Nuk dua të kthehem në shtëpi...

fcbesia

Anëtar i Respektuar
ME STUDENTثT NGA RRETHET / Të gatshëm të bëjnë gjithçka për të qëndruar në Tiranë pas shkollës. Bisedë me dy prej tyre, Malvinën nga Lushnja dhe Elvisin nga Shkodra

Ndoshta ne të rinjtë lindur e rritur në Tiranë, kurrë nuk e kemi ditur se çdo të thotë të jesh vetëm, të mos kesh familjen pranë, të jesh pa para në xhep, të të përplasin ndoshta derën në fytyrë...

Nuk na ka munguar shtrati i ngrohtësisë familjare, lodrave të fëmijërisë, rehatia e së ëmblës shtëpi ku mund të shtrihesh sa gjatë e gjerë pa çarë kokën se nga momenti në moment qiramarrësi do të shkundë derën nga të ulëriturat.

Gjithmonë darkave vonë, në “hotelin” tonë orar pa orar, e kemi gjetur një pjatë gjellë të rregulluar për merak. Po kështu në mëngjes, kemi pasur dikë që na ka hekurosur, ushqyer e përcjellë te porta, duke pritur me sy sa të humbasim në fundin e rrugicës.

Kjo na ka bërë të jemi shpeshherë më pak kërkues ndaj vetes, sesa ata të cilët në zhargonin urban i quajmë, shpesh “jabanxhinj”.

Ne tiranasve, qenia në “tokën tonë” na ka kthyer jo rrallëherë në qenie të vetëkënaqura, pa identitet vetjak, pa liri ekonomike, të ndrydhur në trysninë e prindërve, gjë që na ka bërë në më të shumtët e herëve të jemi inferiorë në aspektin e lirisë së veprimit karshi individëve që bujtin në Tiranë për një jetë më të mirë. Ne nuk e njohim vuajtjen e të qenit vetëm. Ata po. Janë të përgatitur mirë psikologjikisht qysh në nisje se një jetë e vështirë i pret përpara. Dinë se nëse një vendali duhet të bëjë vetëm pak përçapje për të gjetur punë, ata vetë duhet të heqin 10-fishin e vuajtjeve deri sa të arrijnë qëllimin.

Të qenit i lindur dhe i rritur në një qytet jashtë metropolit kryesor e mos më keq në qendra banimi të vogla që kanë humbur me vakt rëndësinë e dikurshme është një shkak më shumë për të rinjtë e rretheve, për të mos u dorëzuar kurrë në arritjen e objektivit, që është qëndrimi në kryeqytet.

*****

Malvina, studente nga Lushnja, sapo është diplomuar në degën e Historisë në Universitetin e Tiranës. Ajo as që e mendon të rikthehet pas në qytetin e saj të lindjes.

“Do të ishte katastrofë”, - thotë.

Me këtë mendim në kokë u nis që kur mësoi se fitoi të drejtën e studimit 5 vite më parë, dhe po kaq e bindur mbetet edhe sot kur i duhet të trokasë derë më derë për nëj vend pune. Kohë më parë fill pas përfundimit të studimeve, Malvina mori një ofertë pune, në arkivin e qytetit të Lushnjës. Nuk pranoi. Pasi u mendua gjatë, vendosi më mirë te jetonte në Tiranë, paçka se jo në profesionin për të cilin është diplomuar. Ajo momentalisht punon në dixhitalizimin e hartave. Por kjo pak rëndësi ka. Qëllimi për momentin është të ketë një punë çfarëdo, një pagë për të shlyer detyrimet mujore, ushqim, veshmbathje, qira, ujë, energji, dhe më vonë nëse del varianti i zanatit, do të marrë në konsideratë mundësitë që do t’i ofrohen.

Si Malvina, mendojnë shumica e të rinjve nga rrethet, që marrin valixhet për të vazhduar jetë më të mirë në Tiranë. “Mundohem t’ia dal vetë. Unë e di se çdo të thotë të çash përpara, pa pasur njeri në krah. Kam mësuar të eci vetëm, që kur u largova nga familja”. Malvinës i pëlqen jeta e re në Tiranë. Ajo dëshiron të jetë e pavarur nga ana ekonomike. Deri dje është mbajtur me para nga familja, kurse sot kërkon që gjithçka ta nxjerrë me forcat e veta, pa sforcuar më prindërit.

