Këto janë disa arsye pse ti ke frikë nga qentë apo macet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këto janë disa arsye pse ti ke frikë nga qentë apo macet
1598114487792.png


Për ata që kanë kafshë shtëpiake apo përshëndesin çdo kafshë që shohin në rrugë, mund të duket e paimagjinueshme frika ndaj një qeni apo maceje, por ajo është më e përhapur nga sa mendoni

Është një lloj specifik fobie dhe një gjendje shumë me e zakonshme nga sa mund të mendojnë ata që “i adhurojnë kafshët shtëpiake”, p.sh: njerëzit që kanë frikë nga qentë mund të kenë “cynophobia” (“cyno” – qeni dhe “phobia” – frikë, në gjuhën greke).


Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në Amerikë, rreth 19 milionë amerikanë vuajnë nga një fobi specifike, që është një “frikë e tepruar dhe e paarsyeshme në prani të një objekti, vendi apo situate të caktuar.”

Frika nga kafshë të caktuara shtëpiake është një nga fobitë më të zakonta, prandaj nuk ka asgjë që nuk shkon me ju, nëse e ndjeni veten pjesë të kësaj kategorie. Sidoqoftë, ka një sërë arsyesh që mund t’ju kenë çuar aty.

Si zhvillohen fobitë

Pjesa më e madhe e fobive fillojnë në fëmijëri ose adoleshencë, thotë Dr.Mike Vasey, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Ohio-s.

Ekzistojnë disa skenarë që mund të jenë shtysa për fobi:


1- Një përvojë e drejtpërdrejtë ose një ngjarje traumatike, siç është kafshimi i qenit apo edhe një qen shumë miqësor që hidhet papritur mbi një fëmijë dhe e gjen atë të papërgatitur.

2 – Ndonjëherë fëmijët marrin sugjerime nga prindërit/gjyshërit e tyre: Nëse ata shohin se mamaja e tyre ka frikë nga qentë, kjo frikë zhvillohet edhe tek ata, me kalimin e kohës. Mjeku Vasey, thotë se ndonjëherë, gjithçka mjafton për të shkaktuar një fobi është që një i rritur i besuar t’i thotë një fëmijë se qentë apo macet janë të rrezikshme.

3 – Mbase jeni rrethuar gjithnjë nga njerëz që edhe pse nuk i kanë frikë, kanë një ndjesi urrejtjeje ndaj kafshëve shtëpiake dhe biseda me to, ju ka bërë të mendoni se këto kafshë janë vërtetë kaq të rrezikshme dhe të pakëndshme.


A ka njerëz të caktuar të predispozuar për zhvillimin e fobive?

“Po, thotë Dr. Redo, pasi ka shumë ndikime gjenetike dhe biologjike që e bëjnë dikë të ketë më shumë gjasa të zhvillojë një fobi se dikush tjetër.”

Nëse dëshironi ta përballoni disi këtë frikë, përpiquni të prekni vetëm pak ose të paktën t’i qëndroni afër, një kafshe shtëpiake që mund të ketë dikush që njihni.

Bëjeni këtë në praninë e të zotëve të kafshës, që të ndiheni sado pak të mbrojtur dhe me kalimin e kohës, do të shihni se nuk do t’ju duket dhe aq keq.

Burimi: Anabel, Vet Street
telegraf.
 
Deri para 4 vjetesh kisha frike qente. Vendosa te hiqja kete fobi. Si pasoje keto 4 vjet kam shtuar ne oborrin e shtepise 2 rottweilers 2 caucasian shepherds dhe 1 qen sharri. Kto Jack Rusell i bera familje ben e kelysha dhe i fala se mi mbysnin mocat tu i rraf :p

Tani sme ben syri terr kur kalon dhe pitbulli me i terbuar ne rruge se kam frike fare madje me vjen per te qeshur si ka mundesi i kam pas frike dikur.

Pra fobia hiqet duke u perballur me te.
 
Skam pasur kurre frike prandaj dhe ne shtepi kam 3 qen ....se di
 
cfare arsyje te veqant duhet me pas kur e din se qenit besi nuk nuk i zihet?‍♀️..

un kam frik shum.nga qenet..jo nga macet..edhe pse kam sh qef ti pergdhel ..
 
cfare arsyje te veqant duhet me pas kur e din se qenit besi nuk nuk i zihet?‍♀️..

un kam frik shum.nga qenet..jo nga macet..edhe pse kam sh qef ti pergdhel ..
Thone se qeni eshte miku me i mire i njeriut. Pastaj varet nga vet pronari sesi i edukon :d
 
Thone se qeni eshte miku me i mire i njeriut. Pastaj varet nga vet pronari sesi i edukon :d
Nuk e di nese ke pas rast te lexosh dikun apo te tregon dikush..sa e sa raste kan ndodh qe qeni e ka mbyt pronarin e ti..edhe pse e ka ushqy rrit dhe ne fund e ka sulmu..jo vetem qët po edhe macet kam ndegju shum here..ajo eshte kafsh,pamvarsisht se behet shum i afert me pronarin ai ngelet kafsh qe nuk ka ndjenja si njeriu(ka edhe njerz kanibal)
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Gjysherit e mi ne fshat kan pas nje qen sharri dhe nje German shepperd te zi ne shpi dhe kur shkoja per vizite gjate veres dhe i leshonin nga zinxhiret ne darke, une kte te ziun e kisha tmerr. ?
 
Kurre si kam pasur frik...
Mos te them qe kur kam qen 5 vjece nje qen me ka shpetuar jeten nga deti.
 
Them me vete a i trem unë qentë (se macet m'kan ik ??? shyqyr kom i buf/ kukmjaçke ke çatia për naj mi are qe shkel territorin) se i kom von re më vijnë si me zor kaj herë ?
 
Kur isha femije i doja
Tani edhe qenin e shpise ,qe i kaçarrum gjo eshte e perkedhel me kembe...pavaresisht se eshte 6 vjec lool
Qente i kam tmerr dhe as kam ne plan ta ndryshoj
Macet thjesht si dua me ,por frike jo
 
Per shumicen e shqiptareve vlen ajo pika 3.Ne vazhdojme i rrisim femijet me shprehjen "haje buken se do vije qeni".
Kam 5 vjet qe kam marre qen ne shpi,dhe eshte nje nga ato pak vendimet e mira qe kam marre ne jete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top