Vodafone-Arena-Stadium-1.jpg
    623.9 KB · Shikime: 0
  • Besiktas-Vodafone-Arena-Stadium-1.jpg
    Besiktas-Vodafone-Arena-Stadium-1.jpg
    623.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top