“Po unë jam e zonja të shkëputem ekonomikisht nga prindërit. Deri më tani nuk e kam bërë pasi ka qenë dëshira e tyre, që unë të mbaroja fillimisht shkollën, por në momentin që do të gjej një punë të mirë patjetër që do kem jetën time, e pavarur nga familja”.

Për një të re të ardhur nga rrethet, qëndrimi në Tiranë është sa i vështirë aq edhe i lehtë, në kuptimin e përkujdesjes vetjake. Një vajzë di të gatuajë, të lajë rrobat, të kujdeset për higjenën vetjake, të ruajë ekuilibrat në shpenzimin e të ardhurave. Më e vështirë është për një mashkull...

*****

Elvisi, i sapodiplomuar në degën e Pisikologjisë në Universitetin e Tiranës, rrëfen se në këtë aspekt meshkujt hasen me vështirësi më të shumta. Nuk ka kush t’u hekurosë, t’u lajë rrobat, t’u bëjë për të ngrënë. Për një të ri që ka familjen pranë, këto nevoja të ngutshme të ditës, nuk do të ishin kurrë kaq therëse. “Fakt është që këtu je vetëm dhe për gjithçka duhet të përballesh me forcat e tua. Kur je në rreth familjar, shoqëror, gjithçka e bën vetë ose të ndihmojnë të tjerët, kurse kur je larg njerëzve që të duan, të gjitha problemet të bien mbi kokë, në një moshë, kur ndoshta nuk je i përgatitur të luftosh kaq ashpër me jetën”.

Elvisi vjen nga qyteti i Shkodrës, qendra më e madhe urbane në veri të vendit. Ashtu si Malvina dhe të rinjtë e tjerë nga rrethet, ai po përpiqet të nisë një jetë të re larg familjes, me shpresën për të gjetur punë në kryeqytet. Edhe ai e ndjen se nuk është e lehtë. Madje për të, paragjykimi i të qenit nga rrethet është ai që vret më shumë për një të ri, që nuk ka jetuar në Tiranë. “Problemet janë në fillim që në gjuhë. Janë paragjykime të pashmangshme, krahinore, që lidhen me formimin kulturor të individëve. Kur ndryshon vend duhet të përshtatesh me mentalitetin e ri që është krejt i ndryshëm nga i yti deri edhe i kundërt. Kështu që fillimisht njeriu kur vjen në Tiranë ndihet në shok, shikon përplasjen e madhe të botëkuptimit”.

Dalëngadalë njeriu përpiqet të kuptojë, se duhet t’i përshtatet shoqërisë së re. Duhet të veprojë si ata. Duhet të rrijë në kafe me ta, edhe sikur ta ftojnë 10 herë. Janë disa norma, që paçka se nuk mund të pëlqejnë, duhet t’i gëlltisësh me pahir, për të qenë edhe t’i njëri nga ata. Liria ka koston e vet. Ajo kushton, është e shtrenjtë, dhe kur e humbet ndjen dhimbje sikur të kishin ngulur beftas një kaçavidë në kofshë. “Në këtë rast ne mundohemi të gjejmë balanca lirie. Ne e dimë sesi është realiteti shqiptar sot. Ekzistojnë struktura të cilat t’i ke shumë vështirësi për të hyrë brenda. Tirana është e shtrenjtë, por ia vlen të rrezikosh”.

*****

Të jetosh vetëm sot në metropolin kryesor shqiptar është shumë më e vështirë se vite më parë. Një shtëpi me qira, dhomë e guzhinë, në periferi kushton 20 mijë lekë, ndërsa në qendër 25-30 mijë lekë. Të marrësh një të tillë vetëm, për një të ri nga rrethet është thuajse e pamundur. Malvina jeton në shtëpi me qira. Po kështu edhe Elvisi. Ata kanë gjetur shokë për të ndarë shtëpitë, dhe çdo muaj u duhet të derdhin 5 mijë lekë secili për shlyerjen e qirasë, pa përfshirë faturën e ujit, energjisë dhe shpenzimet vetjake. Malvina thotë se për të jetuar mirë, pa luks, në Tiranë duhen të paktën të kesh një pagë prej 30 mijë lekësh, kurse Elvisi, diku te 35-40 mijë lekë.

Por dy të rinjtë kanë mendim disi të kundërt përsa i përket vendimit për t’u kthyer ose jo pas në vendin e origjinës. Malvina shprehet prerazi me një Jo të fortë, ndërsa Elvisi është më i lëkundur në qëndrimin e tij.

“Kthimi në Shkodër, varet nga mundësitë që do të më ofrohen. Unë nuk do ta kisha problem të kthehesha në vendlindje, sikur të kisha një punë brenda profesionit tim. Por qëllimi kur kam ardhur me studime në Tiranë ka qenë që të rri këtu, nëse më krijohen mundësitë ekonomike”.

Djaloshi shpreson, por mohon që për hir të qëndrimit në Tiranë, të lidhet me një vajzë vendalie. Ndryshe mendon Malvina. “Pse jo, nëse do të më pëlqejë mund të lidhem edhe me një djalë që banon këtu”.

***

Shumë vajza e kanë bërë tashmë një zgjedhje të tillë. Interesi reciprok në këtë rast, krahas pëlqimit nuk ka pse të fshihet. Për qëndrimin në Tiranë, janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe dëshirat e prindërve.

“Jo unë dua ta zgjedh vetë njeriun e jetës. Nëse ai do të banonte në Tiranë, aq më mirë. Trysninë e prindërve, për t’u kthyer në shtëpi nuk e kam pasur kurrë. Gjithmonë më kanë thënë shiko për të mirën tënde, mendo si është më e mira për ty. Sepse ata e dinë se çfarë vështirësish janë atje”.

Këta të rinj janë mësuar me jetën në Tiranë. Dinë se ç’është pavarësia, në një shoqëri që vuan nga patologji të vjetra. Në qytetin nga ata vijnë, i gjithë aktiviteti shoqëror, kulturor, social fiket me rënien e muzgut. Tirana është gjë tjetër, dhe këta të rinj e kanë kuptuar më së miri se kthimi prapa do të ishte mallkim. Ndonjëherë edhe gënjejnë familjet. U thonë se janë mirë, kanë para të mjaftueshme, por në krahun tjetër rrojnë me borxhe. Në fakt për fare pak liri, çdo person do sajonte një gënjeshtër të tillë, edhe sikur kostoja të ishte shumë e lartë...

Të jetosh i vetëm në Tiranë

20 mijë qira shtëpie (në periferi)

4 banorë / 5 mijë lekë personi

Energji dhe Ujë /8 mijë lekë

4 banorë / 2 mijë lekë personi

Ushqime, veshmbathje 17 mijë lekë në muaj personi

Kafe /3 mijë lekë, në muaj (nëse nuk qeras dhe pi një në ditë)

Cigare 4 mijë lekë në muaj (Nëse pi një paketë në ditë, dhe nuk dorovit shokët)

Pube/12 mijë lekë në muaj

(Nëse frekuenton të paktën një herë në javë, dhe nuk qeras)



Totali 45 mijë lekë në muaj

Shifra

70 për qind e studentëve nga rrethet, nuk kthehen në shtëpi pas përfundimit të studimeve

20 për qind e tyre, gjejnë punë në profesion

80 për qind, përshtaten

15 për qind i binden urdhërit familjar për t’u kthyer në shtëpi


Shekulli​
 
o te keqen i lumte dora atij qe e ka shkruar kete gje.
sidomos ajo pjesa e pare me pelqeu shume, para fillmit te tregimit per personat e vecante.
te hapi syte rinia shqiptare dhe te tjeret se ne ca skamje jetojne, turp, te diskutosh buken e gojes ne vitin 2008. turp i madh.
jazek ju qofte politikaneve tane
 
Totali 45 mijë lekë në muaj
+ 45 mije leke te tjera jeton jashte shqiperise per shtate pale qejfe duke punuar jo gjithe ditet e javes :)

Kesaj i thone sinqerisht futja vrapit e sa me larg qe ketu ,ta shpif
 
o te keqen i lumte dora atij qe e ka shkruar kete gje.
sidomos ajo pjesa e pare me pelqeu shume, para fillmit te tregimit per personat e vecante.
te hapi syte rinia shqiptare dhe te tjeret se ne ca skamje jetojne, turp, te diskutosh buken e gojes ne vitin 2008. turp i madh.
jazek ju qofte politikaneve tane

ashtu jetojne dhe ketej. se cfare mendon ti? Marlboro Light atje ben 1 mije e 700 leke ketu 4 euro e 30 cent...dmth 5 mije lek marlboro.

ketu jan shtuar vetem ca shifra pa ne nje m** jemi.


sa urrejtje per vendin tone....po atje do shkojme deri sa te na bjen leshte po he.
 
Sinqerishte i kuptoj keta te rinje sepse te njejten jete pak a shume po beje edhe une edhe pse jo ne tirane por ketu ne athin.
Eshte shume veshtire pa familjen dhe shoqerin qe u rritem qe te na mbeshtesin,
fatkeqesishte edhe une do te deshiroja te gjeja nje pune ketu dhe jo ne shqiperi.
Por besimi tek zoti nuk me la dhe vazhdoj te qendroj i forte dhe te vazhdoj perpara,gjithashtu zoti u kujdes qe ketu te gjeja njerze shume te mire qe me duan dhe i dua,eshte shume e rendesishme kjo.

Ju uroj fate te gjithe ketyre te rinjeve the u them te mbajne gjithmon koken larte, askush seshte me i vecante dhe i mire se ne.
 
ashtu jetojne dhe ketej. se cfare mendon ti? Marlboro Light atje ben 1 mije e 700 leke ketu 4 euro e 30 cent...dmth 5 mije lek marlboro.

ketu jan shtuar vetem ca shifra pa ne nje m** jemi.


sa urrejtje per vendin tone....po atje do shkojme deri sa te na bjen leshte po he.

Une jam e sigurt qe do kthehesh atehere kur te te kene rene ,rrogat qe marrin njerezit ketu jane shume here me te uleta se qera-te ,me 200 mije leke njerezit po mbajne nje familje te tere jo me te paguash vetem qera .
 
Të jetosh i vetëm jashte

1000 € qira shtëpie ne periferi mund te shkoje dhe 1200 €

4 banorë / 250 € personi

Energji dhe Ujë /30 apo 40 € ne muaj.

4 banorë /8 deri ne 10 € ne muaj personi

Ushqime, veshmbathje 100 € në muaj personi. rrotullohe si te duash

Kafe / 30 € në muaj (nëse nuk qeras dhe pi një në ditë dhe po smore nje embelsire)

Cigare 100 € ne muaj (Nëse pi një paketë në ditë, dhe nuk dorovit shokët dhe merr ato cigaret me te lira )

Pube/30 € ne muaj

(Nëse frekuenton të paktën një herë në javë, dhe nuk qeras dhe shkon tek ato me te lirat)

shto dhe internetin per 4 i bje 10 € ne muaj



Totali rreth 560 EURO. po te punosh part time mesatarja eshte 400 €. si do jetojne keta te rinje me gjithe keto tangerlleqe te kohes?

Sikur nuk dalka llogaria :)
 
Une jam e sigurt qe do kthehesh atehere kur te te kene rene ,rrogat qe marrin njerezit ketu jane shume here me te uleta se qera-te ,me 200 mije leke njerezit po mbajne nje familje te tere jo me te paguash vetem qera .
lexo postimin me larte :)
 
Nuk ka pse kur e kam provuar :D

po ca e kishe ate pergjigje :D...dhe atje ku ke shkuar ti eshte shumeeeeeeeee shumeeeeee ndryshe :D
 
ashtu jetojne dhe ketej. se cfare mendon ti? Marlboro Light atje ben 1 mije e 700 leke ketu 4 euro e 30 cent...dmth 5 mije lek marlboro.

ketu jan shtuar vetem ca shifra pa ne nje m** jemi.


sa urrejtje per vendin tone....po atje do shkojme deri sa te na bjen leshte po he.

tani italia shquhet si vend shume i varfer ne EU se bashku me portugaline dhe qe cmimet i kane cuar ne kulm ata italianet hajduta.
une po flas per shqiperine ku kam jetuar vete, se skam shume kohe qe jetoj jashte.
po postimi im nuk kishte lidhje me kete.
 
ashtu jetojne dhe ketej. se cfare mendon ti? Marlboro Light atje ben 1 mije e 700 leke ketu 4 euro e 30 cent...dmth 5 mije lek marlboro.

ketu jan shtuar vetem ca shifra pa ne nje m** jemi.


sa urrejtje per vendin tone....po atje do shkojme deri sa te na bjen leshte po he.
kjo marlborua qe thua ti ore vlla edhe ketu aq kushton se ti thua per ato origjinale
 
Kjo eshte si puna e ushtareve qe vinin nga zonat e thella rurale. Diten e fundit te ushtrise qanin, bobobob tani e kam buken me pagese.

Qeshim ne me realitetin tone te hidhur...
 
Sidomos ca ghoca bojn""cdo jo"mos kthehen ne vendlindjn e tyre..po cunat e shkret thuaj cte bejn hahahah
 
vajzat kane me shume mundesi neper duar, prandajjjj :)
 
Te gjithe kerkojne te jetojne me mire dhe mundesisht te kene nje pune te lehte me nje page shume te mire...Por kur te gjithe kerkojne te njejten gje eshte normale qe ajo qe kerkon te mos gjendet aq lehte, aq me teper kur kerkon "qiqrra ne hell" kur thote populli. :D
Njerezit jane te prirur te kerkojne me shume ate qe skane, duke harruar te shijojne ate qe kane...Perfundimi? Sjane asnjehere te kenaqur.
 
E lexova pak perciptas shkrimin se nuk kam shume kohe tani.
Ajo qe nuk me pelqen mua ne Shqiperi eshte perqendrimi i jetes vetem ne Tirane.Te gjithe njerezit o burra e ne Tirane se si Tirana nuk ka.
Une personalisht po studioj jashte,por kurdo qe te kthehem nuk do doja te jetoja ne Tirane por te beja diçka per qytetin tim.
Njoh shume studente nga qytete te ndryshme qe jane ne Tr,e quajne veten te pavarur nga familja vetem se jetojne ne nje tjeter qytet.Por kur vjen puna marrin prinderit ne tel qe tu nisin leket me autobuzin e linjes....
 
dhe un sa te kthehem nga it do e blej i shpi ne tr se ka dal moda. Ikni o studenta ne shpi se ngelet rrugeve se me 300mije lek rroge skeni gjo ne terezi . Vetem do hani do pini ne tr pranaj ma mir ne shpi tende. Ne tirane behet qef sa je ne shkolle po kur eshte puna per te punu ska mo qef ka ha pi pun gjum ok .Qefi ne tr eshte per ato qe sdin ku ti cojn leket èastaj studentet mire e kan qe dun tr sa i pagu babi leket per te ndejtur ne tr pse mos te rrine me mire tr se sa me lopet ne katun haha
 
Titulli: Nuk dua të kthehem në shtëpi...

nuk ju ze feaj. tirana akoma eshte vendi me terheqes dhe me cmime te leverdiseshme per shume shqiptare. cmimet duhet te rriten gradualisht ne tirane pasi ai eshte metropoli shqiptar
 
Titulli: Nuk dua të kthehem në shtëpi...

Me harxhu vetem 45 mij(te reja) lek ne muaj 1 student ne tiran kush eshte si ai e puth baba ndy faqe !!
 
Titulli: Nuk dua të kthehem në shtëpi...

ne fakt sdi si ti japesh zgjidhje ketij problemi...

kete vit kur u diplomova une pjesa derrmuese e studenteve ishin nga rrethet (jo nga Tr) por me sa di une tani qe ka kaluar pothuajse 6 muaj jane te gjithe ne Tr dhe shumica pa pune biles...nderkohe qe vetem nje vajze iku ne Fr dhe ajo punon ne prefekture.

Dua te dal ketu : se me te vertete Tirana (po e marr si shembull) ketyre studenteve te rretheve ju ofron me shume mundesi, nje jetese me te mire, argetim e kenaqsira pa fund...por ceshtja eshte qe a eshte me mire te rrish ne shtepi me qera(me ose pa pune) per hir te ketyre gjerave ne Tr apo te kthehesh ne vendin tend ku mund te gjesh edhe pune me kollaj (sepse konkurenca nuk eshte kaq e forte sa c'eshte ne tr) edhe me familjen prane???

Pavarsia e njeriut nuk krijohet po jetove vetem...mund te jesh i pavarur edhe duke jetuar me familjen tende ne qytetin tend...sot po pate pavarsi ekonomike je i pavarur....ky eshte mendimi im!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top